|
| Asdreni | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Asdreni 28th September 2011, 16:36 | |
| Asdreni Poet i shquar, publicist dhe veprimtar patriot e demokrat. Lindi më 11.4.1872 në Drenovë në një familje të varfër fshatare. I mbetur jetim u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në Rumani më 1889. Bëri punë të ndryshme dhe kaloi një jetë me shtrëngime. Mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e kolonisë së shqiptarëve të Bukureshtit në luftën për çlirimin kombëtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi të shkruante poezi dhe publicistikë nga fillimi i shek. XX. Në krijimet e para poetike, të cilat i përmblodhi në lïbrin "Rreze dielIi" (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisë së N.Frashërit, lartësoi dashurinë për atdheun, nxiti bashkatdhetarët të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke. Vepra më e rëndësishme e Asdrenit, "Ëndrra e lotë" (1912) shquhet për pasurinë e motiveve, frymën demokratike dhe nivelin e denjë artistik. Në krijimet e këtij vëllimi poeti demaskoi ashpër pushtuesit e huaj, i këndoi heroizmit të masave popullore në kryengritjet e armatosura të v.1911-1912, fshikulloi parinë frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrës ndaj atdheut («Zëri i kryengritësve», «Krerëve tradhëtorë», «Çpërblimi»). Te ky vëllim u përcaktuan tiparet themelore të krijimtarisë së Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi për problemet shoqërore, notat e ligjërimit të gjallë. Ajo shënoi një hap në kalimin nga romantizmi te realizmi në letërsinë shqiptare. Në krijimtarinë e Asdrenit motivi i luftës për çlirim kombëtar u ndërthur me idenë e luftës shoqërore, në shumë vjersha gjeti pasqyrim pakënaqësia e njeriut të thjeshtë ndaj shoqërisë borgjeze të kohës. Ngjarjet që pasuan shembjen e shtetit të lirë kombëtar shkaktuan tek poeti një dëshpërim të thellë, që u shpreh në krijimet e periudhës 1914-1920 («Shqipëria më 1914» etj.). Në gjysmën e parë të v.20, nën ndikimin e lëvizjes demokratike, poezia e Asdrent përjeton një hov të ri. Në një sërë veprash të kësaj kohe poeti shprehu aspiratat e masave popullore për drejtësi shoqërore. Në heroin e poemës "Burri i dheut" (1920), Asdreni mishëroi përfaqësuesin e vegjëlisë që derdhi gjakun më 1920 për dëbimin e pushtuesve italianë dhe për një të ardhme më të mirë. Në këtë periudhë poeti shkroi një radhë vjershash të rëndësishme. si «Hymni i festës», «Fisnikët e Shqipërisë», «Republika shqiptare», në të cilat demaskoi forcat e vjetra shoqërore dhe antipatriotike, që përvetësuan frytet e sakrificave të masave popullore në luftën për çlirim dhe nisën të sundojnë vendin sipas interesave të tyre. Dështimi i Revolucionit Demokratikoborgjez të Qershorit 1924 e forcoi frymën e pesimizmit dhe të fatalizmit në krijimtarinë e Asdrent (Psallme murgu, 1930, dhe një varg krijimesh poetike të viteve 30). Herë-herë poeti u përpoq të çlirohej nga ndikimet moderniste: në poemën «Trashëgimi» (1935) kritikoi regjimin çifligaro-borgjez që i kishte zhytur masat në një humnerë vuajtjesh. Vëllimin e vet të katërt Kambana e Krujës nuk e botoi dot me gjallje. Në vjershat e viteve të fundit të jetës përshëndeti ngadhënjimin e revolucionit popullor në Shqipëri. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Asdreni 28th September 2011, 16:37 | |
| Himni i Flamurit
Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qëllim, të gjithë atij duk'iu betuar të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor, kush është burrë, nuk frikohet, po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t'i mbajmë, të mbrojmë atdheun në çdo kënd, të drejtat tona ne si ndajmë; këtu armiqët s'kanë vend. që kombe shuhen përmbi dhe, po Shqipëria do të rrojë, për të, për të, luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë tek ti betohemi këtu, pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë, për nder'edhe lavdimn e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet atdheuet kush iu bë therror. Përjetë ai do të kujtohet mbi dhe, nën dhe si një shenjt! | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Asdreni 28th September 2011, 16:37 | |
| Vlorës
Ti je balli me florinj, ti je lulja e Shqipërisë dhe trumbeta e lirisë. Pleq që ngjalle dhe të rinj, tërë kombi të sjell nder, me lavd emrin ta ka shkruar se ti trime vet' me duar fij't e flamurit ke tjerr!
Je kurora me shkëlqim gurështrenjt', margaritarë, që do mjeshtër magjistarë t'i radhuan me qëllim. Zjarr lëshojnë, që verbon, si yj rrotull të shëndrisin, rreze njyrash, llamburisin, për sy bërë që lakmon!...
...Rrotull fqinjët sa fuqi, sa mënyra nuk përdorin, me pahir që të na korrin çdo send, Vlorë, mban në gji! Mund e bij ke pas' armiq, me syt' katër gjith' pas arit, jasht' zakonit të shqiptarit, që s'shet besën për ca fiq.
Por ti, Vlorë, mos u dro! Mbaj mburojën me qëndresë, se kush vetes i zë besë, e mat grushtin me këdo. Se dhe Deti mik kur fle, n'ëndrrat kryen një dëshirë mbret të jet' e zot i lirë veç për tokën q'i dha bè. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Asdreni 28th September 2011, 16:38 | |
| Sa të dua Shqipëri
Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhe, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhe shpirtintim për të ushqyer! | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Asdreni 2nd October 2011, 13:19 | |
| Dashuro
Shëko lisi si me flet Fjale t'embla si me ushton, Deget unj e me therret Dashuro, se koha shkon!
Maj' e plepit gjithënje, Kur tunt kryet me qorton, Perpjek flete me çon ze Djale ç'pret e s'dashuron!
Er' e malit me nje ushtim Dhe mburimi qe kullon, Gjithe me thone plot gezim: Dashuro, se koha shkon!
Kopeshtit vasha qe po pret Si zog pylli qe kendon, Buzeqeshur me therret, Djale ç'pret e s'dashuron!
Mua zemera gjith me rreh Brenda gjaku me valon Ma ndes mallin me ve re Dashuro, se koha shkon!
Çdo gje rrotull me pyet Djale ç'pret e s'dashuron Ditet shkojn, jeta shket Dashuro, se koha shkon! | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Asdreni 2nd October 2011, 13:19 | |
| Lulekuqja
Lulekuqja e mjera Asgjekundi s’ka shtepi E shkon jeten n’arrati Ajo s’eshte si te tjera S’ka stoli!
Fushes, kodres, del vetiu Veres ngrohet, dimrit ngrin Vete shkunde, vete mbin Dhe, kur skuqe, vjen veriu Dhe e perfshin
Neper kembe gjith’ e shkelin, Vend ne kopshtet ajo s’ka Dore ndihme kurrre s’pa; As e mbjellin, as e vjelin Shkoi u tha…
Po vec ngjyra e saj si zjarri, Si nje yll qe xixellon Tere bota e imiton Eshte shenje per se mbari Nga shikon
Ajo ngjyre kur ze shfaqet Mbreti frone shkon e le Njerez rober fare s’sheh Vjen e drejta del ne faqet Si Zot je
Ajo ngjyre nd’ato flete Eshte shpresa qe tregon Nje te ardhme q’enderron Eshte flamuri yne vete Qe valon! | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Asdreni 2nd October 2011, 13:20 | |
| Ora e zemres
Shkrihen ujrat ner liqene, Qielli fletet nis e hap Mbyllur zemra rri si qene S'do te çohet jashte nje çap Strehevet treten dhe kongjijte, Shterrin lotet gjith pike pike Zemra hesht e mbledh peqinjte Me nje sy me sheh te lik. Maje biskut zogu tundet, Rreze vere gjith po pret, Gjumit zemra s'do te shkundet, As nje ndjenje asaj si flet. Kryet kacja qet si trime Qilimin e bardhe e flaku tej, Tuf e barit dje si qime, Sot çel bishtrat musi hej. Dhe gjinkalla mer kitaren Nje arratises vjershetor Rri mpreh zerin mi te paren, fije barit prandveror. Hapu zemer, vjen pranvera Rreze shkasin ne çdo skaj Merr lahuten dil tek dera, Nisia kenges e mos qaj! Thuria kenges dhempshurije Cele zemren magjiplote, Ligjeraten dashurije Qe dha qielli doreplote. Cohu zemer, shteri lotet, Bjeri tingullit ledhatar Se gjesendi s'vlejne motet Sa vlen çasti magjistar.. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Asdreni 2nd October 2011, 13:20 | |
| Kthime
Kur te pashe me s'te lashe, T'u afrova e s'tu ndashe Dhe me ze t'embel te thashe: "Sa te dua o moj vashe!" edhe ne gjunje te rashe, T'u luta gjersa u vrashe Po nga zemera psheretita U treta, u lebetita, Se asnje fjale s'te qita, Gjersa shpresen far' e ngrita Se m'u merzit sa te prita, Aq sa u ngrys edhe dita. Vetem pastaj une u zgjova Dhe mendjen time nderrova Kur zemeren ta kuptova Dhe ika e te harrova, Nga tere mundimet shpetova Si dhe shpirtin e qetova. Pastaj ti mbremanet heret Me vjen rrotull si nje shqerre Si nje fytyre ne vere Dhe me lutesh aqe here Po tashti shëko te tjere S'e ste dua moj e mjere.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Asdreni 2nd October 2011, 13:20 | |
| I dashur Atdhe
Me vite jam larguar, i dashur Atdhe, por nuk të kam harruar, se shumë i ëmbël je.
Kjo zemra më këndon për ty, o Shqipëri, por prapë më lëngon, se je në varfëri.
Të fala të dërgoj, këndej ku jam Atdhe, gjithnjë po të kujtoj, se birin tënd më ke. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Asdreni 2nd October 2011, 13:21 | |
| Dua
Mbi bar dua të prehem, të këndoj, të dëfrehem, të shoh rreth bagëtinë, kur hanë dhe pinë; të shoh fushat e blerta, bimët kur i fryen era, njërzit kur punojnë dhe çupat kur këndojnë!
Ah, dua dhe lulet, kur i shfaqin pekulet, dhe fluturat që venë, mbi to dua të jenë; bilbili t'ia thotë nën diellin e ngrohtë.
Dua dhe Shqipërinë, se atje kam shtëpinë, kur rrija nëpër ferrat edhe lozja me sheqerrat; për këtë kam dëshirë dhe s'dua më mirë, atje dua të shkoj, sa të jem e të rroj! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Asdreni | |
| |
| | | | Asdreni | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 27 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 27 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|