Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dy familje ruse padisin spitalin për ndërrimin e foshnjave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 27330
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 34
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Dy familje ruse padisin spitalin për ndërrimin e foshnjave Empty
MesazhTitulli: Dy familje ruse padisin spitalin për ndërrimin e foshnjave   Dy familje ruse padisin spitalin për ndërrimin e foshnjave Icon_minitime16th October 2011, 22:10

Ndodh edhe kjo...

Dy familje ruse padisin spitalin për ndërrimin e foshnjave

Dy familje ruse padisin spitalin për ndërrimin e foshnjave 15-gabim_1510111028_1

Moskë, 14 tetor – Dy familje në Rusi po e padisin spitalin e tyre lokal të maternitetit për shkak se u kanë dhënë foshnjat e gabuara 12 vjet më parë.

E vërteta ka dalë në shesh vetëm pasi ish-bashkëshorti i njërës prej nënave refuzoi të paguante alimentacion për vajzën e tyre, duke thënë se ajo aspak nuk i ngjason atij.

Testet e ADN-së në qytetin Kopejsk treguan se ajo nuk kishte asgjë të përbashkët me të dy prindërit që kishte.

Policia më pas u ra në gjurmë prindërve natyralë të vajzës, të cilët janë gjetur duke e rritur po ashtu fëmijën e një tjetër familjeje. Asnjëra prej këtyre vajzave nuk duan t’i braktisin shtëpitë. Dy familjet në një qytet në Urale tash kërkojnë 5 milionë ruble (158.000 dollarë) dëmshpërblim. Por nuk mund të ngrenë padi individuale kundër stafit, pasi aq shumë vite kishin kaluar që kur foshnjat u ishin dorëzuar gabimisht prindërve.

Kur Julia Beljajeva u divorcua në fillim të vitit, bashkëshorti i saj i dikurshëm refuzoi të paguante alimentacionin. Ai nuk besonte se ishte babai i së bijës së tyre, Irina.

Kështu që, Beljajeva e nxori në gjyq. Gjykatësi urdhëroi kryerjen e testeve të ADN-së. Këto teste zbuluan një të vërtetë tronditëse.

“I bëmë dy teste të ADN-së”, tha Julia. “Të dyja treguan se asnjëri, as ish-bashkëshorti im e as unë, nuk ishim prindërit biologjikë të Irinas”.

“Gjykatësja nuk mund të besonte. Ajo tha të kishte parë raste të tilla vetëm në televizor dhe nuk dinte se çfarë këshille të na jepte”, tha nëna e dëshpëruar.

Beljajeva iu kthye dhjetorit të vitit 1998 dhe ditës kur kishte sjellë në jetë të bijën Irina. Asaj iu kujtua se aty ishte edhe një grua tjetër në po të njëjtin repart me të. E kuptoi se kishte ndodhur një përzierje e tmerrshme: 12 vjet më parë dy foshnjave u ishin dhënë lake të gabuara emri. Dhe lake të tjera po ashtu të gabuara u ishin dhënë prindërve të tyre. “E bëra një fotokopje të rezultateve të testeve të ADN-së dhe shkova drejt e në zyrën e prokurorisë. Aty paraqita një ankesë zyrtare se më është dhënë foshnja e gabuar në spitalin e maternitetit”.

Hetuesit menjëherë nisën kërkimin për nënën tjetër. Ata e gjetën atë në po të njëjtin qytet.

“Ishte e vërtetë”, kujton Beljajeva. “E bija e tyre, Anja ishte biondinë dhe dukej njësoj sikurse unë dhe ish-bashkëshorti im. Ndërsa e bija jonë kishte ngjyrë të murrme lëkure dhe flokë të zezë dhe dukej sikurse babai i familjes tjetër. Ai ishte një taxhik, dhe ajo dukej krejtësisht sikurse ai”.

“Papritmas e gjithë bota m’u përmbys”, tregon Beljajeva. “Gjithnjë mendoja se Irina i ngjante paksa vjehrrës sime. Ajo kishte flokë të zezë, po ashtu, dhe sy të zezë. Kurrë nuk kisha thënë se Irina nuk ishte e bija ime e vërtetë. Kurrë nuk kisha besuar se mjekët mund ta kishin bërë një gabim të tillë”.

Por, nëse kjo ishte një befasi për prindërit, për dy vajzat ishte një shok edhe më i madh.

“Është gjë e tmerrshme për të dyja”, thotë Beljajeva. “Ato janë rritur me një palë prindër, por tani kanë zbuluar se kanë një nënë dhe një baba krejtësisht tjetër”.

“Asnjëra prej tyre nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre. Irina vazhdon të më thotë: ‘Nënë, të lutem mos më lë!’ E ngushëlloj duke i thënë: ‘Kurrë nuk do të bëja diçka pa vullnetin tënd. Asgjë nuk ka ndryshuar. Unë jam ende nëna jote”.

“Për sa i përket Anjës, të bijës sime biologjike, ajo po ashtu thotë se dëshiron të rrijë me prindërit që i njeh. Ajo pranon vetëm të më vizitojë herë pas herë”.

Beljajeva tha se kurrë nuk do ta harrojë momentin kur ishte njohur me Anjan.

“Që në momentin e parë kur e shikova, ishte sikur të shihja një kopje të vetes në ditët e fëmijërisë. Në atë moment nuk kisha fare nevojë për ndonjë rezultat testesh ADN-je për të më treguar se ajo ishte e bija ime. Në dy muajt e fundit nuk jemi takuar aq shpesh. Ne jetojmë në pjesë të kundërta të qytetit”, thotë ajo. “Kur u takuam, ajo më tha ‘nënë’ disa herë. Por mendoj se këtë e ka bërë pasi që mendon se unë do të dëshiroja ta dëgjoja këtë gjë. Në të vërtetë, unë jam vetëm se një e huaj për të”.

“Familja tjetër është myslimane. Kështu që e bija ime biologjike është rritur si një myslimane. Ata kanë tradita krejtësisht të tjera dhe zakone. E kjo e bën të gjithë punën edhe më të zorshme”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
Dy familje ruse padisin spitalin për ndërrimin e foshnjave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Hapësirë e lirë :: Kuriozitete-
Kërce tek: