Algoritmi në matematike dhe informatikë, është një veprim i përcaktuar saktë për zgjidhjen e një problemi ose të një lloji të caktuar problemesh. Algoritmi mund të përkufizohet si një ecuri që lejon të fitohet një rezultat i dhënë duke ndjekur, në një renditje të përcaktuar, një tërësi hapash të thjeshtë që përkojne me veprimet e zgjedhura nga një tërësi e kufizuar. Algoritmi pra, është ecuria që krijon përgjigjen për një pyetje , çështje ose zgjidhjen e një problemi me një numër të kufizuar hapash.
Me fjalë të thjeshta, "algoritmi" është edhe një recete kuzhine, ose pjesa e librit të udhëzimeve të një makine larëse që shpjegon si programohet (paracaktohet) një larje, ose programimi i televizorit me anën e telekomandës, për t´u shuar pas një kohë të caktuar etj.
Në bazë të përkufizimeve të mësiperme, përftojmë katër vetitë themelore të algoritmit:
Vijimi i udhëzimeve duhet të jetë i kufizuar
Ai duhet të sjellë një përfundim
Udhëzimet duhen të jenë të zbatueshme
Udhëzimet nuk duhet të jenë të paqarta.