Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tetë këshilla për të kërkuar punë

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Tetë këshilla për të kërkuar punë  Empty
MesazhTitulli: Tetë këshilla për të kërkuar punë    Tetë këshilla për të kërkuar punë  Icon_minitime29th September 2011, 18:34

Tetë këshilla për të kërkuar punë


Shpeshherë, mënyra e paraqitjes së dokumenteve apo CV-së ndikon mjaft në prezantimin e parë me punëdhënësin.

1. Si të afroheni te një kompani në të cilën doni të punoni, por nuk ka nxjerrë njoftim për punë?
Mënyra me e mire është qe te krijoni njohje me punonjës te rëndësishëm te kësaj kompanie dhe te paraqisni interes të vazhdueshëm dhe të bini në sy në njohjet që krijoni se jeni mjaft i interesuar për te punuar aty. Mos hezitoni të takoni edhe shefin apo menaxherin e burimeve njerëzore. Mund ti dërgoni dhe një letër interesi ku ti tregoni personit te duhur se ju jeni i interesuar për te punuar. Por mos u bëni i bezdisshëm!

2. Çfarë të bëjmë që CV-ja jonë të bjerë në sy?
Në radhë të parë, ju duhet që të siguroheni që CV-ja juaj të jetë e lehtë për t’u lexuar dhe të duket e këndshme. Tregohuni të kujdesshëm,pasi shpesh CV-të janë jo fort të kuptueshme. Ato mjaft herë kanë mangësi në informacion ose duken shumë të pabesueshme. Ju mund të përdorni edhe ngjyra ose lloje shkrimi të veçanta. Por mbani parasysh se punëdhënësit janë më shumë të interesuar për përmbajtjen. Por gjëja më e rëndësishme është që në CV të shihen qartë arritjet tuaja dhe aftësitë që ju bëjnë më të përshtatshmin për vendin e punës që ju kërkoni.Mos e dërgoni kurrë Cv ne anglisht apo ne gjuhe te tjera te huaja. Kjo do te krijoje bezdi dhe mendimin se ju keni nënvlerësim për kompanitë vendase dhe se paraqiteni atje nga halli.

3. Cilat janë gabimet kryesore që bëhen kur shkruhet një CV?
Gabimi më i shpeshtë që bëhet në shkrimin e një CV-je është thjesht shkrimi i një liste të punëve të bëra më parë. Përvoja e vendeve të përparuara tregon se nuk është i rëndësishëm vetëm fakti i pasjes së një përvoje pune pranë një kompanie të caktuar. CV-ja duhet të tregojë arritjet që ju keni pasur gjatë punës në vende të ndryshme. Thjesht fakti se ju keni punuar diku në një kompani dhe keni pasur një detyrë të caktuar nuk do të thotë se jeni i kualifikuar për punën e re.Manxheret dhe administratoret qe merren me aplikim te dhe intervistat e punës duhet te kërkojnë arritjet dhe rezultatet e kandidatit pikërisht ne punët e mëparshme dhe te mos konsiderojnë thjesht punet. Shpesh ne Cv shkruhen gjera shume te përgjithshme si p.sh shprehja “njohuri të mira në kompjuter” nuk mjafton apo njohje e programeve baze te kompjuterit.... Ju duhet të thoni programet që dini të përdorni ose aftësitë e menaxhimit të rrjeteve, mirëmbajtjen e kompjuterëve, njohuritë me te spikatura dhe ato qe nuk i keni.

4. Si të krijomë një rrjet njerëzish që të na ndihmojë në çështjet e punësimit?
Ju duhet të përdorni çdo mënyrë të mundshme. Për këtë mund t’ju ndihmojnë miqtë, familjarët, kushërinjtë, ortakët e biznesit, ish-shokët e klasës etj. Gjithashtu ju duhet të shfrytëzoni çdo situatë që të takoni njerëz të rinj e të bini në sy. Raste të tilla mund të jenë trajnime, punë me kohë të pjesshme, punë vullnetare, pjesëmarrje në organizata jofitimprurëse etj. Kur ju krijohen mundësi të tilla ju duhet t’i shfrytëzoni në maksimum. Prezantoni veten tuaj, lërini t’i kuptoni personit tjetër se çfarë po kërkoni dhe pyeteni nëse mund të takoheni më vonë për të diskutuar për çështje të ndryshme përfshi punësimin tuaj.

5. Kush janë të mirat e të këqijat e punës me kohë të pjesshme, kur jeni në kërkim të një pune me kohë të plotë?
Punët me kohë të pjesshme ju ndihmojnë që të zbusni problemet financiare gjatë kohës që ju kërkoni punë. Gjithashtu ju mund të krijoni njohje, por edhe të zhvilloni zotësitë tuaja, duke fituar përvojë pune. N.q.s ju jeni me të vërtetë të mirët, atëherë puna juaj me kohë të pjesshme mund të shndërrohet në një trampolinë për t’u punësuar me kohë të plotë. E vetmja e me të është se puna me kohë të pjesshme ju merr kohë gjatë kërkimit të punës.

6. Si të sillemi në një intervistë pune?
Gjithmonë mendoni si personi që po ju bën intervistën. Mbani parasysh qëllimet që ka ky person për marrjen tuaj në punë. Ju duhet të tregoni që keni aftësitë e duhura dhe motivimin për të punuar në atë detyre.
Ju duhet të flisni edhe për përvojat tuaja të kaluara, aftësitë etj.

7. Sa të sinqertë duhet të jemi gjatë një interviste pune?
Sa më të sinqertë që të mundemi. Por me kujdes që të mos jepni informacion që është kundër jush. Kjo varet edhe nga tipi i pyetjeve që ju bëhen. Në vendin tonë, përgjithësisht, intervistuesit për punë nuk janë shumë zhbirues. Por kjo mund të jetë edhe në dëmin tuaj, pasi nuk dalin në pah të gjitha elementet pro jush që duhen për të fituar vendin e punës që dëshironi. N.q.s. punëmarrësit janë të huaj, kujdesi duhet të jetë më i madh. Duhet pasur kujdes që të mos zbulohen gjëra të pavërteta. Kjo do t’ju bëjë të dukeni mashtrues edhe nëse thoni të vërtetën.

8. Si t’ia bëjmë kur na thonë “je tepër i kualifikuar për këtë punë”?
Kur një punëmarrës ju thotë që jeni tepër i kualifikuar, shqetësimi i tyre është nëse me të vërtetë jeni i interesuar për atë vend pune. Një tjetër arsye është për të provuar motivimin tuaj për atë detyrë, megjithëse paga e privilegjet do të jenë më të ulëta se ato që përshtaten me kualifikimet tuaja në tregun e punës. Në vend që të, diskutoni për këtë çështje ju duhet të tregoni se shqetësimet e personit nuk qëndrojnë. Punëdhënësit tuaj të ardhshëm duhet t’i tregoni se ju jeni me të vërtetë të motivuar dhe se pagesa nuk është gjëja më rëndësishme. Ju duhet të tregoni edhe se duke ju marrë ju në punë, kompanisë i rritet vlera e saj. Kjo pasi rritet një nga asetet më të rëndësishme të një kompanie; cilësia e burimeve njerëzore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 27330
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 34
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Tetë këshilla për të kërkuar punë  Empty
MesazhTitulli: Re: Tetë këshilla për të kërkuar punë    Tetë këshilla për të kërkuar punë  Icon_minitime30th September 2011, 20:00

Shume te mira per te qene te verteta ne Kosove.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
Tetë këshilla për të kërkuar punë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 20 keshilla per studentet gjate provimeve
» 100 keshilla speciale per te luftuar cdo lloj semundje
» Si te lexoni njoftimin per pune
» Si të visheni për një intervistë pune
» Gjuha e trupit në intervistë për punë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Hapësirë e lirë :: Këshilla për studentët-
Kërce tek: