Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si te shkruhet nje leter motivuese?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 27330
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 34
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Si te shkruhet nje leter motivuese? Empty
MesazhTitulli: Si te shkruhet nje leter motivuese?   Si te shkruhet nje leter motivuese? Icon_minitime2nd October 2011, 08:15

Parathënie
Pamarrëparasysh se sa e mirë është rezymeja juaj, duhet të keni edhe
një letër motivuese të shkruar mirë, e cila do të shkojë bashkë me
rezymenë. Letra juaj e motivimit mund të shpjegojë se pse ju jeni
personi i duhur për pozitën për të cilën ju po aplikoni dhe një letër e
tillë e mirë ndihmon që rezymeja juaj të shikohet. Ndiqni hapat e
mëposhtëm që të bëni një letër motivimi të shkëlqyer dhe t’i jepini
vetes mundësi për punën e re.


Hapi 1: Para se të shkruani letrën tuaj të motivimit



  1. Gjithmonë shkruani një letër motivimi kur të dorëzoni një rezyme, edhe nëse postimi i punës nuk e ka kërkuar një.
  2. Një letër e mirë motivimi mund të inkurajojë punëdhënësin tuaj të ardhshëm që të konsiderojë rezymenë tuaj.
  3. Hulumtoni mbi kompaninë për të cilën e shkruani letrën e
    motivimit, para se të shkruani letrën. Duke ditur në lidhje me
    nevojat momentale dhe planet e së ardhmes do t’ju ndihmojë të shkruani
    një letër që tregon çfarë vlere do të keni.

………………………………………………………………………………………………



Hapi 2: Zgjedhni një stil të letrës së motivimit



Ka dallime të vogla në llojin e letrës së motivimit që ju do të duhej të dërgonit.



Letrat e motivimit në lidhje me postim të punës:




  1. Përmendni postimin e punës, ose në një rresht të letrës suaj të motivimit ose në përbërje të letrës.
  2. Përmendi se ku e keni parë postimin e punës.
  3. Ju sigurisht dëshironi t’i përgjigjeni shpejtë postimit të
    punës, por duke bërë hulumtim në lidhje me kompaninë do d’ju bëjë
    juve të dalloheni.



Letrat e motivimit përmes postës elektronike




  1. Shumë letra të motivimit dergohen përmes postës elektronike, që
    do të thot se ato ndikohen nga ajo se a do ta hapë punëdhënësi
    rezymenë e bashkëngjitur.
  2. Letrat e motivimit përmes postës elektronike janë zakonisht më
    të shkurtëra sesa letrat tradicionale, pra përfitoni nga tema për
    të bërë postën tuaj elekrtonike që të dallohet. Mos përfshini vargun e
    përgjithshëm “Dorëzimi i Rezymesë”, vetëm nëse ajo specifikisht
    kërkohet.
  3. Sigurohuni që të përfshini emrin tuaj të plotë dhe informatat e kontaktit në postën elektronike.
  4. Germëzimi dhe gramatika llogariten edhe në postë elektronike!



Kërkesa të letrës së motivimit




  1. Një letër e kërkesë i dërgohet menaxherit të përgjithshëm të punësimit, jo në përgjigje të postimit të punës.
  2. Një letër e kërkimit duhet prapë se prapë të shpjëgojë llojin e punës që ju e dëshironi.
  3. Edhe nëse nuk jeni duke aplikuar për një punë të caktuar, ju
    prapë duhet të tregoni që keni hulumtuar në lidhje me kompaninë dhe
    të shpjegoni se si aftësitë tuaja i përmbushin kërkesat e
    kompanisë. Tregoni se si ju do të kishit vlerë për ta.
  4. Shkruani që do të shkoni deri në fund të mundësive të mundshme, dhe pastaj bëni ashtu!

………………………………………………………………………………………………



Hapi 3: Filloni letrën tuaj të motivimit




  1. Sigurohuni që emri juaj, adresa, numri i telefonit dhe posta elektronike janë në krye të letrës.
  2. Rregullat për postë elektronike janë më të thjeshta, por ju prapë dëshironi që këto informata të jenë në mesazhin tuaj.
  3. Kurrë mos dërgoni letër motivimi departamentin gjeneral të HR
    (burimeve njerëzore) ose të adresuar si I dashur Zotëri/Zonjë. Në
    vend të kësaj, zbuloni se kush është përgjegjës për punësimin e
    pozitës që kërkoni dhe adresojeni letrën tek ai person.
  4. Sigurohuni që të germëzoni emrin korrekt dhe përdorni titullin e duhur.
  5. Telefononi kompaninë që të merrni këto informata, nëse është e
    nevojshme, përvec nëse kompania specifikon të mos telefonohet.
  6. Përdorni përshëndetje profesionale:

E dashur Sara: – Shumë joformale

E dashur znj. Gashi: – Hapje e mirë

7. Përdorni emrin e plotë të adresuarit nëse nuk jeni i sigurtë se cilin titull të përdorni.

………………………………………………………………………………………………







Hapi 4: Shkruani letrën tuaj të motivimit




  1. Nëse aplikoni për një punë specifike, sigurohuni që të referoni pozitën në letrën tuaj.


  • Përmendni se ku keni dëgjuar për pozitën.
  • Nëse ka ndonjë ID numër të punës, shkruajeni atë.
  • Ju nuk dëshironi të jeni të flakur tutje nga një rekrutues i shqetësuar.


  1. Tregoni që keni hulumtuar për pozitën dhe për kompaninë.
  2. Flisni se si aftësitë tuaja përshtaten me kërkesat e pozitës,
    në mënyrë që të depërtojë tek lexuesi dhe të theksojë interesin
    tuaj.
  3. Mundohuni që të përfshini informata të reja kur përshkruani se
    si i plotësoni kushtet e pozitës, në vend që të përsërisni se çfarë
    është e shkruar në rezymenë tuaj.

    • Kjo mund të nënkuptojë një zbulim më të thellë të diçkaje në
      rezymenë tuaj, apo një temë të lidhur e që nuk është përshtatur në
      rezyme.

</li>
  • Mos përdorni shumë “unë” apo “mua”, ose të flisni për nevojat
    dhe dëshirat tuaja; shpjegoni se si do të jeni të vlefshëm për
    kompaninë dhe se si ju mund t’i ndihmoni atyre.
  • Jini pozitivë në letrën tuaj. Askush nuk ka dëshirë të punësojë një punëtor të pakëndshëm.
  • Mbani mënd, letra e motivimit duhet të jetë e shkurtër; duke
    qenë fjalëshume dhe duke shkruar më shumë se tre paragrafë nuk mund
    t’i ndihmojë shansat tuaja.

  • ………………………………………………………………………………………………



    Hapi 5: Përfundoni letrën tuaj të motivimit




    1. Jepni numrin e telefonit dhe postën elektronike më të mirë ku mund të ju kontaktojnë dhe kërkoni lexuesin që të kontaktoni.
    2. Mund të shkruani që do të kaloni nëpër letrën tuaj dhe ta
      shpjegoni atë. Por jini të siguruar që nëse e shkruani ta bëni atë!

      • Ju nuk duhet të harxhoni shumë kohë në kalimin tuaj nëpër
        letër; konfrimimi i rezymesë dhe letrës suaj të motivimit është e
        mjaftueshme.
      • Nëse puna kërkon që të mos telefononi, rrespektojeni këtë.

    </li>

    ………………………………………………………………………………………………



    Hapi 6: Korrigjoni para se ta dërgoni letrën tuaj të motivimit




    1. Sigurohuni që letra juaj e motivimit nuk ka gabime
      drejtshkrimore dhe gramatikore. Një letër motivimi është një shans që
      tregon se ju dini të shkruani qartë dhe me aftësi.
    2. Kërkojini shoqërisë dhe familjes të lexojë dhe korrigjojë letrën për ju.
    3. Letra juaj e motivimit është po aq e rëndësishme sa rezymeja juaj, pra ndani kohë dhe bëjeni atë të përkryer.



    ………………………………………………………………………………………………



    Cka të mos bëni në letrën e motivimit




    1. Mos u shprehni se pse ju nevojitet një punë. Shpjegoni se si
      duke ju punësuar juve i ndihmon kompanisë, e jo se si ajo mund të ju
      ndihmojë juve!
    2. Në fillim të letrës së motivimit nuk ka nevojë të përfshihet nevoja juaj e rrogës.
    3. Letra juaj e motivimit nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe.


    ………………………………………………………………………………………………
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    https://uni-prizren.albanianforum.net
    Administratori
    Administrator
    Administrator
    Administratori


    Numri i postimeve : 1038
    Pikët : 27330
    Reputacioni : 49
    Join date : 17/02/2011
    Age : 34
    Location : Prizren
    Drejtimi : Administrim Biznesi

    Si te shkruhet nje leter motivuese? Empty
    MesazhTitulli: Re: Si te shkruhet nje leter motivuese?   Si te shkruhet nje leter motivuese? Icon_minitime15th October 2011, 21:46

    Nje shembull si shkruhet letra motivuese



    Emri i Kompanisë
    Emri i Personit Përgjegjës

    Adresa e Kompanisë

    Telefoni

    E-mail

    Faqja e Kompanisë



    Emri Juaj
    Adresa Juaj

    Telefoni Juaj
    Emaili Juaj (emaili duhet të jetë profesional jo emri007, por e.mbiemri, ose emri.mbiemri ose emri.m ose m.emri)


    Asistent Marketingu


    I nderuar zotëri ...../ E nderuara zonja .......,

    gjatë kërkimit në gazetën XXXXX gjeta se ju ofroni vend pune, si Asistent Marketingu. Me këtë letër, unë aplikoj për vendin e punës që ju ofroni.


    Nëse keni përvojë:


    Unë kam qenë i angazhuar në një kompani xxxxx (lloji i kompanisë dhe jo emri i saj) për xxxxx vite ku kam patur rolin xxxxxx. Gjatë kësaj kohe kam arritur të fitoj përvojë shumë të mirë duke realizuar projekte marketingu.


    Nëse sapo keni mbaruar shkollën ose keni vetëm njohuri mbi
    atë lëmi:


    Unë kam arritur titullin Bachelor në Administrim Biznesi, drejtimi Menaxhim Marketingu. Gjatë studimeve kam pasur xxxx kurse
    ku kemi studjuar çështjet e marketingut dhe gjatë së cilës kohë kemi realixuar xxxxx projekte



    Nëse u kërkohen njohuri kompjuteristike::


    Kam njohuri jo profesionale të nivelit të lartë në IT, ku njoh shumë mirë: paketën e MS Office, paketën e OpenOffice.org, programe tjera të rëndësishme për byro si dhe kam njohuri shumë të mira për kërkime në internet.

    Kam bindjen se,duke kombinuar njohuritë dhe përvojën time profesionale me ekipin tuaj me synime drejt së ardhmes, ju keni bër zgjidhjen e duhur e cila do u plotësojë vendin e lirë me ndyshim të suksesëshëm.



    Do më gëzonte ftesa për intervistë nga ana juaj.




    Përshëndetje të sinqerta,


    (n[b]ënshkrimi)


    Emri Mbiemri
    P.S. Pasi të e keni përpiluar letrën e konvertoni në formatin PDF.)
    Mbrapsht në krye Shko poshtë
    https://uni-prizren.albanianforum.net
     
    Si te shkruhet nje leter motivuese?
    Mbrapsht në krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Si të shkruhet një Autorizim
    » Shikoni se si shqiptari shkruan nje leter nga gurbeti

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
    Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Hapësirë e lirë :: Këshilla për studentët-
    Kërce tek: