Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: 5 menyra per te pasur nje rroge me te larte 22nd October 2011, 22:10 | |
| Bëhuni të mençur, punoni më me mend, e jo më shumë dhe, falë kësaj, mund të prisni një rrogë më të madhe. Mos ngurroni të thoni se doni një rrogë më të madhe. Nëse evitoni bisedën direkte, atëherë imponohuni me kualitete.
Specializohuni
Bëhuni ekspert për ndonjë fushë të caktuar, për ndonjë punë apo për detyra në firmën tuaj. Do të keni më pak punë të përditshme, meqë njerëzit nuk do t’ju drejtohen për gjithçka. Do ta dinë që jeni ekspert, psh për prezantime në “Power Point” dhe nuk do t’ju mërzisin për gjëra të tjera.
Përshtatuni
Mendoni si mund të përshtatni aftësitë tuaja me atë që nevojitet në firmë. Nëse më shumë vlerësohen të punësuarit që kanë aftësi më të mëdha kompjuterike, atëherë punoni edhe ju në këtë drejtim.
Trajnohuni
Nëse kolegët tuaj vazhdimisht ju thërrasin që t’ju konsultojnë rreth punës në ndonjë program, si të përpilojnë ndonjë deklaratë apo të organizojnë ndonjë eveniment, atëherë është mirë që të mendoni të merreni me aftësimin e kuadrove në firmën ku punoni. Propozojani këtë shefave. Me këtë do ta shfaqni interesimin tuaj për ekip, gjë që ju sjell poena shtesë.
Pajisuni me certifikata
Certifikata për kursin e përfunduar „Microsoft“, apo „Linux“ do t’ju pozicionojë më mirë në punë. Mbarojeni ndonjë kurs jashtë orarit të punës dhe për këtë njoftojeni shefin tuaj.
Mos u dorëzoni
Nëse në postin në të cilin punoni nuk ka vend për rritjen e rrogës, mos u dëshpëroni. Kërkoni transferim në ndonjë vend me rrogë më të mirë në firmë. Mos hiqni dorë nga qëllimi juaj, as me çmimin e ndërrimit të kompanisë. | |
|