|
| Paraja sot | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Paraja sot 22nd October 2011, 21:20 | |
| Paraja sot
Paraja në ditët e sotme nuk është më prej ari ose prej mineralesh të tjera me vlerë. Ajo nuk është më as gjerdan prej guaskash, as gjethe duhani apo një tufë bagëtish. Paraja është ajo që ekonomistët e përkufizojnë si “mjet pagese”, të cilin ne e shkëmbejmë për të mirat dhe shërbimet që blejmë. Njëkohësisht, paraja është njësi llogaritjeje dhe ruajtëse e vlerës.
Paraja sot merr forma të ndryshme fizike. Këto forma përfshijnë monedhat, kartëmonedhat dhe llogaritë rrjedhëse pranë bankave tregtare. Por çfarë i bën këto forma paraje të besueshme? Ne i pranojmë paratë sepse jemi të bindur që mund t’i përdorim ato për t’i shkëmbyer me mallra dhe shërbime. Kjo bindje ushqehet prej faktit që paraja është e njohur nga ligji dhe ne kemi besim të mjaftueshëm për ta pranuar atë si mjet pagese.
Megjithatë, zhvillimet e teknologjisë moderne i kanë dhënë përmasa të reja konceptit të parasë. A keni dëgjuar për paranë “e padukshme”? Në gjuhën ekonomike kjo formë e re e parasë quhet para elektronike. Nga pikëpamja ekonomike shtrohet një pyetje me interes, e cila është: Çfarë të rejash ofron paraja elektronike në krahasim me llojet tradicionale të parasë dhe instrumentet e pagesave? Edhe pse aktualisht është e vështirë të jepet një përkufizim i saktë i parasë elektronike, përsëri janë të njohura përdorimet dhe të mirat që ajo ofron.
Si përkufizohet paraja elektronike dhe si ka lindur ajo?
Paraja elektronike i referohet parasë dhe transaksioneve që kryhen me të, duke përfshirë në këto transaksione edhe mjetet elektronike. Kjo nënkupton edhe përdorimin e një rrjeti kompjuterash (si për shembull, interneti).
I shpjeguar më gjerësisht, termi para elektronike shpeshherë i referohet një numri të madh të mekanizmave të pagesave. Të dhënat e të ardhurave të një klienti ruhen në një kartë elektronike (për shembull, një kartë debiti), e cila është pronësi e klientit. Vlera elektronike reduktohet sa herë që klienti e përdor kartën elektronike për të kryer pagesa të ndryshme. Megjithatë, në përkufizimin e parasë elektronike përfshihen si kartat me parapagesë, programet e parapagesës të cilat përdorin rrjete kompjuterash (si për shembull, internetin) ashtu edhe kartat e kreditit. Të gjitha këto, konsiderohen si mekanizma, të cilët mundësojnë qarkullimin e parasë elektronike. Paraja elektronike mund të përdoret vetëm në mënyrë elektronike. Ajo mund të ruhet në një kartë, në një hard disk ose në mjete të tjera. Paraja elektronike nënkupton të gjitha veprimet që kryhen në mënyrë elektronike, rezultati i të cilave është kalimi i fondeve nga një llogari bankare në një tjetër.
Paraja elektronike i gjen fillimet në gjysmën e dytë të viteve ’80 në Japoni. Shumëkush mund të mendojë që paraja elektronike ka lindur si nevojë e bankave tregtare. Në fakt, pionierët e parë të krijimit të kësaj paraje ishin disa kompani jobanka, të tilla si kompanitë telefonike apo kompanitë e transportit. Arsyet kryesore të hedhjes në treg të këtij produkti ishin zëvendësimi i parasë cash dhe përmirësimi i shërbimit ndaj klientëve, duke fituar kështu besimin e tyre. Në vitin 19 87, filluan të krijoheshin ndërmarrje të përbashkëta midis kompanive jobanka, të cilat prodhuan një kartë të përbashkët, e pranueshme në të gjitha degët e këtyre kompanive.
“Lojtarët” në qarkullimin e parasë elektronike
Përdorimi i parasë elektronike mundësohet nga sistemi i pagesave elektronike, i cili përbëhet nga: emetuesit, klientët, tregtarët dhe rregullatorët. Emetuesit mund të jenë banka ose institucione jobanka; klientët janë përdoruesit e parasë elektronike; tregtarët janë ata të cilët marrin para elektronike në shkëmbim të mallrave dhe shërbimeve që ofrojnë dhe rregullatorët, janë agjenci të lidhura me qeverinë, të cilat kanë për qëllim të ruajnë paranë elektronike nga falsifikimi ose çdo akt tjetër që bie në kundërshtim me ligjin. Procesi i pagesës elektronike përmban tre faza:
1) Hapja e llogarisë: Klienti duhet të hapë një llogari bankare nëpërmjet një emetuesi. Tregtarët, të cilët kanë dëshirë të pranojnë para elektronike duhet të hapin gjithashtu, një llogari bankare. Rrjedhimisht, emetuesit kujdesen për llogaritë e klientëve dhe të tregtarëve.
2) Blerja: Klientët blejnë të mallra dhe shërbime dhe në këmbim marrin fatura vërtetimi, që përfaqësojnë vlerën e mallrave dhe shërbimeve të shprehura në para elektronike.
Këto fatura vërtetimi përmbajnë informacion rreth shumës së parave të shpenzuara, llojet të këtyre parave dhe datës në të cilën është kryer blerja. Informacioni mbi blerjen ruhet në rrjetin e ngritur enkas për këtë qëllim nga emetuesit e parasë elektronike.
3) Vërtetimi: Emetuesi i parasë elektronike provon vërtetësinë e transaksionit, pastaj miraton dhe transferon shumën e parasë elektronike të përdorur. I gjithë ky proces kryhet në mënyrë elektronike. | |
| | | Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Paraja sot 22nd October 2011, 21:21 | |
| Si mundësohet paraja elektronike?
Paraja elektronike mundësohet nëpërmjet kriptografisë* dhe nënshkrimeve (firma) dixhitale. Do të duhej shumë kohë për të shpjeguar më në hollësi se si funksionojnë të dyja këto koncepte. Megjithatë, thelbi i tyre është që bankat dhe klientët kanë kode deshifrimi. Këto kode deshifrimi janë gjithmonë çift: një kod publik, i njohur vetëm nga klienti dhe një kod tjetër privat, i cili dihet dhe përdoret vetëm nga punonjësit e bankës që janë caktuar me këtë detyrë. Të gjithë informacionin që kodi privat kodifikon, kodi publik mund ta deshifrojë dhe anasjelltas.
Bankat dhe klientët përdorin kodet e tyre për të kodifikuar (për arsye sigurie) dhe për të nënshkruar (për arsye identifikimi) të dhëna numerike që përfaqësojnë urdhërpagesa. Një bankë “nënshkruan” këto urdhërpagesa, duke përdorur kodin e saj privat, i cili njihet vetëm nga punonjësi i bankës, ndërsa klientët verifikojnë urdhërpagesat e nënshkruara nëpërmjet kodit publik, i cili njihet nga punonjësi i bankës dhe klienti. Klientët nënshkruajnë depozita dhe tërheqin para duke përdorur kodin e tyre publik ndërsa banka përdor kodin publik të klientit, për të verifikuar tërheqjet dhe depozitat e nënshkruara.
A ekzistojnë lloje të ndryshme të parasë elektronike?
Në përgjithësi, dallohen dy lloje të parasë elektronike: ajo e cila mund të identifikohet dhe paraja elektronike e paidentifikueshme (anonime). Paraja elektronike e identifikueshme përmban informacion mbi identitetin e personit, i cili ka tërhequr paratë nga banka. Paraja e identifikueshme i jep mundësi bankës “të gjurmojë” paranë, teksa qarkullon nëpër ekonomi. Për shembull, kur paguani diçka duke përdorur një kartë krediti, banka është në gjendje të identifikojë pagesën e kryer dhe në këtë mënyrë, mund të reduktojë shumën e paguar nga llogaria juaj bankare.
Paraja elektronike anonime funksionon njësoj si paraja cash. Në momentin që paraja elektronike anonime tërhiqet nga banka nëpërmjet një llogarie bankare, ajo shndërrohet në para cash (para prej letre) dhe mund të shpenzohet pa lënë asnjë gjurmë të transaksionit të kryer.
| |
| | | Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Paraja sot 22nd October 2011, 21:21 | |
| Përparësitë e parasë elektronike
Ashtu si paraja prej letre, paraja elektronike të krijon mundësinë të blesh të mira dhe shërbime, të japësh borxh dhe ta marrësh atë. Komoditeti është përparësia kryesore që ofron paraja elektronike. Ajo zëvendëson nevojën për të mbajtur me vete para cash. Këto para, tashmë janë në formën e një llogarie bankare ose të një karte krediti, në pritje për t’u tërhequr apo përdorur nga konsumatori. Një tjetër lehtësi që ofron kjo para është dhe kursimi i kohës për të shkuar në bankë, dhe për të tërhequr para apo për të kryer transferta të shumave të ndryshme. Gjithashtu, paraja elektronike në ndryshim nga paraja letër, është e padëmtueshme sepse ajo nuk griset, nuk laget dhe nuk prishet me kalimin e kohës.
Me krijimin e parasë elektronike shumë banka kanë nxjerrë produkte të ndryshme në treg, nëpërmjet të cilave të gjithë kanë mundësi të transferojnë fonde nga një llogari bankare në tjetrën, të blejnë artikuj të ndryshëm në internet, të paguajnë faturat e ujit, të dritave, të telefonit etj..
Disavantazhet e parasë elektronike
Me gjithë të mirat që ofron paraja elektronike, ajo ka edhe disavantazhet e saj. Disa prej tyre përfshijnë mashtrimin, dështimin e teknologjisë dhe pasigurinë që u jep njerëzve.
Një prej shqetësimeve më të mëdha është që falsifikatorët mund të krijojnë llojin e tyre të parasë elektronike, e cila do të ishte e padallueshme nga paraja e vërtetë. Këto probleme duhet të merren parasysh, në mënyrë që të fitohet besimi i publikut.Rritja e pakontrollueshme e përdorimit të parasë elektronike mund të vërë në rrezik sistemet e kontrolluara të parasë, duke i dhënë kështu dorë të lirë sistemeve joefikase. Në një sistem të pakontrolluar pagesash elektronike, pastrimi i parasë dhe evazioni fiskal mund të përhapen me shpejtësi. Kështu, është e rëndësishme që autoritetet të monitorojë qarkullimin e parasë, për të zbuluar këto aktivitete të paligjshme.
Nga ana tjetër, transaksionet nëpërmjet parasë elektronike janë pothuajse “të padukshme” në sytë e njerëzve, krahasuar me transaksionet, të cilat kryhen në para cash. Duke mos patur mundësi t’i shohin këto transaksione në momentin që ato kryhen, njerëzit kanë tendencën të kenë një ndjenjë pasigurie për to. Tabela e mëposhtme paraqet në mënyrë të përmbledhur avantazhet dhe disavantazhet e parasë elektronike, sipas aktorëve kryesorë në sistemin e pagesave elektronike | |
| | | Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: Paraja sot 22nd October 2011, 21:22 | |
| Përdorimet në jetën e përditshme të parasë elektronike
Paraja elektronike tashmë është pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Ajo kalon nga një bankë në tjetrën, nga një komisioner tek tjetri dhe nga njëri shtet në një shtet tjetër.
Shembulli i përdorimit të parasë elektronike në jetën e përditshme janë kartat e kreditit dhe ATM-të. Nuk është e çuditshme që ka njerëz, të cilët tërheqin paratë e tyre nëpërmjet ATM-ve dhe nuk u ka qëlluar pothuajse asnjëherë që të hyjnë në një bankë.
Sportelet automatike ose siç njihen ndryshe ATM-të, kanë filluar të shfaqen në vitet ‘70. Këto sportele janë në gjendje të kryejnë një sërë transaksionesh rutinë për klientët e bankës. Disa prej këtyre transaksioneve janë: tërheqja e parave, marrja e informacionit mbi gjendjen e llogarisë bankare, transferta e parave ndërmjet llogarive të ndryshme bankare etj.. Avantazhi më i madh që ATM-të i ofrojnë klientëve është që ato janë të hapura 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ndërsa për bankat, avantazhi i përdorimit të ATM-ve është se ato janë shumë ekonomike për llojet e transaksioneve që kryejnë.
Përveç ATM-ve, një tjetër metodë në të cilën paraja elektronike gjen përdorim të përditshëm, është edhe pagesa e faturave të ndryshme me anë të kartave.
Marre nga nje forum: www.studentet.info
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Paraja sot | |
| |
| | | | Paraja sot | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|