Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 - TEORIA E NUMRAVE _

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

- TEORIA E NUMRAVE _ Empty
MesazhTitulli: - TEORIA E NUMRAVE _   - TEORIA E NUMRAVE _ Icon_minitime30th September 2011, 01:34

Teoria e numrave është degë e matematikës së pastër e cila merret me studimin e vetive të numrave në përgjithësi, e posaçërisht atyre të plotë, si dhe me një klasë më të gjerë problemesh të cilat dalin nga studimet e tilla.
Ndër problemet elementare që studiohen janë plotpjestueshmëria e numrave, kriteret për gjetjen e numrave të cilat plotësojnë ndonjë kusht të caktuar, shpërndarja e numrave të thjeshtë, gjetja e numrit të particioneve të një numri natyral.
Disa autorë teorinë e numrave e identifikojnë me aritmetikën, për dallim nga algjebra e cila merret më shumë me numra simbolik. Kontribuuesit më të mëdhenj në teorinë e numrave janë: Gauss, Legendre, Hardy, Ramanujan, Litlewood, Rogers, Rieman etj.
Teoria e numrave është një ndër disiplinat me përdorim me te gjere te matematikes. Ashtu si dhe disa disiplina të tjera, ajo bënë pjesë në matematikën e zbatuar.

Teoria analitike e numrave
Objekti kryesor i teorisë së numrave është studimi i numrave të plotë e në veçanti i numrave natyrorë, vetitë e tyre si dhe mardhëniet që i rregullojnë ato.Është një nga fushat me interesante të algjebrës,analizës matematike si dhe matematkës në përgjithësi.Me të drejtë Gausi këtë disciplinë e ka quajtur edhe “MBRETËRESHËN E MATEMATIKËS” . Është një nga degët me të vjetra e cila njihej edhe nga grekët e vjetër si psh : Pitagora (569-500 p.k. ) ; Euklidi ( ?-350 p.k. ) ; Erastoteni (276-196 p.k.) dhe Diofanti ( ?-250 p.k. ).
Deri vonë është menduar se Teoria e Numrave ka qenë një disciplinë e kulluar teorike por rreth 500 vjet më parë është zbuluar se ajo ka një zbatim tepër efikas në praktikë si edhe në kriptografi ku janë ndërtuar një sërë sistemesh kodimi me bazë Teorinë e numrave e sidomos operimin me numrat e thjeshtë (numrat prim), shkencën e kodimit të të dhënave, teorinë e automateve, etj.
Periudha moderne e Teorisë se Numrave fillon në vitet 1500 pas Krishtit me Claude Bacher (1581-1638) dhe vazhdon me kerkimet mjaftë të rëndësishme të Pierre Fermat (1600-1665) dhe Leonard Euler (1707-1783). Me 1801 Carl Friedrich Gauss (1777-1855) botoi librin e famshem “Disquisitiones arithmeticae” Në të cilin shkroi të gjitha përfundimet e rëndësishme të arritura nga shkenca për Teorine e Numrave si dhe mjaftë ide të reja interesante të tij.
Në ditët e sotme kjo disiplinë vjen mjaftë e zgjeruar dhe e ndarë në tre drejtime të cilat e marrin emrin e tyre nga instrumentat matematike të cilat përdorin :
Teoria Klasike e Numrave e cila përdor metoda krejtësisht të pastra teorike numerike.
Teoria Analitike e Numrave e cila operon me metodat bazë të analizës matematike e veçanërisht me metodat bazë të funksioneve komplekse.
Teoria Algjebrike e Numrave e cila operon me metoda totalisht algjebrike dhe veçanërisht me konceptin e idealeve dhe fushave algjebrike.
Disa pika kyçe të Teorisë së numrave (të paktën të teorisë elementare të numrave) janë studimi i numrave prim, plotpjestueshmëria,rrënjët primitive, format kuadratike,ekuacionet e diofantit,thyesat e vazhdueshme,implementimi i saj ne shkencat e tjera, etj..
Me anë të thyesave të vazhdueshme është vertetuar së pianoja nuk mund të akordohet në menyrë perfekte.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
- TEORIA E NUMRAVE _
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Drejtimet tjera :: Matematikë - Informatikë-
Kërce tek: