Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 - Gjon Buzuku -

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- Gjon Buzuku -  Empty
MesazhTitulli: - Gjon Buzuku -    - Gjon Buzuku -  Icon_minitime2nd October 2011, 13:09



Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare. Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta. Më e vjetra prej tyre që ka mbëritur deri në ditët tona, është "Meshari„ i Gjon Buzukut (1555). Kush ishte autori, nga ishte, ku punoi, mbi ç'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigjje të plotë. ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe për kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet e mësojmë vetëm nga pasthënia e librit. Gjon Buzuku ishte një prift katolik, një famulltar i thjeshtë, që punoi në Shqipërinë e Veriut, jo larg vendit ku e botoi veprën e tij ndoshta në trevën e Ulqinit e të Tivarit. Siç na thotë vetë,

veprën e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi më 5 janar të 1555, koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj nuk del e qartë.
Libri, ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera nëpër mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj. Është kjo një fatkeqësi apo fatmirësi, s'mund ta themi dot. Ndoshta, po t'a kishte kopertinën ose edhe faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qenë në listën e atyre librave që kane qenë ndaluar nga kisha katolike e Romës.
Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetëm kjo që është e gjymtuar. Kjo , ndoshta është arsyeja që ajo sot gjendet vetëm në një kopje, të fshehur e të harruar që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit.

Kopja që gjendet, me sa duket ka qenë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket , e kanë pasur nëpër duar. Përmbajtja e librit është fetare dhe kryesisht me pjesë liturgjie, pjesë që lexohen e recitohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare. Përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin. Për disa disa tinguj të shqipes, si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i ka gjuha latine, autori përdor pesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore. Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorët pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël.

Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Jemi në kohën kur në Evropë kishte shpërthyer lëvizja për t'u shkëputur nga kisha katolike e Romës, lëvizja që njihet me emrin protestantizëm. Një nga kërkesat kryesore të kësaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhën amtare. Edhe Buzuku, me sa duket, ecën në këtë rrugë, edhe pse kjo është në kundërshtim me urdhërat e Vatikanit. Nga ato që thotë në pasthënie, duket se Buzuku nuk hyri rastësisht në këtë rrugë.

Në rrethanat që ishin krijuar në Shqipëri nga pushtimi osman, kisha katolike e Romës ishte e detyruar të bënte lëshime për t'i vënë fre islamizmit të popullsisë shqiptare. Këtë gjë e kuptoi dhe e shfrytëzoi Buzuku, i nisur jo vetëm nga qëllime fetare por edhe atdhetare.

I ndikuar nga idetë e lëvizjes protestante, Buzuku iu vu punës qe besimtarët shqiptare shkrimin e shenjtë ta merrnin drejtpërdrejtë në gjuhën amtare. Nga ana tjetër, si atdhetar, ai desh të bënte dicka për popullin e vet dhe është i vetëdijshëm se me punën e tij do t'i shërbente popullit të vet, jo vetëm për të dëgjuar e kuptuar përmbajtjen e disa ceremonive kishtare, por edhe se ajo përbën pikënisjen e shkrimit të gjuhës shqipe drejtuar masave shqiptare. Me veprën e tij ai mundohej të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por është edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim. Këto probleme e kanë munduar për një kohë të gjatë autorin, prandaj ai shkruan në pasthënie. U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut , tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom (që të jetë dëgjuar) nse shkruomit shenjtë, nse dashunit nse botëse, sanë, desha me u dedigune përsa mujta me ditune, me zbritunë (me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglojinë …

Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njeri nga qëllimet për të cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku veprën e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara. Në Mesharin e tij gjendet dhe kjo lutje që nuk gjendet në asnjë meshar të botës: Gjithë popullsinë e krishtene, ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut. Nga të gjitha këto del qartë se me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqipëtare dhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që te humanistet u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës së kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit et , në gjuhën shqipe.

