Duaje TëndenE dua se është e imja…Qëllimi i kësaj fushate është që të vendosim këtë shenjë në çdo
prodhim të vendit, në mënyrë që ato të identifikohen më lehtë nëpër
dyqane dhe pika tjera të shitjes.
Fillimisht, ato do të vendosen nëpër prodhime si letra të vogla
ngjitëse, deri të inkorporohen nëpër dizajnet përkatëse nga vetë
prodhuesit e vendit.
“Duaje tënden” është nismë e Lëvizjes
VETËVENDOSJE!, që ka për qëllim promovimin e prodhimeve të vendit, për ta nxitur zhvillimin ekonomik.
Sot, në kohën e një krize të madhe globale, vendit tonë i duhet më
shumë se kurrë ta zhvillojë ekonominë, t’u sigurojë qytetarëve vende
pune dhe mirëqenie sociale, duke i përkrahur prodhuesit e vendit.
Edhepse jemi treg i lirë me konkurrencë të hapur, secili prej nesh
duhet ta ketë parasysh se prodhimi i vendit duhet të ketë përparësi jo
vetëm se është i yni, por se të gjithë përfitojmë nga kjo.
Për më tepër, nëse blejmë prodhime të huaja, posaçërisht ato nga
Serbia, ne jo vetëm që u ndihmojmë ta zhvillojnë vendin e tyre, por u
ndihmojmë të kenë më shumë para për ta dëmtuar vendin tonë.
Prandaj, duaje tënden, se është më e mira. Ndoshta jo gjithmonë, por nëse e përkrah, i ndihmon që të përmirësohet.
Duaje tënden, blej prodhime të vendit.
Së shpejti, ky website do ti paraqesë të gjitha prodhimet dhe
prodhuesit e vendit, bashkë me shumë informata tjera të rëndësishme që
kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik.
burimi: http://www.duaje.com