Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjuha e ekonomise - Mjaft ndihmuese per fillestaret

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 27330
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 34
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Gjuha e ekonomise - Mjaft ndihmuese per fillestaret Empty
MesazhTitulli: Gjuha e ekonomise - Mjaft ndihmuese per fillestaret   Gjuha e ekonomise - Mjaft ndihmuese per fillestaret Icon_minitime2nd October 2011, 09:00

Si qe eshte ne disiplinat e tjera shkencore,
terminologjia dhe gjuha qe perdoret ne ekonomi, shpeshhere eshte e
pakuptueshme per studentet qe sapo fillojne te studiojne ekonomin. Per
ti kuptuar me mire keto e qe ne ardhmen te mos keni probleme, ne vazhdim
do te jepen disa definicione me te rendesishem:

INPUTET – jane te mirat dhe sherbimet qe shfrytezohen nga ana e firmave ne procesin e prodhimit, me qellim qe te prodhohen outpute.
OUTPUTET – jane te mirat dhe sherbimet e ndryshme
por qe jane te dobishme dhe qe perdoren per konsumin final ose qe
shpenzohen per prodhimin e metejshmem si repromaterial.
PRODHIMI – eshte proces I transformimit te resurseve ne te mire ose sherbime te dobishme.

PRODHUES – eshte cdo individ, ose grup I
individeve, qe bejen transformimin e resurseve ne outpute te perdorshme
dhe te dobishme per shoqerin.
PUNA – eshte kuptim me I gjere, qe perfshine
aftesite e ndryshme fizike dhe mendore (intelektuale) te njeriut qe mund
te perdoren per prodhimin e te mirave dhe sherbimeve.
CMIMI – vleren e dickaje e shprehur ne para, ose sasi e parase e paguar per te.
Ekonomistet e perkufizojne cmimin “ekuiliber” te mallrave dhe te
sherbimeve ne nje ekonomi konkurruese tregu si nje nivel ne cilen
kerkesa I korenspondon ofertes.
PASURI – kapitali, parate, zoterimet, pronsite ose gjdo gje tjeter qe ka vlere materiale.
DOBI – aftesia e mallrave dhe e sherbimeve per te
plotesuar nevojat ose deshirat e individit. Meqense dobia ka te beje me
vlersim subjektiv dhe varet nga shijet individuale te konsumatorit,nuk
matet me mase standarde.


FITIMI – te ardhurat neto qe grumbullohen nga
prodhimi I sukseshem ose nga shitja e mallrave dhe e sherbimeve, d.m.th.
E gjithe ajo qe I mbetet ndermarresit pasi te jene bere te gjitha
pagesat.
KONSUM – blerje dhe perdorim e mallrave ose I
sherbimeve per plotesimin e deshirave individuale ose per prodhimin e
mallrave ose te sherbimeve te tjera.
MALLRA – artikuj ose sende me vlere, relativisht te paketa, te prodhuar nga sektoret e ndryshem te industrise, minierave, bujqesise.
SHERBIME – aktivitete ekonomike, si transporti,
bankat, sigurimet, telekomunikacioni, argetimet, keshillimet – qe
normalisht konsumohen sapo te prodhohen ne dallim nga mallrat ekonomike
qe jane me te prekshme.
OFERTE – sasia e nje malli apo sherbimi qe
shitesit e vene ne dispozicion per ta shitur me nje cmim te caktuar, ne
nje kohe dhe treg te caktuar.




KAPITAL – jane te mirat e prodhuara qe mund te
shfrytezohen ne forme te inputeve te metetjshme ne prodhimin e te mirave
te tjera materiale (rruget, kompjuteri, ndertesat). Vecoria kryesore e
te mirave kapitale eshte se ato perdoren per prodhimin e te mirave te
tjera.
PRONE – nje aset, pronesia e te cilit krijon te
drejten per perfitime materiale aktuale ose te ardhshme te mrojtura me
ligj. Termi prone I referohet jo vetem zoterimit te te mirave, si toka,
por edhe aseteve me pak te prkshme si proceset e prodhimit, markat
tregetare.
NDERMARRESI – nje person qe merr pergjithesine per
organizimin, drejtimin dhe riskun ne prodhimin e mallrave dhe te
sherbimeve. Ne teori, iniciativa e tij/saj duhet te sjelle fitime nese
ashte stabile ose te sjelle humbje nese jo.
NDERMARRESIA – paraqet dhuntine e veqante qe disa
njerez kane per te organizuar burimet e tokes, te punes, dhe te
kapitalit per te prodhuar te mira materiale, duke kerkuar mundesi te
reja biznesi dhe duke zhvilluar menyra te reja te kryerjes te puneve.


TOKA – me kategorin “TOKE” nuk mendohet vetem ne
siperfaqen e rruzullit toksore, ajo perfshin edhe te gjitha lendet e
para qe mund te perfitohen ne natyre. P.sh linjiti, masa drurore,
uji.etj e qe quhen resurse natyrore.
RESURSET – jane te mirat e siguruara nga vete
natyra ose nga gjeneratat e meparshme, qe perdoren ne menyre te
drejtperdrejt ose te terthorte per plotesimin e nevojave te tyre.
FIRMA – eshte subjekt I pavarur ekonomik, qe
perdor resurset ekonomike per te prodhuar te mira ekonomike ose
sherbime, me qellim qe te njejtat t’I shese ne tregun e caktuar. Efektet
e globalizmit kane bere qe kerkesa te rritet, konkurrenca me e ashper
se kurre, dhe lufta per mbijetese te firmave nuk ndalon as edhe per nje
cast. Vetem firmat mire te organizuara, fleksibile, inovative dhe te
pergjegjshme arrijne qe te mbijetoje.
RISK – mundesia per fitime ose humbje, ne vartesi te suksesit ose te deshtimit te nje ndermarrjeje prodhuese, tregetare ose financiare.
VLERA – vlera e brenshme e mallrave dhe e
sherbimeve te caktuara, perkatesisht te identifikueshme me sasine e
parave me te cilen mund te kembehen ne nje kohe te caktuar.


TEKNOLOGJI – njohuri mbi mjetet dhe metodat e
prodhimit te mallrave dhe te sherbimeve; zbatimi I shkences ne prodhimin
dhe ne shperndarje qe sjell krijimin e produkteve te reja, proceseve te
reja, proceseve te reja te prodhimit ose metodave te efektshme.


Gjuha e ekonomise - Mjaft ndihmuese per fillestaret 2
NDARJA E EKONOMISE
Jeta ekonomike ne globalizem eshte mjafte e nderlikuar. Ajo mund te
veshtrohet ne kuader te disa niveleve, si nivelin: mikro, makro, mezo
dhe mega ekonomik. Ne literaturen bashkohore ekonomike, perveq ndarjes
tradicionale kemi edhe ndarjen e zgjeruar ku perfshihet ekonomia e re
(e-ekonomia).
MIKROEKONOMIA – eshte fushe e vecante e shkences
ekonomike qe studion sjelljet dhe qendrimet individuale te disa
komponenteve te shoqerise qe jane: sektoret prodhues, firmat dhe
amviserite. Mikroekonomia, ne parim studion sjelljet dhe qendrimet e
subjekteve dhe tregjeve te caktuara. Me nivelin mikroekonomik
nenkuptojme analizen e sjelljes dhe funksionimit te subjekteve te
vecanta ekonomike sic jane firmat apo kompanite, si dhe analiza e
menyres se si ndertohen cmimet dhe pagesat ne nje treg te caktuar.
Mikroekonomia eshte fushe e ekonomise qe merret me sjelljen e
njerzve dhe llojshmerit. Meqense ato nderlidhen me njesi relativisht te
vogla- nje individ, nje firm, nje industri, nje treg me vete.
-Kriza e viteve `30




MAKROEKONOMIA – si fushe e ekonomise, studion funksionimin ekonomise kombetare si nje teresi.
Markroekonomia merret me studimin e asaj se si ne kuader te nje
ekonomie kombetetare percaktohet niveli dhe shtimi I prodhimit, studion
problemet e inflacionit, papunsise, analizohet se si disa dege
zhvillohen me shpejte e disa me ngadale. Poashtu studion se si operohet
me madhesit e pergjithshme si qe jane: te ardhurat kombetare, GDP,
oferta, kerkesa e teresishme, investimet etj.
Rendesia e makroekonomise, qendron edhe ne faktin so ajo nuk bene
vetem pershkrimin e fenomeneve dhe proceseve ekonomike, por ajo
njkohsisht edhe I analozon ligjeshmerite dhe ndervarshmerit e tyre. Nga
ana tjeter, njohja me fenomenet makroekonomike individeve u ofron
mundesin e parashikimit se si do te zhvillohen proceset ekonomike ne te
ardhmen, d.m.th. t`I parashokije problemet ekonomike ne te ardhmen.




Qellimet e Mikro dhe Makroekonomise



Qellimi

Mikroekonomia

Makroekonomia

Prodhimi

Outputi I firmes ose
Industrise

Outputi kombetare

Cmimet

Cmimet individuale te te
mirave dhe sherbimeve

Cmimet agregate

Te ardhurat

Distribuimi I te ardhurave
dhe pasurise

Te ardhurat kombetare

Punesimi

Ne firme, dege ose aktivitet te caktuar

Ne tere ekonomine
Kombetare

MEZOEKONOMIA – eshte fushe e vecante e shkences
ekonomike, e cila studion nivelet e ndermjetme qe gjenden ne mes njesise
atomike te mikroekonomike (firmes) dhe tersise makroekonomike. Objekti I
stidimit te mezoekonomise, eshte qe te studioje: deget, sektoret,
rejonet etj. dhe shpeshehere theksohet se mezoekonomia merret me
studimin e veprimit te korporatave multinacionale.
MEGAEKONOMIA – studion fusheveprimin e komplekseve
nacionale dhe multinacionale, problemet globale te njerezimit, tregjet
financiare nderkombetare, perparsite dhe dobesit e procesit te
globalizmit, ndotjen e ambientit jetesor.
EKONOMIA E RE (ekonomia e re) – interesimi per
“ekonomine e re” eshte rritur gjate gjysmes se shekullit te XX, kur
ekonomia amerikane arriti norma te larta por dhe jo stabile te shtimit
ekonomik. Ekonomia e re, e-ekonomia apo si quhet ndryshe ekonomia
informative, jane terma per produkte te reja, sherbimet dhe tregjet qe
jane te lidhura me perdorimin e kompjutereve, komunikimeve mobile e
vecanerisht internetit, e qe I japin shtytje te posacme zhvillimit
ekonomik.


EKONOMIA POZITIVE DHE NORMATIVE SI QASJE E ANALIZES SE FENOMENEVE EKONOMIKE
Ne jeten e perditshme mund te dallojme, ekonomin pozitive dhe normative.
Ekonomia pozitive pershkruan faktet dhe sjelljet
ne ndonje ekonomi kombetare, p.sh. Cilat jane pasojat e varferise ne
shoqeri. Ekonomia pozitive jep pergjigje:si p.sh. Cfare sjellje do te
kene duhanxhinjte nese tatimi per cigare rritet ose pse ekonomit e
ish-vendeve socialiste ishin me pak efikase ne krahasim me ekonomit e
shteteve te ekonomise se tregut?, pra ekonomia pozitive nuk merr
parasysh vlersimet subjektive. Ekonomia pozitive eshte pershkruese dhe
mund te perbehet nga thenia se “papunsia eshte e larte ” ose nga logjike
me fjalet se “nese ekonomia ringjallet, papunsia do te zvoglohet”.
Ekonomia pozitive shpjegon proceset ekonomike, fenomenet dhe
kategorite e ndryshme ekonomike, si dhe pershkruan varshmerite si dhe
pasojat e sjelljeve te agjentve te ndryshmen ekonomik. EP shqyrton
raportet qe mund te verifikohen, p.sh.” Nese cimimi I cigares rritet,
njerezit do te blejne me pak” ose “nese rritet oferta e parase, niveli I
cmimeve do te rritet”.


EKONOMIA NORMATIVE – perfshin rregullativen etike
dhe qendrimet rreth vlerave te caktuara ekonomike, p.sh. Ekonomia
normative pergjigjet ne pyetjet nese te varferve duhet dhene ndihme
sociale apo duhet mundesuar qe te punseohen.Ne keto pytje dhe pytje te
ketij lloji nuk mund ti jepen pergjegje te sakta, zgjedhjet mund te jene
te ndryshme, dhe ne keto raste perdoret etika per qendrimet e caktuara
vlersuese ne vend te fakteve. Shume dilema apo probleme te tilla
zgjidhen nepermjet vendimeve politike, ne vend te njohurive ekonomike. Ekonomia normative I studion vlersimet-hipotezat, perkatesisht “si do te duhej te jete” nderkaq ekonomia pozitive e vene akcentin “kjo qe eshte”.
Per dallim nga ekonomia pozitive, pergjigjet ne ekonomin normative
vertetohen ose deshmohet shume me veshtire. Njohurit e individit nga
ekonomia pozitive I mundesojne qe te zvogloje ne mase te theksuar
deshprimet.
Ekonomia normative shpjegon se cfare do te duhej ose do te ishte me mire te ndodhte.




AKTIVITET EKONOMIKE
Prodhimi – eshte aktivitet ekonomik, njerzit patjeter duhet te
prodhojne te mira materiale apo sherbime per t’I plotesuar nevojat e
tyre.Ky aktivitet duhet te zhvillohet pa nderprerje, d.m.th. Njerzit
duhet te riprodhojne-perserisin prodhimin qe te mund te jetojne.
Procesin e prodhimit mund ta analizojme nga aspekti ekonomik dhe teknik. Ana ekonomike e prodhimit nenkupton qe me efekte sa me te vogla te arrihen rezultate sa me te medha, poashtu perfshin edhe aspektin shoqeror.
Ne procesin e prodhimit askush nuk mund te hyje si nje individ I
izoluar, po ne mardhenje te caktuara me c’rast cdo prodhues eshte I
varur nga lidhjet e shumta shoqerore me individet e tjere.
Problemi I pare I prodhimit ne sferen e prodhimit
eshte struktura e prodhimit, perkatesisht CKA te prodhohet, cilat lloje
te mallrave dhe sherbimeve dhe CFARE sasie. Problemi I dyte
eshte metoda e prodhimit, perkatesisht si te prodhohet ose si te behet
konbimnimi I faktoreve te prodhimit (puna,toka,kapitali< nga menyra e
kombinimit mvaret edhe efikasiteti I prodhimit. Dhe problemi I trete edhe se per ke te prodhohen keto te mira.
Qellimi I fundit eshte shpenzimi I te mirave, pasi qe te mirat e
prodhuara duhet te shperndahen ne mes te antareve te shoqerise edhe
perkunder faktit se te gjith nuk kane marre pjese ne procesin e
prodhimit.




NDARJA E NEVOJAVE
Ndarja me e pergjithshme e nevojave mund te te behen ne nevoja personale dhe te perbashketa.
Nevojat personale jane ato nevoja me te cilat plotesohen nevojat e
individeve (ushqimi, veshmbathja) ndersa te perbashketa jane ato neovoja
qe I takojne nje numri me te madh njerzeve(shkollat, spitalet,
restorantet).




SISTEMET EKONOMIKE

Ekonomia tradicionale – ekonomia e prodhimit natyror, sipas te
ciles zgjidhja e problmeve ekonomike bazohej ne baze te traditave sic
jane; trashegimia e zejeve, satusi social, etj. Ekonomia tradicionoale
eshte sistemi me I vjeter ekonomik ne te cilin prodhohen produkte te
njejta dhe kushtet per kembim nuk kane egzistuar, kjo lloj ekonomie ne
te shumten e rasteve eshte e mbyllur dhe veteplotsuese..
Ekonomia e tregut – eshte ekonomia e prones private mbi resurset
dhe e meshtetur ne mekanizmat e tregut te kerkeses dhe ofertes per
zgjedhjen e probleve ekonomike. Marrja e vendimeve edhe e decentralizuar,
d.m.th. Individet marrin vendime te pavaruara ekonomike. Ne mekanizmin
ideal te tregut, keshtu quhet ekonomia e paster e tregut, perjashtohet
mundesia e perzirjes se shtetit neceshtjet ekonomike, kjo nenkupton
lirin e plote dhe autonome te forcave te tregut.
Ekonomia komanduese – ne kete sistem ekonomik pjesa me e madhe e
firmave gjendet ne pronesi shtetrore. Te gjitha zgjedhjet ne kuader te
prodhimit, shperndarjes dhe kembimit te mirave materiale, merren ne
menyre te centralizuar, apo “dora e dukshme” e tregut.




Ekonomia mikste (e perzier) – ne kushtet e tashme te ekonomise
botrore, ne kuader te ekonomive moderne, modelet e prezantuara te
sisteve ekonomike nuk funksionojne ne forme te paster.Ekonomia reale qe
eshte prezente ne shumicen e shteteve sipas rregullit permban elemente
te tri sistemeve qe I permendem.




TIPET – LLOJET E EKONOMISE

Ne kushtet e tanishme, funksionimi I ekonomise se tregut nuk eshte I
njellojte neper shtetet e ndryshme. Varresisht nga ajo se si veprojne
mekanizmat e tregut dhe se cfare roli luane shteti ne rregullimin e
jetes ekonomike dhe ne shtimin dhe zhvillimin ekonomik, vecohen tipe te
ndryshme te ekonomise se tregut dhe ate:
1.Anglosakson
2.Aziatiko-lindor-japonez
3.Kontinental (gjerman)
Sistemi anglosakson I ekonomise se tregut mbeshtet
besimin gjitheperfshires te efikasitetit te mekanizmave te tregut si
dhe ne efektshmerine shume me te larte te subjekteve private ne krahasim
me ato shtetrore.
Ne sistemin japonez shteti I eshte dhene roli
paresor ne percaktimin e qellimeve te strategjise zhvillimore, dhe se
nga shteti pritet qe te beje por dhe qe te jete I afte t’I mobilizoje te
gjitha fuqite eknomike per arritjen e qellimeve me pare te
parashtruara.




Ne sistemin gjerman, zhvillimi I strategjive
nacionale eshte I pakuptimte. Ne kete sistem si ne ate anglosakson,
zhvillimi kuptohet si nje proces I hapur dhe evolutiv qe pershpjetohet
permes vendimeve makroekonomike.
Me kete rast shtetit I eshte dhene per detyre, qe per ato subjekte
ekonomike qe jane per vetveten, te zhvilloje dhe te hartoje rregulla
respektivisht te krijoje kornizen ligjore dhe te mbikqyre se si I
respektojne rregullat keto subjekte.


SI TI ZGJEDH TREGU TRI PROBLEMET PARESORE EKONOMIKE
Cka do te prodhohet. Kjo percaktohet me votat
monetare te konsumatoreve (parate), jo ne cdo 2 ose 4 vjet si zgjedhjet
parlamentare ose presidenciale, por sipas vendimeve ose zgjidhjeve
ditore te pronareve te parave, se cka do te blejne me ato para. Motoja e
prodhimit ne ekonomine e tregut eshte maksimizimi I profitit. Ne kete
rast firmat jane te interesuara te prodhojne ato produkte qe kane cmim
dhe kerkese me te larte. Cmimet e tregut I japin impulse prodhuesve se
cka dhe sa te prodhojne.
Si te prodhohet – kjo sfide percaktohet ne baze te
konkureneces ndermejet prodhuesve te ndryshmen ne treg. Menyra me e
mire per prodhuesit e ndryshmen eshte qe sa me me sukses ta perballojne
konkurencen e cmimeve dhe ne anen tjeter te rrisin fitimin e tyre ne
shkallen me te larte, duke I zvogluar shpenzimet ne mase me te madhe,
duke aplikuar metodat me efikase te prodhimit.
Per ke te prodhohet – kjo percaktohet ne baze te
ofertes dhe kerkeses ne treg te faktoreve te prodhues. Tregjet e
faktoreve prodhues I percaktojne pagat, rentat e tokes, dividentat,
kamatat dhe profitet dhe keto cmime quhen cmimet e faktorve prodhues. Ne
shperndarjen e produktit ndikim kane: te ardhurat e popullsise,
aftesite e trasheguara,fati, ose nga shkalla e diskriminimit racor ose
gjinor.Shoqeria percakton se sa te mira ose sherbime per shtresat e
pasura apo te varfra.




PARIMET E EKONOMISE
10 PARIMET E EKONOMISE
(4+3+3)


?1-4 – Si I marrin individet vendimet e tyre (parimet e vendosjes individuale);
?5-7 – Si ndikojne individet njeri ne tjetrin (ndervarshmeria e tyre)
?8-10 – Si funksionon ekonomia
?
?
Parimi 1: Individet gjithehere ndeshen me zhgjedhjen
?Shperndarja e kohes se lire;
?Shperndarja e buxhetit familjar;
?Shperndarja e te ardhurave kombetare per shpenzimet per armatim ose ne te mira konsumuese
?Shperndarja e barres tatimore ne qytetar/ndermarrje (linear apo proporcional)


Parimi 2 : Shpenzimi I dickaje eshte heqja dore per te fituar ate (shpenzimi oportun)

?Shpenzimi I dickaje eshte vlera e asaj per te cilen heqim dore (abstenojme) ;
?Gjate zgjedhjes se alternatives bejme krahasimin e shpenzimit dhe
te dobise te cdo alternative ( a eshte dobia e zgjedhjes se nje
alternative e vlefshme ndaj shpenzimit te plote oportun) ;
?Te regjistrohemi ne fakultet apo jo ;
?Te zgjedhimin profesionin x apo y
?
?Blerja e dy te mirave. Sa do te sakrifikojme njesi te mires A, per te rritur kosumin e te mires B per nje njesi.






Parimi 3: Individet racional mendojne per rastet kufitare (margjinale), per dobine dhe shpenzimet margjinale.

?A duhet t’I vazhdojme studimet edhe per 1 vit;
?A duhet rritur vellimin e prodhimit edhe per nje njesi;
?A te blejme edhe 1 njesi te se mires A.
Parimi I 4: Individet reagojne ndaj ndryshimeve dhe stimulimeve.
?Ndikimi I ndryshimit te cmimit ne kerkesen ose oferten e nje te mire;
?Ndikimi I rritjes se tatimit ne shpenzimet e benzines.




Parimi I 5: Tregtia cdo kend mund ta sjelle ne pozite me te mire.

?Tregetia I mundeson individeve ose shteteve qe te specializohen
per ate qe me se miri mund ta punojne (prodhojen), rrespektivisht ne ato
veprimtari ku kane perparesi komparative.
?
?Nese tregetohet edhe me te tjeret, individet mund te blejne me shume te mira dhe sherbime me cmime me te lira.
?
?Ky parim shpjegon edhe arsyen pse kombet tregetojne me njeri tjetrin.






Parimi I 6: Tregjet sipas rregullit jane menyra me e mire per te organizuar aktivitetet ekonomike.

?Ekonomia e planifikuar – qeverisja e centralizuar dhe ekonomia e tregut – qeverisja e decentralizuar
?“Dora e padukshme” – e Adam Smith, Pasuria e Kombeve 1776
?Cmimet jane instrument shume I rendesishem permes te cilave dora e padukshme I orientone aktivitetet ekonomike;
?Cmimet (qe lirshem formohen ne treg) pasqyrojne edhe vleren e
ndonje te mire ose sherbimi per shoqerine, si dhe shpenzimin qe e barte
shoqeria per te prodhuar ate te mite ose sherbim;
?Ndikimi I tatimit ne alokimin e resurseve;
?Ndikimi I cmimeve te kontrolluara ne alokimin e resurseve




Parimi 7: Qeverite nganjehere mund te permisojne rezultatet dhe efektet e tregut.

?Tregjet funksionojne vetem nese me ligje ose akte nenligjore mbrohen te drejtat pronsore;
?Aftesia e individit ose grupit me te vogel te individeve qe te bejen ndikim te theksuar ne cmimet e tregut;
?Ndikimi I veprimit te nje individi ne mireqenjen e individit tjeter;
?Shperndarja me e drejte e mireqenjes ekonomike.
?
Parimi I 8: Standardi jetesor I individeve te nje shteti varet nga aftesia per te prodhuar te mira dhe sherbime.

?Standardi jetesor ne nje shtet varet nga shkalla – niveli I produktivitetit te punes;
?Produktiviteti – sasia e te mirave dhe sherbimeve te prodhuara per nje ore te kohes se punes.




Parimi 9: Cmimet rriten kur shteti shtyp me shume kartemonedha (para).

?Ne rastet kur shteti shtyp me teper kartemonedha, vie deri tek
inflacioni, rritja e teresishme e nivelit te cmimeve ne ate shtet;
?Shkaku I inflacionit eshte rritja e sasise se parase.
?
Parimi I 10: Cdo shoqeri ne afat te shkurter ballafaqohet me zgjedhjen ne mes te inflacionit dhe papunsise.

?Ne rastet kur rritet saia e parase ne qarkullim, vie deri tek inflacioni, por
?Ne afat te shkurter deri tek zvoglimi I papunsise (lakorja e Filipsit)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
Gjuha e ekonomise - Mjaft ndihmuese per fillestaret
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Primo Shllaku: Gjuha shqipe pa gegnishten asht si gjuha shqipe pa tosknishten
» Gjuha e trupit në intervistë për punë
» Getoar Mjeku: Arsimi dhe gjuha e njësuar në Kosovë, Thikë me dy tehe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Administrim Biznesi-
Kërce tek: