Alber Kamy (1913 - 1960)
Alber Kamy u afirmua qysh ne veprat e para si një nga shkrimtaret me te fuqishem te shek XX.Ne veprat e tej nderthuret arti i hijshem me mendimin e thelle, teknikat e sofistikuara te tekstit me çështjet themelore te qenies. Për te kuptuar Kamyne, duhet kaluar nëpër letersite greke e romake, nëpër historite e freve e te filozofise, duke mberritur te shrimtaret e mendimtaret klasike e moderne.. Veç kësaj, rrethanat e posacme te jetës e formuan Kamyne me një ndjeshmeri nga me te volitshmet për artin. Lindur ne Algjeri nga baba francceze e nene spanjolle, te Kamyja u poqen ne një harmoni fatlume, fantazia arabe, intelekti latin dhe eleganca hispanike. Për të gjitha këto, vepra e tij perben një dukuri origjinale dhe me një vlerë te spikatur te letersise moderne..
Jeta.U lind me 7 nenteo 1913.. Ne saje te presionit te babait, i ngjek rregullisht studimet deri ne universitet, ku diplomohet për Filozofi. Ne vitet tridhjete ai kalon sprova te shumta ne jetë dhe piqet nëpër pervoja gjithefareshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital për tuberkulos por i shpeton vdejes por jo kurimeve te vazhdueshme..
Harton romanin e rinise
"Vdekja e lumtur", te cilën nuk pranon ta botoje për se gjalli.
Viti 1937 shenon çast vendimtar ne jetën intelektuale te Kamyse.. Boton librin " E mbrapshte dhe e mbara" me ese te rinise.
Ne vitin 1939 boton një tjetër libër me ese
"Dasem". Me pas punon ne gazetat seriose te Algjerit dhe shkrimet e tij i boton ne një përmbledhje "Aktualet"
Behet i njohur me 1942 me botimin e esese filozofike
"Miti i Sizifit", sfide krenare e njeriut ndaj universit te dhunes e te pakuptimte qe Kamyja e emerton me emrin ..absurd.. Po atë vit boton romanin
" I Huaji", pasqyrë e brishtesise se njeriut dhe e vuajtjes prej absurdit.
Krimtaria e Kamyse pasurohet dhe me dy drama.
"Kalikula", me 1944, pershkrim poetik i cmendurise njerëzore te misheruar ne figuren e perandorit romak, Kalikula. Drama tjetër është " te drejtet" himn i sakrifices për liri.
Veper tjetër është eseja
"Mendime për gijotinen", ku dënon heqjen e denimit me vdekje.
Botime te tjetër është . romani "Murtaja", qe mbahet si një nga romanet me te mira te shek XX, ku i bëhet një sinteze qendreses njerëzore ndaj të gjitha formave te tiranise.
Botimi i esese
"Njeriu i revoltuar" me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamyse sulmin e ashper te intelektualeve te majte franceze, me ne krye Sartrin dhe një lloj izolimi, te cilin ai e vajti thelle. ne këto vite deshperimi e vetmie ai shkroi vepren e tij me pesimiste e te zymte "Renia", aktualizim i paraboles biblike mbi gjendjen e njeriut si mekatar dhe i pandreqshem.
. Me 1957 suksesi letrare i Kamyse vleresohet me çmimin Nobei.
Kamy e gjen vdekjen nga një aklsident automobilistik me 4 janar 1960.
Doreshkrimi i paperfunduar i Kamyse është roman
i "Njeriu i parë", qe e botuan me pas te paplote me 1994.
Kushdo qe ka lexuar një vepër çfarëdo të Kamyse, kupton se ky është një autor i një lloj te veçantë.