Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zef Serembe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Zef Serembe Empty
MesazhTitulli: Zef Serembe   Zef Serembe Icon_minitime28th September 2011, 15:42

Zef Serembe


Zef Serembe (it.: Giuseppe Serembe) lindi më 6 mars të vitit 1844 në Strigari (San Cosmo Albanese) të krahinës së Kozencës, ishte poet lirik shqiptaro-italian. Studioi në kolegjin e Saint Adrian (Shën Adrian) ku pati mësues De Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Varfëria dhe shëndeti i keq e detyruan Seremben të ndërpresë shkollën dhe të kthehet në fshatin e lindjes.
Ra në dashuri në moshë të re me një bashkëfshatare të tij, e cila më vonë u shpërngul familjarisht në Brazil dhe vdiq pak kohë mbas arritjes atje. I pushtuar nga kjo humbje ai mori detin për në Brazil në vitin 1874 në kërkim të një jete të re si dhe me mendimin të gjente të paktën atje varrin e saj. Me ndihmën e një letre-porosi nga Dora d`Istria, ai u prit në oborrin perandorak të Dom Pedro II. Pas një dashuriçke këtu, ai u kthye në Evropë, i zhgënjyer e i pikëlluar nga jeta e oborrit. Me kthimin e tij më 1875 ai pësoi edhe një kthesë tjetër fati edhe më të keqe. Atij iu vodhën te gjitha paratë që kishte, me sa duket në portin e Marsejës. Iu desh të kthehej në këmbë për në Itali dhe thuhet se gjatë rrugës humbi shumë dorëshkrime. Në Livorno Demetrio Kamarda e pajisi me një biletë treni për pjesën e mbetur të rrugës për në Kozencë. Hidhërimi dhe depresioni kohor ose forma të tjera të çrregullimit mendor apo shpirtëror e shoqëruan atë gjithnjë dhe e kthyen atë në një vetmitar dhe njeri të pasigurt. Në vetminë e tij ndjenjësore, Italia u bë për të gjithnjë e më tepër dheu i huaj. Në vitin 1866 ai shikoi ngulimet arbëreshe në Sicili duke u lidhur më tepër me zakonet, me folklorin, me të folmet e ndryshme të arbëreshëve, me ndjenjat dhe ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e madhe të çlirimit të atdheut të të parëve. Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e shpresuar. Gjatë këtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo që shkonte, si një poet popullor. Disa prej këtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore. Në vitin 1893 udhëtoi për në Amerikë, ku jetoi për 2 vite.
Një vëllim i vargjeve të tija në italishte u botuan në vitin 1895 në Nju Jork. Në vitin 1897 ai emigroi nga Kalabria për në Amerikën e Jugut për herë të dytë dhe u përpoq të rifillonte një jetë të re në Buenos Aires Argjentinë. Në vitet që pasuan u sëmur dhe vdiq në vitin 1901 në Sao Paolo Brazil.

Shumë prej veprave (punëve) të Serembes (poezi, drama dhe një përkthim i Psalmeve të Davidit) që ai shpesh i rishikonte e i ndryshonte, humbën gjatë jetës së tij endacake. Sa qe gjalle ai botoi vetëm: "Poesie italiane e canti originali tradotti dall`àlbanese" (Poezi italiane e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja), Kozencë 1883 në italisht dhe shqip, "Il reduce soldato, ballata lirica", 1895 Nju Jork (Kthimi i ushtarit, baladë lirike); vargje vetëm në italisht, dhe "Sonetti vari" (Sonete të ndryshme) Napoli 1891, një përmbledhje shumë të rrallë prej 42 sonetesh me një parathënie (hyrje), me një shkrim të imtë të ndrydhur në vetëm 4 faqe. Ja këtu një copë e parathënies : “ E ky është motivi për të cilin, o Rini e shkëlqyeshme Italiane, vendosa me zemër të thyer të jap për botim këtë vëllimth ku, së bashku me përkthimin fjalë për fjalë të disa këngëve të mia origjinale shqipe, kam futurë edhe disa poezi të miat italisht, të diktuara pothuaj në mënyrë të improvizuar, sipas kërkesës së miqve, me shpresë që me të hollat nga shitja e këtyre të mund t’i grumbulloj mjetet që më janë të nevojshme për t’ia arritur qëllimit që i kam caktuar vetes.”
Një poemë u duk edhe në revistën e Zef Skiroit (Giuseppe Schiro) Arbri i Ri me 31 mars 1887. 39 prej poemave te tij shqipe "Vjersha" u botuan pas vdekjes së tij në vitin 1926 në Milano nga nipi i tij Cosmo (Kozmo) Serembe. Punë të tjera tijat u gjendën në arkiva të ndryshëm dhe dorëshkrimet në vitet e fundit dhe disa prej poemave në të vërtetë mbijetuan në përcjellje gojore midis fshatarëve të San Cosmo Albanese. Kjo shenjë e popullaritetit te tij ne vendlindje është tepër për t’u habitur nga që ai pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi larg tij.
Vjershat e Serembes kanë karakter të trishtë e melankolik, por shpesh janë patriotike e idealistike në frymëzim. Njohës të letërsisë e radhisin midis poetëve më të mirë lirikë që letërsia shqipe ka pasur ndonjëherë, të paktën para kohëve moderne. Temat e tij shtrihen nga lirika melodioze në dashurinë e evlogisë (fjalëve të ëmbla) për vendlindjen e tij (qoftë Italia, vendlindja e tij apo Shqipëria, toka e ëndrrave të tija), poema elegante mbi miqësinë dhe bukuritë e natyrës (amtyrës), dhe vjersha me frymëzim fetar. Ndër poemat e tij romantike të mallit kombëtar, të cilat fuqizojnë lidhjen letrare me ngritjen e brezit të poetëve të Rilindjes në shekullin e 19-të në Shqipëri, janë lirikat e kushtuara atdheut të tij të humbur, Ali Pashë Tepelenës , Dora d`Istrias dhe Domeniko Mauros. Megjithëse ai mund të ketë qenë atdhetar, ai nuk ishte një poet intelektual që mund të na afrojë kronika poetike mbi të kaluarën e Shqipërisë. Ai qe një poet i ndjenjave, idealeve, vetmisë e zhgënjimit.
Ja një prej vjershave të tija emëruar "Vrull"
Kodi:
[center]
[b]Vrull
 Zogj të bukur këndojnë me hare,
 Po zëmra do më plasë mua në gji.
 I helmuar e shkoj jetën te ky dhe:
 Mërzitem në katund, në vetëmi.

 Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti,
 Që zgjon te trutë e mi mendime shumë,
 Zëmra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit,
 Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë.

 Arbria matanë detit, na kujton
 Se ne të huaj jemi te ky dhe!
 Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron
 Që ne turku na la pa Mëmëdhe...

 Hakmarrja na jep shpresë e na ndriçon,
 Por fryn era dhe akulli me zë,
 Se ç'ka qenë Arbëreshi po harron:
 Dhe s'i vjen turp aspak, po rri e fle.[/b][/center]

Në këtë vjershë këndohet vetmia në dimensionet e veta romantike: si vetmi personale dhe vetmi e kolektivitetit. Serembe del nga skema e romantikëve shqiptarë Naim Frashëri e Jeronim De Rada, sepse ai si lirik i kulluar, nuk predikon asgjë, ai vetëm shpreh dhe rikthehet në vetvete. Me këtë Serembe u afrohet
dhe bëhet romantik i vërtetë evropian.


Tituj të veprave

Poesie italiane e canti originali tradotti dall`àlbanese (Poezi italiane e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja), Kozencë 1883 në italisht dhe shqip
Il reduce soldato, ballata lirica, 1895 Nju Jork (Kthimi i ushtarit, baladë lirike); vargje vetëm në italisht
Sonetti vari (Sonete të ndryshme) Napoli 1891
Vjershe - 1926 botuar në Milano nga nipi i tij Cosmo (Kozmo) Serembe

Përkthime
Psalmet e Davidit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Zef Serembe Empty
MesazhTitulli: Re: Zef Serembe   Zef Serembe Icon_minitime3rd October 2011, 17:49

Kenga e mallit te pare


Dëgjo, vash', këngën e par'
që ta thot' një djal' bujar,
Dëgjo, vash' këtë kangjele
q'është e butë posi dele.
Një e djelë ishte pagdhirë
tërë dritë e gaz të dlirë.
Dolla jashtë e s'kish njeri,
kisha helm, jo lumtëri:
E një vashëzë kërkonja
po hirplote, siç e donja.
Mesha e madhe, ja po bie
e nga kisha mën i shtije;
Dola: vashëzat po vinin.
qetë e lehtë në kishë hynin.
Asnjë vash’ s’m’u duk e mirë
e asnjë s’ m’ ip dëshirë,
Dhe kjo zemër psherëtonte,
se nuk gjente kë kërkonte.
Po kjo zemër u gëzua
tur një vashëz u afrua,
Kur te sheshi ajo shkonte,
tërë sheshi dritë lëshonte.
I shkëlqenin ata sy
që nuk shihnin as njeri,
Si një fluturëz e lehtë
vej në kishë e zhdukej vetë.
Kur e vrejta, kur e pashë,
Sa e bukur! sakaq thashë.
Që ahere s’pat pushim
ky i mjeri shpirti im.
Ditë e natë un’ e kujtonj,
nat e ditë e dëshëronj;
Posi hije pas i rri,
e vështronj me dashuri,
Kur më sheh e më ve re,
ndjej të madhe një hare.
Kur më flet e më shikon,
zemrën një shigjet’ ma shpon.
E kur vjershën ajo shtije
duket se më vjen të bije!
E kur gjumi pra më zë
unë në paqe s’mund të flë:
Me at sy n’ ëndërr më rri,
që të fshehur kan’ magji.
Se m’do fort ajo më thotë
edhe nxjerr dy pika lotë:
E tek veshi më rrëfen
se sa mall për mua ndjen.
Asaj dorëzën ja ngas,
buz' më buzë asaj i flas,
Edhe mezin ja shtrëngonj:
duke e puthur un' gëzonj.
Pra si nj' ëndër vete e shkon,
po në zemër më qëndron.
Kushedi a më dëgjove,
mallin tim a e kuptove?
Kushedi tek ti a foli
malli e zemrën a ta ndolli?
Me gjith' zemrër un' t dua,
se fort më pëlqeve mua.
Ti me mua, vashëz, eja,
se të dua si veteja.
Tok të rrojmë te ky dhe
si në zi e në hare.
Tok të rrimë në rini,
tok edhe në pleqëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Zef Serembe Empty
MesazhTitulli: Re: Zef Serembe   Zef Serembe Icon_minitime3rd October 2011, 17:49

Flamuri shqiptar


S`i shihet n`horizont i dlirë shkëlqimi
Dhe as nuk i fal ngjyrat për fitore
Më nuk shartohet mbi lavdin njerëzore
Porsi një shenjë drite apo mjerimi.
I grisur ra dhe s`e përfill njeri,
Dhe gjindja e Arbrit, e ndershme e krenare
mori mërgimin dhe as ndalet fare
në një breg mikpritës n`siguri.

N`mëshirë të fatit përherë duke ndeshur
Intruga diplomatësh, n`hidhërim
Ç`do shpresë e ç`do premtim ngadalë i tretet
Dhe koha kalon, rend fluturim.
Nga gjithshka na premtuan asgjë s`mbetet.
Më keq na shkelin se sa truall`n e zhveshur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Zef Serembe Empty
MesazhTitulli: Re: Zef Serembe   Zef Serembe Icon_minitime3rd October 2011, 17:50

Këngë malli


Më rri e pikur me mua nuk di ç’ke,
O e së humburës parajsë molla më e mirë,
Thuajmë ç’të bëra, i shkreti, që ashtu më le,
Sa jetën po e shkoj pa asnjë hir!

Oh, sa të mjera shkuan ditët kur fare
Nuk i pash’ bebzat të qeshnin në ata sy,
Që zemrën time e bënin aq krenare,
E gjirin ma mbushnin plot me dashuri.

Dhe ballin e stolisur rrezesh dielli
Më te dritarja jote nuk e pashë,
As të bukurën buzë, si lule qielli;
Pothuaj më su duke ti, mori vashë.

Gjin’ ma mbushi malli e zemrën me zjarr,
E trutë seç m’u harbuan në mendime,
Pushim dot nuk gjej e paqe më nuk kam.
Ti, vashë, ma dërmove jetën time.

............

Po dëgjomë fjalën që zemra të thotë:
“Do thyej prangat që më bënë të shkretë,
shpatën do t’rrëmbej edhe mburojnë time,
në luftë do t’vete si petrit i shpejtë.

E në ardhtë lajmi se vdiqa unë i mjerë,
Thuaj për mua të zin’ një fjal’ me mall.
Do t’shkojnë dimër mbi dimër e pranverë,
Jeta do t’lulëzojë, un s’do jem i gjallë.

............

Po ti, moj vashë, që të kam dash’ si sytë,
kur të më zgjohesh mëndjekthjellët menatë,
posa mëngjezit hyn dielli në shtëpit,
dërgoma këtë kujtim brenda në shtrat:

“I mjeri, oh! Një ditë ish gjithë hare,
kur rrinte në katund plot me trimëri;
si era shkoj për jetë, si një re,
e tash fle në një vend që unë s’e di...”

.........

Kur era të t’pëshpërijë si një herë
Fjalët që për mua do dërgojë malli,
Do t’më ngjajë varri posi pranverë,
Varri do t’më duket i ëmbël si zalli...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Zef Serembe Empty
MesazhTitulli: Re: Zef Serembe   Zef Serembe Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zef Serembe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: