|
| Esat Mekuli | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Esat Mekuli 8th October 2011, 17:31 | |
| Esat Mekuli Është lindur në Plavë më 1916, ku kreu edhe shkollën fillore. Të mesmen e përfundoi në Pejë, dhe më pas studjoi në Beograd, Zagreb e Itali për veteriner. Gjatë viteve të Luftës II Botërore merr pjesë aktive si antifashist, ndaj dhe u burgos shumë herë. Qysh në ato vite i kushtohet publiçistikës ilegale tek gazeta "Liria" për të mos iu ndarë këtij profesioni edhe pas çlirimit. Për dhjetra vjet ka qenë kryeredaktor i revistës "Jeta e re". Ai ka qenë kryetari i parë i Akademisë së Arteve të Kosovës. Me krijimtari poetike filloi të merret qysh në shkollën e mesme. Në fillim shkroi në gjuhën serbokroate, pas luftës botoi shqip në Kosovë e Maqedoni. Në moshën 40 vjeç ai botoi librin e parë "Për ty" (1955), (i cili ka patur edhe tre ribotime), me vetëm 50 vjersha, i cili shënon jo vetëm një kulm poetik për autorin, por me të ai i bën një vend nderi vetes në poezinë shqipe. Mekuli është gjithashtu autor i disa vëllimeve të tjera poetike, i mjaft përkthimeve nga letërsia jugosllave si dhe përkthime në serbisht të mjaft librave nga letërsia shqiptare. Në librin e parë e më të spikatur të tij, "Për ty", mungojnë motivet e përjetshme të poezisë si ai i vdekjes, i dashurisë; ai është poet i popullit dhe i problemeve të tij më qenësore, poet i problemeve historike dhe shoqërore. E mbase bash për këtë R. qosja thekson se Mekuli edhe pse nuk ka shkruar shumë, "fama e tij mund të matet me famën e Majakovskit, Apolinerit, Lorkës o Eseninit në vendet e tyre" dhe e quan "tribunus plebis" (tribun popullor). Poezia e tij mbart brenda ngjarjet dhe trazimet që kaluan kosovarët në luftën e tyre për ekzistencë në trojet e veta. Ja si gjëmon Esad Mekuli me vargun e tij në poezinë "A asht fajtor shqiptari?", e shkruan më 1938, kur mësoi për Memorandumin famëkeq të Çubrilloviqit, i cili bënte thirrje për dëbimin e qindra mij shqiptarëve etnikë nga Kosova për në Turqi: "...A asht fajtor shqitpari pse, si të tjerët, po don të jetojnë si Njeri në të vetat sot e përjetë? A asht fajtor pse përkundër dhunës qindron Nën qiellin e Kosovës loke, në trollin e të parëve të vet!" Poezitë e veta Mekuli i ndan në tre grupe që i përkasin tri periudhave historike të popullit: të para luftës, të luftës e të mbas luftës. Çdo kohë në poezinë e tij është sintezë e asaj peshe sociale e psikologjike që breznitë i lënë njëra-tjetrës. Pra, poeti është bërë lajmëtar i kohës dhe për nga misioni afrohet shumë me Migjenin. Esad Mekuli dhe Migjeni janë një brez. Të dy studiuan jo për letërsi, por në krijmtari tematikat i kanë shoqërore. Të dy e shikojnë realitetin të vrazhdë e të padurueshëm. Shpresojnë tek e nesërmja dhe shfaqen romantikë. Ata në poezinë e tyre kanë lajtmotiv rininë. Edhe në pikëpamje të stilit Migjeni dhe Esad Mekuli janë të afërt. Ata nuk i kanë limuar sa duhet vargjet e tyre dhe vjersaht mbajnë më tepër material se ç'mund të durojnë. Në fillim të krijmtarisë së tyre shfaqen romantikë, për t'u paraqitur më vonë analizues të plagëve sociale e morale të shoqërisë. E kështu edhe Mekuli u bë poet i tragjikes historike, i mërgimtarit, i lypësit, i skamnorit, i fshatarit të shfrytëzuar e të rjepur nga polici, etj. Tematika e tij është tematikë e vlimeve dhe e kthesave të mëdha në jetë. E midis tyre spikat vjersha "Kush i pari bani", e cila, sipas R. Qoses "...me poemën e Migjenit kushtuar mjerimit janë dy kryevepra të literaturës sociale shqipe" Esad Mekuli, ky poet që për jetën shqiptare në viset ku jetoi shfaqet si portretist, psikolog, sociolog e mbi të gjitha si humanist ipashoq, vdiq në vitin 1993. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Esat Mekuli 8th October 2011, 17:31 | |
| A është fajtor Shqiptari
A është fajtor shqiptari pse në këtë qiell jeton, nën këtë qiell në trojet e të parëve të vet ? A është fajtor pse është, e përkundër të gjithëve qëndron shqiptari, rob e njeri, që do i vetvetës të jetë ?!
A është fajtor shqiptari, pse si të tjerët don të jetojë si njeri në të vetat sot e përditë ? A është fajtor pse, përkundër dhunës - rron e qëndron nën qiellin e Kosovës loke, në truallin e të parëve të vet! | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Esat Mekuli 8th October 2011, 17:31 | |
| Mbramja
Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërten shami, n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra në borë- flakron përëndimi...Retë mbi krye prorë ngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi.
...Dhe drita e mbrame shuhet mbi çdo sukë: cipa e natës shtrihet mbi fushat e përhime, malet heshtin n’errësi si me qenë të ngrime, si të humbet jeta-xho gja u nxi, u zhduk.
N’ajri ndihen klithmat e natës që ra- drujt pran rrugës era i përkund... Ndërsa drita e bardh, e tretun dikund,
shigjeta të flakta mpreh errësinës me i ra. Terri sundon botën. Katundet e shtrime në mes të natës prehen n’lugin me andrrime.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Esat Mekuli 8th October 2011, 17:32 | |
| Gjykimi
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne- (Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i madh!)- dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet tona, shtërzimet’ për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të mbërrimet tona... Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja -pos vorreve dhe padijes; kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija- si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?! Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë-breznitë, dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës së Re-dhe plot diell e dashni; do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me binduni fëmive të vetë si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja, fabrika dhe katunde... si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime- tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë... (Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me qenë mjeshtra çollakë, me pak dije po me shumë e shum vullnet...) | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Esat Mekuli 8th October 2011, 17:32 | |
| Shqiptari Kendon
Shekujt mbi ne e në ne e mbushen jeten plot vnere qe pezm, e zjarri kryengrites nder zmerat tona m'u ngri, qe njeriu mos te jete-njeri: emri te na zhduket perhere. Qeme-o njerez po robe; pa buke, liri n'usdaje, ne vatren tone pa shtepi ne plangun tone argatare! Qeme- turq, dreqen me bishta, qeme-raje qe t'hiqet ne vargoj te mjerimit te perbuzur-shiftare**! qeme... por koha-lufte sheron varret cdo dite: mbas nates se erret te shekujve- hap krahet koha e re... Po, jemi gjalle! Dielli dhe per ne shnderit... | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Esat Mekuli 8th October 2011, 17:32 | |
| Porosia e Nanës
Për ke në dritë ju qita, o djelm! Për ke ju rrita, o bij`? Pse u gëzova unë në jetë? — Nanën po e leni sot kur kryet me mburrje për ju e ngrita; kur futën e zezë e hoqa; kur zjarmin në votër pa frigë e ndezim në mbramje — kur sofrën ma thatë s`e shtrojmë! Në dheun e huaj shkoni? Atje — ku vesh s`ju marrin: ku vllau të vllanë me bisht të synit shikon e punën e vet soll kqyrë! Atje — ku bima ndër ara thahet nën hanë; ku grizhlat sqep-mprehta frytet e vjeshtës s`parit shkretojnë!
Atje — ku dheu i zi randë do t`ju peshojë mbi rreshtna pa etnit tuej për bri! Unë be po u qes, bre djelm — në trollin që shkelët si fëmi, në eshtnat e të parëve, në gjakun e derdhun për liri, në fatlumninë tuej e të nipave, në tamblin e gjive të mi` — m`i terni lotët që t`harroj çdo dhimbë: mos me u nda prej prehnit tim | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Esat Mekuli 8th October 2011, 17:32 | |
| Era e Pylli
(Lirikë)
Erdhi pa pritur. Qielli u nxi, e ajo, furtuna, sulmoi me rrëmbim. Pylli gjëmoi tmerrshëm. Luhaten drunjtë qindëvjeçarë thyhen degët e njoma, gjethet e shkoqura, fluturojnë qiellit perpjetë e pastaj bien pingul në tokë, duke u grumbulluar në shtigje dhe duke u zhdukur në lugaja. Furtuna - si gjithmonë me e fuqishme, më e pamëshirshme. E harlisur, turret që të shtrijë e të rrënojë çdo gjë. Por pylli nuk jepet, drunjtë rrënjethellë krah njëri-tjetrit, qëndrojnë tok. Tash ajo gjurmë e parë shëndrrohet në klithmë të fuqishme të detit blerosh të shqetësuar për jetën e pamposhtur. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Esat Mekuli 8th October 2011, 17:33 | |
| Rinisë
Zemrat i mbush me bukurinë e përjetshme t' lumnisë, me harresë t' këndshme vuejtjet i mbulon... Hap rrug' t e reja - në ditët e territ e t' zisë - me ravat e thella t' gëzimit rrëgallat e jetës lavron. Nëpër shtigje t' reja rrugë shpëtimi i çel, me ato fuqi që ti njeh për bukuri: çdo ar' e plleshme nga ti asht mbjellë, prej kah do t' mbijë fara e re me t' reja brezni. Fuqia jote jeton me shekuj e rritet gjithmonë, kthjellohet, gufon, vlon - ky burim gëzimi i jetës së re! - O, e dashura rinia jonë!.. - n' orët e shekujve ndëgjoj at' far' kumbimi. Gërshetohet kënga e përhershme mbi t' madhnueshmen rini - Ty, që ke le bashkë me këtë jetë! - O, ti gëzim i vetëm i jetës, o ti lavdi, para lumnisë sate fort n' habi kam mbetë!
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Esat Mekuli 8th October 2011, 17:33 | |
| Vdekja e Ditës
Dielli n'perëndim N'zjarrin flakrues U dogj…
Dhe çdo gja u trand, u pikllue n'vaj për të.
N'arkivolin e heshtjeve t'muzgut, n'dhimbje bonjake sonte,
i dashtuni, i yni, me lot t'pastër u vajtue:
Psherëtima e gjethit t'barit dhe d'nesa e prajshme e erës me pikllim zemrën e poq…
Dielli sonte n'zjarrin flakrues u dogj. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Esat Mekuli 8th October 2011, 17:33 | |
| Nata
Lugut t’qiellit fluturojne rete hijeranda vedrat e territ tue derdhe mbi rruget e plasarituna- Nata e erret horizontet i mbylli…
Qiella tash bahet si cerep’i zi… Dhe pikat e para t’shiut hovshem leshohen mbi rruge e pullaze.
…Diku, nji za i piklluem, si ai i nanes mbi kufomen e birit t’vetem; thirrje e prekshme e dikujt, si ofshame, ne shushurimen e erret t’shiut- si klithje e femise t’humbun ne furtune…
Bie me rreshek…Shiu end pej t’panumert…Bie pika si plumbi, si kazmat e randa t’puntoreve… -O, si me dashte me shembe cdo gja ne ket nate t’merrshme!
Kujisin bagllamet e ndryshkuna ne kapaket e dritareve ku me hov sulmon shiu, frushkullon ere e furishme…Lebetisin kunorat e pemeve, ulurojne me za vajtues… E drita e zbehte dridhet ne dhomezen e erret plot myk, ku gurbetqaret t’rrasun fishek, nder skuta ku nuk pikon, andrrojne shtretnit e ngroht, trupat e lodhun me i clodhe…
Era terbueshem uluron mbi pullazet e came t’shtepive, dridhen trupat e ngrime nen leckat e mbulojes ne skutat e erreta t’dhomes, ne vorr per s’gjalli – te denuem per shfarosje…
Ferri i kesaj bote doren ua shtrin t’mjereve para se me hy ne parajsen e jetes s’amshueme! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Esat Mekuli | |
| |
| | | | Esat Mekuli | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 18 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 18 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|