Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Demokracia parlamentare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Demokracia parlamentare Empty
MesazhTitulli: Demokracia parlamentare   Demokracia parlamentare Icon_minitime19th October 2011, 22:21

Kuptimi i demokracisë

Demokracinë e kuptojmë si tërësi vlerash demokratike, që nuk paraqesin një sistem ideal pa kundërthënie, por një sistem që mundëson kushtet reale për pjesëmarrjen sa më të gjerë të njerëzve në ushtrimin e punëve publike dhe ndërtimin e politikave publike, që synojnë krijimin e një mirëqenie të përgjithshme.
Demokracia është sistem i qeverisjes që buron nga populli, funksionon me popullin dhe për popullin (Abraham Lincoln), ky përkufizim idealit bazohet në idenë e sovranitetit popullor, i cili siguron qeverisjen e drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve përfaqësuese të popullit. Ky koncept edhe se përfaqëson konceptin burimor nuk shpreh realitetin shoqëror, i cili është përplot kundërthënie konflikte interesash dhe pluralitetet e diversitetet shoqërore.
Demokracia në fakt nënkupton sistemin që akcepton tërësinë e vlerave qytetëruese të cilat sigurojnë mirëqenien individuale dhe publike, krijimin dhe funksionimin e politikave publike nga qytetarët përmes institucioneve demokratike.
Në doktrinat bashkëkohore politike dominojnë qasjet realiste për demokracinë, të cilat lënë anash parimin e “sovranitetit popullor” dhe në epiqendër vendosin qytetarin, emancipimin politik të tij dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në ndërtimin e politikave publike dhe zgjedhjen e organeve përfaqësuese.

Përkufizimi i demokracisë

Sipas definicionit ontologjik, në fjalorët e ndryshëm gjuhësor, demokracia “është qeverisje e popullit, ku pushtetit suprem i takon popullit, i cili atë e ushtron vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur në sistemin e lirë zgjedhor”.
Në përkufizimin juridik të demokracisë përmenden dy elemente të demokracisë: e para, ajo shpreh vullnetin politik të shumicës së popullit si bartës i pushtetit politik , dhe e dyta, realizimi i këtij vullneti konsiston në lidhjen e funksionimit të shtetit me popullin, i cili duhet të siguroj zbatimin e vullnetit të tij.
Në esencë demokracia është tërësi e ideve dhe parimeve për lirinë. Ajo institucionalizon lirinë dhe krijon kushte për realizimin e saj. Duke pamundësuar tiraninë dhe shtypjen, demokracia afirmon lirinë e popullit, vetëvendosjen e tij dhe institucionet politike popullore, “të cilat dalin nga populli dhe punojnë për të”.(Xhon Stjuard Mill)
Botëkuptimi tradicional dhe klasik i demokracisë, si sistem i qeverisjes së popullit, sot në kushte të një zhvillimi të lartë ekonomik, teknologjik dhe kulturor, është mjaft abstrakt, madje edhe fizikisht i pamundur të realizohet.
Në kuptimin politik demokracia mund të përkufizohet në kuptimin e gjerë dhe kuptimin e ngushtë.
Në kuptimin e ngushtë demokracia nënkupton sistemin politik në të cilin sigurohet qeverisja-sundimi në emër të shumicës së popullit, sistem me të cilin, me kushtetutë dhe ligj është siguruar mundësia reale që qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, të marrin pjesë aktive në jetën politike dhe të kenë ndikim në të gjitha format e vendosje politike.
Në kuptimin e gjerë demokracia nënkupton marrëdhëniet demokratike në të gjitha sferat e jetës shoqërore, funksionimin e institucioneve politike në kuadër të rregullave të shtetit ligjor, si dhe pozitën aktive dhe liritë politike të qytetarit si subjekt i jetës politike.
Demokracia dhe parlamentarizmi janë të ndërlidhura ngushtë në mes veti, në kuptim më të gjerë demokracia nënkupton parlamentarizmin dhe pluralizmin, si proces politik përmes të cilave artikulohet vullneti politik i qytetarëve.
Parlamentarizmi krahas sovranitetit popullor, shtetit ligjor dhe qytetarit të lirë, paraqet element themelor të çdo sistemi dhe rendi demokratik.
Me parlamentarizëm në kuptimin e përgjithshëm nënkuptohet një sistem përfaqësues në të cilin parlamenti si organ qendror i zgjedhur, luan rol qendror në procesin e marrje së vendimeve të rëndësishme politike.

Atributet themelore të demokracisë dhe shtetit demokratik

Sistemi dhe rendi demokratik presupozon ekzistimin dhe sigurimin e parakushteve të cilat mundësojnë zhvillimin e marrëdhënieve demokratike. Atributet themelore të demokracisë janë:
• Sovraniteti popullor;
• Qeverisja e së drejtë përkatësisht shteti ligjor;
• Ndarja dhe kufizimi i pushtetit shtetëror;
• Zgjedhjet e lira , të drejtpërdrejta dhe pluraliste;
• Sigurimi dhe garantimi i të drejtave të qytetarëve;
• Pluralizmi politik dhe ekonomik;
• Përgjegjësia politike;
• Procedura demokratike e marrje së vendimeve;
• Kultura dhe toleranca politike.

1. Sovraniteti popullor nënkupton realizimin e vullnetit politik të popullit nëpërmjet konceptit të qeverisjes së shumicës, që realizohet drejtpërdrejtë nga qytetarët ose nëpërmjet organeve përfaqësuese të zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët. Krahas vullnetit të shumicës, duhet të krijoj edhe hapësirë politike edhe për artikulimin politik të pakicës dhe të inkorporoj atë në jetën politike.
2. Shteti ligjor nënkupton respektimin e parimit të ligjshmërisë. I gjithë pushtetit shtetëror duhet të del nga ligji dhe bazohet në të. Legjitimiteti i pushtetit buron nga populli dhe ligji. Populli legjitimon pushtetin dhe organet e tij, duke u dhënë votën e tij mandat për qeverisje ndërsa organet e zgjedhura në mënyrë demokratike, duhet të organizohen në mënyrë demokratike dhe të sigurojnë mekanizma institucional për realizmin e interesave të përgjithshme shoqërore. Shteti ligjor si koncept modern nënkupton shtetin demokratik të bazuar në të drejtat e qytetarëve, që të zgjedhin organet dhe institucionet përfaqësuese në një anë dhe obligimet e këtyre organeve që në punën e tyre të kufizohen me autorizimet e tyre që burojnë nga ligji. Element themelor i konceptit të shtetit ligjor është ndarja dhe kufizimi i pushtetit shtetëror. Asnjë pushtet nuk është absolut, ai kufizohet nga ligji, i cili cakton kornizën e fushëveprimit të tij. Gjyqësia e pavarur është institut i shtetit ligjor dhe demokratik, që duhet të sigurojë mbrojtjen e qytetarëve nga arbitrariteti i pushtetit, mbrojtjen efikase të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, si dhe arbitrimin objektiv të gjykatave, në zgjedhjen e kontesteve publike dhe private. Pavarësia e gjyqësisë realizohet duke siguruar pavarësinë e gjyqtarëve, të cilët në punën e tyre duhet të udhëhiqen vetëm nga ligji. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria paraqet esencën e shtetit ligjor, i cili është në funksion të realizimit të së drejtës.
3. Parimi i ndarjes dhe i kufizimit të pushtetit është një nga parakushtet elementare të demokracisë. Vendosja e një ekuilibri midis tre pushteteve është bazë për funksionimin e demokracisë në një shtet. Balanca dhe ekuilibri i pushteteve në shtetet demokratike parlamentare duhet të arrijë dy qëllime: e para të siguroj pavarësinë e pushteteve dhe e dyta të kufizojë pushtetet, duke përcaktuar mekanizma të kontrollit të tyre reciprok. Varësisht nga mënyra e përcaktimit të balancës midis pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, funksionojnë tri modele të qeverisjes shtetërore: sistemi parlamentar, presidencial dhe i kombinuar.
4. Zgjedhjet e lira, të drejtpërdrejta dhe demokratike paraqesin institucionin qendror të sistemeve demokratike. Zgjedhjet e lira dhe demokratike, sigurojnë konkurrencën midis subjekteve me opsione dhe alternativa të ndryshme politike. Në demokraci nuk ka mandate të përhershme , të gjitha organet dhe bartësit e pushtetit, marrin votëbesimin për interval të caktuar kohor, pas skadimit të cilët duhet sërish t’i nënshtrohen procesit zgjedhor. Zgjedhjet në sistemet demokratike nuk janë vetëm instrument i legjitimitetit të pushtetit dhe zgjedhjes së organeve shtetërore, por edhe mjet përmes të cilit qytetarët me referendum dhe forma tjera të deklarimit personal marrin pjesë drejtpërdrejt në marrjen e vendimeve politike.
5. Sigurimi dhe garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit është në funksion të personalitetit dhe rolit aktiv të qytetarit në jetën politike. Liritë dhe të drejtat e qytetarit dhe sigurimi i mekanizmave kushtetues, për mbrojtjen e tyre janë tregues i mirëfilltë i demokratizimit të shoqërisë. Për sigurimin e rolit aktiv të qytetarit në shoqëri, rëndësi të posaçme kanë të drejtat dhe liritë politike, siç janë: liria e të menduarit, liria e bashkimit politik, liria e fjalës, e shtypit, e informimit etj.
6. Pluralizmi politik dhe ekonomik është negacion i monizmit është një parakusht tjetër i demokracisë. Pluralizmi politik nënkupton mundësinë e lirë të veprimit të partive politike si forma institucionale të artikulimit të aspiratave të tyre politike dhe si subjekte themelore të jetës parlamentare. Pluralizmi afirmon shprehjen e lirë të qëndrimeve, alternativave dhe opsioneve të ndryshme politike, ballafaqimin dhe konkurrencën e tyre. Pluralizmi ekonomik mundëson konkurrencën ekonomike në mes formave të ndryshme të pronësisë si dhe funksionimin e sistemit ekonomik sipas ligjeve ekonomike të tregut të lirë.
7. Përgjegjësia politike paraqet një mjet të fuqishëm të presionit dhe kontrollit shoqëror ndaj institucioneve politike. Krahas publicitetit të punës, ky parim është në funksion të efikasitetit, ligjshmërisë dhe shoqërizimit të këtyre institucioneve, të cilat së fundi duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të realizimit të interesave të përgjithshme. Krahas autorizimeve, bartësit e institucioneve publike nga trupi elektoral që i ka zgjedhur ngarkohen me përgjegjësi politike, prandaj sistemet demokratike afirmojnë dhe zhvillojnë institucionin e përgjegjësisë politike si mjet të kontrollit shoqëror të punës së institucioneve politike dhe bartësve të titullarëve të funksioneve politike dhe publike.
8. Procedura demokratike e marrje së vendimeve synon të respektoj rregullat dhe veprimet institucionale, në marrjen e vendimeve politike. Këto rregulla paraqesin rregulla të sjelljes , në shoqëri të cilave duhet t’i përmbahen të gjithë pjesëmarrësit e jetës politike. Procedura demokratike e marrje së vendimeve lufton anarkinë dhe sjelljen arbitrare të organeve shtetërore dhe qytetarëve. Vendimet në organet shtetërore dhe institucionet publike merren në procedurë kushtetuese dhe ligjore, çdo vendim i marrë jashtë procedurës ligjore dhe demokratike, nuk është valid dhe nuk mund të prodhon pasoja juridike për qytetarët. Vendimet politike duhet të synojnë realizimin e interesave të qytetarëve në një anë dhe interesin e përgjithshëm shoqëror në anën tjetër.
9. Kultura dhe toleranca politike konsiston në sjelljen në pajtim me praktikën dhe normat me të cilat vërtetohet aftësia e popullit, që të qeverisë me veten. Toleranca politike si element i demokracisë kupton sjelljen korrekte të jetës politike, respektimin e tyre reciprok dhe gatishmërinë për të bërë kompromise politike. Kompromiset politike janë instrumente për arritjen e qëllimeve politike dhe për gjetjen e zgjedhjeve të mundshme. Kompromiset në jetën politike nuk “janë alternativë, por një domosdoshmëri e sjelljes politike”. (Douglas K. Stevenson)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Demokracia parlamentare Empty
MesazhTitulli: Re: Demokracia parlamentare   Demokracia parlamentare Icon_minitime19th October 2011, 22:22

Tipet-llojet e demokracisë

Ekzistojnë klasifikime të ndryshme të demokracisë dhe sistemeve demokratike duke marrë për bazë tri kritere kryesore: kriterin historik; raportin e demokracisë me marrëdhëniet shoqërore dhe mënyrën e realizmit të demokracisë.
1. Në bazë të kriterit historik janë të njohura katër lloje të sistemeve demokratike: demokracia e poliseve greke; demokracia liberale borgjeze, demokracia socialiste e bazuar në diktaturën e proletariatit dhe demokracia bashkëkohore e bazuar në konceptin e shtetit modern juridik.
2. Sipas raportit të demokracisë me raportet shoqërore dallojmë demokracinë fiktive, formale dhe reale.
Sistemet demokratike fiktive konsiderohen ato sisteme të cilat kanë mos përputhje të plotë në mes parimeve demokratike, të proklamuara me aktet juridike dhe politike, të një shtetit dhe praktikës së shkeljes flagrante të këtyre parimeve.
Demokracia formale është karakteristik a atyre sistemeve politike dhe shoqërore, ku formalisht me akte kushtetuese dhe ligjore proklamohen parimet demokratike, kurse në jetën e përditshme këto parime jo vetëm që nuk realizohen, por cenohen dhe shkelen nga organet dhe institucionet e shtetit.
Demokracia reale bazohet në përputhjen e parimeve demokratike, të proklamuara me akte juridike dhe politike, të një shteti me jetën reale, ku këto parime sendërtohen në marrëdhëniet konkrete shoqërore, ë sjelljet dhe veprimin e organeve dhe institucioneve shtetërore dhe ato akceptohen në vetëdijen politike të qytetarëve, si rregulla të mirësjelljes që duhet të sigurojnë prosperitetin e përgjithshëm.

Demokracia e drejtpërdrejtë

Demokracia e drejtpërdrejtë bazohet në qeverisjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe popullit me pushtetin shtetëror. Esenca e saj më së miri shprehet në parimin se “sovraniteti buron nga populli dhe i takon atij”.
Esenca e demokracisë së drejtpërdrejtë konsiston në të vendosurit burimor të popullit dhe qytetarëve në jetën politike. Kjo vendosje bëhet me deklarimin personal të qytetarëve. Format më të njohura të realizimit të demokracisë së drejtpërdrejtë janë: referendumi, plebishiti, iniciativa popullore, tubimet e zgjedhësve dhe forma të tjera të deklarimit personal të qytetarëve.

Referendumi

Referendumi nënkupton deklarimin e drejtpërdrejtë personal të qytetarëve për ndonjë akt të cilën organi kompetent shtetëror duhet të merr vendim para ose pas deklarimit të qytetarëve apo zgjedhësve.
Sipas llojit të aktit (lëndës), për të cilin vendoset në referendum dallojmë: referendum kushtetues, legjislativ, statusor dhe referendum lokal.
Referendumi kushtetues është deklarimi i drejtpërdrejtë i popullit për aktin themeltar të shtetit, për kushtetutën.
Referendumi legjislativ konsiston në pjesëmarrjen dhe vendosjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe popullit në procesin legjislativ. Kjo pjesëmarrje mund të jetë e shprehur në dy mënyra: në miratimin e drejtpërdrejtë të ligjeve në referendum dhe në dhënien paraprake të pëlqimit të popullit për nxjerrjen e ligjeve.
Referendumi politik-statusor paraqet formën kryesore dhe më të shpeshtë, të deklarimit të qytetarëve, ky përfshin marrjen e vendimeve me të rëndësishme politike që përcaktojnë statusin politik të shtetit.
Referendumi lokal paraqet deklarimin e qytetarëve, në njësitë administrative lokale, për çështjet e ndryshme nga fushëveprimi i organeve lokale të pushtetit.
Në bazë të karakterit dhe pasojave juridike të vendimit të marrë në referendum dallojmë: referendumin e detyrueshëm (imperativ); fakultativ, dhe referendumin konsultativ.
Referendumi i detyrueshëm (imperativ) ekziston në ato raste kur miratimin e një akti juridik apo vendosjen për çështje politike me kushtetutë apo ligj caktohet shprehimisht vendosja në referendum. Vendimi i marrë në referendum obligon organet shtetërore të marrin vendimin në pajtim me rezultatet e referendumit.
Referendumi fakultativ paraqet formë të deklarimit të drejtpërdrejt të qytetarëve, që nuk obligon organet shtetërore që ta shpallin atë me rastin e marrjes së ndonjë vendimi nga fushëveprimi tyre. Vendimi i marrë në referendum ka efekt detyrues dhe pasoja të njëjta juridike sikurse referendumi detyrues. Referendumi fakultativ gjen zbatim kur për ndonjë akt juridik ose vendim publik në opinionin publik ka divergjenca dhe mos pajtime të shprehura.
Referendumi konsultativ ose këshillëdhënës shprehet në dy fakte kryesore, shpallja e tij nuk është detyrim ligjor i organeve shtetërore dhe rezultatet e tij kanë karakter këshillëdhënës dhe jodetyrues. Ko formë gjen zbatim kur organet para se të marrin ndonjë vendim dëshirojnë të njihen me mendimin dhe vullnetin e trupit elektoral.

Plebishiti

Plebishiti është formë e realizimit të demokracisë së drejtpërdrejtë të popullit dhe vendosjes për një çështje më të rëndësishme politike të një shteti. Plebishiti është formë e referendumit, për dallim nga referendumi ku qytetarët deklarohen për një akt konkret juridik dhe normativ, me plebishit bëhet deklarimi për çështjet siç janë forma e regjimit politik, bashkimi apo ndarja e territorit etj, pra nuk ka për lëndë të deklarimit ndonjë akt juridik ose politik, or çështjet që janë të lidhura me strukturën e shtetit dhe mënyrën e qeverisjes. Plebishit me tepër vihet aksenti në deklarimin popullor se sa atë qytetar.

Iniciativa popullore

Iniciativa popullore si formë e demokracisë së drejtpërdrejtë, nënkupton të drejtën e trupit elektoral, që të marrë iniciativë për fillimin e procedurës për nxirrje të kushtetutës, ligjit apo ndonjë tjetër akt juridik apo për zgjedhjen apo shkarkimin e funksionarëve politik nga funksionet publike.

Përparësitë dhe vështirësitë e realizimit të konceptit të demokracisë së drejtpërdrejtë

Përparësitë e demokracisë së drejtpërdrejtë janë tri:
1. Vendosja burimore e popullit,
2. Depolitizomi i vendimeve politike,
3. Shoqërizimi i përgjegjësive
Vendimi politik i marrë drejtpërdrejtë nga populli është shprehje e drejtpërdrejtë e disponimeve dhe dëshirave burimore të popullit. Vendimet politike që merren me demokraci të drejtpërdrejtë janë të liruara nga interesat e ngushta politike dhe partiake. Vështirësitë e demokracisë së drejtpërdrejtë janë:
1. Ngadalësia e marrjes së vendimeve politike,
2. Shpenzimet-kostoja e lartë e procesit të vendimmarrjes,
3. Mungesa e kompetencës profesionale në vendimmarrjen politike
Vendimet politike që dalin nga vendimmarrja e drejtpërdrejtë marrin kohë dhe përfshijnë tri faza, marrjen e vendimit nga parlamenti për shpallje të referendumit për çështje kushtetuese dhe politike, përgatitja teknike për mbajtje të referendumit, regjistrimi i qytetarëve me të drejtë vote dhe deklarimi i qytetarëve, që normalisht ky proces zgjatë së paku tre muaj. Zbatimi i referendumit paraqet një proces që implikon shpenzime dhe ngarkime buxhetore ndërsa vendimet e marra në referendum kanë karakter popullor dhe mungon kompetenca profesionale.

Demokracia parlamentare (përfaqësuese)

Esenca e demokracisë parlamentare konsiston në realizimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve, nëpërmjet institucioneve dhe trupave përfaqësues të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga popullit.
Sovraniteti dhe qeverisja e popullit nuk sendërtohet drejtpërdrejtë nga populli por përmes organeve përfaqësuese të zgjedhura nga populli dhe të fuqizuara me mandatin për qeverisjen e shtetit.
Demokracia parlamentare funksionon dhe realizohet në ndërlidhjen e ngushtë të tri institucioneve themelore: trupit elektoral, organit përfaqësues dhe qendrës së vendosje politike. Trupi elektoral është bartës i pushtetit sovran, pasi që këtë pushtet nuk mund ta ushtroj drejtpërdrejtë, ai zgjedh përfaqësuesit e tij që përbëjnë organin përfaqësues-parlamentin. Ky trup përfaqësues nga trupi elektoral ngarkohet me mandatin dhe përgjegjësinë e qeverisjes së shtetit në afat të caktuar kohor. Roli i trupit elektoral në sistemin e demokracisë parlamentare është i dyfishtë: ai zgjedh organet përfaqësuese, duke i ngarkuar me mandat dhe përgjegjësi për qeverisje të shtetit dhe ushtron kontrollin politik ndaj punës së tyre përmes zgjedhjeve.

Përparësitë dhe vështirësitë në implementimin e demokracisë përfaqësuese

Përparësitë e demokracisë përfaqësuese janë:
1. Vendimmarrje e shpejtë, në procedurë parlamentare;
2. Vendimmarrja parlamentare trajtohet si qeverisje kompetente dhe shpreh përgjegjësi më të lartë profesionale;
3. Siguron konkurrencën dhe alternativa politike në procesin e vendimmarrjes, që shprehen në raportet pozitë opozitë.
Vështirësitë e demokracisë përfaqësuese:
1. Vendimmarrja politike parlamentare shpreh vullnetin politik të shumicës parlamentare, e cila jo rrallë herë shpreh vullnetin e shumicës së qytetarëve;
2. Vendosja parlamentare shpeshherë është e përkohshme sepse ajo i nënshtrohet verifikimit, ndryshimit, reformimit me rastin e rotacionit politik;
3. Vendimmarrja parlamentare shpesh bije në krizë si rezultat i krizave parlamentare.

Demokracia mazhoritare dhe konsensuale

Demokracia mazhoritare (e shumicës) bazohet në konceptin e qeverisjes së shumicës. Nënkupton ekzistimin e shumicës stabile parlamentare, e cila zgjedhë qeverinë dhe realizon programin qeveritar të qeverisjes, që ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kjo formë e demokracisë është tipike për sistemet parlamentare dypartiake ku vlen parimi fituesi merr të gjitha, humbësi kalon në opozitë dhe nuk merr pjesë në qeveri.
Demokracia konsensuale funksionon në shoqëritë heterogjene politike. Demokracia konsensuale imponon nevojën e ndërtimit të koalicioneve parlamentare dhe qeveritare si formë e bashkimit të disa alternativave politike në një program qeveritar, që reflekton në shumicë parlamentare.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Demokracia parlamentare Empty
MesazhTitulli: Re: Demokracia parlamentare   Demokracia parlamentare Icon_minitime19th October 2011, 22:22

SHTETI LIGJOR

Kuptimi i shtetit ligjor

Koncepti i shtetit ligjor është mjaft kompleks dhe shumëdimensional. Ai përfshinë në vete tërësinë e parimeve juridiko-politike, me të cilat sigurohet sundimi i ligjit në shoqëri. Sundimi i ligjit përkatësisht qeverisja e të drejtës nënkupton, superioritetin e ligjit ndaj qytetarëve dhe ndaj vet shtetit, si autorë të tij.
Duke siguruar qeverisjen e të drejtës në shoqëri, shteti demokratik përcakton rregullat e sjelljes së qytetarëve , liritë dhe të drejtat e tyre, instrumentet ligjore me të cilat ata realizojnë liritë dhe të drejtat e tyre, si dhe mjetet me të cilat ata mbrojnë lirinë dhe dinjitetin e tyre, që mund të cenohet me sjelljen e të tjerëve, përkatësisht dhuna dhe keqtrajtimi, që qytetarët mund të pësojnë nga vet shteti.
Dimensioni esencial i konceptit juridik të shtetit, paraqet institucionalizimin e pushtetit ligjor. Institucionet demokratike dhe ligjore, duhet të shprehen përmes tri atributeve themelore: legjitimitetit, autoritetit dhe fuqisë politike.
Legjitimitetit paraqet parakusht për funksionimin demokratik shtetit dhe instrument me të cilin sigurohet kredibiliteti politik i institucioneve shtetërore, legjitimiteti i institucioneve demokratike buron nga populli, përkatësisht nga trupi elektoral. Legjitimiteti buron nga vet populli, i cili përmes verdiktit të tij zgjedh organet legjitime në zgjedhjet periodike.
Autoriteti paraqet elementin e dytë të funksionimit të institucioneve shtetërore në kuadrin e konceptit të shtetit ligjor. Pas krijimit të legjitimitetit demokratik, institucionet shtetërore kanë autoritetin ligjor të përcaktuar me kushtetutë dhe ligj. Autoriteti e ka burimin në kushtetutë dhe ligj, prandaj edhe iu nënshtrohet atyre. Kushtetuta dhe ligji duke përcaktuar autoritetin e pushtetit dhe institucioneve demokratike, njëkohësisht bëjnë edhe kufizimin e tyre dhe sigurojnë një proces të kufizimit të pushtetit.
Fuqia politike paraqet tërësinë e kompetencave të organeve dhe institucioneve shtetërore. Fuqia politike varet nga dispozitat kushtetuese dhe ligjore të shtetit, forma e qeverisjes, ndarja e pushteteve, raportet midis tre pushteteve, instrumentet e kontrollit reciprok etj.

Elementet e shtetit ligjor

Shteti ligjor paraqet një koncept të gjerë juridiko-politik, i cili në vete ngërthen një varg parimesh me të cilat sigurohet sundimi i ligjit dhe marrëdhëniet demokratike në shoqëri. Ndër parimet kryesore të shtetit ligjor, janë: parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, barazia para ligjit dhe parimi i mos diskriminimit, liritë dhe të drejtat e qytetarit dhe minoriteteve, ndarja dhe kufizimi i pushteteve, depolitizomi i shërbimeve publike të shtetit, gjyqësia e pavarur, shoqëria civile, etj.

Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria

Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë dy parime fondamentale të shteteve të shteteve demokratike. Funksioni kryesor i këtyre dy parimeve juridike dhe politike është sigurimi i qeverisjes së të drejtës në shoqëri.
Me kushtetutshmëri në kuptimin pozitiv-juridik, nënkuptohet harmonizimi i të gjitha akteve juridike me kushtetutën. Ky aspekt bazohet në hierarkinë juridike me të cilën nënkuptohet harmonizimi i të gjitha akteve më të ulëta me ato më të larta.
Përderisa kushtetuta në kuptimin formal është akt më i lartë juridik i një shteti, kushtetutshmëria është proces me të cilin nënkuptohet respektimi i kushtetutës dhe harmonizimi i të gjitha akteve juridike me aktet me fuqi më të lartë juridike.
Kuptimi politik i kushtetutshmërisë konsiston në rolin e saj në kufizimin e pushteti shtetëror, kufizimin e funksioneve të organeve dhe institucioneve shtetërore publike, në përcaktimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të individit dhe qytetarit etj.

Barazia para ligjit dhe parimi i mosdiskriminimit

E drejta e barazisë përpara ligjit, ose siç thuhet shpesh mbrojtja e njëllojtë nga ligji, përbën themelin e një shoqërie të drejtë e demokratike. Pavarësisht nëse janë të varfër apo të pasur, shumicë etnike apo pakicë fetare, aleatë politikë të shtetit apo kundërshtarë të tij, të gjithë shtetasit kanë të drejtën për mbrojtje të njëllojtë përpara ligjit. Shteti demokratik nuk mund të garantojë se jeta do të sillet me të gjithë njëlloj, madje nuk ka as edhe përgjegjësi për një gjë të tillë. Megjithatë, siç shkruan edhe eksperti i së drejtës kushtetuese, Xhon P. Frenk, “Shteti nuk duhet të lerë vend kurrsesi për padrejtësi. Atij i duhet kërkuar që të gjithë shtetasit t'i trajtojë në mënyrë të njëllojtë dhe të barabartë.” Askush nuk mund të vihet mbi ligjin, i cili është, në fund të fundit, fryt i popullit dhe jo diçka e imponuar mbi të. Shtetasit e një vendi demokratik i nënshtrohen ligjit, pasi e kanë të qartë se, duke qenë ligjvënës, ata po i nënshtrohen vetvetes, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kur ligjet i vendos populli, i cili më pas i nënshtrohet atyre, kjo është në të mirë të ligjshmërisë dhe të demokracisë.
Barazia formale e njerëzve para ligjit paraqet standardë ndërkombëtar, ku është përcaktuar në Deklaratën universale për të drejtat e njeriut të vitit 1948 si dhe me konventat dhe deklarata e miratuara më vonë.

Gjyqësia e pavarur

Pavarësia e gjyqësisë, nënkupton ekzistimin e gjykatave të pavarura dhe punën e tyre në pajtim me ligjin. Ky parim nënkupton vënien e gjyqësisë nën ligj, në të cilën mënyrë përjashtohet arbitrarizmi dhe oportuniteti në punën e gjyqësisë.
Pavarësia e pushtetit gjyqësor si koncept dhe si proces përbëhet nga sërë elementesh dhe kushtëzohet nga marrja e një sërë masash dhe kushtesh, ku më themeloret janë: pavarësia e gjyqësorit nga legjislativi dhe ekzekutiv; depolitizomi i gjykatave-mos involvimi i anëtarëve të gjykatave në mënyrë të drejtpërdrejt dhe aktivisht në jetën politike; respektimi i procedurave gjyqësore etj.
Pavarësia individuale për gjykatësin do të thotë se ai nuk mund të largohet apo të ndërrohet nga funksioni i tij pa dëshirën e tij. Ai mund të largohet nga detyra e tij vetëm në rast të largimit të qartë nga drejtësia apo në rast të korrupsionit, dhe atë vetëm përmes një procedure të veçantë gjyqësore. Pavarësia objektive i garanton gjykatësit që gjatë kryerjes së detyrës së tij, të mos jetë i nënshtruar ndaj asnjë direktive. Ai ka për detyrë t'i shërbej vetëm ligjit dhe drejtësisë, e këtë ai duhet ta interpretoj pa qenë i urdhëruar gjatë marrjes së vendimeve të tij nga prokuroria, qeveria apo nga një gjykatë tjetër e lartë. Gjykatësit mund të zgjidhen ose të emërohen në detyrë dhe mund ta ushtrojnë atë për një periudhë të caktuar ose përgjithmonë. Pavarësisht nga mënyra se si caktohen në detyrë, rëndësi ka që ata të jenë të pavarur nga autoritetet politike shtetërore, pasi vetëm kështu mund të arrihet paanshmëria në punën e tyre

Depolitizimi i shërbimeve (administratës) publike

Shërbimet publike paraqesin funksione të shtetit, të cilat kanë për qëllim ofrimin e kushteve për realizimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Depolitizimi i këtyre shërbimeve është pjesë e konceptit ligjor dhe në funksion të efikasitetit, objektivitetit, rritjes dhe paanshmërisë në kryerjen e shërbimeve publike, ku mbrohen nga ndikimet e rrotacionit politik pas zgjedhjeve dhe vihen në shërbim të qytetarëve. Depolitizimi i policisë dhe ushtrisë është parakusht esencial për funksionimin e shtetit ligjor dhe për krijimin e mekanizmave të sigurisë së përgjithshme, të cilat do të mbrojnë individin dhe shtetin në mënyrë të paanshme.

Shoqëria civile

Shoqëria civile nënkupton strukturat jo shtetërore dhe jo qeveritare të cilat reflektojnë mendimin e lirë dhe të pavarur të qytetarëve, si dhe artikulimin e interesave të tyre në mënyrë të lirë. Shoqëria civile në radhë të parë mbron individin, lirinë e tij dhe të drejtën që jashtë strukturave politike të artikuloj interesat e grupeve të qytetarëve dhe në rrugë institucionale të angazhohen për realizimin e tyre.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Demokracia parlamentare Empty
MesazhTitulli: Re: Demokracia parlamentare   Demokracia parlamentare Icon_minitime19th October 2011, 22:22

TEORITË E PËRGJITHSHME PËR USHTRIMIN E PUSHTETIT SHTETËROR

Kuptimi i pushtetit shtetërore dhe format kryesore të shprehjes së tij

Pushtetit shtetëror manifestohet dhe shprehet në tri forma themelore:
1. Pushtetit kushtetutëdhënës dhe legjislativ,
2. Pushteti ekzekutiv-administrativ dhe
3. Pushteti gjyqësor.
Pushteti kushtetutëdhënës dhe legjislativ konsiston në autorizimin e organeve më të larta shtetërore për të miratuar kushtetutën si akt më të lartë, ligjet, aktet nënligjore dhe aktet e tjera të përgjithshme juridike. Ky pushtet zakonisht ushtrohet nga organet përfaqësuese të cilat janë bartëse të sovranitetit popullor-kuvendi.
Pushteti ekzekutiv konsiston në zbatimin e drejtpërdrejtë të ligjeve dhe akteve tjera juridike në një anë dhe politikës së caktuar shtetërore në anën tjetër. Bartës kryesor të pushtetit ekzekutiv-administrativ janë qeveria dhe organet e administratës.
Pushtetin gjyqësor e ushtrojnë gjykatat e pavarura, që ushtrojnë funksionet gjyqësore në procedurën gjyqësore dhe në bazë të ligjit. Parimet kryesore të funksionimit të organeve të gjyqësisë janë ligjshmëria, parimi i së vërtetës materiale, dyshkallshmëria, publiciteti i punës, depolitizomi etj.
Në kuptimin e ngushtë gjyqësia nënkupton ekskluzivisht gjykatat, kurse në kuptimin e gjerë gjyqësia (jurisprudenca) nënkupton edhe organet tjera si: prokuroria publike, avokatura publike etj.


Teoritë mbi ushtrimin e pushtetit shtetëror

Varësisht nga raportet midis formave të ndryshme të pushtetit shtetëror dhe mënyra e ushtrimit të tyre njeh dy parime kryesore:
1. Parimin e unitetit të pushtetit shtetëror dhe
2. Parimin e ndarjes së pushtetit shtetëror

Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror

Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror mund të ushtrohet në sisteme politike të shteteve jodemokratike dhe atyre demokratike.
Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror nënkupton atë formë të qeverisjes shtetërore ku pushtetit shtetëror është koncentruar në një organ suprem shtetëror i cili formon dhe mbikëqyrë të gjitha forma tjera të pushtetit.
Historikisht janë të njohura tri forma të parimit të unitetit të pushtetit shtetëror:1. Sistemi i konventës, 2. Sistemi i kuvendit dhe Sistemet autokratike
Sistemi i konventës është formë e organizimit të pushtetit shtetëror në baza të parimit të unitetit të pushtetit, në të cilin organi legjislativ pjesërisht dhe në mënyrë të tërthortë e ushtron funksionin e ekzekutivit nëpërmes një organi të posaçëm-konventit , ndërsa pushtetit gjyqësor është i ndarë por nën mbikëqyrjen e pushtetit legjislativ. Organi ligjvënës zgjidhet nga populli. Shembull tipik i sistemit të konventës është Zvicra.
Sistemi i kuvendit si formë e unitetit të pushtetit nënkupton përqendrimi i pushtetit shtetëror në kuvend si organ përfaqësues dhe legjislativ. Kuvendi si bartës i sovranitetit popullor përveç funksionit legjislativ mban nën kontroll të tij organet ekzekutive, gjyqësore dhe organet tjera të pushtetit. Ky sistem ka gjetur aplikim në shtetet socialiste të cilat bazoheshin në teorinë marksiste mbi sovranitetin popullor.
Sistemet autokratike si formë e unitetit shtetëror, pushteti shtetëror realizohet në favor të organeve ekzekutive, që ngrihen mbi organet përfaqësuese dhe legjislative duke i mbajtur nën kontroll dhe duke marrë vendime më të rëndësishme politike. Shembull i këtyre sistemeve autokratike ishin regjimet fashiste autoritare në Gjermani, Itali etj.


Parimi i ndarjes së pushtetit shtetëror

Parimi i ndarjes së pushtetit shtetëror nënkupton formën e qeverisjes shtetërore që bazohet në ushtrimin e pavarur të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Kjo do të thotë se çdo njëri pushtet është kompetent për kryerjen e pavarur të punëve të caktuara me kushtetutë dhe ligj.
Përfaqësues kryesor i teorisë së sistemit të ndarjes së pushtetit shtetëror është Monteskie, sipas të cilit ndarja e pushtetit shtetëror siguron lirinë politike, duke kufizuar pushtetin e një organi ndaj organit tjetër.
Varësisht nga raporti i organeve të degëve të ndryshme të pushtetit shtetëror, pozitës dhe rolit të tyre janë të njohura tri sisteme të bazuar në parimin e ndarjes së pushtetit: sistemi parlamentar, sistemi presidencial dhe sistemi i përzier.
Sistemi presidencial është formë e qeverisjes shtetërore, e bazuar në ndarjen e funksioneve në mes parlamentit dhe shefit të shtetit. Shefi i shtetit paraqet bartës i pushtetit ekzekutiv që ka të drejta të caktuara në raport me organin legjislativ. Presidenti gëzon të drejtën e vetos vezulluese të ligjeve dhe kthimin e tyre në rishqyrtim, bën dekretimin e ligjeve.
Presidenti për punën e vet nuk i përgjigjet parlamentit por trupit elektoral-qytetarëve të cilët e kanë zgjedhur.
Presidenti formon kabinetin dhe emëron anëtarët e tij, të cilët për punën e vet i përgjigjen presidentit i cili në çdo kohë mund t’i shkarkoj.
Organi legjislativ ka kompetenca të gjera në miratimin e ligjeve, në miratimin apo mos miratimin e emërimeve të anëtarëve të kabinetit qeveritar nga ana e presidenti ose duke shqyrtuar ndonjë çështje politike.
Baza e këtij sistemi shprehet në pozitën e fortë të presidenti në raport me legjislativin dhe në funksionimin e pavarur të gjykatës supreme.
Sistemi parlamentar për herë të parë është aplikuar në Angli. Karakteristik themelore e sistemit parlamentar është përcaktimi i ekuilibrit në mes parlamentit dhe qeverisë me mundësinë e kufizimit të tyre reciprok. Në sistemin parlamentar vetëm sipërfaqësisht duket se vend qendror ka parlamenti kurse në esencë rol dominues ka qeveria të cilën e formon shumica parlamentare.
Në këtë sistem të qeverisjes përfundimisht është arritur të dobësohet pushtetit i shefit të shtetit e posaçërisht monarkut.
Qeveria për punën e vet i përgjigjet parlamentit i cili mund të shpallë mosbesim ndaj qeverisë dhe të shkarkoj atë.
Qeveria e ka iniciativën e propozimit të ligjeve, ka kompetencë për nxjerrjen e dekreteve me fuqi ligjore apo dekretligjeve.
Pushteti gjyqësor është plotësisht i pavarur brenda kompetencave ligjore.
Sistemi i përzier funksionon në bazë të parimit të ndarjes së pushtetit, paraqet një formë hibride të sistemit parlamentar dhe presidencial. Sistemi i përzier përqendrohet më tepër në forcimin e pushtetit ekzekutiv në veçanti të shefit të shtetit por bart edhe veçori të parlamentarizmit.
Pozita e qeverisë është më e pavarur nga parlamenti, por e varur nga shefi i shtetit.
Shefi i shtetit zgjidhet nga populli në mënyrë të drejtpërdrejtë. Shefi i shtetit emëron mandatarin për formimin e qeverisë, dhe ka të drejtë në shpërndarjen e parlamentit si dhe të drejtën për shkarkimin e kryeministrit ose anëtarëve të qeverisë.
Qeveria mban përgjegjësi politike para parlamentit, parlamenti mbikëqyrë punën e qeverisë dhe mund t’ua shkurtoj votëbesimin anëtarëve të qeverisë.

Parimi i ndarjes së pushteteve dhe kontrolli i tyre reciprok

Parimi i ndarjes dhe i kufizimit të pushtetit është një parakushtet elementare të demokracisë. Balanca dhe ekuilibri i pushteteve në shtetet demokratike duhet të arrijë dy synime: e para, të siguroj pavarësinë e pushteteve; e dyta, të kufizoj pushtetet, duke përcaktuar mekanizma të kontrollit të tyre reciprok.
Mbi bazën e parimit të ndarjes së pushteteve kemi të bëjmë me kontroll të ndërsjellët, me raporte të caktuar dhe me një lloj ekuilibri ndërmjet legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Asnjëri prej tyre nuk mund të ndërhyjë apo të merr kompetencat e dy pushteteve të tjera. Për dallim nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv, pushteti gjyqësor ka më shumë liri në marrjen e vendimeve, ka garancinë e pavarësisë së gjyqtarëve si dhe urdhërimin e rëndësishëm që të jetë i paanshëm në gjykimin e çështjeve.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Demokracia parlamentare Empty
MesazhTitulli: Re: Demokracia parlamentare   Demokracia parlamentare Icon_minitime19th October 2011, 22:23

TEORITË E PËRGJITHSHME PËR USHTRIMIN E PUSHTETIT SHTETËROR

Kuptimi i pushtetit shtetërore dhe format kryesore të shprehjes së tij

Pushtetit shtetëror manifestohet dhe shprehet në tri forma themelore:
1. Pushtetit kushtetutëdhënës dhe legjislativ,
2. Pushteti ekzekutiv-administrativ dhe
3. Pushteti gjyqësor.
Pushteti kushtetutëdhënës dhe legjislativ konsiston në autorizimin e organeve më të larta shtetërore për të miratuar kushtetutën si akt më të lartë, ligjet, aktet nënligjore dhe aktet e tjera të përgjithshme juridike. Ky pushtet zakonisht ushtrohet nga organet përfaqësuese të cilat janë bartëse të sovranitetit popullor-kuvendi.
Pushteti ekzekutiv konsiston në zbatimin e drejtpërdrejtë të ligjeve dhe akteve tjera juridike në një anë dhe politikës së caktuar shtetërore në anën tjetër. Bartës kryesor të pushtetit ekzekutiv-administrativ janë qeveria dhe organet e administratës.
Pushtetin gjyqësor e ushtrojnë gjykatat e pavarura, që ushtrojnë funksionet gjyqësore në procedurën gjyqësore dhe në bazë të ligjit. Parimet kryesore të funksionimit të organeve të gjyqësisë janë ligjshmëria, parimi i së vërtetës materiale, dyshkallshmëria, publiciteti i punës, depolitizomi etj.
Në kuptimin e ngushtë gjyqësia nënkupton ekskluzivisht gjykatat, kurse në kuptimin e gjerë gjyqësia (jurisprudenca) nënkupton edhe organet tjera si: prokuroria publike, avokatura publike etj.


Teoritë mbi ushtrimin e pushtetit shtetëror

Varësisht nga raportet midis formave të ndryshme të pushtetit shtetëror dhe mënyra e ushtrimit të tyre njeh dy parime kryesore:
1. Parimin e unitetit të pushtetit shtetëror dhe
2. Parimin e ndarjes së pushtetit shtetëror

Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror

Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror mund të ushtrohet në sisteme politike të shteteve jodemokratike dhe atyre demokratike.
Parimi i unitetit të pushtetit shtetëror nënkupton atë formë të qeverisjes shtetërore ku pushtetit shtetëror është koncentruar në një organ suprem shtetëror i cili formon dhe mbikëqyrë të gjitha forma tjera të pushtetit.
Historikisht janë të njohura tri forma të parimit të unitetit të pushtetit shtetëror:1. Sistemi i konventës, 2. Sistemi i kuvendit dhe Sistemet autokratike
Sistemi i konventës është formë e organizimit të pushtetit shtetëror në baza të parimit të unitetit të pushtetit, në të cilin organi legjislativ pjesërisht dhe në mënyrë të tërthortë e ushtron funksionin e ekzekutivit nëpërmes një organi të posaçëm-konventit , ndërsa pushtetit gjyqësor është i ndarë por nën mbikëqyrjen e pushtetit legjislativ. Organi ligjvënës zgjidhet nga populli. Shembull tipik i sistemit të konventës është Zvicra.
Sistemi i kuvendit si formë e unitetit të pushtetit nënkupton përqendrimi i pushtetit shtetëror në kuvend si organ përfaqësues dhe legjislativ. Kuvendi si bartës i sovranitetit popullor përveç funksionit legjislativ mban nën kontroll të tij organet ekzekutive, gjyqësore dhe organet tjera të pushtetit. Ky sistem ka gjetur aplikim në shtetet socialiste të cilat bazoheshin në teorinë marksiste mbi sovranitetin popullor.
Sistemet autokratike si formë e unitetit shtetëror, pushteti shtetëror realizohet në favor të organeve ekzekutive, që ngrihen mbi organet përfaqësuese dhe legjislative duke i mbajtur nën kontroll dhe duke marrë vendime më të rëndësishme politike. Shembull i këtyre sistemeve autokratike ishin regjimet fashiste autoritare në Gjermani, Itali etj.


Parimi i ndarjes së pushtetit shtetëror

Parimi i ndarjes së pushtetit shtetëror nënkupton formën e qeverisjes shtetërore që bazohet në ushtrimin e pavarur të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Kjo do të thotë se çdo njëri pushtet është kompetent për kryerjen e pavarur të punëve të caktuara me kushtetutë dhe ligj.
Përfaqësues kryesor i teorisë së sistemit të ndarjes së pushtetit shtetëror është Monteskie, sipas të cilit ndarja e pushtetit shtetëror siguron lirinë politike, duke kufizuar pushtetin e një organi ndaj organit tjetër.
Varësisht nga raporti i organeve të degëve të ndryshme të pushtetit shtetëror, pozitës dhe rolit të tyre janë të njohura tri sisteme të bazuar në parimin e ndarjes së pushtetit: sistemi parlamentar, sistemi presidencial dhe sistemi i përzier.
Sistemi presidencial është formë e qeverisjes shtetërore, e bazuar në ndarjen e funksioneve në mes parlamentit dhe shefit të shtetit. Shefi i shtetit paraqet bartës i pushtetit ekzekutiv që ka të drejta të caktuara në raport me organin legjislativ. Presidenti gëzon të drejtën e vetos vezulluese të ligjeve dhe kthimin e tyre në rishqyrtim, bën dekretimin e ligjeve.
Presidenti për punën e vet nuk i përgjigjet parlamentit por trupit elektoral-qytetarëve të cilët e kanë zgjedhur.
Presidenti formon kabinetin dhe emëron anëtarët e tij, të cilët për punën e vet i përgjigjen presidentit i cili në çdo kohë mund t’i shkarkoj.
Organi legjislativ ka kompetenca të gjera në miratimin e ligjeve, në miratimin apo mos miratimin e emërimeve të anëtarëve të kabinetit qeveritar nga ana e presidenti ose duke shqyrtuar ndonjë çështje politike.
Baza e këtij sistemi shprehet në pozitën e fortë të presidenti në raport me legjislativin dhe në funksionimin e pavarur të gjykatës supreme.
Sistemi parlamentar për herë të parë është aplikuar në Angli. Karakteristik themelore e sistemit parlamentar është përcaktimi i ekuilibrit në mes parlamentit dhe qeverisë me mundësinë e kufizimit të tyre reciprok. Në sistemin parlamentar vetëm sipërfaqësisht duket se vend qendror ka parlamenti kurse në esencë rol dominues ka qeveria të cilën e formon shumica parlamentare.
Në këtë sistem të qeverisjes përfundimisht është arritur të dobësohet pushtetit i shefit të shtetit e posaçërisht monarkut.
Qeveria për punën e vet i përgjigjet parlamentit i cili mund të shpallë mosbesim ndaj qeverisë dhe të shkarkoj atë.
Qeveria e ka iniciativën e propozimit të ligjeve, ka kompetencë për nxjerrjen e dekreteve me fuqi ligjore apo dekretligjeve.
Pushteti gjyqësor është plotësisht i pavarur brenda kompetencave ligjore.
Sistemi i përzier funksionon në bazë të parimit të ndarjes së pushtetit, paraqet një formë hibride të sistemit parlamentar dhe presidencial. Sistemi i përzier përqendrohet më tepër në forcimin e pushtetit ekzekutiv në veçanti të shefit të shtetit por bart edhe veçori të parlamentarizmit.
Pozita e qeverisë është më e pavarur nga parlamenti, por e varur nga shefi i shtetit.
Shefi i shtetit zgjidhet nga populli në mënyrë të drejtpërdrejtë. Shefi i shtetit emëron mandatarin për formimin e qeverisë, dhe ka të drejtë në shpërndarjen e parlamentit si dhe të drejtën për shkarkimin e kryeministrit ose anëtarëve të qeverisë.
Qeveria mban përgjegjësi politike para parlamentit, parlamenti mbikëqyrë punën e qeverisë dhe mund t’ua shkurtoj votëbesimin anëtarëve të qeverisë.

Parimi i ndarjes së pushteteve dhe kontrolli i tyre reciprok

Parimi i ndarjes dhe i kufizimit të pushtetit është një parakushtet elementare të demokracisë. Balanca dhe ekuilibri i pushteteve në shtetet demokratike duhet të arrijë dy synime: e para, të siguroj pavarësinë e pushteteve; e dyta, të kufizoj pushtetet, duke përcaktuar mekanizma të kontrollit të tyre reciprok.
Mbi bazën e parimit të ndarjes së pushteteve kemi të bëjmë me kontroll të ndërsjellët, me raporte të caktuar dhe me një lloj ekuilibri ndërmjet legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Asnjëri prej tyre nuk mund të ndërhyjë apo të merr kompetencat e dy pushteteve të tjera. Për dallim nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv, pushteti gjyqësor ka më shumë liri në marrjen e vendimeve, ka garancinë e pavarësisë së gjyqtarëve si dhe urdhërimin e rëndësishëm që të jetë i paanshëm në gjykimin e çështjeve.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Demokracia parlamentare Empty
MesazhTitulli: Re: Demokracia parlamentare   Demokracia parlamentare Icon_minitime19th October 2011, 22:23

EVULUCIONI I PARLAMENTARIZMIT NË BOTË

Paraqitja dhe zhvillimi i parlamentarizmit në botë

Paraqitja dhe zhvillimi i sistemit parlamentar (parlamentarizmit, demokracisë parlamentare) është rezultat i një periudhe të gjatë të luftës së forcave demokratike për kufizimin e absolutizmit të monarkive feudale dhe për sovranitetit popullor të shprehur në institucione politike përfaqësuese.
Gjenezën e sistemit parlamentar dhe të demokracisë parlamentare e hasim në Angli, e cila me të drejtë konsiderohet djep i parlamentarizmit. Edhe pse Anglia ka ruajtur monarkinë si institucion tradicional të saj, ajo përfaqëson të arriturat e civilizimit qytetar, që karakterizohen me stabilitetin e zhvillimit të parimeve demokratike.

Kuptimi dhe karakteristikat e përgjithshme të parlamentarizmit

Sistemi parlamentar është formë e posaçme e qeverisjes shtetërore, e bazuar në parimin e ndarjes së pushtetit shtetëror. Në sistemet parlamentare përcaktohen raporte elastike (fluide) e pushtetit në tri degët kryesore të qeverisjes shtetërore. Këtu ekziston vartësia funksionale dhe ekuilibrimi i pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Ky raport shprehet në të drejtën e parlamentit që të shtroj çështjen e votëbesimit të qeverisë dhe të shkarkoj atë, ndërsa pushtetit ekzekutiv e sidomos shefi i shtetit posedon të drejtën që në raste të caktuara të marrë vendim për shpërndarje të parlamentit.
Karakteristikat dominuese të sistemit parlamentar janë:
1. Përcaktimi specifik i raporteve në mes pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv ;
2. Organet ekzekutive gjithnjë e më shumë po marrin atribute të institucionit kryesor publik-qendrës vendimtare të vendosjes politike;
3. Qeveria formohet sipas rregullave parlamentare, e cila formohet nga partia politike e cila në parlament disponon me shumicën parlamentare;
4. Në sistemin parlamentar zgjedhjet janë të lira, të drejtpërdrejta dhe shumëpartiake parlamentare;
5. Raporti i parlamentit me shefin e shtetit, i cili varet nga forma e organizimit shtetëror.

Llojet e parlamentarizmit në botë

Duke u bazuar në formën dhe përmbajtjen e sistemeve parlamentare janë të njohura tri kritere kryesore të tipizimit të sistemeve parlamentare:
1. Sipas formës së rregullimit shtetëror;

Monarkitë parlamentare

Me monarki parlamentare nënkuptojmë rregullimin shtetëror të bazuar në zgjedhjen e shefit të shtetit sipas parimit të trashëgimisë së postit mbretëror dhe në rolin dominues të parlamentit në të. Pushteti shtetëror kryesisht është i koncentruar në parlament dhe qeveri, monarku zakonisht ushtron funksione formale dhe ceremoniale.

Republika parlamentar

Republika parlamentare paraqet formën e rregullimit shtetëror të bazuar në ndarjen e pushtetit në pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, bartës i pushtetit legjislativ është parlamenti, i atij ekzekutiv kryetari i republikës që paraqet institucion zgjedhor.

2. Sipas raportit të parlamentit me qeverinë dhe shefin e shtetit;

Sistemet e pastra (të plota) parlamentare

Në këto sisteme parlamenti paraqet qendrën kryesore të vendosjes politike, ai zgjedh kryetarin e shtetit si shef të shtetit dhe qeverinë si organ të tij ekzekutiv. Parlamenti në këto sisteme e ka të drejtën që në çdo kohë të shtroi çështjen e votëbesimit të qeverisë nga shumica parlamentare. Parlamenti zgjedh shefin e shtetit dhe kontrollon punën e tij, duke përfshirë këtu edhe të drejtën e shkarkimit të tij.

Sistemet gjysmëparlamentare

Këto sisteme bazohen në raporte specifike midis parlamentit, shefit të shtetit dhe qeverisë. Raporti i parlamentit me shefin e shtetit në këto sisteme përcaktohen në raporte specifike të përkufizimit reciprok të funksioneve të tyre dhe ndikimit të njërit organ në organin tjetër. Shefi i shtetit në këto sisteme ka të drejtë që t’i firmos ligjet e parlamentit, t’i kthej në rishqyrtim, të përdor veton suspenzive ndaj ligjeve dhe akteve tjera të miratuara në parlament. Parlamenti e zgjedh shefin e shtetit që është i obliguar t’i përmbahet ligjeve të miratuar nga parlamenti, parlamenti ka të drejtë që të filloj procedurën e shkarkimit të shefit të shtetit dhe të shkarkoj atë në procedurë të përcaktuar me kushtetutë dhe ligj.


Sistemet e përziera parlamentare

Sistemet e përziera parlamentare paraqesin kombinim të parimeve të sistemit parlamentar dhe presidencial të qeverisjes. Në këto sisteme pushteti shtetëror ndahet në mes parlamentit që i besohet pushteti legjislativ zgjedhor dhe mbikëqyrës dhe shefit të shtetit i cili është bartës i pushtetit ekzekutiv-politik.


3. Në bazë të numrit të partive politike që marrin pjesë në jetën parlamentare;


Sistemet parlamentare njëpartiake

Sistemi parlamentar njëpartiak është formë e qeverisjes shtetërore, që bazohet në parimin e monizmit politik që ndalon veprimin e partive politike dhe formave tjera të pluralizmit politik. Këto sisteme me kushtetutë dhe ligj shprehimisht ndalojnë formimin dhe funksionimin e partive politike.


Sistemet parlamentare dypartiake

Karakteristik themelore e këtyre sistemeve është aplikimi i rregullave të parlamentarizmit bazuar në rivalitetin politik të dy partive kryesore politike. Ndikimi i partive tjera është minimal dhe ato shumë rrallë participojnë në pushtetin shtetëror dhe në institucionet parlamentare. Në këto sisteme nuk janë të njohura të ashtuquajtura qeveri të koalicionit.


Sistemet parlamentare shumëpartiake

Kjo formë haset në ato shtete ku lufta parlamentare zhvillohet midis shumë partive të ndryshme politike, ku asnjëra nuk ka dominim të theksuar politik. Karakteristik e këtij sistemi janë koalicionet e shpeshta partiake të cilat lidhen midis partive me orientim të ngjashëm politik. Në këto sisteme janë mjaftë të shpeshta krizat parlamentare, si pasojë e obstruksioneve parlamentare nga partitë opozitare, rrëzimi i shpeshtë i qeverisë etj.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Demokracia parlamentare Empty
MesazhTitulli: Re: Demokracia parlamentare   Demokracia parlamentare Icon_minitime19th October 2011, 22:23

SISTEMI PRESIDENCIAL

Kuptimi dhe karakteristikat e sistemit presidencial

Sistemi presidencial është formë e qeverisjes shtetërore, e bazuar në ndarjen rigoroze të pushtetit shtetëror. Funksionimi i pushtetit shtetëror bazohet në pavarësinë dhe ekuilibrin e pushtetit presidencial dhe parlamentar.
Esenca e sistemit presidencial konsiston në organizimin dhe pozitën e pushtetit ekzekutiv. Pushteti ekzekutiv është i koncentruar në institucionin e kryetarit, i cili është shef i pushtetit ekzekutiv. Në sistemin presidencial, shefi i shtetit njëkohësisht ushtron funksionin e kryetarit të shtetit dhe shefit të qeverisë.
Karakteristikë dominuese e sistemit presidencial është:
1. Pushteti shtetëror është i ndarë dhe i ekuilibruar në dy organe: parlament dhe president;
2. Parlamenti dhe presidenti paraqesin organe të pavarura, të cilat si rregull nuk mund të kufizojnë njëri-tjetrin;
3. Qeveria zakonisht organizohet në formë të kabinetit, të cilin e formon dhe e kontrollon kryetari i republikës;
4. Presidenti i republikës zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të gjithë qytetarët;
5. Parlamenti dhe kryetari disponojnë me instrumente të kontrollit reciprok dhe të kufizimit të pushtetit të tyre.

Sistemi presidencial në SHBA

Të 13 kolonitë britanike në Amerikë deklaruan pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe më 1776. Me Artikujt e Konfederatës ishte krijuar një bashkim në mes kolonive që e kishin formuar një qeveri federale me shumë fuqi të kufizuar, kështu për një kohë të shkurtë dobësia e konfederatës ishte e dukshme si ekonomikisht dhe politikisht. Më pas u bë rishqyrtimi i neneve të Konfederatës, që më pas u bë shfuqizimi i këtyre neneve dhe u miratua Kushtetuta e SHBA më 1787.
Problemi qëndro në përpilimin e Kushtetutës qëndronte në Kongresin e SHBA, ku shtetet e mëdha pretendonin që zgjedhja e përfaqësueseve të bëhet në mënyrë proporcionale, ndërsa shtetet e vogla synonin që secili shtetet të kishte numër të njëjtë të përfaqësuesve në Kongres. Kompromisi u arrit me marrëveshje që Kongresi të përbëhej prej dy dhomave Senatit ku secili shtet do të kishte numër të përfaqësuesve të njëjtë dhe Dhomës së përfaqësuesve ku përfaqësuesit zgjidhen proporcionalisht, ky kompromis në histori quhet Kompromisi i Madh.
Kushtetuta e SHBA është kushtetuta e arë në botë e shkruar, bën pjesë në llojin e kushtetutave të shkurta dhe shumë të ngurta. Kushtetuta e SHBA ngërthen në vete idetë e shumë filozofëve të cilët dhanë kontribut të çmuar në ushtrimin e pushtetit shtetëror. Kjo kushtetutë bazohet në idetë e Xhon Lokut i cili mendonte se pushteti në mënyrë që të funksiononte mirë duhet të ndahet në pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv dhe se sovraniteti i takon popullit dhe se ai është i patjetërsueshëm. Kjo kushtetutë gjithashtu bazohet në idetë e iluministit Monteskej, sipas të cilit pushteti shtetëror që të funksionoj duhet të ndahej në atë legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Kushtetuta e SHBA përbëhet nga pjesa hyrëse ku shprehet ideja e krijimit dhe shprehet qartë qëllimi i kësaj kushtetute.
Pushteti shtetëror i SHBA sipas Kushtetutës ndahet në atë legjislativ që kryesohet nga Kongresi, në atë ekzekutiv që kryesohet nga Presidenti dhe në atë gjyqësor që kryesohet nga Gjykata Supreme.
Parimet themelore të kushtetutës dhe sistemit amerikan të qeverisjes janë:
• Sovraniteti popullor-qeveria e krijuar nga dhe për popullin;
• Sundimi i ligjit;
• Ndarja e pushtetit dhe shpërndarja e funksioneve në mes tri degëve të pushtetit;
• Kontrolli dhe ekuilibri
• Rishikimi gjyqësor;
• Federalizmi;
• Të drejtat e njeriut.

Kongresi i SHBA përbëhet nga dy dhoma, Dhoma e përfaqësuesve dhe Senati. Senati reflekton interesat e shteteve federale ndërsa Dhoma e përfaqësuesve reflekton interesat e të gjithë qytetarëve të SHBA. Në Dhomën e përfaqësueseve marrin pjesë përfaqësues të zgjedhur në mënyrë proporcionale, varësisht nga numri i banorëve të çdo shteti. Dhoma e përfaqësuesve zhvillon zgjedhje çdo dy vjet. Dhoma e përfaqësuesve ka të drejtë të ngre padi apo procedurë të impeachment.
Senati përbëhet nda dy senatorë për secilin shtet, për një periudhë 6 vjeçare. Zëvendës presidenti i shtetit është president i Senatit, i cili nuk ka të drejtë vote përveç në rastet kur ka një numër të njëjtë të votave.
Kongresi posedon me instrumentin e Impeachment me anë të cilit Kongresi kontrollon presidentin , Dhoma e përfaqësuesve ngre padi, kurse Senati nën drejtimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme e bënë gjykimin e rasteve të Impeachment.
Si kundërpeshë e autorizimeve të presidenti, qëndrojnë instrumentet me të cilat posedon Kongresi me të cilat balancon pushtetin presidencial. Instrumentet me të cilat Kongresi kontrollon presidentin janë:
• Impeachment;
• Kongresi mund të rrëzoj veton e presidentit;
• Senati aprovon emërimet e departamentit të degës ekzekutive;
• Kongresi miraton buxhetin;
• Kongresi ka të drejtë të shpallë luftë, etj
Presidenti ushtron pushtetin ekzekutiv i cili zgjidhet për një mandat 4 vjeçar së bashku me zëvendës presidenti drejtpërdrejt nga populli. Presidenti është komandat i përgjithshëm i ushtrisë.
Presidenti është kryetar i shtetit dhe shef i ekzekutivit, përkatësisht udhëheq me administratën e vendit. Presidenti mund të vërë veto mbi ligjet e miratuara nga Kongresi dhe vetoja e tij nuk mund të anulohet pa votat e 2/3 të Dhomës së përfaqësueseve dhe Senatit. Si udhëheqës i degës së ekzekutivit presidenti mund të nxjerr urdhëresa ekzekutive që kanë forcë të detyrueshme ligjore, që nuk kërkojnë miratimin e Kongresit.
Një ndër instrumentet më të rëndësishme me të cilin dega e ekzekutivit kontrollon legjislativin është vetoja e presidentit mbi ligjet e Kongresit.
Veto suspenzive quhet mos miratimi i një projektligji të nxjerr nga Kongresi nga ana e Presidentit dhe kthimi i tij në Kongres me vërejtje brenda 10 ditëve.
Veto e xhepit quhet mos miratimi i një projektligji të nxjerr nga Kongresi nga ana e Presidentit që i paraqitet për miratimin në 10 ditët e fundit të punimeve të Kongresit.
Gjykata Supreme sipas Kushtetutës së SHBA ushtron pushtetin gjyqësor së bashku me gjykata e ulët. Rishikimi gjyqësor definohet si pushtet i gjykatës për të deklaruar aktet legjislative apo ekzekutive të pavlefshme dhe t’i anuloj ato në sfondin e jokushtetutshmërisë. Të gjitha gjykatat amerikane përfshirë edhe gjykatat e ulëta federale dhe të gjitha nivelet e gjykatave shtetërore e ushtrojnë këtë pushtet, kur ka raste, por fjalën e fundit në të gjitha çështjet që përfshin edhe interpretimin e Kushtetutës e ka Gjykata Supreme.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Demokracia parlamentare Empty
MesazhTitulli: Re: Demokracia parlamentare   Demokracia parlamentare Icon_minitime19th October 2011, 22:24

SISTEMI PARLAMENTAR NË ANGLI


Në Angli për herë të parë paraqitet regjimi parlamentar dhe rregullat e qeverisjes shtetërore të demokracisë përfaqësuese të bazuar në parlamentarizëm. Dy janë karakteristikat themelore të Anglisë mungesa e kushtetutës së shkruar dhe tradicionalizmi. Veçoritë kryesore të sistemit parlamentar në Angli janë : demokracia mazhoritare, bipartizmi, bikameralizmi, veprimi opozitar dhe pozita e fortë e Kryeministrit.
Anglia është një model tipik i demokracisë mazhoritare. Anëtarët e Dhomës e Komunave zgjidhen drejtpërdrejtë sipas parimit mozhoritar, i tërë vendi ndahet në 659 njësi zgjedhore, ku fitues shpallet kandidati që del i ari në listë. Në këtë mënyrë fituese shpallet partia që ka fituar në më tepër se gjysmën e njësive zgjedhore. Ku sistem favorizon partitë e mëdha, ky sistem ngulfat ambiciet e partive të vogla, ky sistem në praktikën parlamentare quhet bipartizëm, sepse siguron dominimin politik të dy partive politike. Ky sistem mazhoritar krijon opozitë të fortë dhe homogjene.
Ditën e votimit për anëtar të Dhomës së Komunave, zgjedhësit deklarohen edhe për personin që do të jetë kryeministër dhe me këtë rast lideri i partisë fituese do të bëhet në mënyrë automatike Kryeministër.
Parlamenti anglez ka strukturë bikamerale (dydhomëshe) përbëhet nga dy dhoma, Dhoma e Komunave dhe Dhomave e Lordëve.
Dhoma e Lordëve është mjaft masovike dhe përbëhet nga 1100 anëtar, shumica zgjidhen sipas parimit të trashëgimisë. Anglia përfaqëson modelin e bikameralizmin të disbalancuar, sepse pushteti efektiv është i koncentruar në Dhomën e komunave, kurse Dhoma e Lordëve më tepër ka karakter formal dhe ceremonial.
Dhoma e Komunave paraqet dhomën zgjedhore përfaqësuese e cila paraqet shtyllën kryesore të sistemit parlamentar në Angli. Dhoma e Komunave ka kompetenca të gjera legjislative , ajo zgjedh dhe kontrollon punën e qeverisë, miraton vendimet me të cilat përcakton politiken financiare dhe monetare si dhe ushtron funksione të tjera parlamentare. Ushtron kontrollin politik të qeverisë dhe dy herë në javë të martën dhe të enjten merr në interpelancë Kryeministrin.
Mbretëresha në Angli sot ka autorizime formale në raport me parlamentin, qeverinë, politikën e jashtme etj. Ajo formalisht konvokon dhe shpërndan parlamentin. Ajo jep pëlqimin dhe bën firmosje formale të ligjeve, emëron kryeministrin. Monarku dhe qeveria qëndron në lidhje të ngushtë reciproke, pasi që këto dy institucione ushtrojnë pushtetin ekzekutiv. Autorizimet e mbretëreshës në lëmin e politikës së brendshme dhe të jashtme janë mjaft të kufizuar dhe kanë karakter formal.
Qeveria paraqet shtyllën kryesore të sistemit parlamentar në Angli. Qeveria është e lidhur ngushtë me mbretëreshën dhe me Dhomën e Komunave me të cilën reciprokisht kufizohet në ushtrimin e funksioneve. Qeveria për punën e saj mban përgjegjësi të dyfishtë ndaj parlamentit dhe mbretëreshës. Raporti i qeverisë me monarkun bazohet në bashkëpunimin e tyre të ngushtë. Parlamenti emëron kryeministrin e qeverisë, i cili për punën e tij duhet të njoftojë mbretëreshën. Mbretëresha për të gjitha çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare konsultohet me kryeministrin, ajo edhe kur paraqitet në parlament është e obliguar të i mbroj qëndrimet e qeverisë. Raporti i qeverisë dhe parlamentit, shprehet në të drejtën e parlamentit (Dhomës së komunave) që të formoj dhe ushtroj kontrollin e plotë parlamentar ndaj punës së qeverisë. Qeveria ka të drejtë të i propozoj mbretëreshës marrjen e vendimit për shpërndarjen e parlamentit. Për shkak të aplikimit të modelit dypartiak parlamentar, në Angli nuk janë të njohura qeveritë e koalicionit. Partitë opozitare, zakonisht nuk marrin pjesë në përbërjen e qeverisë, ato formojnë të ashtuquajturën qeveri në hije.
Kryeministri paraqet figurën kryesore politike, ai drejton ekzekutivin dhe njëkohësisht është edhe kryetar i partisë në pushtet. Kryeministri drejton politikën e jashtme dhe të brendshme dhe në koordinimin me Kurorën merr vendimet më të rëndësishme kushtetuese dhe politike. Në kompetencë të Kryeministrit, krahas propozimit të ministrave, është shkarkimi dhe ndërrimi i tyre.
Sistemi klasik dypartiak anglez është si rezultat i demokracisë mazhoritare e cila mbivlerëson dy partitë e para dhe nënvlerëson partitë tjera, kurse eliminon plotësisht[ partitë e vogla. Tradicionalisht laburistët dhe konservatorët zhvillojnë një rivalitet të denjë duke shënuar fitore minimale ndaj rivalit të tyre. Roli i partive politike është i konsiderueshëm sepse në rast fitore programi i tyre partiak shndërrohet në program të drejtimit qeveritar të vendit. Demokracia mazhoritare në Angli bazohet në parimin “fituesi merr të gjitha, kurse humbësi humb të gjitha dhe kalon në opozitë”, Anglia nuk njeh qeveri të kohabitacionit. Sistemi dypartiak anglez siguron qeverisje stabile, pa koalicione dhe kriza parlamentare. Partia opozitare nuk investon në rrëzimin e qeverisë, por në përfitimin e elektoratit në zgjedhjet e ardhshme nëpërmjet kundër qeverisë në hije.
Veprimi opozitar-qeveria në hije. Në Angli ekziston një opozitë e fuqishme, e cila respektohet dhe funksionon duke krijuar një kundër qeveri-qeveri paralele apo të ashtuquajturën qeveri në hije. Kjo qeveri fiktive, i kundërvihet qeverisë aktuale në vendimet e saj dhe ofron zgjedhje alternative. Për shkak të bipartizmit, opozita në Angli nuk bënë përpjekje të kota për të rrëzuar para kohe qeverinë dhe për të shkaktuar kriza parlamentare. Kjo është e pamundur sepse pozita ka shumicën në parlament dhe rrëzimin eventual të qeverisë mund ta bëj vetëm në rast të pakënaqësisë me punën e Kryeministrit apo qeverisë. Në historinë e parlamentarizmit anglez njihen dy raste të përmbysjes së kryeministrit nga Dhoma e Komunave: Mac Donald në qershor 1924 dhe Callaghan në mars 1979. Nga kjo rrjedh se Kryeministri në radhë të parë është përgjegjës para partisë së tij dhe vetëm në raste të gabimeve të rënda ai mund të ndërrohet nga mazhoranca e tij në parlament.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Demokracia parlamentare Empty
MesazhTitulli: Re: Demokracia parlamentare   Demokracia parlamentare Icon_minitime19th October 2011, 22:26

SISTEMI POLITIK NË FRANCË

Franca ka pasur 2 monarki dhe 5 republika. Qëllimi kryesor i De Golit ishte se si të bëhej një kushtetutë e cila do ti përshtatej nevojave diverse politike në Francë. Bazat e sistemit bashkëkohor politik në Francë janë përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1958, e cila ende është në fuqi. Në Francë ndryshimet dhe reformat politike janë të shpeshta dhe Franca është përfaqësuese tipike e sistemeve multipartiake.
Franca ka bërë kompromis kushtetues në midis parlamentarizmit dhe presidencializmit . Presidentit i pranohet autoriteti kryesor politik, udhëheqja e qeverisë dhe e drejta e përdorimit të vetos dhe shpërndarjes së parlamentit. Presidenti ka mandat 7 vjeçar, ose gati dy herë më shumë se parlamenti. Presidenti zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli që atij i siguron legjitimitet të fortë dhe imunitet nga sulmet eventuale të partive politike. Presidenti cakton për kryeministër, liderin e shumicës parlamentare dhe pas propozimit të tij emëron ministrat në qeveri.
Afati shtatë vjeçar me të drejtë të rizgjedhjes, presidentit i siguron pushtet të fortë dhe e bënë të rezistueshëm ndaj së paku dy ciklesh të zgjedhjeve parlamentare. Megjithatë presidenti nuk posedon një pushtet të gjithëfuqishëm dhe ai mund të kontrollohet, madje edhe të ndërrohet para kalimit të mandatit për të cilin është zgjedhur. Së pari pushtetit i tij ndaj qeverisë është i kufizuar me të drejtën e Asamblesë kombëtare për të votuar mosbesimin e kryeministrit dhe qeverisë, me ç’rast ajo domosdo duhet ti ofroj dorëheqje presidentit. Presidenti nga asambleja kombëtare mund të akuzohet te Këshilli Kushtetues, i cili në rast të konstatimit të abuzimit të kushtetutës nga presidenti mund ta shkarkoj, krahas pushtetit të fortë presidencial Franca megjithatë ka një president të kontrolluar kushtetues.

Institucionet kryesore politike

Institucionet kryesore politike në Francë janë: presidenti, qeveria dhe parlamenti.
Presidenti i Republikës paraqet shef individual të shtetit i cili zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale. Presidenti nuk është politikisht përgjegjës, por mban përgjegjësi penale për veprimet e inkriminuara, Nëse dyshohet se presidenti ka kryer vepër të rëndë të tradhtisë mund të iniciohet fillimi i procedurës hetimore ndaj tij, të cilën e ushtron Gjykata e Kasacionit, kurse gjykimin eventual të tij e bënë Gjykata e lartë e Drejtësisë.
Qeveria paraqet organ ekzekutiv i cili zgjidhet nga ana e presidentit. Presidenti propozon vetëm kryeministrin i cili më vonë përpilon listën e të gjithë ministrave në qeveri dhe ia ofron presidentit për miratim. Qeveria edhe pse e zgjedhur nga presidenti ka përgjegjësi të dyfishtë, formalisht i përgjigjet parlamentit kurse realisht presidentit. Qeveria nuk mund të udhëheq politikën në kundërshtim me qëndrimet e presidentit. Mbledhjet e qeverisë udhëhiqen nga presidenti vetëm në mungesë të presidentit udhëhiqen nga kryetari i qeverisë. Të gjitha aktet të cilat i miraton qeveria i nënshkruan presidenti, pas nënshkrimit nga kryetari i qeverisë ose ministri i resorit përkatës. Parlamenti përmes instituteve të kontrollit parlamentar (interpelancës, votëbesimit, shkarkimit etj) mund të ushtroj çështjen e votëbesimit të qeverisë. Qeveria e Francës zakonisht funksionon si qeveri e koalicionit.
Parlamenti në Francë paraqet organ ligjvënës i cili përbëhet nga dy dhoma: Asambleja nacionale dhe Senati.
Asambleja nacionale paraqet dhomën e ultë me karakter përfaqësues popullor, e cila zgjidhet me mandat prej 5 viteve, e cila zgjidhet me zgjedhjet të drejtpërdrejta nga ana e trupit elektoral.
Senati paraqet institucionin me ndikim të theksuar politik, që zgjidhet në bazë të parimit të përfaqësimit territorial të të gjithave viseve të Francës. Mandati i senatorëve është 9 vite, në atë mënyrë që në çdo dy vite përtërihen një e treta e anëtarëve të senatit.
Në parim kompetencat e të dy dhomave të parlamentit janë të njëjta, sidomos në sferën legjislative, përjashtim bënë e drejta e Asamblesë nacionale për të shtruar çështjen e përgjegjësisë të qeverisë, të cilën të drejtë nuk e ka Senati.
Struktura e parlamentit francez është multipartiak, ku të shpeshta janë koalicionet politike.

Këshilli Kushtetues

Këshilli Kushtetues është organ i veçantë me autorizime të gjera dhe të rëndësishme. Përbëhet nga 9 anëtarë, mandati i të cilëve zgjat 9 vjet. Pa të drejtë të rizgjedhjes. Tre anëtar caktohen nga presidenti, tre caktohen nga Asambleja nacionale dhe tre nga Senati, krahas kësaj edhe ish president iu njihet e drejta automatike për të qenë anëtar i Këshillit Kushtetues.
Kompetencat e Këshillit janë mjaft të gjera dhe autoritative , bën mbikëqyrjen e rregullshmërisë e zgjedhjes së Presidentit, shqyrton dhe shpall përfundimet e votimit, vendos për rregullshmërinë e zgjedhjes së deputetëve dhe senatorëve, të referendumeve dhe akteve tjera. Kushtetuta përcakton se ligjet organike, rregulloret e dhomave të parlamentit para shpalljes dhe hyrjes në fuqi i parashtrohen Këshillit Kushtetues, i cili vendos për pajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën. Ligjet mund ti parashtrohen Këshillit Kushtetues para shpallje së tyre nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Asamblesë, Senatit nga 60 deputetë, 60 senatorë. Nëse Këshilli Kushtetues konstaton se një ligj ose dispozitë konkret e tij janë kundër kushtetuese ato nuk mund të zbatohen.

Instituti i kundërfirmës

Franca përfaqëson një sistem bicefal ekzekutiv. Qeveria ka një Kryeministër të cilin në mbledhje në çdo kohë mund të shkojë ta zëvendësoj presidenti dhe ta marrë drejtimin e qeverisë. Të gjitha aktet e kryeministrit duhet të kundërfirmosen nga presidenti, i cili mund të bllokoj cilido vendim të kryeministrit, ngjashëm veprohet edhe me ministrat. Kundërfirma funksionon edhe brenda qeverisë, sepse vendimet e ministrave për t;u bërë fuqi plotë duhet të kundërfirmosen nga kryeministri.
Kundërfirma e presidentit krijon një bashkëpunim harmonik mes presidentit dhe qeverisë dhe eviton çdo mundësi që qeveria të udhëheq politikë të ndarë nga presidenti.
Ky kufizim vë në pyetje serioze becefalizmin francez dhe autoritetin real të qeverisë e cila krahasuar me modelin anglez dhe gjerman është shumë e dobët. Autoriteti i qeverisë franceze është i dobësuar në favor të pushtetit presidencial.


Sistemi i zgjedhjeve dhe partitë politike

Franca është përfaqësuese e denjë e multipartizmit dhe diversiteteve politike. Multipartizmi ka shtruar nevojën e krijimit të koalicioneve parlamentare e qeveritare për të krijuar shumicën qeverisëse të vendit.
Sa i përket sistemit zgjedhor në Francë zbatohen dy modele. Modeli mazhoritar për zgjidhjen e presidentit. Në zgjedhjet parlamentare zbatohet sistemi i përzier mazhoritar dhe ai proporcional. Asambleja Kombëtare zgjidhet drejtpërdrejt me sistem mazhoritar dhe me shumë zona zgjedhore, kurse senati merr për bazë përfaqësimin proporcional territorial.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Demokracia parlamentare Empty
MesazhTitulli: Re: Demokracia parlamentare   Demokracia parlamentare Icon_minitime19th October 2011, 22:28

SISTEMI I QEVERISJES NË GJERMANI

Në Gjermani aplikohet regjimi parlamentar i cili dallohet nga shtetet tjera si pasojë e karakterit federal të këtij shteti. Për nga forma e qeverisjes Gjermani është model tipik i një republike parlamentare.
Federalizmi gjerman paraqet modelin më të zhvilluar në Evropë dhe funksionon mbi bazën e ndarjes gjeografike dhe një decentralizimi federal. Pushteti shtetëror ndahet në mes Bundit dhe Landeve. Ligji Themelor përcakton tri lloje të kompetencave në raportet në mes landeve: legjislacioni ekskluziv i Bundit, legjislacioni i Landeve dhe legjislacioni konkurrues i Bundit dhe Landeve. Në kompetencë të Bundit (pushtetit federale) është miratimi i legjislacioni ekskluziv për çështjet e sovranitetit të vendit. Landet kanë kompetencë legjislative për çështjet lokale, legjislacioni konkurrues i mundëson pushtetit federal të mbrohet nga tendencat e krijimit të sistemeve kundërthënse ligjore.
Pushteti shtetëror është i koncentruar në tri institucionet politike-parlamentin, presidenti federal dhe qeverinë federale.

Bikameralizmi federal

Parlamenti gjerman ka karakter bikameral të përbërë nga dy dhoma: bundestagu (dhoma federale) dhe Bundesrati ( këshilli federal) Deputetët e Bundestagut zgjidhen në zgjedhjet e përgjithshme të drejtpërdrejta me mandat prej 4 viteve. Bundesrati përbëhet prej 3,4 ose 5 përfaqësues të qeverisë në çdo land, varësisht nga madhësia e popullsisë. Vendimet në Bundesrat merren unanimisht nga përfaqësuesit e çdo landi të cilët emërohen dhe shkarkohen na qeveria e landit përkatës, në të cilën bëjnë pjesë si ministra. Përpos këtyre dy dhomave në Gjermani ekziston edhe Asambleja federale e cila është e autorizuar për çdo 5 vjet të zgjidh Presidentin e Republikës Federale, në këtë asamble marrin pjesë deputetët së bashku me një numër të barabartë përfaqësuesish të caktuar me votim të fshehtë nga parlamenti i çdo landi. Epërsia e Bundestagut shfaqet sidomos në planin e drejtimit të pushtetit politik ku i takon e drejta e zgjedhjes së kancelarit dhe vota e mosbesimit të tij, kjo epërsi vjen edhe në planin legjislativ.
Bundesrati ka të drejtë të ushtroj veto vezulluese ndaj ligjeve të miratuara në Bundestagu, madje Ligji Themelor parashikon që pa pëlqimin e Bundesratit ligjet që i përkasin rregullimit të strukturës territoriale të landeve etj nuk mund të aplikohet në këto raste mund të thuhet se është veto absolute.

Presidenti federal

Presidenti federal zgjidhet nga Asambleja Federale me mandat prej 5 viteve dhe me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat. Presidenti federal paraqet institucionin me ndikim të kufizuar politik. Presidenti Federal nuk ka të drejtë për të nxjerr dekrete dhe as për të shkarkuar Kancelarin federal i cili gëzon besimin e parlamentit. Presidenti federal shpall ligjet, i parashtron Gjykatës Kushtetuese çështje të ndryshme, ratifikon traktatet ndërkombëtare, emëron disa funksionar të lartë, po ndryshe nga sistemet tjera parlamentare nuk komandon me forcat e armatosura . Ai formalisht mund të propozon kandidatin për Kancelar, por në fakt kandidati për këtë funksion është lideri i partisë apo koalicionit që në parlament disponon me shumicën parlamentare.

Qeveria federale

Qeveria federale përbëhet nga kancelari dhe ministrat federal. Kancelari konsiderohet si institucioni kryesor politik në regjimin parlamentar gjerman, zakonisht propozohet nga presidenti dhe zgjidhet nga Bundestagu me shumicë absolute. Ministrat federal në qeveri emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti në propozim të Kancelarit Federal.
Kancelari dhe ministrat federal kanë autorizime të gjëra ekzekutive dhe operative. Kancelari federal paraqet figurën kryesore politike i cili qeverisë me pushtetin shtetëror në Gjermani. Vetëm Kancelarit i përket e drejta që t’i propozoj Presidenti shpërndarjen e Bundestagut.

Partitë politike dhe sistemi zgjedhor

Republika Federale e Gjermanisë shquhet me një pluripartizëm të ngjashëm me atë në Francë. Sai i përket sistemit elektoral Gjermani zbaton një sistem të veçant elektoral. Deputetët zgjidhen për 4 vjet me një mënyrë të veçantë të votimit i cili shpesh herë cilësohet si votim i përzier, bëhet fjalë për një kombinim të modelit mazhoritar dhe atij proporcional. Partitë e vogla të cilat nëse arrijnë të marrin 5%të votave të zgjedhësve hyjnë në parlament.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Demokracia parlamentare Empty
MesazhTitulli: Re: Demokracia parlamentare   Demokracia parlamentare Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Demokracia parlamentare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Juridik-
Kërce tek: