| VetApologji - Poezi | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: VetApologji - Poezi 12th October 2011, 20:51 | |
| Vogëlushi i vetes sime Pse më ndjek pas vogëlush i vetes sime Pse trupin ma vesh me rrobkat e tua Kokës tullace m'i ve leshkat e ndritshme Dhe më bën të ec ndaj vetes i huaj?
Ç'qenka kjo botë, që shikimit më jep Ç'është kjo ndjenjë jashtë botës së sotme Ku hapat më çojnë nga toka në qiell Ku qielli më çon nëpër ëndrra rinore?
Ç'është kjo stinë me të gjitha stinët Ku me valët e detit krijoj topa bore Ku pemët në gjethe e kthejnë ngricën Dhe qielli e lag tokën me shkëndija yjore?
Prit, mos më ik, o vogëlush i vetes Lemë disa çaste të jem vogëlush Nëse ti s'më vjen, unë tek ty do kthehem Në kthimin e fundit, që s'do ketë kurrë fund.
Plakushi i vetes sime
Mos beso se do më vish S'të besoj që ekziston Shkofshin vitet dhe njëqind Isha, jam, do jem Edmond.
Jam njëlloj me universin Që nuk njeh plakjen e vet Yjet shuhen, grimcat mbesin Dhe krijojnë miliona diej.
Edhe unë bashkë me grimcat Veten time do krijoj Do të shuhen rrudhat, thinjat Kurrë ama grimca Edmond.
Mos beso se do më vish S'të besoj që ekziston Je plakush i trupit tim Jo i shpirtit ku jetoj.
Selanik, 2011 | |
|
| |
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 13th October 2011, 13:47 | |
| Prit, mos më ik, o vogëlush i vetes Lemë disa çaste të jem vogëlush Nëse ti s'më vjen, unë tek ty do kthehem Në kthimin e fundit, që s'do ketë kurrë fund.
Kjo pjes me pelqen shumm
Edhe kjo shum
Mos beso se do më vish S'të besoj që ekziston Je plakush i trupit tim Jo i shpirtit ku jetoj. | |
|
| |
Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 13th October 2011, 20:44 | |
| Shume te bukura keto...
Me pelqejne | |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 15th October 2011, 07:29 | |
| Ju falenderoj miq dhe ju pershendes me poezi...
Magjia e qerpikëve
Mu në prag të perëndimit I shkel syrin Dielli Hënës Përtej uljes së qerpikut Fsheh të fshehtat që sjell ëndrrës.
Nga ngacmimi Hëna ndizet Në takimin e çdo nate Pak nga pak fillon të xhvishet Lakuriq e plotë shfaqet.
Përmbi Hënën në ekstazë I paturpshëm Dielli bie Qielli shtrat bëhet çdo natë Perëndimit der’ në Lindje
Sa çapkën që është ky Diell Me magjinë e qerpikëve Perëndimit një sy shkel Tjetrin hapur mban në Lindje. | |
|
| |
Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 16th October 2011, 11:22 | |
| Shume e bukur, presim poezine e radhes... | |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 16th October 2011, 20:49 | |
| Edhe qielli pa ty ikën
S’ka ç’më duhet Hëna natën As në qiell yjet s’më duhen Mjafton ty të të kem afër Yll dhe Hënë e shkuar tyre.
S’ka ç’më duhet Dielli ditën Nuk më duhet asnjë rreze Edhe qielli pa ty ikën Si të jet’ një copë reje.
S’ka ç’më duhet vetja vetë Nuk më duhet as ringjallja Unë për ty erdha në jetë Dhe pa erdhur, ty të pata. | |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 16th October 2011, 20:51 | |
| Ajo që të do
Ajo që të do, eh, ajo që të do Ajo që të do, është vetëm ajo!
Po kush është ajo, ajo që të do Kush? Atë që të do, mos e kërko Quhet Askush. Ajo që të do, eh, ajo që të do Eshtë kudo Dhe asgjëkund’.
Nëse një fushe, të shfaqet një mal Një mal i lartë, sa një Himalajë Mos ec më tej, hapin e ndal Nuk është për ty ajo majë.
Ajo që të do, eh, ajo që të do Ajo që të do, është vetëm ajo Që Himalajën e saj e kthen në lot Dhe ty të pret, t’ja fshish, t’ja pushosh.
Ajo që të do, eh, ajo që të do Detin e ndarjes me një frymë e pi Dy brigjet e largët në një i bashkon Pastaj? Pastaj bëhet valë e bregu i saj, ti.
| |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 20th October 2011, 06:35 | |
| Shpirti është më i madh se bota
Duke ecur nëpër botë Nëpër botë si endacak Endacak pa gjë në torbë Torbën gjoja vënë në krah
Sa i pasur ndjehem prap.
Më shikojnë njerëzia Njerëzinë e shikoj Shikoj bosh duart e mia Gjithë të miat shikoj bosh
Përveç shpirtit që kam plot.
Ndaloj hapat në një treg Në një treg të boshatisur Boshatisja shitet shtrenjt Shtrenjtësia ka roitur
Paska shpirtra për të shitur!
Më rrëmbejnë, më mbërthejnë Më kërkojnë shpirtin ta shes Vilë e bust, thonë, do më ngrenë Mbase gdhihem edhe mbret
Veç pa shpirt për ta të jem.
Mermëni, ju them, gjithë trupin Trupin bëni copa-copa Nuk ka treg në botë për shpirtin Shpirti është m’i madh se bota!
Dhe kështu, të ec vazhdova.
| |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 21st October 2011, 12:38 | |
|
Nuk ka si të mbetem i pastër
Kush tha që hiqem i pastër? I pastër s’kam qënë asnjëherë Vetëm atë kohë të artë Kur botës i trokita në derë.
Aq ishte e imja pastërti Sa u hap porta e botës Dhe pse i padjallëzuar fëmi Qava nga papastërtia e kohës.
Dhe goja e hidhur më mbeti Dhe loti nga sytë s’mu nda Dhe shpirti qetësi më nuk gjeti U ndota dhe unë sadopak.
As uji që trupin ma lante As buka që gjallë më mbante As veshja që bukurinë ma shtonte Nga ndotja dot s’më shpëtonte.
Se uji për mijra vjet Mijra duar Pilatësh ka larë Se buka që thërrimet ja mbledh Mijra Juda kësaj bote mban gjallë.
Se veshja që e kam për merak Mijra trupa të ndyrë ka veshur Se oksigjeni që ajrit i marr Mban gjallë dhe botën e qelbur.
Nuk ka si të mbetem i pastër Kësaj bote të ndyrë që kam afër.
| |
|
| |
Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 21st October 2011, 19:02 | |
| Ju falenderoj per keto poezi te bukura. Eshte kenaqesi te i lexosh. | |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 25th October 2011, 17:25 | |
| Kenaqesia eshte imja qe nga koha juaj e cmuar gjeni kohen per lexim e vleresim te krijimtarise sime. Faleminderit Kujtim!
Zoti vetë në kompozim
Cila grimcë e universit E përmban këtë magji Pentagramesh të solfexhit Të krijojë melodi?
Melodinë e një shpirti Që dhe Zotin e mahnit Mos vallë grimca Zotin lindi Apo Zoti është muzik'?
Jo nuk ka si të jet' ndryshe Ndryshe jetë s'do të kish Pentagram qielli me yje Zoti vetë në kompozim.
| |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 27th October 2011, 16:06 | |
| Intimitet stinësh
Nuk e di në vetë po xhvishesh Apo dimri po të xhvesh Vjeshtë moj sa lehtë i bindesh Dimrit në intimitet.
Mbaj të paktën atë gjethe Që mbuloi në Eden Vetë misterin e një Eve Apo ke tjetër mister?
Ah kuptova, sa naiv Qenkam sot me ty moj vjeshtë Dashke shpejt dimrin ta shkrish Për të lindur një pranverë. | |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 29th October 2011, 18:54 | |
| Në djall shkofshi!
Çfarë mbeti për të na rrëmbyer më tepër? Kur dhe ajrin të mangët e thithim Kur mbarojmë pa e filluar mirë jetën ... Dhe siç erdhëm duke qarë, me qarje ikim.
Çfarë mbeti për ta shijuar sadopak? Kur dhe ndjenjën në kredira na e varët Kur dhe ëndrrën nëpër gjumë na e vrat' Dhe në zgjim prapë me ëndrrën tonë u tallët.
Çfarë doni për të thënë njëherë "U ngopëm!"? Kur tepricash mbushni trupin edhe xhepat Kur në bark të fryrë e keni kthyer botën Këtë botë mbarsur e lindur nga gënjeshtrat.
Çfarë kujtoni se do jeni të përjetshëm? Kur një gropë e zezë dheu po ju pret Kur mallkimi s'do ju ndahet gjithë jetën -Në djall shkofshi, se na bëtë jetën ferr!
| |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 4th November 2011, 18:06 | |
| E di...
E di që jam në fantazi të një femre Në flertin e një tjetre jam gjithashtu E di që dikujt i shtoj rrahje zemre Dhe ëndrrës i shfaqem sa herë dikujt.
E di që në vargje më kthen një poete Në nota muzike një tjetër më kthen E di dhe atë që ndjen veç urrejtje Të gjitha i dua dhe s'di të urrej. | |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 6th November 2011, 11:52 | |
| Aty...
Aty ku këmbët hedh me ndjeshmërinë për Ty Me aromën e trupit tënd, mbijnë miliona lule Sa herë qiellin shikoj me imazhin tënd në sy Me rrahjet e zemrës tënde, pulsojnë miliarda yje.
Aty ku ajrin thith, siç thith buzët e tua Njerëzia fillojn' të dehen nga fryma e dashurisë Sa herë vetmisë thërras: E dashur sa të dua! Mes xhelozisë tënde, unë flert i bëj vetmisë. | |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 7th November 2011, 07:09 | |
| Ngacmuar ne bisede me miken Kozeta Bicka Gjanci nga permendja prej saj e prefiksit te moshes, me linden keto vargje te castit.
Prefiksi i moshës
Mos hapni numuratorin e moshës sime Të gjeni prefiksin e saj Nga shifrat aty s'do merrni përgjigje Se shifër e jetës nuk jam.
Provoni në doni prefiksin me pesë Pastaj të tjera prefikse Asnjera s'do japë përgjigjen e drejtë Bile as moshën e lindjes.
Nuk matet me shifra mosha e njeriut Më kot numurojmë ca vite Kodi i saj është prefiks i shpirtit Ku mosha e vërtetë fshihet. | |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 18th November 2011, 18:34 | |
| Harmoni e munguar
Udhëtoj shpesh me të vdekurit Herë botës së tyre, herë kësaj bote Nuk di pse kur qajnë, unë ja plas të qeshurit Dhe kur ata qeshin, më del qarje kote.
Të kundërt kështu kalojmë më mirë Mendimesh skeletesh e mendimesh mishore Në kundërtinë tonë gjejmë harmoninë Munguar mes të gjallëve të kësaj bote.
| |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 20th November 2011, 11:56 | |
| Sikur mos ishe Ti, ajo që je
Sikur mos ishe Ti, ajo që je Sikur të jesh Ti, ajo që s'ishe Sinqerisht, e dashur, po të them Dashuria në shum' kopshte do të mbillej.
Nuk them se jam i moralshëm Sa e pamoralshme kjo fjalë më duket E pranoj që ndjej gjithanshëm Siç ndjej në aromë gjithë lulet.
E pranoj që shikoj gjithandej Ku e bukura më shikon gjithashtu Jam i tëri mbushur rreze si një diell Por burimi më buron vetëm për Ty.
Nuk them se jam i pamëkatshëm Sa absurde më duket kjo fjalë Ti kastile më largohesh gjumit natën Dhe një tjetër më sjell ëndrrës për ta parë.
Të betohem për kët' qiell e për kët' dhe Që me fjalë dhe në ëndërr të tradhëtoj Ah, sikur mos ishe Ti ajo që je S'do më kishe burrë të ndershëm dhe dashnor!
Selanik, 17 nëntor 2011
[b] | |
|
| |
Administratori Administrator
Numri i postimeve : 1038 Pikët : 27330 Reputacioni : 49 Join date : 17/02/2011 Age : 34 Location : Prizren Drejtimi : Administrim Biznesi
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 20th November 2011, 12:20 | |
| Me pelqen ti lexoj poezite e juaja. Shume te bukura, sidomos dy te fundit. | |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 12th December 2011, 17:49 | |
| Çvirgjërime internetike
Ajde internetikja ime të vemë kurorë në kishën e facebook-ut. Prifti po na pret me maosin në dorë Gati për bekimin e fundit.
Zgjate pak dorën përmes ekranit Në gisht unazën të ta ve. Një zero të madhe tani po klikoj Fute gishtin atje.
Afrojmë tani buzët për puthjen e rradhës Shkruar tastjerës, 'Po të puth'. Dhe tani mes nesh ca të ndyra fjalë Për ca trazime në trup.
Tani jemi vetëm në natën e parë Të virgjër drejt çvirgjërimit. Sa shpejt u ndezëm si të paparë Me aah-et pa fund të rënkimit.
Aj, natën e mirë Takohemi nesër Fshehtas nga bota reale. Mos m'u mërzit po gjeta tjetër Siç më gjete ti, moj "kurvare".
| |
|
| |
Edmond Shallvari Student i ri
Numri i postimeve : 17 Pikët : 23957 Reputacioni : 6 Join date : 12/10/2011 Age : 67
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi 12th December 2011, 17:50 | |
| Në barkun e Olimpit
Mos më vish me pelerinën e natës tënde, Selanik E kotë tani është dhe ëndrra me ballo maskash I kotë dhe imazhi, që mes saj më bënte princ Apo pak Aristotel, mes netëve dikur të bardha.
Olimpi s'duket më, më s'duken perënditë Aty ku mijra vjet u fsheh apokalipsi I dehur, i harlisur nga verërat dhe orgjitë Ky kalë i vjetër Troje, në barkun e Olimpit.
| |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: VetApologji - Poezi | |
| |
|
| |
| VetApologji - Poezi | |
|