Bie nga sërfi, përfundon mbi trupin e peshkaqenit
Oregon, 14 tetor - Një sërfist nga Oregoni ka pasur një aventurë shumë të çuditshme me një peshkaqen. Doug Niblack ka rrëfyer se ditën e hënë, teksa po sërfonte në dallgët e Seaside në Oregon, sërfi i tij u godit nga diçka e fortë.
Normalisht që ai duhej të përfundonte në ujë, por Niblack u ngrit sërish në këmbë i bindur që gjendej në sërfin e tij, por ai faktikisht ndodhej mbi trupin e një peshkaqeni.
Kur ka shikuar poshtë vetes ai ka vënë re se ku ndodhej dhe për një moment kishte mbajtur ekuilibrin, deri sa duke bërtitur për ndihmë kishte dalë në breg.
Ai e ka përshkuar këtë ekzemplar peshkaqeni rreth 3 metra e gjysmë të gjatë.
“Ishte diçka e tmerrshme të shihje atë formë që të kalonte pranë”, i tha ai agjencisë së lajmeve Associated Press. “Iishte njësoj si një film. Për fat të mirë ai u largua”, vijoi Niblack, transmeton Noa.
Këtë ngjarje e ka parë edhe një roje bregdetare