|
| Euro | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Euro 22nd October 2011, 22:14 | |
| HISTORIA E EURO-s
Anëtare të eurozonës janë 12 nga 15 shtetet e BE-së (Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Belgjika, Luksemburgu, Hollanda, Austria, Finlanda, Greqia dhe Irlanda).
Më 1 janar 2002 euro-ja zëvendësoi monedhat e vjetra kombëtare. Siç tregon grafiku, vlera e monedhave evropiane gjithmonë ka lëvizur në krahasim me dollarin, madje edhe gjatë kohës kur janë zhvilluar debate rreth euros.
Lindja e Sistemit Monetar Evropian
Ishte kriza ekonomike e viteve 1970 që çoi në planet e para për një monedhë të vetme.
U braktis sistemi i vlerave të fiksuara të këmbimit të lidhura me dollarin amerikan.
Udhëheqësit evropianë ranë dakord të krijonin një sistem zinxhir monedhash, që lidhte monedhat evropiane me njëra-tjetrën.
Por sistemi menjëherë iu vu nën presionin e dollarit të fuqishëm, duke iu hapur probleme vendeve evropiane me ekonomi më të dobët.
Marrëveshja e Plaza-s
Në vitet 1980-të dollari u forcua shumë. Përqindjet amerikane të interesit ishin shumë të larta. Shkak për këtë ishte një mosmarrësheje midis administratës së Reganit dhe bankës qëndrore amerikane lidhur me madhësinë e defiçitit buxhetor. Në vitin 1986 vendet kryesore industriale të botës ranë dakort që të veprojnë për të ulur vlerën e dollarit. Marrëveshja e suksesshme u arrit në hotelin Plaza të Nju Jorkut.
Traktati i Mastrihtit
Më 1991, 15 anëtarët e Bashkimit Evropian, që u takuan në qytetin hollandez të Mastrihtit, ranë dakord të krijonin një monedhë të vetme në kuadrin e përpjekjeve për Bashkim Ekonomik dhe Monetar.
U vendosën kritere të rrepta për anëtarësim, ku përfshiheshin edhe objektivat për inflacionin, përqindjet e interesit dhe defiçitet buxhetore.
U themelua një Bankë Qëndrore Evropiane për të përcaktuar përqindjet e interesit. Britania dhe Danimarka vendosën të mbeten jashtë këtyre planeve.
Kriza e MVK-së
Mekanizmi i Vlerës së Këmbimit - i krijuar më 1979 - shërbente për të ruajtur qëndrueshmërinë e vlerave të monedhave evropiane.
Por frika se votuesit mund të refuzonin traktatin e Mastrihtit, bëri që spekulatorët e valutave të vinin në shënjestër monedhat më të dobëta.
Në shtator 1992 Britania e Madhe dhe shtetet e tjera të BE-së u detyruan të zhvleftësonin monedhat e tyre. Vetëm franga franceze arriti të mbrohej me sukses nga spekulatorët.
Kriza aziatike
Turbullirat në tregjet e monedhave aziatike filluan në korrik 1997 në Tajlandë dhe u përhapën me shpejtësi anekënd ekonomive kryesore aziatike, duke përfshirë edhe ekonomitë e Rusisë dhe Brazilit.
Huadhënësit e jashtëm tërhoqën fondet e tyre nga frika e një krize globale financiare, si pasojë e së cilës u forcua dollari.
Shumë shtete të BE-së po hasnin në vështirësi në përpjekjen e tyre për të shkurtuar defiçitet buxhetore me qëllim që të plotësonin kriteret për anëtarësim.
Futja e EURO-s në zbatim
Euro-ja u fut në zbatim më 1 janar 1999 si monedhë elektronike, që përdorej nga bankat, këmbyesit e huaj, firmat e mëdha dhe bursat.
Banka e re Qëndrore Evropiane vendosi përqindjet e interesit për mbarë eurozonën.
Por pasiguria lidhur me politikën e saj dhe mosmarrëveshjet publike midis qeverive anëtare e dobësuan vlerën e euro-s në tregjet e jashtme të këmbimit.
Ndërhyrja e Bankës Qendrore
Vetëm pas 20 muajsh euro-ja kishte humbur afro 30% të vlerës në krahasim me dollarin. Banka Qëndrore Evropiane dhe bankat e tjera qëndrore bashkuan forcat më në fund për të shtuar vlerën e saj.
Ky hap ndihmoi që nën euro-n të vendoset një dysheme - por ajo ende nuk e ka rimarrë vlerën e saj. Një euro e dobët ndihmonte eksportet evropiane, por minonte besimin tek monedha dhe ushqente presionet inflacioniste.
11.09.2001
Sulmi në Nju Jork, që synonte dëmtimin e qendrës kryesore financiare botërore, vuri në provë tregjet valutore. Paratë ju larguan lidhjeve me dollarin dhe shkuan drejt monedhave të sigurta si franga zvicerane dhe për herë të parë edhe tek euro. Bankat qwndrore bënë përpjekje të qetësonin tregjet dhe ulën përqindjet e interesit anekënd globit. Shumë vëzhgues besojnë se kjo mund të ketë shënuar pjekurinë e euro-s si valutë ndërkombëtare. | |
| | | Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Euro 22nd October 2011, 22:14 | |
| 500 euro Përmasat: 160 x 82mm Ngjyra: e purpurt
Kartmonedha me vlerë 500 euro (rreth 470 dollarë) është kartmonedha me vlerën më të madhe nga të gjitha - dhe jo të gjithë janë të kënaqur me këtë. Kartmonedhat me vlerë të madhe mund të lëvizen lehtësisht dhe euro mund të bëhet monedha e preferueshme për ata që i bëjnë bisht pagimit të taksava dhe që duan të pastrojnë para.
Me një milion dollarë nuk mund të blesh aq drogë sa blije më parë, por me kartmonedhat 100-dollarëshe mund të mbushësh një valixhe të madhe. Po ta shkëmbesh këtë sasi me kartmonedha 500-euroshe, ajo sasi parash mund të futet në një çantë të madhe.
Megjithatë, në disa vende të eurozonës, si Austria, Belgjika dhe Hollanda, konsumatorët janë mësuar me monedha me vlera të mëdha. Për shembull, vlerësohet se kartmonedhat 1000-markëshe të Gjermanisë përbëjnë deri një të tretën e parave në qarkullim në këtë vend.
Banka Qëndrore Evropiane thotë se nuk mund të arrish ndonjë gjë duke racionuar kartmonedhat me vlerë të madhe; kriminelët thjesht do t'i ktheheshin kartmonedhave me vlerë më të vogël apo do të kalonin në monedha të huaja, për shembull, duke përdorur kartmonedhën 1000-frangëshe zvicerane | |
| | | Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Euro 22nd October 2011, 22:14 | |
| 200 euro Përmasat: 153 x 82 mm Ngjyra: E verdhë - kafe 100 euro Përmasat: 147 x 82 mm Ngjyra: E gjelbert
Në dhjetor të vitit 1996 Instituti Monetar Evropian, pararendësi i Bankës Qendrore Evropiane, publikoi modelet fituese për kartmonedhat e reja evropiane. Artisti fitues ishte një austriak, Robert Kalina, kartmonedhat e të cilit paraqisnin shtatë epokat e zhvillimit evropian.
Kartmonedha 5-euroshe është klasike, kartmonedha 10-euroshe romaneske, kartmonedha 20-euroshe gotike, kartmonedha 50-euroshe paraqet Rilindjen, kartmonedha 100-euroshe mishëron stilin barok dhe rokoko, kartmonedha 200-euroshe "epokën e arkitekturës së hekurit dhe qelqit" dhe kartmonedha 500-euroshe simbolizon arkitekturën moderne të shekullit të 20-të.
Faqja e parë e kartmonedhave euro paraqet dritare dhe porta, ndërsa faqet e pasme karakterizohet me figura urash të stilizuara rishtazi.
Por një vështrim nga afër i urave të zotit Kalina zbuloi se figurat ishin marrë plotësisht nga një manual standart për këtë çështje, 'Urat - 300 vjet sfidë ndaj natyrës'.
Kartmonedha 50-euroshe, për shembull, paraqiste urën Rialto në Venecia dhe kartmonedha 500-euroshe tregonte Urën e Normandisë. Më turpërues ishte fakti se banknota 5-euroshe tregonte një pamje të një ure të lashtë të lëvizshme në Indi. Tani figurat janë ripunuar | |
| | | Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Euro 22nd October 2011, 22:15 | |
| 50 euro Përmasat: 140 x 77 mm Ngjyra: Portokalli 20 euro Përmasat: 133 x 77 mm Ngjyra: Blu
Kudo dhe kurdo që bëhet një reformë e monedhës, ka falsifikime. Falsifikuesit, me mashtrime, i morën para njerëzve naivë kur Britania kaloi në sistemin dhjetor të parasë; e njëjta gjë ndodhi edhe kur Gjermania futi kartmonedha të reja në vitet 1980-të.
Për të goditur mashtrimin dhe falsifikimet, qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian kanë krijuar Europol-in, një forcë policore ndërvendore. Megjithatë, forca policore evropiane është e vogël. Deri në vitin 2003
Europol-i do të ketë rreth 350 oficerë. Europol-i nuk është një FBI evropiane, por në luftën e tij kundër krimit do të mbështetet në qeveritë e veçanta dhe policitë kombëtare.
Kriminelët do të donin që të fusnin në publik paratë e tyre të falsifikuara para se njerëzit të ishin mësuar me paratë e vërteta, dhe Komisioni Evropian është i shqetësuar se ndonjë veprim i tillë mund të vështirësojë së tepërmi pranimin e monedhës së re.
Por Banka Qendrore Evropiane ka filluar një fushatë të madhe për ta përgatitur publikun për euro-n, dhe thotë se kartmonedhat e saj kanë disa prej elementeve më të përparuara të sigurisë që ekzistojnë | |
| | | Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Euro 22nd October 2011, 22:15 | |
| Diametri: 25,75 mm Pesha: 8,5 gr 1 euro Diametri: 23,25 mm Pesha 7,5 gr
Monedhat përbëjnë problemin më të madh. Qeveria hollandeze, për shembull, vlerëson se do të duhet që 250 kamionë njëtonësh të bëjnë 8000 udhëtime për të shpërndarë sasinë e saj sa një mal prej 1,5 miliard monedhash euro.
Gjermania ka 20 miliardë monedha për të shpërndarë. Por Banka Qëndrore Evropiane ka pasur mundësinë të nxjerrë mësime nga një kalim prej një paraje në një tjetër, kur Gjermania Lindore hodhi tej paranë e saj për të përdorur markën e Gjermanisë Perëndimore pak kohë para ribashkimit të të dy vendeve.
| |
| | | Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Euro 22nd October 2011, 22:15 | |
| Probleme me monedhat e vogla
Një euro ka 100 qindarka (cents), që vjen nga fjala latinisht njëqind. Por prodhimi i të gjithë monedhave euro dhe qindarkave nuk ka kaluar pa probleme.
Në disa vende prodhimi i monedhave u desh të ndërpritej pas zbulimit të defekteve në figurat apo pas problemeve me format.
Monedha e parë zyrtare euro u prodhua në maj të vitit 1998 në Bordo. Francezët donin të ishin në krye në prodhimin e pjesës së tyre prej 7,5 miliard monedhash të reja.
Megjithatë ata e ekzagjeruan pak kur braktisën pamjen origjinale të monedhës. Në fund francezët u detyruan t'i shkrijnë përsëri nëntë milion monedhat 10-qindarkëshe me një kosto prej disa qindra mijra dollarësh.
Edhe Gjermania hasi në probleme. Cepat e 12 yjeve rreth anës së monedhave euro vështronin në drejtimin e gabuar dhe pas një 'vlerësimi artistik' prodhimi u ndal. Sipas planeve origjinale si kartmonedhat, ashtu edhe monedhat, duhet të paraqisnin të paktën disa simbole kombëtare.
Për të shmangur konfuzionin më në fund u vendos për të përdorur të njëjtën figurë për të gjitha kartmonedhat në të gjithë eurozonën. Por monedhat do të kenë një pamje të parë evropiane dhe të pasme 'kombëtare'. Pavarësisht nga pamja kombëtare, monedhat euro mund të përdoren në të gjithë eurozonën.
Çdo vend i eurozonës mund të vendosë se çfarë simboli kombëtar dëshiron të paraqesë në pjesën e pasme të monedhave euro dhe qindarkave "të saj". Irlanda, për shembull, paraqet harpën irlandeze, Spanja ka vënë një portret të mbretit, hollandezët paraqesin mbretëreshën e tyre, Italia ka vendosur vizatime klasike nga Leonardo da Vinçi dhe të tjerë, Franca ka vënë Marianën dhe Gjermania shqiponjën e Portën e Brandenburgut
| |
| | | Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Euro 22nd October 2011, 22:15 | |
| Ndërmjet entuziazmit dhe dyshimit. Paketat startuese të monedhës së re.