Që nga botimi deri më 1740, gati dy shekuj Meshari ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Më 1740, atë e zbuloi në Biblotekën e Propaganda Fides afër Romës autori gjakovar Gjon Kazazi. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Pas kësaj çështja mbeti përsëri në heshtje edhe për më tepër se një shekull deri më 190 , kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi po jo më në Biblotekën Propagada Fides, por në Biblotekën e Vatikanit, në Romë, ku gjendet edhe sot. Me 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet në Biblotekën tonë Kombëtare. Më 1968 gjuhëtari ynë i shquar Eqerem Cabej, bëri një botim shkencor të veprës së Buzukut, duke e shoqëruar me një studim më të gjerë për gjuhën dhe meritat e autorit.

Gjuha e pasur e librit dhe drejtëshkrimi përgjithësisht i ngulitur dëshmojnë se kjo vepër duhet te jetë mbështetur në një traditë të mëparshme të shkrimit të shqipes kishëtare, traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi vendi ynë, me sa duket e kanë marrë me vehte. Por edhe libri i Buzukut krijoji padyshim një traditë për autorë që erdhën pas tij. Të shkruaje në shqip një libër fetar në një kohë kur kjo gjuhë nuk ishte lëvruar si gjuhë kulture, nuk ishte e lehtë. Buzuku ia doli mbane veç të tjerash edhe pse shfrytëzoi pasurinë e gjuhës pupullore si dhe mjaft fjalë të lashta, që ndoshta, i përkisnin traditës së shkrimit të shqipes para tij.

Gjuha e veprës ka në bazë të folmen e Shqipërisë Verilindore, por të bie në sy përpjekja për ta ngritur atë mbi dialektin nga është nisur. Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë edhe pjesë të një proze tregimtare, të një proze me vlera letrare, që dallohet për mjeshtërinë e përdorimit të fjalës, dhe sigurinë e ndërtimeve gjuhësore pak a shumë të qëndrueshme. Meshari i Buzukut ka rëndësi shumë të madhe për historinë gjuhës së shkruar shqipe. Duke krahasuar gjuhën e Buzukut me shqipen e sotme, vërehen zhvillime të ndryshme që ka pasur gjuha jonë që nga shekulli XVI e deri më sot, gati për pesë shekuj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- Gjon Buzuku -  Empty
MesazhTitulli: Re: - Gjon Buzuku -    - Gjon Buzuku -  Icon_minitime2nd October 2011, 13:10







Pasthenia e Mesharit


U Donih Gjoni,biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumë herë se gluha jonëh
nukë kish gjaa të endigluom(3) ensëh shkruomit shenjtë(4), ensëh dashunit(5) sëh
botësë sanëh(6), desha me u fëdigunëh(7) për saa mujtah meh ditunëh, meh zdritunë
pak mendetë e atyneh qi t'eh endiglonjinëh, për seh ata tëh mundëh mernëh(Cool saa hi
naltë e hi mujtunë(9) e hi përmishëriershim(10) anshtë Zotynë atyneh qi tah duonë em
gjithëh zemërë. U lus enbas sodi maa shpesh të vinih em kishëh, përseh ju kini meh
gjegjunë(11) ordhëninë e Tinëzot. E atëh nëh enbaroshi(12), Zotynëh tëh ketëh mishërier
enbii juu, e atah qi u munduonëh dierie tash maa mos u mondonjënëh.E ju t'ini tëh
zgjiedhunitë e Tinëh Zot, e përherë Zotynë kaa meh klenëh me juu: ju tueh endiekunë tëh
dërejtënë e tueh lanë tëh shtrenbënë; e këta(13) ju tueh baam,Zotynë ka me shtuom endër
juu,se tëh korëtë tajh(14) tëh englatetëh(15) dierie ensëh vjelash, e të vjelëtë dierie ensë
enbiellash.

E u' maa due tëh enbaronj vepërënë teme, Tinë Zot tueh përqyem. Endëh vjetët MDLIV
njëhzet dit endëh mars zuna enfiill e enbarova endëh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit.
E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem(16), u duoh tuk të jetëh fajtëh, aih
qi tëh jetë maa hi ditëshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjëh(17) endë e mirë. Përseh nukë
çuditëm seh në paça fëjyem,këjo tueh klenëh maa e para vepërë e fort e fështirëh për tëh
vepëruom enbëh gluhët tanëh. Përseh mund mund e qëllonjinë(18), se fajh të mos banjinë;
përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u' tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh të dyy
anët mëh duhë meh shërbyem. E tash u jam enfalëh gjithëveh, e lutëni Tinëh Zonëh endeh për
muoh.


Shënim :

"Pasthënia ..." është nxjerrë nga fotokopja e origjinalit,që ruhet në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë.
Origjinali gjindet në bibliotekën e Vatikanit,Romë,me këtë shënim katalogu : R.G. Liturgia III,194.
Kjo pasthënie është i vetmi dokument (deri me tani) që na mëson se kush qe autori i librit dhe kur
u përkthye e u botue ky libër.


Sqarime :

( 1) Bdek, Benedekt.
( 2) Tue u kujtuom, tue kujtue, tue sjellë në mend.
( 3) Të endigloum, që kupton.
( 4) Ensëh shkruomit shenjtë, prej shkrimit të shenjtë, prej librave fetarë,
( 5) Ensë dashunit, prej dashurisë.
( 6) Botësë sanëh, gjindjes, popullit tonë.
( 7) Me u fëdigunëh, me u mundue, lodhë.
( Cool Tëh mundëh mernëh, të mund të marrin me mend,të marrin vesh.
( 9) Hi mujtunë, i fuqishëm.
(10) Hi përmishëriershim, fort i mëshirueshëm.
(11) Meh gjegjunë, me gëgjue.
(12) E atëh nëh enbaroshi, e taë punë në e bëfshi,e në veprofshi kështu.
(13) Këta, këtë,këtë gjë.
(14) Tajh, tuaj.
(15) Tëh englatetëh, të zgjatet.
(16) Fëjyem, gabuar.
(17) Tah trajtonjëh, ta ndreqë.Tueh klenëh etj.:kuptohet që kjo është e para vepër që përkthen
Buzuku;
mund të nënkuptohet edhe se ai nuk njeh tjetër vepër të përkthyer para tij.
(18) Nukë mund e qëllonjinë etj., nuk mund t'ia qëllonin aq mirë punës sa të mos bënin gabim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- Gjon Buzuku -  Empty
MesazhTitulli: Re: - Gjon Buzuku -    - Gjon Buzuku -  Icon_minitime2nd October 2011, 13:12

Vepra e Buzukut, ne rrafshin poetik dhe estetik


Gjon Buzuku eshte pa dyshim nje nga koloset e kultures shqiptare. Ai eshte nismetari i madh. Emri i pare i Bibliotekes se Gjuhes Shqipe. Kryevepra buzukiane eshte kompedium linguistik me vlera te pazevendesueshme jo vetem ne rrafshin e shqipes se kultivuar, por dhe ne rrafshin me te gjere te albanogjise e te studimeve krahasimtare ballkanike. Skematika filologjike e tekstit te Buzukut ka rendesi te shumefishte, polivalente. Wshte pike referuese dhe pertej kufijve te percaktuar filologjike. Per ne ka rendesi qe Buzuku te konceptohet shume me teper nga c'eshte paraqitur nga skema e tekseve shkollore apo nga studiuesit qe te ndikuar nga koncepte politizuese e idologjizuese nuk kane pare pertej gjethes pyllin. Ne 1582, u be reformimi i kalendarit, u zevendesua kalendari julian me ate gregorian. Ky reformim llogariti 10 dite me pak ne baze te nje analize kalendarike me te sakte. Kjo do te thote se kemi nje zhvendosje te datave kur Buzuku nisi dhe mbaroi librin e tij. Sic dihet, ne Pasthenie, Buzuku shprehet se e nisi vepren me 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Kalendari gregorian mbas 1582 korrigjon perfundimisht keto limite dhe ne duhet te themi, sic e vuri per here te pare ne dukje prof. Dh. Shuteriqi se Buzuku e nisi librin e tij per ta shkruar me 10 mars 1554 dhe e mbaroi me 24 dhjetor 1554. Data e botimit te librit behet nje vit me e hershme.

Ne do te percaktojme ne kete shkrim nje teze studimore qe i jep vlera Buzukut edhe si shkrimtar e krijues i mirefillte. Natyrisht qe Buzuku eshte perkthyes i madh. Edhe perkthyesi duke respektuar ekuacionet e gjuheve, ne te cilat ai realizon konvertimet gjuhesore ka megjithate nje liri krijimi, sidomos ne ndertimin e struktures sintaksore apo edhe ne zgjedhjen e pershtatshme leksikore. Por, te shtrosh tezen se Buzuku ishte me teper se kaq do te thote ta vleresosh ate me teper se sa roli i perkthyesit. Nje studim me i kujdesshem i librit te Buzukut na ben te mundur te gjejme ne tekst shume elemente te rinj dhe konkretisht edhe fragmente proze apo dhe poetike, origjinale.

Proza origjinale poetike te Buzukut

Dihet qe Pasthenia e librit eshte proze origjinale e Buzukut e shkruar me stilin e njohur biblik. Kjo proze permban te vetmet te dhena biografike te identitetit te autorit madje dhe te vepres. Nga kjo pikpamje Pasthenie eshte si te thuash nje lloj leter njoftimi.

Sic e ka vene ne dukje buzukologu me i madh, prof. Eqerem Cabej, ne parashtrimin e prozave te ungjijve, por sidomos ne ato te sakramenteve te shenjta, Buzuku perdor shume fjale dhe shtesa nga vetja. Keshtu do te shihen pjeset qe ben per pagezimin, apo per martesen ne kishe, Buzuku ka krijuar dialogun duke perdorur si emer shembulli emrin e tij, Gjon. Ne pyetjet dhe pergjigjet Gjoni del si nje personazh i gjalle nga gjiri i popullit ne mardhenie me ritin dhe liturgjine kishtare. Gjithashtu ne lutjet origjinale te shkruar nga Buzuku u permenden shenjtoret kryesore, qe lidhen me traditen kishtare ne Shqiperi, Buzuku kerkon edhe shpetimin e popullit shqiptar dhe ne menyre biblike shprehet per largimin e semundjes se mortajes, qe me sa duket qe bere nje lloj apokalipsi per Shqiperine por edhe per vende te tjera europiane. Ky eshte nje element me rendesi per kroniken e kohes. Ne prozen origjinale te Buzukut ne shohim edhe fraza, qe ngjajne me proverba popullore. Keshtu eshte per shembull shprehja e Buzukut, qe ne qofte se shqiptaret do te jene te devotshem do te zgjaten te vjelat deri ne kohen e te korrurave dhe te korrurat deri ne kohen e te mbjellave. Kjo menyre te shprehuri ka
metaforike te brendeshme. Flet per kulture te madhe gjuhesore.

Poezi dhe himne

Ajo qe te bie me teper ne sy ne krijimet origjinale te Buzukut eshte pikerisht mozaiku me proza poetike apo himne ku flitet edhe per vete personin e Buzukut. Wshte fakt qe Buzuku "shih folio XII verso, shtylla e pare e fotokopjes se "Mesharit") dy vargjet e kenges latine:

"Ave maris stella

Dei Mater alma"

i shqiperoi:

"Ty te falemi, o uilli i detit

e Ame e denje e Timezot"

Me vlera te vecanta poetike jane sidomos shqiperimet e psallmave apo fragmentet nga "Kenga e kengeve". Ne kete konceptim Buzuku ben edhe himnet e tij, oratio, ku lutet per shpirtin e vet me nje ndjeshmeri te pazakonte njerezore e theks emocional te larte. Po botojme per here te pare lexuesit, tekstet e plota te kater poezive origjinale te Gjon Buzukut. Per arsye te kuptimshmerise dhe te veshtiresise qe paraqet shqipja e vjeter, ne keto krijime te tij po i japim ne gjuhen letrare.

I.

O Jezu Krisht, shpetuesi i tere botes,

shperblyesi i shpirterave, mbret i pavdekshem,

Une te lutem Dom Gjoni sherbetori yt

per psallmet qe i padenje te kendova

liroje shpirtin tim nga mekatet,

qetesoje zemren time serisht per ata,

qe ne te keqen ecin ne te padrejten pa ligje,

liroje trupin tim, mos jete simbol mekati,

qe ne te keqen ecin, ne te padrejten, pa ligje,

te mos me afrohet mekati i deshires per grua,

largoni tere te liqte qe Satani m'i afron,

ata qe duken dhe qe jane te padukshem,

qe me shtyjne te mos eci ne rrugen e Zotit,

O, Zot, i tere rruzullimit te qofsha fale

qe vete jeten e mban, ne jete te jetes. AMIN !

II.

O Zot qe krijove token dhe qiellin

ndigjoi edhe lutjet e mia tani

meshirome se per ty i kendova psallmet

une i padenji per ty duke t'u lutur

denjome mua sherbetorin tend te varfer

te me japesh shendet per trupin e mendjen,

per te bere pastrimin mekatar para vdekjes,

me ndihmo te lirohem nga mekatet e mia,

te kem mundesine qe jeten tjeter

me te shenjtet e tu te kem pergjithmone

atdheun e jetes se ameshuar. AMIN !

III.

O Zot i te gjalleve dhe i te vdekurve

shpetues i te gjitheve qe s'do vdekjen e mekatimet,

me bej te ndryshoj per mire e te jetoj, ndjeme,

te lutem ty, afrome mua, Gjon Buzukun,

m'i prish te shkruarit e tere mekateve,

se une ty te pelqej, degjo lutjet e mia.

Zot per mua e per gjithe njerezit e gjakut tim,

per miqte e mi e per armiqte e mi,

per te gjallet si dhe per te vdekurit. AMIN !

IV.

O Zot qe urdherove te nderojme taten e memen

ki meshire per shpirtin e prinderve te mi

falu mekatet atyre dhe mua se bashku me ta

per te patur gezimin e drites se jetes se pasosur,

per Krishtin, zotin tone AMIN !

Krijimet e mesiperme ndodhen ne faqet 54 e 55 te librit. Ato jane shkruar me frymezim. Duke imituar shkelqyeshem stilin solomonik. Ne to Buzuku paraqitet si poeti i pare origjinal ne gjuhen shqipe. Eshte nje poet i nje fryme europiane per sa i perket kultivimit te gjuhes se tij si dhe te menyrave konceptuale bashkekohore qe beheshin e perdoreshin nga shume poete te tjere bashkekohes ne kontinentin tone. Duket koncepti i kultures perendimore europiane ne keto krijime. Nga ato mesojme se prinderit e Buzukut nuk jetonin me, si dhe vete Buzuku nuk ishte i martuar. Ky fakt i fundit ka rendesi per te shtuar se Buzuku nuk la mbas vetes femije qe do t'i trashegonin emrin. Ne paraqitjen e mesiperme te poezive te Buzukut ne jemi mbeshtetur ne kontrapuntin ritmik te teksteve te tij, ne nje llogaritje te rreshtave ne baze te rrokjeve dhe njekohesisht kemi bere kthimin ne gjuhen letrare, duke ruajtur dhe respektuar ritmiken dhe vete kontrapuntin qe thame. Mendojme se kjo eshte nje ngjarje e vertete kulturore, nje kumt me rendesi te jashtezakoneshme per historine e letersise dhe poezise shqiptare ne shekuj. Figura e Buzukut fiton permasa te reja. Lartesohet me shume. Mendoj se do te ishte me interes botimi me vete i fragmenteve ne proze e poezi qe jane krijime te mirefillta te ketij autori te pavdekshem. Ky botim do te ishte padyshim tekstologjik dhe filologjik, por edhe i kthyer ne gjuhen letrare. Nje shembull me vlera na dha keto kohet e fundit studiuesi kosovar i filologjise klasike prof. Engjell Sejdaj, i cili ktheu ne gjuhen letrare "Ceten e profeteve" te Pjeter Bogdanit. Botimi ne kete menyre i nje kolosi tjeter te gjuhes dhe kultures sone ben te mundur, qe te vendosen lidhje me direkte por edhe estetike me vlerat e trashegimise. Keshtu lexuesi bashkekohor, qe perben publikun e gjere mund te kaperceje veshtiresite e arkaizmave apo te strukturave qe kane evoluar ne gjuhe per te shijuar e per te krijuar lidhje shpirterore me autoret tane te vjeter, yllesia e te cileve jo vetem qe perben nje krenari te madhe per kombin por eshte e dimensinuar edhe ne kuadrin e kultures europiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





- Gjon Buzuku -  Empty
MesazhTitulli: Re: - Gjon Buzuku -    - Gjon Buzuku -  Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
- Gjon Buzuku -
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nga ditari i Gjon Nikollë Kazazit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: