Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Rifat Kukaj 28th September 2011, 16:20 | |
| Rifat Kukaj Rifat Kukaj (25 tetor 1939 - 11 shtator 2005) lindi në Tërstenik të Drenicës, studioi në Normalen e Prishtinës. Rifat Kukaj është prozator, poet, dramaturg, përkthyes dhe skenarist i letërsisë për fëmijë dhe të rritur. Shkrimtari Kukaj po ashtu ka udhëhequr programet për fëmijë të Radio Prishtinës dhe ka redaktuar librat për fëmijë të Shtëpisë Botuese "Rilindja". Përktheu letërsi për fëmijë nga autor slloven, kroat, serb, e hungarez por edhe botoi shkrime vetanake në shumë nga këto gjuhë. Emrin e tij e mbajnë rreth 100 vëllime librash dhe 30 radio-drama. Kontribuoi në afirmimin e krijimtarisë letrare sidomos asaj për fëmijë në rrjedhat ndërkombëtare dhe se ndihmoi autorë të shumtë të rinj. Vdiq në Ulqin, u varros në vendlindje. Tituj të veprave
Letërsi Xhuxhi nga Taxhuxhi - dramë humorisitike Lepuri me pesë këmbë - skenarë filmi artistik Bardhi e Mirushja (1986)- roman Kokërmeli e Pilivesa (1971) - roman Dita e xhufkave (1972)- roman Shkrepi i Diellit (1972)- roman Minaku i përhimtë (1973)- roman Vjollca magjike (1974)- roman Rrasa e Zogut (1975)- roman Droja (1978)- roman Dreri me një bri (1986)- roman Xhuxhi nga Xhuxhishta (1998)- roman Gogozheli i Gogozhinës (1999)- roman Shkurtabiqi më i madh në botë {2000} - roman (botoi: URA) Fshehtësia e breshkës (2002)- roman Majmuni me kurorë mbretërore (2003)- roman | |
|