Në 1. janar të vitit 2007, Sllovenia është anëtare e zonës së Euros, duke u bërë kështu vendi i 13-të që përdor valutën evropiane. Për dy javë sllovenët mund të paguajnë paralelisht me monedhën e vjetër, tolar-in, pastaj do të pranohet vetëm euroja. 450.000 paketa startuese, qeska të vogla me euro dhe cent në vlerë të 12 eurove dhe 52 cent, përgatiti Banka kombëtare sllovene për periudhën e ndërrimit të viteve, por vetëm pas pak orësh, nuk kishte më asnjë paketë në sportelet e bankës në Lubjanë.
Kjo mund të kuptohet si një shenjë e madhe interesi ndaj monedhës së re, por po t'i pyesësh sllovenët për këtë ata përgjigjen me shumë rezerva: "Disa janë mjaft entuziastë, disa skeptikë, shumica e shohin si unë realisht: do të kemi një monedhë të re dhe pikë. Ndoshta do të rriten çmimet, por kjo nuk ka të bëjë patjetër me euron." Nada Serajnik Sraka drejton fushatën e informimit për euron të qeverisë sllovene. Atë e çudit fakti që bashkëkombasit e saj nuk kanë ndonjë entuziazëm të madh ndaj euros, si gjermanët para disa vitesh: "Më shumë se 80% e qytetarëve e njohin euron. Sllovenët udhëtojnë shumë, janë tregtarë të mirë, për këtë arsye shumë vetë kanë euro në kuletat e tyre. Është ndryshe krahasuar me periudhën para pesë vitesh në Gjermani, Francë, apo Itali."
Në linjën telefonike të informimit studentja e politikës, Anja së bashku me koleget e saj i përgjigjet me shume durim pyetjeve të qytetarëve. Për shembull, sa kohë do të ekzistojë ende tolari, të cilin sllovenët e futën si monedhë vetëm para 15 vitesh. Përgjigja: Deri në 15 janar. Disa madje kanë ende në kokë valutat e vjetra: "Shumë i bëjnë llogaritë ende në dinarë, valutën e vjetër jugosllave apo në marka gjermane. Ka që i kanë kursimet në marka gjermane, për këtë arsye atyre ju duhet që të kthejnë fillimisht euron në marka, për të kuptuar sa kanë." Ndryshimi i çmimeve nga euro në marka ishte i thjeshtë, me rregullin 1:2 Me tolarin është është më e vështirë.
239, 64 tolar bëjnë 1.euro.
Kështu një 1. milionësh zvogëlohet shumë shpejt, në 4173 euro. Shqetësimi, që euroja mund të shkaktojë rritjen e çmimeve ekziston edhe në Slloveni, madje ai nuk është edhe aq i pabazuar. Drejtuesja e fushatës informuese, ka megjithatë besim se nuk do të shfrytëzohet edhe aq faza e ndërrimit të çmimeve për sharlatanizëm:
"Është e mundur që çmimet në disa raste do të rriten. Ajo mund të bëjmë ne është që të bëhemi sa më të ndërgjegjshëm për këtë. Që nga marsi çmimet janë të shënuara dyfish. në euro dhe tolar. Prej 1 janarit do të jetë ndryshe, më dukshëm do të tregohen çmimet në euro dhe më të vogla ato në tolar. Kjo përgjatë një viti dhe në këtë mënyrë ne bëjmë transparent zhvillimin e çmimeve. Studentja Anja e linjës telefonike të informimit dëshiron të ruajë disa tolarë si kujtim, megjithëse ndarja nga tolari për atë nuk është aq e vështirë si për gjermanët para pesë vitesh:
"Jo nuk është si në Gjermani. Ne kemi pasur kaq shumë valuta. Unë akoma nuk jam bërë 23 dhe kam përjetuar katër valuta të ndryshme. Përfytyrojeni si mund të ndjehet gjyshja ime. Madje ka njerëz që pyesin se kur do të vijë valuta tjetër pas euros. Por ne shpresojmë që kjo është vërtet valuta e fundit." | |
| | | Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Euro 22nd October 2011, 22:16 | |
| Euro "çmend" sllovenët
Rritja e menjëhershme e çmimeve frikëson qytetarët
Shoqata e Konsumatorëve në Slloveni, ka bërë të ditur se një rritje e përgjithshme çmimesh është regjistruar në vend, ndërsa bizneset rifilluan punën për këtë vit të ri dhe gjithçka tani vërtitet rreth euros. "Kemi marrë shumë ankesa që nga 1 janari", thotë Breda Kutin, nga shoqata e konsumatorëve sllovenë. Ajo tha se ankesat më të shumta lidheshin me rritjen e çmimeve në sektorin e shërbimeve. Sllovenia, ish-pjesë e Jugosllavisë komuniste, u bë kështu vendi i 13-të anëtar i Bashkimit Evropian që i bashkohet eurozonës.
Komisioni Evropian në anën tjetër tha të premten se kalimi i Sllovenisë në eurozonë po ecën ashtu siç pritej, me ritme të shpejta e të kënaqshme. Komisioni tha se rreth 40 për qind e monedhës së vjetër sllovene, tolarit, është larguar nga qarkullimi dhe konvertimi në euro vazhdon. Sllovenia iu bashkua eurozonës më 1 janar, duke zëvendësuar tolarin e saj 15-vjeçar me euron. Një euro është ekuivalente me 239,64 tolarë sllovenë. "Çmimet e kafes, çajit dhe ushqimeve të tjera janë rritur në të gjithë Slloveninë", tha Breda Kutin, nga shoqata e konsumatorëve. Ajo shtoi se shoqata deri më tani kishte marrë më shumë se 500 ankesa të konsumatorëve, në lidhje me rritjen e çmimeve në restorante dhe në lokale të ndryshme nëpër të gjithë vendin.
"Rritja e çmimeve nuk është një lëvizje e mirë në termat afatgjata, për sa kohë që ky ndryshim nuk pasohet edhe me rritjen e të ardhurave të qytetarëve", tha Kutin. Ajo shtoi se bankat kanë rritur rezervat e tyre që para se euro të hynte në fuqi dhe disa prej tyre kanë dyfishuar madje tarifat për transferimin e parave. "Ne do të donim që qeveria të mendojë për kontrollin e sektorëve ku ne nuk kemi kompetenca, veçanërisht në atë të të mirave publike. Kontrolli mbetet në fakt shumë i ulët në Slloveni", thotë ajo. Shoqata e konsumatorëve ka publikuar një listë biznesesh që kanë ngritur çmimet dhe i ka këshilluar konsumatorët t‘i evitojnë ato. Rreth 2 milionë sllovenë kanë dy javë kohë para se të hyjnë në fuqi pagesat vetëm me euro. Gjithsesi, sllovenët do të mund të këmbejnë tolarin e vjetër me euro në të gjitha bankat.
"Procesi i kalimit tek euro po ecën mirë dhe në përputhje me planet", tha edhe Banka Qendrore Evropiane në një deklaratë, duke iu referuar futjes në qarkullim të monedhës evropiane në Slloveni. Ndërkohë, një vëzhgim i kohëve të fundit tregon se dy të tretat e sllovenëve janë të kënaqur që po adoptojnë monedhën e re, pasi e shohin këtë si hapin përfundimtar drejt Evropës. Shteti alpin është i pari ndër anëtarët e rinj që iu bashkuan bllokut në vitin 2004, që hyn në eurozonë. | |
| | | Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Euro 22nd October 2011, 22:16 | |
| Monedha evropiane shënon kursin më të lartë në histori
Dollari i "gjunjëzohet" euros
"Karta e gjelbër" vazhdon rënien me kokëposhtë. Shkaqet e pasojat e ndryshimeve të fundit në tabelën e shkëmbimit valutor
Europa, si një lokomotivë e ekonomisë botërore dhe SHBA-ja, si një vagon që po ecën shpesh me defekte, e që ngandonjëherë madje i duhet dhënë një dorë për ta shtyrë: e kush do ta kishte imagjinuar ndonjëherë një skenar të tillë para pak viteve? Por, pikërisht kjo pamje shpreh më së miri edhe zhvillimin aktual në tregun e devizave.
Gjatë kësaj fundjave, euro u rrit përkundrejt monedhës amerikane në një nivel rekord prej 1,3682 dollarësh. Shkaktar për këtë ngjitje spektakolare përballë monedhës së shtetit superfuqi, u bënë këtë radhë shifrat e dobëta ekonomike të regjistruara përtej Atlantikut.
Ashtu sikurse bënte të ditur Ministria amerikane e Ekonomisë të premten në Uashington, bazuar në të dhënat që ajo zotëronte, rezultonte se ekonomia më e madhe në botë, në çerekun e parë të vitit 2007 është rritur vetëm me një normë prej 1,3 përqindësh. Kjo i përgjigjet jo vetëm një përgjysmimi në krahasim me periudhën paraardhëse, porse edhe vlerës më të vogël të arritur qysh prej katër vjetësh.
Shpërndarje e re e potencës ekonomike
Analistët kishin parashikuar në prognozat e tyre një nivel rritje mesatar prej 1,8 përqindësh. Jo thjesht për shkak të krizës amerikane në tregun imobiliar, ekspertët përllogarisin se për gjithë vitin tashmë parashikohet një rritje ekonomike prej rreth 2 përqindësh. Për zonën e "Euroland"-it ata parashikojnë përkundrazi, një vlerë disi të përafërt, por, gjithsesi, më të lartë: 2,5 deri në 3 për qind. Vendet në zhvillim që po përjetojnë një bum të vërtetë kapin një shifër mesatare prej 6,5 përqindësh të rritjes ekonomike vjetore. "Në SHBA, rritja ekonomike këtë vit ka qenë më e ulët se në çdo vend tjetër", thotë Stephen Jen, ekspert e strateg ekonomik, që punon për llogari të "Morgan Stanley". "Si do të bëhej pra e mundur që dollari kësisoj të mos prirej nga dobësimi?" Për ekonomistët nuk është vetëm zhvillimi i vlerave të tyre të këmbimit që ndikon në aftësinë kompetitive dhe perspektivat ekonomike të një ekonomie. Përveç zhvendosjes së potencialeve ekonomike ka dhe arsye të tjera, më së shumti shkaqe teknike për mbajtjen e një kursi relativisht të fortë të euros qysh prej një viti e gjysmë. Nga njëra anë po vihet re ngushtimi i nivelit të përqindjeve e kredive mes SHBA-së e Europës gjithnjë e më shumë së bashku me fitimet e larta të ndërmarrjeve në vendin më të moçëm të bursave të investimit të joshura nga zona Euro dhe përforcimit të monedhës së përbashkët europiane. Nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë, bankat po mendojnë të diversifikojnë rezervat e tyre në devizë në favor të euros. Që në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për një krizë të së ashtuquajturës "Greenback", por më shumë për një rritje të verifikuar të euros. Kjo mund të diktohet më së shumti nga fakti se monedha e përbashkët ka fituar terren edhe përballë devizave të tjera të rëndësishme - megjithëse jo me të njëjtën forcë. Qysh nga mesi i janarit, euro është rritur me 5,8 për qind përballë dollarit. Përballë yen-it japonez, ajo është rritur me 4,5 për qind, ndaj paundit britanik, 3,5 për qind dhe përballë frangës zvicerane ka mbetur në nivelin e dy përqindëshit, aty ku ka qenë edhe më parë.
Rrezik për eksportuesit
Ndërkohë, konsumatorët, sipas analistëve e ekspertëve të fushës përkatëse, rezulton se nuk kanë shumë arsye të gëzohen për këtë pozicion të monedhës së përbashkët: për investitorët, zhvillimi në tregun e devizave nuk është joproblematik. Një rrezik, sipas tyre, është se surprizat negative që lidhen me fitime të majme në sezonin e ardhshëm të raportimit, mund të pësonin rritje - e të pasonin pasoja negative për aksionerët në bursa. Sidomos e lartë është mundësia te koncernet që eksportojnë shumë në hapësirën apo zonën e dollarit - e para së gjithash, te prodhuesit e makinave. "Një euro e stabilizuar do t‘i vendosë më pas rezultatet e eksportuesve në plan afatgjatë nën presion", thotë Matthias Joerss. Porse kjo nuk do t‘u sillte probleme vetëm eksportuesve në periudhat e tjera të vitit. Edhe vlerat e pronave mendohet se do të humbitnin disi terren, nëse janë regjistruar jashtë zonës Euro. Këtu për shembull mund të llogarisnim fondet e tregut imobiliar, të fokusuar më shumë në Amerikën Veriore, por edhe në aksionet në bursat aziatike apo dhe në derivatet e aksioneve të lëndëve të para, të cilat do të ndiheshin të pasigurta. Dy shembuj janë ato që mund ta qartësonin më mirë këtë pretendim: kush ka arritur të blejë nga mesi i marsit një certifikatë rezervash ari, ka pësuar qysh prej asaj kohe një humbje prej 1,6 përqindësh. Pa efektin e dollarit ai do të ishte kësisoj një ose dy për qind plus. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Euro | |
| |
| | | | Euro | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 26 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 26 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|