Rruga e suksesit fillon me një ëndërrIshte vetëm gjashtë vjeç kur la shtëpinë në kërkim të një pune në Nju
Jork. Në duar mbante një pëlhurë, në të cilën kishte mbështjellë gjërat
më të domosdoshme. Në fillim të rrugës, ai u takua me një të moshuar të fisëm, i cili pasi mësoi qëllimin e djaloshit i tha:”Kapu fort pas ëndrrës tënde! Vetëm kështu mund të korësh suksesin e dëshiruar.”
Djaloshi u kthye nga plaku dhe i tha:”Por unë nuk di të bëj asnjë punë tjetër përveçse të prodhoj sapun dhe qirinj, gjë të cilën e kam mësuar në familje!!”
I moshuari iu përgjigj:”Shumë shpejt, dikush do e marë përsipër
prodhimin e sapunit këtu në Nju Jork. Këtë gjë, mund ta bësh ti, ose
mund ta bëjë dikush tjetër. Unë uroj që të jesh ti ai person, prandaj
kapu fort pas ëndrrës tënde! Madje, unë besoj fuqishëm se do të jesh ti
do të kesh sukses dhe do të vësh pasuri të madhe.”
Mandej, djali vazhdoi rrugën derisa më në fund mbërriti në Nju Jork,
ku gjeti një punë të qëndrueshme. Fjalët e plakut i vinin gjithmonë ndër
mend. Për ta realizuar ëndrrën e cila çdo ditë qartësohej më shumë, ai
ndërmorri disa hapa të rëndësishëm. Pas disa vitesh, ai ishte ortak me
punëdhënësin e tij. Kështu, vazhdoi të ndjekë këshillat e plakut, derisa
e zgjeroi aktivitetin, shtoi
pasurinë dhe emri i tij tashmë njihet në të katër anët e tokës. Ai
është Samuel Kolgate, emrin e të cilit e shohim të shkruar mbi produkte
të shumta si sapunët dhe parfumet. Me gjithë moshën e tij të njomë, ai
la shtëpinë, i hyri një aventure dhe luftoi për të realizuar ëndrrën e
tij. Ai nuk qëndroi ulur në pritje që ti buzëqeshë fati, por vajti dhe
nuk la vend pa e kërkuar, derisa e gjeti. Që në moshë të njomë, ai e
kuptoi se ëndrra e tij, është çelësi i fuqisë dhe suksesit.
Tani… çfarë mund të na thuash për veten tënde?! A ke një ëndërr për
të cilën jeton? A ke një ëndërr për të cilën punon për ta realizuar?
Nëse përgjigja është pozitive, ji i sigurtë se do të hysh në rreshtat e
atyre që kanë ndryshuar dhe ndryshojnë rrjedhën e jetës. Kjo, edhe pse
mund të jesh akoma në krye të rrugës… Më poshtë, do të ofrojmë disa hapa
konkretë, për të arritur tek objektivi që synon:
ruga e suksesit
Ëndërro një ëndërr të madhe!Gjithçka që mund ta ëndërrosh, mund ta realizosh. Ualt Disney
thotë:”Nuk ka gjë të pamundur, nëse je i bindur se mund ta realizosh.
Prandaj, përcato saktësisht se çfarë do dhe cili është koncepti i
suksesit për ty. Personazhi kryesor i romanit:”Magjistari i
shkretëtirës” Paulo Kuilo, në një moment thotë:”Nëse e kërkon diçka me
sinqeritet, e gjithë bota do të mbajë anën tënde derisa ta arrish.”
Shkruaje skenarin e ëndrrave të tua!Duhet të kesh një plan, qoftë dhe imagjinar, për hapat e afërt dhe të
largët, nëpërmjet të cilëve do të mbërrish në realizimin e ëndrrës
tënde. Fillo duke e pasur fundin në mendje. Kur të kesh një vizion të
qartë, do të korrësh progres edhe në kushtet më të vështira. Kjo, falë
vizionit dhe hapave të qartë.
Të gjithë justifikimet hidhi në koshin e plehravePërcaktoi qartë shkaqet që të pengojnë për realizimin e ëndrrës dhe
hidhi larg jetës tënde. Përballu me fiksimet e brendshme të cilat të
ndrydhin dhe të kufizojnë, hiqi duart nga idetë pasive dhe negative të
cilat e minimizojnë vrapin tënd dhe trajtoji sikur të ishin thashetheme
të pavërteta.
Ji i sigurtë dhe plot besim mbi mundësinë e realizimit të ëndrrës tënde!Ke përshkruar gjysmën e rrugës së realizimit të ëndrrës, nëse ke
besim tek vetja dhe aftësitë e tua për të qenë i suksesshëm. Mos lejo që
frika ti ndrydhë kapacitetet e tua! Në çdo rast, gjithmonë prit më të
mirën dhe sillu sikur dështimi është i pamundur.
Barrierat, përdori si shkallë drejt suksesitIndustrialisti amerikan, Henri Ford thotë:”Kur të duket se të gjithë
janë rreshtuar kundër teje, kujto se aeroplani gjithmonë i duhet të
fluturojë në anën e kundërt të erës!” Nëse dështon në ndonjë hap dhe
plan në rrugën e realizimit të ëndrrës, merre si një rast të ri për t’ia
nisur sërish, por të shoqëruar me planifikim dhe përgatitje të reja.
Sekreti i hapave të vegjëlNjë urtësi e lashtë thotë:”Suksesi është kurora e përpjekjeve të
vogla, të përsëritura dhe të akumuluara ditë pas dite.” Prandaj ia vlen
të përdorësh teknikën e 30 cm dhe për çdo hap që hedh, mendo se je
afruar 30 cm me realizimin e ëndrrës tënde. Kjo teknikë do të shërbejë
për të forcuar vullnetin. Sa herë që të lind një ide e re e cila të
duket se të afron me ëndrrën, vihu menjëherë në lëvizje në shërbim të
saj.
Dashuroje ëndrrën tëndeNuk mjafton që të kesh një ëndërr të cilën dëshiron që ta realizosh
një ditë. Ty të nevojitet që këtë ëndërr ta dashurosh dhe të jesh shumë i
lidhur me të. Thotë Napoleon Hel:”Kur ke vullnet aq sa duhet, do të
ndjesh se i ke të gjithë mundësitë dhe kapacitetet e pazakonta për
realizimin e asaj që dëshiron.” Prandaj, që tani vendos dhe ëndërro që
të bëhesh numri një në fushën tënde dhe programoje trurin që të punojë
vetëm në atë drejtim.
Këmbëngulja është fronti mbrojtësNjë tipar i mrekullueshëm i këmbënguljes është se i thyen të gjithë
kundërshtarët dhe barrierat dhe të pajis me besim. Të gjithë i besojnë
një njeriu të vendosur dhe këmbëngulës, pasi e dinë se kur merr diçka
përsipër, rezultati pozitiv do të jetë në anën e tij. Ai e arrin
gjithçka që ka vendosur ta arrijë.
Mëso nga personalitetet e suksesshme!Një tipar i përbashkët i të gjithë personave të suksesshëm, është se
të gjithë kanë një ëndërr, të cilën këmbëngulin ta bëjnë realitet, duke
sfiduar situatat, vështirësitë dhe dështimet e herë pas hershme.
Prandaj, lexo sa më shumë mbi personalitetet e suksesshme, nxirr mësime
nga vendimet e duhura dhe hapat efektive që kanë ndërmarrë në shërbim të
realizimit të ëndrrave të tyre.
Shënoje ditëlindjen e ëndrrës tënde!Merr një vendim se kurrë nuk do të heqësh dorë nga ëndrra jote. Dije
se bota të gjykon në bazë të asaj që ke arritur dhe jo në bazë të asaj
me të cilën e ke filluar punën dhe nuk e ke arritur. Prandaj ti duhet ta
shënosh ditëlindjen e ëndrrës tënde. Thotë Ualt Disney:”Shpesh herë
njerëzit më pyesin nëse e kam kuptuar sekretin e suksesit dhe nëse mund
tu tregoj dhe të tjerëve si ti bëjnë ëndrrat e tyre realitet. Përgjigja
ime e vetme është se ëndrrat bëhen realitet vetëm me punë.” Prandaj kapu
fort pas ëndrrës tënde gjer në fund, pasi ajo është prona jote dhe
sekreti i energjive të tua.