Litiumi është një element kimik dhe radhitet tek metalet e lehta. U zbulua në vitin 1817 nga Johan August Arfwedson. Emri i tij rrjedh nga fjala e gjuhës së vjetër greke "lithos" (gr. Λιθος), që e ka kuptimin “gur”, pas që litiumi për herë të parë u vërtetua në shkëmbinj. Litiumi është prej gjithë metaleve më i lehti. Hyn shumë shpejt në reaksione kimike dhe për këtë nuk gjendet i lirë në natyrë. Stabilitet kimik tregon në ajër plotësisht të thatë dhe në temperaturë dhome. Në ajër me lagështi krijon shumë shpejt në sipërfaqen e tij një shtresë ngjyrë hiri, që përbëhet nga oksidi i litiumit. Është shumë shpesh pjesë përbërëse e ujit mineral.
Përhapja e tijLitiumi gjendet në shumë minerale të natyrshme: Amblygonit (LiAl(PO4)F), Kryolithionit (Li3Na3[AlF6]2), Lepidolit, Petalit (LiAl[Si2O5]2), Trifilin (Li(FeII,MnII)[PO4]) etj.
Në masë të madhe, që përdoret edhe në ekonomi, gjendet në Kili (Salar de Atacama), në ShBA (North Carolina dhe Nevada), në Kanada, Australi dhe në Zimbabvea. Në treg vjen në përgjithësi si karbonat i litiumit (Li2CO3).
ProdhimiProdhimi i litiumit metalik bëhet me anë te elektrolizës së një përzierjeje, e cila përbëhet në peshën e saj nga 52% klorid të litiumit dhe 48% klorid të kaliumit. Kjo përzierje ka temperaturën e shkrirjes 352 °C. Litiumi i lëngët mblidhet në sipërfaqen e elektroliteve dhe kështu mundet shumë lehtë të ndahet nga qeliza elektrolite.
Po ashtu është e mundur të fitohet litiumi me anë te elektrolizës së kloridit të litiumit në piridin. Kjo metodë është shumë e përshtatshme për laboratorët e vegjël.
PërdorimiLitiumi përdoret në bateritë dhe akumulatorët e kualitetit të lartë. Në mjekësi përdoret, sidomos në formën e kripërave të litiumit si p.sh karbonati i litiumit, si medikament në terapinë e sëmundjeve psikike afektive bipolare.
Më tutje përdoret si mjet për prodhimin e hidridit të litiumit dhe amidit të litiumit, si mjet reduktues në kiminë organike dhe në rafinerinë e metaleve.
Pasi që në krahasim me hidrogjenin mund të konservohet më lehtë, izotopi i tij 6Li përdoret së bashku me deuterin në formë të deuterit të litiumit (LiD) apo së bashku me deuterin dhe tritiumin (Li2DT), si reagens fillues në reaksionin bërthamor të bombës hidrogjenike .
Në fizikën atomike përdoret shumë, pasi që ka, si metali i vetëm alkalik, një izotop fermjonik, dhe për këtë arsye përdoret në studimet e efekteve të gazeve kuante si p.sh në teorinë BSC. Pasi që ka po ashtu një rezonancë të gjerë, mundëson të caktohet sipas nevojës distanca në mes të atomeve, dhe në këtë rast po për shkak të kësaj rezonance, nuk është e nevojshme që fushat magnetike të mbahen në mënyrë precize.
Një përdorim i ri teknik vjen nga ndërtimi i aeroplanëve, ku Airbus ka paraqitur idenë, që në të ardhmen trungu i aeroplanëve të gjeneratës së re (A350) të ndërtohet nga legurat e litiumit dhe aluminit.
Lidhjet kimike të litiumit
Alumin-hidridi i litiumit
Bromidi i litiumit
Karbonati i litiumit
Kloridi i litiumit
Fluoridi i litiumit
Hidridi i litiumit
Hidroksidi i litiumit
Jodidi i litiumit
Nitrati i litiumit
Oksidi i litiumit
Sapunët e litiumit
Niobati i litiumit