Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Arshi Pipa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:22

Arshi Pipa


Arshi Pipa Faikkonica


Ka lindur në Shkodër më 1920. Pasi kreu mësimet e mesme në liceun e vendlindjes, ai studioi për filozofi në Universitetin e Firences (Itali). Prej vitit 1941-1946 dha mësim në shkolla të mesme të Tiranës e Durrësit. Në prill të vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) ai vuajti në burgjet dhe kampet e shfarrosjes (Durrës, Vloçisht, Korçë, Tiranë, Burrel etj.), ku shkroi librin me poezi "Libri i Burgut", që është vepra poetike më e mirë e poetit. Pasi del nga burgu, arratiset më 1958 dhe vendoset përfundimisht në SH.B.A. Gjatë kësaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti të japë leksione në universitetet më të dëgjuara të Sh.B.A. (Kolumbi, Kaliforni, Minesota etj.).
Shkrimet e tij të boruara në shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ndahen në: 1) poezi, 2) estetikë e filozofi dhe 3) kritikë letrare. Në poezi janë vëllimet shqip: "Lundërtarë", "Libri i Burgut", "Rusha" dhe "Meridiana", me përjashtim të vëllimit të parë, të gjitha veprat e tjera janë botuar jashtë dhe për këtë njihen ende pak nga lexuesi shqiptar. Përsa u përket studimeve dhe kritikës, përmendim vetëm disa nga ato që kanë të bëjnë me letërsinë shqipe: "Tipologjia dhe periodizmi i letërsisë shqiptare, "Fan Noli si një nga figurat komëtare dhe ndërkombëtare shqiptare", "Humanistët italo-shqiptarë", "Bisedë përmbi Kadarenë", "Fenomeni Kadare" etj.

Të dielen vdiq Arshi Pipa, filozof, historian i letrave shqipe, italiane dhefrënge, shkrimtar dhe intelektual, disident, viktimë e totalitarizmit, humanist, erudit, poliglot, polemicist, monument i kulturës shqiptare në diasporë, monument i mendimit të lirë, monument i mendjes së papërkulshme. Në këtë botë përjetoi të gjitha rrathët e ferrit. T'i gëzoftë tash e këndej të gjitha sferat e parajsës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:23

Ne kanal


Një episod nga puna e detyruar në kënetën e Maliqit (Verë, 1948)

Ajo ditë e fundkorrikut ishte tepër e nxehtë. Dielli filloi të digjte më shumë se zakonisht duke e mbushur kënetën me një dritë të shndritshme që e bënte baltën e zezë poshtë ujit të ndriçonte si antracit.

Nikolla kishte etje, por në materen e tij nuk kishte mbetur asnjë pikë. Më e keqja ishte që e dinte se kishte shumë mundësi që ai të mos e mbushte më atë ditë mataren e tij; askush nuk ishte parë duke transportuar ujë të pijshëm përgjatë kanalit. Nuk ishte hera e parë që në ditët më të nxehta shërbimi i ujit të neglizhohej nëse ai do të kishte qenë në pjesën e kanalit ku njerëzit punonin në tokë të thatë, ai do të kishte hapur një vrimë në tokë dhe do të kishte pirë nga uji që do të rridhte në gropën e vogël.Sigurisht që uji do të ishte i neveritshëm, pak i kripur dhe do të zbriste në stomakun e tij si plumb, por, të paktën, ai do t’ia hiqte etjen që e torturonte.

Për një çast Nikolla pushoi së gërmuari. Ai pastroi djersën nga balli i tij dhe pyeti Mukon, djalin që po punonte më afër tij, nëse kishte ngelur ndonjë pikë ujë në mataren e tij. Mukoja u habit:

- Përse duhet të kem? Mos vallë dielli është më i sjellshëm me mua se sa me ty?

Ai vazhdoi duke u tallur:

Lum ti që je i zhytur deri në brez në kënetë. Mendo qetë e fshtatit tënd. Përse nuk vepron si ata? Të siguroj që etja jote do të zhdukej në çast...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:23

Legjenda e Drenices


Uluron murrani i cmendun
Fshan si bishe me zhgjeten n'bri
Davaritet mjegulla e dendun
Mbi katundin shkrumb e hi

E mbi buzen e nje rremuje
Duket tash nje kulle menjane
Nje djalosh permas dritares
Rrin mendueshem e nuk bzan

Asht per rruge ne arme shtrengue
bomba dore me gjerdane
"Loke s'mundem me mungue
Lamtumire kam ardh me t'thane"

Qan e ama e duert i mbeten
Tu'i perdredh n'idhnime fshan:
"Dy qi pata shkuen e mbeten...
Bir o bir ku do me m'lane?"

Mbushe si ke ti pesembedhetat
Kush at gja s'ta ven ty barre
Nane do shkoj me u ba me cetat
Gjakun vllazneve me u a marre!

Kane me t'vra si tu vllezen
si tet ate i pushkatue
ku na len ah mu fatzezen
tande moter fatshkretue?

Lene nane, ma keq me mbylle
ktu me e gjet si berr e presin
Shqe vec jane, me hyll pa hyll
Qymen kan nderru jo vesin.

Lene t'shkoje, e mbare ju dhashte
Kthefte me nder, por n'qofte o vlla....
perendija mos e dhashte
Gjakun vete kam per ta la.

Fishkullon murrani rrmores
me frullize tue uturi
hyn nder hekrat e dritores
nalt tek kulla shkrumb e hi.

Shenim i autorit:
Ne Drenice te Kosoves nje krahine me popullsi thjeshte shqiptare mes Mitrovices dhe Pejes, plasi me 1945 kryengritja kunder ushtrise jugosllave, e shkaktume nga mizorite e serbo-malazezve kunder shqiptareve vendas. Kryengritja mori perpjestime te medha me rebelimin e njesive shqiptare t'ushtris jugosllave. Ajo u shuejt me ne fund, por mizorija e pashembullt e tregueme ne ket rast prej ushtrise jugosllave nuk do te shuhet ne kujtesen e shqiptareve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:23

Ndije Amtare


Kur gjendeshe tek e arta vera jote
Me vjen ndermend, o nane
T'ulesha prane kur mershe me qendisun
Ti zgjidhsha nga shamija bishtalecat
me duert e vocrra lehte me ti lemue.

Por sot ma e bukur ti je,o e mira ti per mue
Sot kur t'argjendta fijet e rrallume
kane tjeter pah mbi kryet e dashun tandin
Ku rrudhat kane spikate
Te balli i zbehte, nder faqet e gropueme.

Nje shenjtneshe e bjerrun n'adhurate
Hyjnore e dlirun fajesh
E lame n'ujnat prore
Prej syve t'irun nga lotimi i gjate,
nuk ka nje tjeter pamje.

E shpesh kur shpirti kalon n'andrrime
Vjen e me rrin ti prane
Me kqyre mallshem e fshan dicka tue belbezue
me buze qe dridhen
Per mue ti lutesh Ambe!

Fjalet e urates rrjedhin brenda meje
por dhimbshem tek kujtesa,
kur vehem e mendoj,
Se gurra e lotit
kam qene e jam per tye.

E sa ke mbyte
te zemra e gjane idhnime
Zymtine e varferise, fymjet anmike
Vorret qi mbesin gjalle
pritjet plot shprese, e t'ikunat premtime.

Athere nje dridhje e ngrohte
Miradije dashunore
ma merr zemren e mbushur plot prej teje
nje mall i humbun
qysh me fene e hershme

Gjini me at qe i ndriti Prometheut
robnin e gjate kreshnike
E sot ma ndrite mue nje shkendije e zbehte
E asaj flake jetike
Naten e shpelles per lumni t'atdheut.

E n'i sherbeva atij tue e lane ashtu mbas dore
zyren birnore qe detyre e kisha
Vec ma per ty m'asht rritun dashunija
e shkrime bashke te tjetra
ku gjindet e perfshime

E i fale asaj
Frymen e bute njerezore
dhimsunin e nje nane
Afshin e zemres se saj
nder futa te nxime.

E kur mendoj atdheun ti m'del perpara
Ashtu kuptoj si shpirti derdhet tek njerezimi
E siper tij gufon m'nje treve eprore
Ku nane e atdhe e tjeter mase njerezore
Vec shtigje jane me gjete
Prajen e mbrame n'dashuni hyjonre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:24

Nemesis (mallkim)

I
Ndër gropa burgjesh shkrye për gur e baltë,
mbërthye qelash ndër pranga,
nga gjoksi i shtypun sungullon mâ e naltë
kur del prej s'thelli kanga.
Na shajnë e na poshtnojnë, na plasin gjamën:
anmiq t'adheut! Tradhtarë!
pse duem Shqipnin e plotë, pse urrejmë na namën
e huej, pse jem, shqiptarë.
E ata qi e shitën tue ja lidhun qerit
t'anmikut për trofe,
ata qi flamurin, heu, i'Iskanderit
e zhyen me tjetër fè,
ata qi deri dje mbajshin kapistra,
teneqexhinj, shollarë,
gjysmakë, t'falimentuem, e sot ministra:
ata janë atdhetarë!
Na zhgulin thonjt me danë, ndër plagët krypë
na këllasin, na e shtyjnë
n'gërmaz me grushta, e uj kur bâjmë me lypë
qeshin e na pështyjnë.
Na lagin dimnit qelat, elektrikun
na e venë ndër veshë e n'gojë
e ndër trupa… E qeshin tue fikun
cigaret n'sy për lojë.
Na vene jelekun sa me u thye kërbishtnash,
na lanë me ditë e netë
varun për shpatullash mbi maje gishtash,
pa ngrënë, pa pi, pa fjetë.
Mandej po ngelëm prapseprap na gjallë
me shkelma na mbarojnë,
na hjedhin prej dritores, e veç rrallë
me nji plumb na nderojnë.
Pa gur, pa shenj, ndër gropa plehu hjedhun
si coftina na kallin,
ku grat e foshnjet tona s'vinë me rrjedhun
lotët që zbusin mallin.
Po e fortë asht zemra jonë, ma e fortë, o vllazën,
se tortura qi e sosë.
E zjarrmi i anmikut veç mâ keq na ndezën
urrejtjen qi rroposë.
Heu e tmerrshme ajo ditë tri herë fatore
kur shokët qi nuk ranë,
me shpirtin dalldisur për fitore,
do t'thrrasin gjakun tonë.
Dridhnju tiranë mbi frona e ju xhelatë
qi vegla u bâh' ni qorre.
E zezë asht nata, por s'ashtë veç një natë.
Dielli i liris, ti shporre!
E n'se lypet durim e besë qi s'vdaret.
aq sa më dhambë me bre
hekurin që kryqzon dyert e dritaret,
qoftë ajo ligjë për né.
Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokë
me besën e dëshmorit,
nga shpirti i bamë thëngjill qyshkur, o shokë,
pa shfrim mbrenda kraharorit,
ushton kanga e kushtrimit. Then çelikun,
shpartallon ledh e strehë,
dhe si shqiponja e flamurit vërtikun
ndër qiellna t'lira zhgrehë.
Përpëlitet Shqipnija nën mizoren
thundër si krymb n'handrak.
Heu, deri kur ma do puthim dorën
qi syt na i plasi gjak?
Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén
ksaj zgjedhe fund me i dhanë!
Ta zhbijmë krajtën qi na e bani atdhen
veç burg e kasaphanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:24

Kosoves


Vllazen shqiptare, Kosova s'asht e jona.
Kush me e permende guzon ai ban trathti!
O kob qi s'do t'harrohet kurr tevona!
Kosova e ngrate dergjet e vdes n'robni.

Prej bastardhesh trathtue qi i zhgulen zemren
e n'pre ua hodhen klyshve qi Moskova
Per gjak ndersen, me parzem shkele nen themren
mizore sllave po jep shpirt Kosova.

Deri kur, vllezen, do ta ndiejme na veten
fajtore pse vendin ku Shqipnija leu (1)
guxojme ta duem, tue pasun frige fatshkreten
Kosoven tone ta quejme gjymtyre atdheu?

O toke e bukur ku fjala burrneshe
ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!
gjoks i Shqipnis, ku e ndryme si luaneshe
nder hekura gjemon zemra Dardane.

A mundet ajo, vall, me u-zhgulun dejsh
pa ba kufome llogoren e krahnorin?
Lumnin tande, Kosove, at'here ta rrfejsh
kur gjak i lire t'vadise hullin e plorit.

Sot tjeterkush ta gzon frytin e punes,
mbi token tande, kosovar, je skllav!
Qi t'la mbi vetulla kamxhiku sllav!

Qofte e mallkueme fara qi aty hidhet
me djerse e njomun pleqsh, me lote kerthijsh!
Buken e turpit e t'poshtnimit t'idhet,
o vend martyr, der kur ta kaperdijsh?

Qenka pra faj me lype te drejten tande?
Doren per lmoshe duhet me i shtri kusarit?
O gjuhe, ti bamu rrfe e tmerrin trande!
Do t'vije, do vije nji dite ora e shqiptarit!

Mbas nesh tjere kane me ardhe. S'fiket Shqipnija
pse disa qinda nesh rrzohen nen plumbin.
Se per cdeo dhjete prej nesh qi amshon lirija
dhjete mije do t'lindin e dhjete mije do t'humbin!

Do t'humbin shqim ata qi sot na shtypen!
Kulshedra e re me lakminat e vjetra
at'here do t'shembet kur ta shofim shqypen
prej majesh tu'e sulmue me sqeq e kthetra.

Andej na priret shpirti i forte me hove
t'dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona:
O vllezen, nalt ju ballin! prej Kosove
Der n'Cameri Shqipnija asht e jona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:25

Shoku i im Arshi Pipa


Prof. Sami Repishti

Me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes:

Aeroplani që fluturon për Washington, D.C, sillet rrotull mbi kryeqytet në pritje të urdhnit për zbritje në aeroport. Koha asht shumë e keqe, me shi e erë të fortë, karakteristikë e stuhive jo të rralla në muejt e verës. Unë jam i tretun në kujtime, dhe nga dritorja shoh vetëm retë e zeza që mbulojnë qytetin, dhe që i përshtaten shumë mirë gjendjes sime shpirtërore. Arshiu ka vdekë, por akoma e gjej të vështirë me e besue.

Në Gadswell Funeral Home të Washingtonit, D.C,pjesëmarrësit presin në heshtje fillimin e ceremonisë së përkujtimit.
Përshëndes motrat e Arshiut dhe i ngushëlloj për humbjen e madhe të vëllaut të vetëm. Mandej, qetësisht, ulem në nji bankë pranë nji miku shkodran, kushëri i Arshiut. Shkëmbejmë mendime e kujtime për Arshiun që, tashma, shtrihet pa jetë në arkivolin e stolisun.

Atmosfera âsht solemne! Lulet rrethojnë kufomën si kunorë. Para nesh âsht i ndjeri Arshi Pipa, edukator, poet, kritik, letrar, intelektual i shquem dhe shtyllë e demokracisë shqiptare për pesëdhetë vjet. Asht Arshiu, shoku i vuejtjeve të përbashkëta dhe i mërgimit të hidhun.

Trupi i tij i lodhun nga puna e randë shtatëdhetë-e-shtatë vjeçare ma në fund u dorëzue. Fëtyra e Arshiut ka marrë pamjen e shlodhjes së plotë që siguron vetëm gjumi i vdekjes. Muskujt e fytyrës nuk janë të tensionuem, goja e mbyllun ruen një farë buzëqeshje non-shalante e më kujton shumë çastet e lehta të jetës së tij. Mjekra gjysëm e bardhë i përshtatet mirë moshës dhe flokëve pak të rralluem e të zbardhuem shumë vjet ma parë. Qepallat e mbylluna nën dy vetulla të trasha bojëhini mbështjellin sytë e tij dikur të ndritshëm e pak si të mekun, që nuk i shoh ma. Me duer të palueme mbi gjoksin e trupit të shkrimë nga sëmundja, Arshiu shtrihet para meje i ngrimë, pa jetë. Arshiu ka vdekë!

Arshiu ka lindë në Shkodër, ashtu si unë. Aty ka mbarue edhe studimet fillore e të mesme. Maturantët e ish-liceve të
Shkodrës, private dhe shtetërore, para vjetit 1994, nuk kanë qenë të shumtë, por ata që janë dallue në studime dhe kanë premtue shumë kanë qenë edhe ma të pakët. Arshiu ka qenë njeni nga ata që ka lanë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shkollës që e edukoi - Kolegji Saverian - dhe në mendjet e kolegëve të tij. Ma vonë, në Universitetin e Firenze-s, ai shkëlqeu dhe na studentët ma të rinj mburreshim me atë, që në moshën 21 vjeçare filloi të jepte filozofi e letërsi në shkollat e mesme të Tiranës. Tri vjet ma vonë, murtaja komuniste e arrestoi, e torturoi, e dënoi dhe e dërmoi trupin e tij delikat në qelitë e errëta
dhe kampet komuniste të punës së detyrueshme.

U takova me Arshiun në fund të vjeshtës së vjetit 1956, pak ditë mbas Revolucionit Hungarez, dhe masakrave të Budapestit. Ishte një takim i rastit. Ai kalonte rrugës vetëm e i vetmuem. Unë, si punëtor krahu i NSHN-s, ishe caktue me hapë puset e zeza të Teatrit Migjeni që ato ditë po ndërtohej në Shkodër. E pashë. E thirra. U ndal e më veshtroi. Pa i dhanë kohë të mendohet shumë, i thashë: "Jam Samiu!"

Ai e preu për nji çast, e nuk foli. Mandej me hap të ngadalshëm u afrue në bregun e gropës. Buzëqesha, e ai m'u përgjegj me nji gjest sikur donte të thoshte: "Ku paske përfundue!"

Dola nga gropa i mbushun plot pluhun në fytyrë e trup, me rrobat e grisuna e duer të mbulueme nga balta. I shtrëngova dorën që më ofroi. Frika e gjithanshme na detyroi të mos flasim gjatë. "Due të shoh", më tha. "Sonte rreth orës 9:00!" Pranova!
Mandej më spjegoi të mos trokitshe në derën e shtëpisë, por nën dritare, që të mos krijohej dyshimi tek fqinjët.

Ashtu veprova! Atë mbramje, në dritën e pakët të dhomës tij, u përqafueme për të parën herë. Folëm me za të ulët në nji atmosferë konspiracioni për ma shumë se dy orë. Aty u reflektue frika jonë e jetës me thikë në fyt dhe bindja se jeta në shoqëninë e re komuniste nuk kishte asnji kuptim, ashtu siç nuk kishte asnji kuptim edhe iluzioni se gjendja do të ndryshonte në nji të ardhme të afërt.

Aty përfundueme se edhe qendrimi jonë në Shkodër ishte shumë i rrezikshëm. I tregova se ekzistonte nji listë prej afër 400 vetësh, elementë "të padëshirueshëm" që do të ekzekutoheshin në mënyrë masive e pa gjyq nga Shteti komunist me rastin ma të parë të nji lëvizje antipushtet. I thashë gjithashtu se nji ish-shoku im, tashti oficer Sigurimi, më kishte tregue në konfidencë se emni i Arshiut dhe i imi, ishin në atë listë. Ishte e qartë se jetojshim me litar në grykë, në pritje të momentit fatal
që mund të mos vinte (ç'ironi!) nga xhelatët tanë. Fati jonë personal dhe i popullit tonë ishte në duert e largëta të Moskës së kuqe ... !

U ndamë sikur të ishim dy miq të vjetër. U takuem përsëri disa herë, por jo shpesh, dhe gjithherë natën. Deri në një natë gushti të vitit 1957.

Ishte ditë e mërkurë. Arshiu trokiti në dritaren time. Nana u tremb. Unë dola jashtë, e përqafova, dhe hymë mbrenda. Arshiu ishte i tronditun.

"Kam vendosë të largohem nga Shqipënia!" më tha, "të Shtunden mbrama. E kam rregullue mirë këtë punë." Dhe tue më
shikue drejt në sy, shtoi: "Eja me mue. Do të arrestojnë"

Nuk më erdhi i papritun lajmi, sepse ky ishte subjekti që trajtojshim vazhdimisht. I spjegova me gjysëm zani gjendjen e vështirë të familjes sime, që ishte e atillë sa të më gozhdonte në vend, e më detyronte të përballohem me rrezikun e nji arrestimi të dytë dhe dekada të gjata në burgjet dhe kampet komuniste. Arshiu nuk foli, uli kokën, dhe mandej si me pa dashje shtoi: "Do të marr motrën me vete ... Nanën jo ... asht shumë e plakun". Më tregoi hollësitë e planit të arratisjes, dhe se si nji ish i
burgosun e kishte vue në lidhje me burrin që do të rrezikonte jetën me e ndihmue. Të dy ishin shokë të mi të burgut, të heshtun për natyrë, por guximtarë, të vendosun dhe besnikë, siç kanë qenë katundarët e rretheve të Shkodrës, racë e vjetër burrënore e lindun për sakrificë!

Heshtëm të dy. Instinktivisht u hodhëm në krahët e njeni-tjetrit në nji gjest solidariteti që asht i mundshëm vetëm për ata që ballafaqojnë vdekjen ose e presin atë së shpejti. Sepse, Arshiu dhe unë, në ato ditë ishim dy krijesa të mjera "të dënueme" dhe në pritje të ekzekutimit që mund të vinte çdo çast, pa lajmërim, si kosa e vdekjes! Me sy të përlotun, u ndamë.

Natën e së shtundes nuk fjeta fare, duke i kaluar orët e errësirës pranë dritares së hapun tue u lutë që qetësia e natës të mos shkyhej nga krismat e mitrolozit që korrte shpesh të rinj e të reja në përpjekjet e tyne për arratisje. Atë natë Arshiu me motrën Fehime, kaluan kufinin pa asnji incident dhe filluan jetën e re të mërgimit të detyruem ...


Dy vjet ma vonë u arratisa. Heroi i Arshiut ka qenë edhe heroi im, me të cilin kishe lidhë nji miqësi shumëvjeçare gjatë viteve të burgut. Me gjithë përpjekjet e mia me e bindë të arratisemi së bashku, ai refuzoi. Përsëri "familja" e pengonte. Dy vjet ma vonë, i friksuem nga arrestimi, mori malin dhe u vra pak metra larg telave me gjemba të kufinit që rrethojshin Shqipëninë e mjerë gjatë viteve të terrorit të kuq.

Në aeroportin Ildewild (sot J.F. Kenedy) të Nju Jorkut zbrita me 9 prill 1962. Në sallën e pritjes gjeta Arshiun. U përqafuem. Ai ngriti valixhen e vogël me të gjitha leckat e mia të mbledhuna gjatë dy vjetëve në kampet për refugjatët shqiptarë në Jugosllavi e Itali. Unë i mora krahun, dhe i lumtun pa kufi, u drejtova kah dalja. Po hyjshe në jetën e re e premtuese!

Pyetja e parë që bani Arshiu ka qenë:

" E ke pa nanen?"

- Po! "i thashë. E kam pa dy javë para se të largohem ... në nji dyqan frutash".

I spjegova se si, e veshun me rroba të zeza, me nji pamje që të këpuste shpirtin, por trupin e drejtë e dinjitoze, me përshëndeti sa më pa. I shtrëngova doren e thatë nga mosha dhe vuejtja.

"Si je me shëndet?" e pyeta. "A mbahesh, si e kalon?"

Ajo buzëqeshi. "Mirë!" më tha shkurtimisht. Mandej, sikur i erdhi zani përsëri e shtoi:

"Ky paska qenë fati im ... Ditën sikur kaloi disi, por mbramjet janë të vështira ... Jam krejt vetëm. Kur shkoi në krevat, mendoj me vete ... Arshiu e Fehimja janë të sigurtë, nuk kanë frikë nga Sigurimi. Ata kanë shpëtue ... e ky mendim më qetëson".

Heshti sikur donte të mblidhte ma shumë fuqi e me vazhdue.

"Por kur mendoj se nuk do t'i shoh përsëri, ndoshta kurr ma ... atëherë nata më bahet shumë e randë, nuk më zen gjumi..." e filloj me qa.

Pa mbarue mirë fjalën, zani i saj u këput. Unë i hodha krahun rreth shpatullave të bame kockë. E afrova pranë meje. Ajo vuri kokën në parzmin tim, e trupi i saj i lodhun e i shkrimë u lëkund nga emocioni i mbrendshëm si trupi i nji zogu të trembun në duert e fëmijve. Lotët nuk pritshin njeni-tjetrin. E mbajta edhe ma fort pranë meje për ngushëllim atë krijesë të vetmueme që po kalonte ditët e vështira të pleqnisë vetëm e në skam, me frikën e përditshme të internimit ...!

Ma në fund, plaka u tërhoq, fshiu lotët, rregulloi pak shaminë e zezë që i mbulonte kokën, më shikoi me nji buzëqeshje që mshehte kalvarin e saj e në heshtje u largue me hapa të ngadalshëm.

E ndoqa me sy gjatë rrugës që e çonte kah shtëpia këtë hije të veshun në rrobe të zeza, simbole të jetës pa gëzim që jetonte kjo krijesë fisnike, e që fati e kishte dënue me vuejtë deri në fund!

Kur mbarova tregimin, Arshiu uli kokën e nuk tha asnji fjalë. Vetëm Zoti e din se sa i randë duhet të ketë qenë ky moment për atë, për zemrën e ndjeshme të këtij djali të denjë për nji nanë aq të madhe. Ashtu si ai, edhe unë kishe lanë nanën plakë në duart e diktaturës së pamëshirshme, dhe në atë çast vllaznimi ndajshe me Arshiun dhimbjen e pafund të shkëputjes për së gjalli nga prindët që na lindën, na rritën me aq kujdes e ngrohtësi ... e që na i deshtëm me gjithë zemër!

Për tri javë me radhë, Arshiu e unë ndamë së bashku dhomën ku ai banonte. Gjatë ditës, ai jepte mësime në Columbia
University, ndërsa unë kërkojshe punë në agjensitë e ndryshme. Në mbramje kalojshim orë të gjata me bisedime mbi gjendjen në Shqipëni, e natyrisht për familjet tona të braktisuna. Pa kalue shumë kohë, kuptova se pesë vjet në emigracion, e sidomos vitet në Shtetet e Bashkueme, kishin ba efektin e tyne mbi Arshiun. Horizonti i tij politik ishte zgjanue, dhe sidomos trajtimi i subjektit tonë ma të dhimbshëm, diktatura e kuqe, tek Arshiu randonte ma shumë kah racionalja dhe kontrastonte me emocionalen time, të nji të porsa-ardhuni. Ai përpiqej të spjegonte tragjedinë komuniste të Shqipënisë në nji përqindje të madhe me falimentimin e regjimeve të kalueme, për të cilët nuk kishte shumë tolerancë, sidomos me "orientalizmin" e thellë në mentalitetin e popullsisë. Por, mbrenda në zemër, Arshiu ishte i vramë!

Arshiu kishte zhvillue gjithashtu nji sensibilitet të dukshëm për padrejtësitë që vërente në shoqërinë amerikane. Si profesor në nji kolegj zezakësh në Little Rock, Arkansas, ai kishte jetue prima facie, realitetin e diskriminacionit racial, dhe ishte revoltue.Si plotësim i kuadrit, ai kishte dhanë mësim gjithashtu në rrethet "aristokratike" të Columbia-s, dhe Georgetown University Washington, D.C., aty ku elita e rinisë së popullsisë së bardhë përgatitet për drejtimin e fatit të kombit amerikan. Kontrasti e kishte vra Arshiun shpirtnisht, dhe natyra e tij e ndjeshme ishte përgjegjë pa shumë rezistencë ... !

"Moralisht, unë i takoj së majtës", më tha nji ditë Arshiu. Ajo që francezët quejnë "l'ethique du gauche" ishte zgjidhja e problemit të tij moral. Dhe besoj se kjo ka qenë arsyeja që Arshiu, i burgosun politik për dhetë vjetë nga diktatura e kuqe, përkrahu lëvizjen studenteske të Berkeley University, Kaliforni, që u zhvillue gjatë viteve 60 dhe 70, e njohun si "free speech movement". Ky konglomeracion i paformë, por vokal dhe i artikuluem, do të bahej ma vonë lëvizja e gjanë rinore që "revolucionarizoi" shoqëninë amerikane me liri të pakufizueme në muzikë, seks e drogë: "Free your body, free your mind".
Efektivisht, asht e para që fitoi ...! Ky slogan ndigjohej kudo dhe mbrohej me kambëngulje nga të rinjt universitarë dhe ma vonë edhe nxanësit e shkollave të mesme. Arshiu ishte magjepsun nga ky shfrim revolucionar i rinisë në hedhjen poshtë të vlerave shoqënore "tradicionale", dhe reklamim i lirisë pa kufi. Ma vonë kjo lëvizje mori karakter politik, sidomos me luftën agresive në Vietnam, dhe u përkrah mga masa të gjana popullore që undërshtojshin këtë konflikt shumë antipopullor. Arshiu thithte i entuziazmuem ajrin plot barut të kësaj atmosfere revolucionare në kampet universitare amerikane, nji qendrim që e bani atë edhe nji kritik të fortë të politikës së jashtme amerikane dhe të shfaqjeve të diskriminacionit në mesin e shoqënisë amerikane.

Ky formim i ri i Arshiut reflektohej edhe në mënyrën e tij të jetesës: i thjeshtë, me nji pakujdesim të theksuem në veshje e mirëmbajtje. Arshiu jetonte në ato vite nji jetë autentike, besnik i bindjeve të tij të mbrendshme - "la bonne foi existentialiste".

Në shtator 1966, Arshiu kaloi në Universitetin e Minnesota, në nji qytet të pastër të përbamë kryesisht nga emigrantë të
Evropës Veriore. Ai u gjet në nji ambient krejt të ndryshëm nga ai i mish-mashit në Berkeley University, në nji shoqëni që ai përfundimisht admironte për çiltërsi të individëve dhe ndershmëni kolektive të vendasve. Sa herë që vizitonte New York-un, i cili ato ditë po transformohej nga influksi i madh i refugjatëve nga ishujt e Karaibeve dhe Amerikës latine, ai shihte kontrastin e madh në mes të dy vendeve. "E pabesueshme", thonte, "sikur nuk jetojmë në të njajtin vend!"

Në Minnesota, Arshiu u qetësue. Në kondita optimale për punë, dhe i respektuem nga studentët e kolegët, ai gjeti kushtet që kërkonte për punë kërkimore. Pjesa e madhe e veprimtarisë intelektuale dhe e kërkimeve u ba në këtë vend dhe në këtë atmosferë. Gjatë pushimeve të gjata dimnore, ai pushonte në nji shtëpi pranë liqenit Lake Superior, rrethue nga bora e në nji qetësi absolute.

Gjatë pushimeve verore Arshiu vizitonte qendra studimesh e biblioteka evropiane, sidomos në Itali. Kërkimet e letërsisë dhe historisë arbëreshe e kanë tërheqë gjithherë. Atje njohu shumë shkollarë e kolegë universiteti me të cilët mbante korrespondencë të rregullt. Ndërkaq, biblioteka e tij personale po rritej çdo ditë, ndërsa mundësia e studimit pakësohej për arsye të moshës e të shëndetit. Me daljen në pension, ai zuni vend në Washington, D.C. pranë motrës Fehime, në njiapartament të mbushun me libra.

Gjatë nji vizite, Arshiu më tregoi me krenari disa koleksione të revistave të vjetra shqipe dhe nji seri raftesh me libra të radhuem me kujdes. Nji kënaqësi të veçantë tregonte për revistën Albania të F. Konicës dhe botimet e shqiptaro-amerikanëve.

Hera e fundit që e takova ka qenë në maj 1996. Atë ditë bashkësia shqiptaro-amerikane mbushi Sheshin Lafayette të
kryeqytetit amerikan, para Shtëpisë së Bardhë, me pankarta dhe flamurë shqiptarë e amerikanë dhe me brohoritje për nji
Republikë të Kosovës, të lirë dhe neutrale.

U shkëputa nga demonstrata dhe shkova në apartamentin e Arshiut. Më priti me gëzim e kuriozitet. Donte të dinte mbi atë që zhvillohej përjashta. Ai vetë ishte i lodhun për pjesëmarrje.

Por thelbi i bisedimeve tona ishte përsëri gjendja në Shqipëni dhe zhgenjimi jonë për zhvillimin e padëshirueshëm të lëvizjes demokratike në fatmjerin vendin tonë. Qendrimet autoritare që kufizoheshin me diktaturën personale të presidentit, e sidomos qëndrimit jo-miqësor që qeveria Meksi tregonte kundrejt forcave të "së djathtës" e shqetësojshin shumë. Arshiu në vitet e fundit kishte ba nji kthesë të plotë. Tani, ai mendonte se forcat politike të së kaluemes mund ta shpëtojshin Shqipëninë dhe për këtë shkroi edhe në gazetën Dielli.

Shkodra, gjendja e qytetit tonë të lindjes, dhe ardhmnia e saj, ishin nji subjekt që e biseduem gjatë, me zemër të thyeme e pesimizëm. Mbrapambetja e qellimshme pesëdhetë vjeçare kishte atrofizue jetën ekonomike e kulturore të qytetit dhe fondet e nevojshme për ringjallje nuk dukeshin askund. "A dying city!"

Ideja e nji qyteti "të dënuem me vdekje" na torturonte të dyve. Të ndërgjegjshëm për pamundësinë tonë me ndihmue, të dy e ndiejshim veten të mundun. Në dhomë u krijue nji atmosferë e randë që u përpoqem ta shpërndajmë me bisedime mbi subjekte, që në vetvete, për ne muk kishin ndonji interes të veçantë. Ishte nji pamje e dhimbshme: dy dashnorë të Shkodrës të zhgënjyem e të deshpruem!

U largova mbas nji përqafimi të ngrohtë dhe urimet e zakonshme për shëndet të mirë. Por shëndeti i Arshiut po keqësohej çdo ditë, dhe mbas disa ndërhyrjeve kirurgjikale që e munduen shumë, trupi i tij u lodh, derisa u dorëzue me 20 korrik 1997, në Washington, D.C.

10 korrik 1998

Baldwin, New York, USA

Prof. Sami Repishti

Shënim: Ndërmjetësi për gjetjen e "burrit" që ndihmoi Arshiun me kalue kufinin, ka qenë i ndjeri Malo Kraja. Ndërmjetësi im ka qenë i ndjeri Muhamet Fejza, ish-student nga qyteti, nji i ri me zemër florini. "Burri" që rrezikoi jetën me ndihmue Arshiun dhe mue në arratisje ka qenë i ndjeri Muho Saiti, nga katundi Vithgar i Anës së Malit, të cilin Arshiu dhe unë e kemi quejtë gjithherë "hero". Të tre kanë qenë ish të burgosun politikë.

Dimensionet te reja nga arkivi i disidentit Arshi Pipa

Nje seri veprash nga arkivi i disidentit Arshi Pipa eshte prezantuar dje ne ambjentet e Bibliotekes Kombetare. Te zgjedhura nga shtepia e librit "Phoenix", keto vepra plotesojne kolanen e botimeve speciale te mendimit shqiptar. Jane kater vellime, per te cilat kane menduar te vijne deri ne kete dite dy motrat e poetit Fehime Pipa dhe Nedret Kalakulla, te pranishme ne promovim. Pas botimit te dy librave "Rusha" e "Libri i burgut", keto vellime te fundit, te perzgjedhura dhe te qemtuara, vleresohen si shume te rendesishme per Pipen shkrimtar e perkthyes. Nderkohe, fushat humane qe ai levroi kane vend per kritiken, publicistin, linguistin etj. Studiuesit e letrave Koci Petriti e Stefan Capaliku theksuan rendesine e ardhjes se Pipes me keto faqe te panjohura, si dhe vazhdon te mbetet e tille nje pjese e mire e vepres se tij. Sipas tyre Arshi Pipa, ben pjese ne ata pak krijues e personalitete te mendimit qe sa ishin gjalle i ka ndjekur fati i shkrimtarit pa lexues. Eshte momenti kur vepra e tyre pret te fitoje dimensione te tjera dhe te kaloje nga qarqet intelektuale, ne ato me te gjera deri tek shkollaret.

"Lundertare" eshte libri i pare poetik qe Pipa i ka bere bashke ne vitin '44. Jeta e te riut, mosha me deshiren per udhetim dhe arrati ne kete vellim eshte transfiguruar ne lirike. "Dhe sa e ambel eshte me e pa vehten si ishe njihere!" Ne parathenien e po atij viti qe shoqeron vepren, Pipa shpjegon kete rendje tek poezia "pse kjo asht kur e dheshmja bahet qiellore dhe erresira bahet drite". Ne kete botim te ri permbledhja "Lundertare" shkon bashke me "Librin e Dashurise dhe te fatit", ku perfshihen krijime mbi metafiziken e shpirtit dhe fatit. Ne krijimtarine e Pipes ky ka qene momenti kur ka provuar si bie "rasa". "Rasa e verbet asht shndrrue ne Fatin e papercaktuem, qe poeti do te shkoje tue diktue."

Ajo qe e ka mbajtur gjalle gjate dhjete viteve ne burg, perben vepren II ose "Autobiografine", e cila ndahet ne pese pjese. "Juvenilia" mbledh bashke perkthime nga poezite e ciklit "Lundertare". Pjesa e dyte eshte perkthim ne italisht i poezise se vitit 1969, perkthime te lira serish ne italisht dhe anglisht nga "Libri i Burgut", gjithashtu poezi te shkruara per vendin e lindjes. Lexuesi ve re periudhen e zbrazet ne krijimtarine e Pipes, pas hyrjes se tij ne nje "bote te re" (ne vitin 1958 ai arratiset drejt Amerikes). Dy pjeset e tjera te ketij vellimi jane poemat qe ai krijoi gjate qendrimit dhe proves se kesaj bote.

Pipa si perkthyes prej latinishtes sjell ne vepren III "Lyrika latine", perfunduar ne vitin 1958 ne Sarajeve. Behet fjale per dy mije vargje nga lirikat ose copa lirike nga me te njohurat te autoreve latine. Ketu lexuesi gjen "Shenime mbi Metriken", si nje koment estetik per secilin poet. Historiku i lirikes latine perfshin liriken popullore me poetet Lukreci, Katuli, Virgjili, Horaci, petet elegjiake, Properci, Tibuli, Ovidi, Martiali etj. Arshi Pipa per sa i perket perkthimit ben pjese ne ata pak latinist. Gjithashtu keto perkthime ndiqen nga arsyet qe ai jep per zgjedhjen e dialektit ne gegerisht apo toskerisht qe ka shfrytezuar per poete latin te vecante.

Libri IV ose "Shembuj nga lirika evropiane moderne" eshte nje antologji e poezise boterore duke pershkuar rrugen nga Dante tek Rimbaud. Poezite e mbledhura ne kete vellim, Pipa i ka trasheguar prej shokut te rinise Ruzhdi Cobo, fletorja e te cilit i bie ne dore vetem ne vitin '92, kur viziton Shkodren. Perkthimet e ketij vellimi i mbeten struktures ritmike te origjinalit dhe kronologjise. Ato nisin me humanistet italiane Dante, Petrarka, Leopardi dhe perfundon me "aventurieret" simboliste te shek.XIX, ku bejne pjese simbolistet Rimbaud, Baudelaire, Verlaine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:26

Njeriu dhe Vepra

Pjesa eshte marre nga libri i Uran Karakulles "ARSHI PIPA, njeriu dhe vepra"

Kapitulli II

"Besoj se Shqiperia do te jete me te vertet e lire, vetem athere kur shqiptaret do te kene mundesi te lexojne, te studjojne dhe vlersojne veprat e shkrimtareve te tille te medhej si Arshi Pipa."
Martin Camaj


FEMIJERIA DHE ADOLESHENCA

Arshiu u lind në Shkodër në 28 korrik 1920. Kjo është datëlindja që njihte ai. Them kështu, sepse kam gjetur në regjistrin e gjendjes civi]e në Shkodèr, ate të vitit 1930 (nuk kishte regjistër me të vjeter), si datëlindje 13 shkurtin e p0 atij viti. Por kësi punesh në Shqipëri nukjanë fort të rralla....

Ai ishte djalë i vetëm në krye të katër motrave te po një barku. Vëllanë me të madh gjashte vjet para tij, Muzaferin, i kishte të tillë nga babai. Kështu, ishte drita e syrit jo vetëm e prinderve, por edhe I motrave, të cilat gjithë jeten e kane adhuruar. Por kjo nuk do të thotë aspak se në familjen Pipa, per Muzaferin nuk ishte po e njejta gje. Aty nuk bëhej asnjë dallirn ndër dy djemtë e shtëpisë, si nga prindërit, ashtu edhe nga motrat. Jshte një familje me lidhje afektive shumë te theksuara, te pashlyeshme kurrë. Dhe kjo i detyrohet kryesisht nënës se tyre, zonjes se mrekullueshme Hatixhe, shkodrane e përkryer në të gjitha drejtimet, nènës së forte, të dhemshur aq edhe të drejtë den në shkallen e një modeli klasik.

Fëmi I mbarë, I shëndetshëm dhe I bukur, Arshiu ishte njëkohësisht edhe një “lojcak” I madh, si thonë në Shkodër, madjé edhe një “sherret”, domethënë që nuk linte dy gure bashke. Perveç lojrave teper të guximshme me shokët e vet të lagjes, majat e pemeve të larta në oborrin e shtepise a ne kopesht, pusi i thelle dhe kulmi i çatise ishin vendet e preferuara te tij.

Zakonisht femijet dhe adoleshientet çamaroke nuk I nenshtrohen disiplines dhe mësimeve të shkolles. Per pasojë, shpesh perpanimi në mësime ecen çale-çale. Por tek Arshiu ky fare rregulli s’kishte fare vend. Perkundrazi! Tek ai natyra e gjalle dhe dinamizmi I moshës se re harmonizohej qysh në fëmijëni mrekullisht me zellin e madh per shkollen, per rnesimin. Dhe faktet tregojnë se ai qe në kiasèn e pare e deri në mature dilte gjithnje i pari i klasës!

Filloren e kreu tek shko]la e jezuitëve në Shkodrës, e në mos gaboj edhe në vitet e para të gjimnazit. Them vitet e para, sepse gjimnazet atëhere ishin me tetë e nënte klasë, den me vonë madjé, nè kohen e regjimit komunist. Vërtetë ishin te pakte këto gjimnaze para luftès Se Dyte Boterore në Shqiperi, porishin të saktë. Ejo vetëm gjimnazet (ai i Shkodrës, Tiranës, Korces etj.) por edhe shkollat e mesme profesionale, si Normalja e Elbasanit, Norrnalja e Tiranës (vetëm per vajza) dhe Shkolla Teknike Amenikane e Fullcit në Tiranë apo ajo e Kavàjës.

Tek jezuitët Arshiu mori bazat e kultures klasike, me greqishten e vjetër e latinishten dhe per pasoje, kur shkoi të vazhdoje nè Gjimnazin shtetenor te Shkodres, qe quhej atehere Lice, si ai i Korçes dhe i Tiranes, kishte baza te forta per te dale i pari edhe ne dy gjuhet klasike qe permendem me lart. Dhe kèto dy gjuhe ai s'i ndau gjate gjithe jetes. Perkthimet e bollshme, të lena në doreshkrim e deshmojne me se miri kete fakt.

Gjate kohes se arsimimit ne shkollen e jezuitève, ku jepnin mesim klerikë të shquar, i ati, duket per një lloj “ekuilibrimi” kulturash e futi që te ndjeki njekohesisht edhe mejtepin, per te rnesiuar format e moralit islamik. Keshtu Arshiu, deri ne moshen e thyer, mbante mend akoma dhe i recitonte per bukuri shume nga syret e Kuranit arabisht, per çudine dhe admirimin e miqve shkodrane te dhene fort pas kësaj feje, por qe arabishten nuk e dinin fare, as me shkrim e as me lexim!...

Gjimnazi i Shkodres, si thame, ishte fort i dalluar nder ata pak homologet e tij të atèhershem në vendin tone. Dhe kjo pune jo vetem nga programi, por sidomos nga turpi i tij mèsimor, qe perbente ajken e inteligjences shqiptare te asaj kohe, qe te gjithe intelektuale te formuar me se miri, me prirje te theksuara perendimore, por me shpirt teresisht kombëtar. Figura te tilla si Hil Mosi, Mirash Jvanaj, Ndue Paluca, Gjergj Canco, Gjergj Kokoshi, Kolë Kamsi, Skender Luarasi, Anton Deda e tè tjerë si keta, e deshmojne qarte çfare thashe pak me lart. Dhe kjo pune sigunisht ndodhte edhe ne shkollat e tjera te mesme ne Shqiperi të cilat jepnin dije te shendoshe dhe farketonin qytetare te denje te zotet per vendin, farketonin shqiptare të vertete e te denjë, plot humanizem, drejtesi dhe dashuni, den në adhunim per kombin dhe shqiptanizmin. Ne ate kohe, den nè prak te ardhjes se pushtetit komunist në fuqi, shkolla shqiptare mund te krenohej me te drejte se nuk kishte aspak pse t’ia kishte zili shkollave me te mira e prestigjtoze europiane dhe ainerikane!

Por kete e deshmojne edhe plot reivsta arsimore a peclagoejike qe botoheshin ne Shqiperi para Iuftes se dyte boterore si “Laboremtis”, "Norma1isti” etj. Ashtu sic mund te deshmojne mesuesit e nxensit e asaj kohe qe ende jane gjalle sot, e qe po behen gjithnje e me te paket...

Familjaret dhe shoket e tij te moshes se re, me kane treguar se Arshiu, jo vetem qe ishte i pari ne mesinie, por edhe nder me të dalluarit nder lojra, ne gjimnastike e sport. Ndersa i vellai me i madh, Muzafeni, mbasi kishte lojtur futholl ne gjimnaz, kishte arnitur te behet nder asat e skuadres “Vllaznia”, Arshiti ishte efektiv i skuadres se gjimnazit, edhe pse nuk kishte talentin e shpllar Futbollistik te Muzaferit dhe nuk hyn ne skuadren e qytetit. Keto qe them ketu jane te trajtuara me gjere e me sakte tek kujtimet e mjaft sportisteve shkodrane te asaj kohe si dhe te gazetareve sportive te koheve te sotme.

Për guximin tek Arshiu do te sjell tre shembuj nga rnomente te ndryshein te jetes se tij: Kur ishte adoleshent, me tregonte ne Shkoder shoku i tij i moshës, tek vinin ne lurn per t’u lare, Arshiu, si asnje nga shoket etij, hidhej ne pellgun e lumit nga nje shkemb i larte pozicioni i te cilit ishte shumë i rrezikshem per kete pune. Ne Burgun e Burrelit Arshiu hapte sportelin e birucave dhe u hidhte shokeve te denuar atje duhan, ndopak sheqer a ç'te kishte mundur te mbledhi, me rrezik qe po ta shohin rojet, e fusnin dhe ate në biruce, mes dimnit, ne çiniento, vetem me mhathje e kanotjere ne trup, per nje muaj rresht, megjithese ai ishte I semure. Kurse rasti i trete i takon moinentit te arratisjes kur ai can kufinin, bashke me te motren Fehimen, me kobure ne dore, i vendosur te mos bijne ne dore i gjalle me tek rojet.

Me shoke Arshiu ishte, si me gjithe te tjeret i sjellur dhe shume i dashur. Ai i ndihmonte ata vazhdiinisht ne mesimet. Ne albumin e familjes, mes te tjerave ka edhe nje fotografi ku ai eshte bashke me tre shoke te tij te klases, para nje tabele te zeze, ne oborr, tek po man noun e profesonit, ne per gatitjen per provimet e matures. Ne tabele, veç disa shprehjeve algjebrike, ka ne nje ane edhe nje vjershe, me shkrimin e tij të njohur, vjershe qe tregon bukur shpirtin e preokupuar të nxënësve para “tortures” se matures:

Me studime

e numra te shkreta.

kot na shkuen

te rijt e jeta.......

Gjimnazi i kohes së tij si dhe i kohes sime ndahej, mbas semimatures, ne (Iy dege: Reale e klasike. Realja ishte e prirur me fort ndaj shkencave te natyres, me preferim matematiken e fiziken. Klasikja ishte e priru ndaj dijeve humanitare te gjuheve. E Arshiu zgjodhi me deshire ketë të fundit. Duket qe në moshë fare te re ai e kishte percaktuar rrugën e tij në jete. Dhe kjo pune duket edhe nga dy fakte te tjerë. Gazeta “Cirka” e vitit 1936’’, kur Arshiu ishte dy vjet para matures, kishte shpallur nje konkurs poetik.

Ne te mori pjese edhe studenti i klases se gjashte te Gjiinnazit shkodran, i deges klasike, Arshi Pipa. Vjersha e tij me titull “Ne Lamen e Luftes” fitoi çmimin e trete. Ishtë nje vjershe e gjate me plot 26 strofa, secila gashtevangeshe, here me rime e here pa rime. Vjersha ka karakter epiko- lirik. Tema e saj eshtë nje lloj proteste e hapur kunder luftes si nje veprim mizor. qe sjell vetem vdekje. Pra eshte te terthorazi nje hymn per paqen, rnire kuptimin, vllazerimin e njerezve e popujve. Keshtu humanizini i shpirtit te tij nis e nxjerr krye qe ne moshe fare te re, ate te nje adoleshenti gjimnazist.

Prova e tij e dyte e hotuar ne shtypin e kohës, kete here ne lemin e prozes, shifet tek tregiini me titull “Liqeni”, nje tregim lirik, botuar tek “Vatra Shqiptare’’, shtator-tetor 1941. Kjo proze, sigunisht eshte shkruar ne moshe fare te re, por u botua atehere, sic tregon data, nderkohë qe autori i saj ishte tashme pedagog ne gjimnazin e Tiranes dhe jepte filozofi. Nuk e dinie me saktesi se kur poeti Arshi Pipa ka nisur të shkruaje poezi. Por nje gje eshte e .sigurte qe kete pune ai e ka nisur qe ne bangat e gjimnazit te Shkodres. Dhe keto poezi gjimnaziale ne shumicn e tyre do te mbushin me vone faqet e librit te tij të pare me titull “Lundertare" botuar ne Tiranë me 1944.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:26

Te shkolla


Te shkolla qi dikur
pat qene e jona
na prune me bartun gure,
me shty vagona

Por lejshin shoket klaset,
vijshin na shifshin,
na kqyrshin zemerplaset,
e nuk na njifshin!

Pse ata qi ne na ndan
me mure e tela,
<<’T’u rrini larg! –u thane—
Jane kriminela!>>

Por kur filluem nga kanget
tona kombtare,
qi bashke kenduem qe n’banget
nder abetare,

ju pame, o shoke, si u-mrrolet,
si u-ngasheryet,
dhe thirrjes sone i folet
tue hovun kryet

Kendojshim na, nji roje
dhambet kerciste:
<<Ende villni per goje
kangat fashiste?

Ju, qena reaksjonare!
ju, kriminela!
Ju duhet me ju vare
neper cengela!>>

E ju qi kto i ndigjojshit
pa mundu me bza,
kah qielli syt i cojshit:
Deri kur ma?

Por mos u-deshperoni
per ne, ju, shoke.
Se hekri i ktij vargoni,
qi keq na rroke,

Kur len te mishi danga
ka lane stigmate.
Cka sot na shifni pranga
neser asht shpate.

Shenim i autorit:
Gjate vjetit 1947 te burgosunit e Durresit punuen ne ndertimin e rruges afer bregdetit, quejtun sot ''Dalip Tabaku''. Jo fort rruges gjindej asokohe lyceu, para te cilit te burgosunit punuen disa dite. Nder ta kishte shume studente te lyceut. Te burgosunit kenduen disa here, kur kalojshin rrugeve te qytetit, kange kombtare. Auktoritet e burgut nderhyne me force tue perdore kercnime, medje ndeshkime, per me ndalue kanget kombtare. Njena syresh, ajo qi kendohej me shpesh, ishte kanga e Gramenos me refrenin:
“Se mjaft ne roberi,
e mjera Shqiperi!
O djem, rrembeni pushket!
Ja vdekje ja liri!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:26

Kanga martire


Prej qelave nder pranga
ku presim pushkatimin,
o bij t’atdheut ku t’jeni
ju lame na trashigimin.
Prej nesh ju merrni zemer:
s’na trembet syni ne,
s’na dhimben t’rit as jeta
kur vdesim per atdhe.

Luftuem per idealet
e thjeshta kombetare.
Na rame, por mbasi mbollem
virtytin e nje fare
qe jep nder ju filiza
me gjak e bame plle.
Shqiponja e perterime
me vdekjen tone ka le.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:27

Tingullim i Keputur


Sonte kujtimi n'arratit e tija
Tue u vjedhun prej t'errtave llogore
Ndeshi ne anderr ate qe e thirrun prore
Duket vec rralle per trishtimet e mija.

Ishte si te qe stina e pare rinore
kur ja stoliste ballin pafajnia
E m'thonte:"Cka se vdiqa shpejt?
Lumnija nuk qe per mue
E lashe nje permendore!

Jo krejt u-bora ku m'u sos menxyra
Si fryme une endem (a se ndien) rreth teje
Ti prij aty ku te urdheron detyra,
te mproj nga cdo rrezik permes beteje
I qeshen syte i ndriti hir fytyra...
O moter, vorri yt asht mbrenda meje!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:27

Lamtumirë

Mos loto, q'i n'kujtese
Te ruej pa turbullue
Kqyrjen tende plot shprese
Magdalene e pikellue!

Mos qaj! Fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
Ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.

E zymte asht dita e motit
Nuk dij a kem'me u pa....
N'se jo,ti lutju Zotit,
Se mire na jemi nda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:27

Nisje


Lamsh na perlane --cka mundem me rrembye
prej teshash vrik --e na stivuen si thase
nder kamjona, me shqelma tue na rrase;
prangat nder duer, per s'mbrapshti, ashtu mberthye

sa mishi u-nxi mbas pake e u-fry me plase;
mandej per kame e gjoks litarin nye
tri heresh na e pershuen, tue u-derkrye
ma keq mbi ke u-angue a desh t'u flase.

E mbasi kryen, rrethuen nenkolonelin
qi gjithe at kohe kish ndenjun tue soditun
fetyrat tona t'ajtuna, t'gerdheshna

nen klithmat e paza... Ishin djersitun
e fshiheshin me nge. E mbante belin
njeni tue qeshe me llanet e perveshna.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime8th October 2011, 17:28

Elegji për Gac Çunin


Vdiq edhe nji tjetër! Qanje shokë, të ngratin!
Banja t'madhe gjamën! Vdiq tue sosë afatin!
Si, pat hjekë e vuejtun, mbasi shumë qe rrekë
Tue luftue me morden! Vdiq: e lanë me vdekë!

Shtrydhë e shterrun forcash djerreve t'Bedenit,
fill andej përplasun brrakave t'liqenit;
ra e u'mek djaloshi… Vinte i imët kah shtati,
s'ishte për tê kazma, s'ishte për tê shati

Se ktij qielli i fali çka s'i dha secilit:
frymën e muzikës, zanin e bilbilit.
Oh sa herë ndër muzgjet e robnis ai zâ
Zemrën qi lëngonte balçëm ai ju bâ

Dridhej nën zâ letas, mallshëm, melodija,
tash ndër kangë shkodrane, tash n'Ave Maria.
Prante zhurma e dhomës, që të gjithë veshtojshin
Tretun ndër kujtime t'ambla qi ato zgjojshin…

Gac, o shok i vuejtjes, nxânsi im i lashtë,
mâ s'ta gjegja zanin, mâ nuk t'ndesha jashtë!
N'imshtën e Burrelit vorrin ku ta banë
Kur ushton gjethnaja, Gac ti ndoshta fshân?

Fshâj nji kangë lirije qi t'u mbyll n'krahanuer!
Fshâj nji jetë artisti qi pa fryt u-buer!
Fshâj e përmbas teje le t'ankojë shojqnija
qi na njofti vlerën, mbarë t'ankojë rinija!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Arshi Pipa Empty
MesazhTitulli: Re: Arshi Pipa   Arshi Pipa Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arshi Pipa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: