KUPTIMET E EMRAVE TË SHTETEVEri i Austrisë në gjermanishten e vjetër "ôstarrîhhi", do të thotë "Perandoria e Lindjes".
* Emri i Bahameve në arabishte do të thotë "dy detet".
* Emri i shtetit të Komorosit rrjedh nga arabishtja që do të thotë "ishulli i hënës".
* Emri Angli rrjedh nga anglishtja e vjetër "Englaland" që po të përkthehej në shqip do të kishte kuprimin "vendi i engjëjve".
* Emri i Gjibraltarit rrjedh nga arabishtja dhe ka kuptimin "Mali i Tarikut".
* Në gjuhën e vendësve, Guatemala do të thotë "vendi i shumë bredhave".
* Hondurasin e emëroi kështu Kristofor Kolombo, që në spanjishte d.m.th. "thellësitë".
* Emri Iran do të thotë "vendi i arianëve".
* Xhamajka në indishte ka kuptimin "vendi i drunjve dhe ujit".
* Emri i Kirgisizë në gjuhën vendëse do të përkthehej "vendi i dyzet fiseve".
* Emri i Lihtenshtajnit në gjermanishten e vjetër do të kishte kuptimin "guri që shkëlqen".
* Emri Luksemburg rrjedh nga dy fjalë të dy gjuhëve të ndryshme, që po të përktheheshin do të tingëllonte si "kështjella e vogël".
* Grekët e vjetër Maltën e quanin "Melita" që d.m.th. "mjaltë".
* Në gjuhën e vendësve të lashtë, Norvegji do të thoshte "rruga veriore".
* Sri Lanka në sanskritishte kishte kuptimin "ishulli madhështor".
* Sudan në arabishte ka kuptimin "vendi i zezakëve".
* Emri i Turqisë ka kuptimin në gjuhën vendëse "fort".