Ballafaqimi me situatën në të cilën partnerët,
bashkëpronarët ndërmarrin aktivitetet e ndryshme afariste për të cilat janë të
vetëdijshëm se nuk janë etike, do t’ju sjellin në situatë të palakmueshme. Ju
do të ballafaqoheni edhe me punëtorët, të cilët janë të vetëjdishëm për
shmangien nga rregullat dhe mënyrat e sjelljes etike, prandaj kërkesa e
menaxhmentit dhe e pronarëve që në mënyrë të detyrueshme ose duke të kushtëzuar
të ndërmarin aksione joetike.Punëtorët do të vijnë dhe do të pyesin se çka do të thotëkjo, si do të veproni ju?Sigurisht se kjo situatë i provokon punëtorët, sepse
kërkohet nga ata që të realizojnë aktivitete që nuk janë të rregullta. A do të
kërkonit ju që dikush në ndërmarjen tuaj – ku ju jeni duke punuar, t’ju
detyrojë që të kryeni punë të dyshimta nga aspekti etik me aksion të thjeshtë -
“shko më tej, për të aritur më larg”? Nëse po, ju me vetëdije po kryeni punë që
është joetike.
Luftoni joshjen. Mbani qëndrim. Thuani “ JO “ memirësjellje.Mos akuzoni njerëzit e tjerë për të qenurit tuaj joetik,
por merrni qëndrim të prerë në vend të fjalës “UNË” për të përshkruar ndjenjat
tuaja rreth një aktiviteti joetik, por përsëri duke ditur që t’u thuhet JO
gjërave të cilat kanë elemente joetike.
Gjendja e vërejtjeve dhe shqetësimeve pa ndonjë akuzim
- Unë kam shqetësim serioz për
këtë, dhe për këtë unë kam nevojë për mirëkuptimin tuaj.
- Haptas besoj se kjo është
gabim, për shkak…
- Unë nuk do të bëjë diçka që e
di se është gabim…
Qëllimi i një aksioni alternativ për të cilin ju e dini
se është etik
- Unë mendoj se çka ju dëshironi
të realizoni, por unë di një rrugë më të mirë për ta bërë këtë….
Kërko ndihmën dhe pëlqimin e njerëzve
- Realisht unë kam nevojë për
ndihmën tuaj.
- Unë duhet të jem i sigurt se
ajo çka jemi duke bërë ne të dy është e rregullt.
- A do të më bashkagjiteni edhe
ju në këtë punë?
Siç dihet, për çdo ditë ka tregime të reja lidhur me
akuzat që u bëhen bizneseve të ndryshme, të cilat akuzohet dhe hetohen për
shkak të kundërvajtjeve të ndryshme etike.
Hulumtimet që janë bërë në shumë kompani të mëdha, të
cilat janë të akuzuara për veprime joetike, pasqyrojnë se shumë politika
joetike janë të elaboruara sipas porosive.
Pika kyçe, e cila duhet të mbahet mend sa i përket etikës
në biznes, pavarësisht nga kodi i etikës, programet etike dhe departamentet e
veçanta, është se ndërmarrjet nuk sjellin vendime nga fusha etike. Individët
bëjnë zgjedhje të ndryshme etike. Ndërmarrjet duhet të krijojnë një rrethinë
dhe një ambient në të cilin veprojnë dhe krijohet një atmosferë e këndshme
etike. Por, duhet të themi se njerëzit e biznesit janë ata të cilët etikën e
zbatojnë në praktikë.
Për të ndihmuar që të veprohet në mënyrë etike ose për të
eliminuar veprimet joetike ka disa porosi/rregulla për veprimin etik të
biznesit:
LIGJILigjet janë të krijuara që të ndihmojnë funksionimin e
shoqërisë. Veprimet të cilat mbështeten në to, aksionet dhe aktivitetet
afariste janë të ligjshme dhe etike. Shpeshherë njerëzit duhet ta pyesin veten:
A është i ligjshëm aktiviteti im? A i dini ligjet sa i përket ndonjë
qeverisjeje të aktivitetit. Në tërësi, injorimi i ligjeve nuk është arsyetim
për thyerjen e tyre.
RREGULLAT & PROCEDURATNdërmarrjet hartojnë politika dhe procedura specifike që
ta ndihmojnë funksionimin e biznesit të tyre në mënyrë të përshtatshme. Në
mënyrë tipike, këto rregulla janë krijuar dhe respektohen për të zhvilluar
mënyrat dhe rrugët për realizimin e suksesshëm të synimeve të ndërmarjes.
Rregullat dhe procedurat janë krijuar me qëllim që ta
bëjnë ndërmarrjen më të suksesshme dhe ta largojnë nga problemet të cilat
reflektojnë probleme të cilat rezultojnë me shkelje dhe lëndim të etikës në
biznes.
VLERATNëpërmjet përvojave të ndryshme, shoqëria përpiqet që
jetën e përgjithshme dhe atë ekonomike ta rregullojë në mënyrë institucionale
nëpërmjet ligjeve, qofshin ato që u dedikohen veprimeve shoqërore, qofshin ato
të cilat janë të lidhura dhe prekin sferat e politikave ekonomike dhe të
zhvillimit ekonomik në tërësi. Këto ligje i forcojnë vlerat, forcojnë
funksionimin dhe krijojnë barabarësinë në aktivitete. Nëse ka shmangie, atëherë
drejtpërsëdrejti i godet në mënyrë joetike pjesëmarrësit e kësaj shoqërie në
aspektin më të gjerë, si krijues të këtyre rregullave dhe, në veçanti, njerëzit
të cilët kanë të bëjnë dhe janë të lidhur me afarizmin e ndërmarrjes.
NDËRGJEGJJASensi i brendshëm shpirtëror se a është diçka në rregull
apo është gabim/ jomorale është i zhvilluar tek njerëzit. Ata vetëm duhet ta
pyesin veten se a dëshirojnë t’i dëgjojnë sinjalet nga brendia – shpirtërore -
se diçka s’është etike, a dëshirojnë që në mënyrë të kulturuar ta bindin veten
dhe të tjerët përreth se njohuritë e tij sugjerojnë se diçka nuk është në
rregull, se ka shkelje të etikës, se diçka është gabim, jomorale dhe se për
këtë duhet të thuhet JO.
A do të dëshironit që ndonjë aktivitet i juaji të
përfundonte me diçka që ju do t’ju bënte në fund fajtor, ose a do të vinit
shenjën e barazimit në mes të veprimit tuaj (në ndonjë rast që të rezultonte me
diçka joetike) dhe personalitetit tuaj. Sigurisht se do të thoni: NUK do ta
bëja këtë, ndërgjegjja ime është e formësuar ndryshe. Prandaj, vazhdimisht
pason pyetja: Si të themi në mënyrë të kulturuar JO dhe ta kemi ndërgjegjjen e
pastër ashtu siç pretendojmë.
PREMTIMETBiznesi mbështetet në besim. Është një bindje ndaj asaj
që keni thënë dhe përmbushjes së premtimeve ndaj të tjerëve (konsumatorëve,
klientëve, furnitorëve, punëtorëve) nëpërmjet aktivitetit ekonomik. Dhe,
sigurisht, duhet të ndaleni dhe të pyeteni a do të krijojë besim më të madh ajo
çka kemi premtuar dhe ajo çka bëjmë, çka kemi realizuar?
IDOLETSecili person në jetë, në mënyrë të vet, ka një idol
(hero). Ai mund të jetë prindi, profesori, trajneri, ndonjë luftëtar,
shkrimtar, shok etj. Dhe për këtë zakonisht kur ndërmirren aktivitete të
ndryshme nga fusha e biznesit, duhet të pyetemi: a do të vepronte IDOLI im në
këtë mënyrë siç jam duke vepruar.
Përdorimi i gjashtë udhëzimeve të cilat do t’ju ndihmojnë
që aktivitetet tuaja të jenë etike.
Dr. Ymer Havolli