Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Jakov Xoxa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Jakov Xoxa Empty
MesazhTitulli: Jakov Xoxa   Jakov Xoxa Icon_minitime28th September 2011, 15:35

Jakov Xoxa

Jakov Xoxa (1923 - 1979) lindi në qytetin e Fierit. Që i ri mori pjesë në Luftën Antifashiste. Pas Çlirimit të vendit vazhdoi studimet e larta për filologji dhe njëkohësisht bëri hapat e para në poezi dhe në prozë. Më 1949 botoi veprën e parë në prozë Novela. Krijimtarinë letrare në këtë zhanër e vazhdoi dhe gjatë viteve '50, kështu në vitin 1958 botoi veprën e dytë, po me atë titull Novela. Ndërkohë botoi dhe dy drama Buçet Osumi dhe Zemra. Që nga viti 1957 punoi profesor në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku për shumë vite ligjëroi lëndën Teoria e letërsisë. Për nevojat e studentëve, në formën e dispencës, botoi në katër vëllime veprën Bazat e teorisë së letërsisë, që ishte nga veprat më serioze të kohës (si degë e shkencës mbi letërsinë). Pikërisht se në të autori ofronte dije dhe përvojë teorike letrare të gjerë, që dilte jashtë kornizave të teorive zyrtare të kohës, kjo vepër e rëndësishme për shkencën letrare shqiptare, nuk u botua kurrë. Autori i saj u qortua dhe ai pa bujë dhe zhurmë, ashtu siç ishte gjatë tërë jetës, i qetë dhe i mbyllur në vete, u tërhoq në vetmi. Natyrisht, vlerësimi dhe kritika (zyrtare) që nuk ishte e kënaqur me bindjet e tij, me vizionin përmes të cilit Jakov Xoxa e shihte dhe e projektonte artin në përgjithësi, bënë që sa qe gjallë, të mos botohej vepra e tij e plotë ; ajo u botua në Prishtinë ("Rilindja" 1971). Pjesën më të madhe të jetës krijuese Jakov Xoxa e kaloi në një fshat myzeqar afër Fierit, ku, në vetmi të plotë krijoi romanet : Lumi i vdekur (1965), Juga e bardhë (1971) dhe Lulja e kripës (1978), që hynë në rrethin e romaneve artistikisht më cilësorë, të letërsisë shqiptare. Asnjë roman para tij nuk e pasqyron në mënyrë aq komplekse botën shqiptare në prag të Luftës së Dytë Botërore, si Lumi i vdekur apo dhe periudhën gjatë luftës, si romani Lulja e kripës, ku gjejmë një shtrirje të pakufishme të rrëfimit që mbulon plotësisht hapësirën e jetës dhe të ekzistencës së mjedisit shqiptar. Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit XX. Në krijimtarinë e tij letrare ai individualizohet me parimin krijues-realist : fati individual do të jetë ai që do të hedhë dritë mbi kontestin tërësor të mjedisit dhe të kohës së fokusuar në rrëfime. Shëmbëllyeshëm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosë dramën jetësore të personazheve dhe të familjeve në sfond të një kolektiviteti, të një gjendjeje apo të një rrjedhe historike. Parashenja më karakteristike e prozës së Jakov Xoxës është stili. Gjuha e tij vërehet dhe veçohet si e një individualiteti të fuqishëm dhe të papërsëritshëm në letërsinë shqiptare : nga njëra anë është e pranishme fryma e urtisë popullore me tërë thellësinë e shpirtit kolektiv ; nga ana tjetër, kemi një rrëfim të rrjedhës së qetë, të shtrirë në gjerësi, por edhe në thellësi.

Mirënjohje

Urdhri "Nderi i Kombit"

Tituj të veprave

Novela (1949)
Buçet Osumi (1957)
Lumi i vdekur - roman (1965)
Juga e bardhë 1 dhe 2 - roman (1971)
Lulja e kripës 1 dhe 2 - (botuar pas vdekjes ne dy vëllime, 1980/81)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Jakov Xoxa Empty
MesazhTitulli: Re: Jakov Xoxa   Jakov Xoxa Icon_minitime3rd October 2011, 16:42

Lumi i Vdekur I
Koha, atë mëngjes, aty qante, aty qeshte.
Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e
Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë
të Gjanikës dhe po pritshin të kalonte përtej vargu i gjatë i grave. Me kanistrat
bosh në duar, po me gojën plot llafe, ato kthehesin nga kisha e Shën-Gjergjit për në
shtëpi. Shiu sa kishte pushuar, megjithatë, nga ijet e teruara të buajve, nga halat
e gjata të qepallave të tyre, nga lelet e shkurtëra, nga veshët llapushë të qenit që
kishte zënë vend atje poshtë qerres, rrëshqisnin rrëke të holla uji që vinin e binin
mbi llucën e rrugës. Rrogozet prej kashte frytje, që mbulonin qerret dhe ruanin robt
e plaçkat nga kullimi i reve, si kishin pirë e ishin fryrë tërë rrugës me shi, të
ngopur, po villnin tani ujët e tepërt. Lart, në qiell, nga një dritare e madhe hapur
përmes reve, dielli po vërviste mbi qytet tufën e rrezeve të tija, që ngjanin me
vandakë zhukash të thata, të arta, që një dorë e fshehtë i flakë poshtë në fushë.
-Tyt, të marrtë djalli, të marrtë!... foli Pilo Shpiragu, në krye të qerres, kur
bishti i kaut, ngarkuar me një baltë, i spërkati mustaqet. Po kafsha s'i kishte faj.
Një mizë kali, e kishte gudulitur keq nën vehte.
Qetë, sikur t'u kishte folur njeri në gjuhën e tyre, morën përpara. Qerrja hyri në
urë. Gratë, që ndjenë në vithe frytjen e vakët të kafshëve, bënë mënjanë të
lemerosura. Një kanistër fluturoi në lumë. Një tufë borziloku mbetur nga gjithë
ç'pati ena e përshpëritjes, shkoi të pagëzohet në ujët e turbullt të Gjanicës.
-Po këta të flamosur nuk shikojnë njëherë ç'kanë përpara, po çajnë kështu si të
ndërliqur!... foli një nuse duke hequr mënjanë vjehrën.
-Sikur i preu gjëkafshë, që i preftë pika, i preftë!... mallkoi plaka.
- Na hodhët në lumë, o të mallkuar, që më ju hedhtë perëndia në ndonjë hendek, o
zot!... Që mos i vafshi të gjallë, O Shënmëri!... truante e nëmte një tjetër, duke u
mbajtur fort pas telave të çkundisur të parmakëve të urës, kur Gjanica e trubullt,
që shkonte atje poshtë, po ia mirrte mëntë me vehte.
Qerret vazhduan në udhë të tyre, si lumi atje nën urë, që shkon pa i vënë veshin
njeriut. Vetëm kur dolën përtej e morën drejt rrugën e Semanit, Piloja hoqi frymë e
mërmëriti me vehte, sikur në qerre të mos kishte tjetër veç tij:
- Qëkur na mallkoi zoti, s'kanë ç'na bëjnë munxët e robit... - Mos, mos, o bir, mos
truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na
gjejë ajo orë me mallkim në buzë.
Kjo që foli ishte plaka e Pilos.
Në qerren e parë të karvanit, ngushtuar nga rregullinat e shtëpisë, përveç Pilos që
e ngiste, ishte edhe e reja me të vjehrën. Plaka e ndënjur te koka e nuses, te koka
i thënçin, se gruaja që po çaplehej në të dhëmburat e hidhura të lindjes (ku vinte
kokën, s'vinte këmbët) kishte kryqosur duart në krahëror me një pikëllim të madh dhe
s'dinte ç'të bënte. Vetëm kur ranë kambanat e Shën-Gjergjit, që lajmëronin se po
dilte kisha, plakës iu kujtua zoti i madh dhe filloi t'i lutej shenjtit t'i
lehtësonte dhëmbjet së resë e t'i ipte lirim të mbarë. Me gjithë të keqtë e atij
çasti nuk harroi të falej që t'i gëzonte shtëpinë me një djalë.
Të gjithë këto i bëri me mënt e saj, vetëm këtë të fundit e tha me zë, sikur
kërkonte që ta dëgjonte dhe e reja.
Nusja që kishte rënë një hop në atë qetim të shkurtër në të cilin bien rëndom gratë
shtatzëna kur janë duke mbledhur fuqi për shtërzimin e fundit, u dha buzëve të
mavijosura një fije gazi të hidhur. -Ashtu, vërtet, moj nënë, djalë qoftë, çupë mos
u bëftë, se ne gratë na ka nëmur zoti qëkur na bëri gra...
Qerrja që hidhej sa më një krah, më një krah nga një herë në tjetrën, po bënte të
sajën, lehtësonte dhe afronte orën e madhe të dritës e të qetësisë.
Atë hop, kur Piloja shpoi rëndë kazilin që të bënte djathtas e të linte mënjanë një
pellg të thellë me ujë, nusja lëshoi një klithmë të thekëshme:
- Uf, nëno moj! - sikur hosteni të ishte ngulur në trup të saj e jo në lëkurën e
argasur të kaut.
Kio ndjenjë e çuditshme e zaptoi menjëherë Pilon, që në hop hoqi hostenin nga vithet
e kafshës dhe ktheu kokën të shikonte ç'kishte e shoqja. Qetë, lënë në punë të tyre,
i ranë lerës përmes.
Shtatzëna në të dhëmbura e sipër, u shpëtoi duarve të plakës që e mbanin të mos
briste e ta dëgjonin bota dhe u kthye më krah, sikur ashtu do të gjente lehtësimin
që kërkonte. Gjunjët, mbledhur mbi bark, iu përpoqën në faqen e një dengu me plaçka.
Page 1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Jakov Xoxa Empty
MesazhTitulli: Re: Jakov Xoxa   Jakov Xoxa Icon_minitime3rd October 2011, 16:42

Rrangullat e shtëpisë u rrokullisën nëpër qerre dhe një trastë shkau e ra në tokë.
Trahanaja e imët dhe e thatë kërckë u përhap mbi baltë.
-Uaha kazil, uaha kuqo! U foli Piloja qeve që të ndalojnë dhe vetë, si pështeti
hostenin në tokë, u hodh poshtë.
Edhe qerrja e dytë pushoi së qari. Qetë duke shfryrë jashtë avullin e dendur e të
ngrohtë, zhytën turinjtë në trahana dhe nisën të përtypen me qejf. Një shkumë e
bardhë filloi t'u rrjedhë si zlnxhir i hollë nga të dy anët e bulgive.
Nga bishti i qerres së pasme kërceu në rrugë dhe ndau drejt së parës një vajzë nja
gjashtëmbëdhjetë vjeçe. Pa ngjeruar asgjëkundi, i ra baltës përmes dhe doli në krye
të karvanit. Ishte Vita, çupa e madhe e Pilos.
- Ç'kërkon, moj bijë, që erdhe!... i foli gjyshja. - Nuk bën të rrish, këtu, po
shko... je çupë e rritur tashti...
-Nëna, ç'ka nëna?,...
Prindi, pasi u vuri qeve përpara e më këmbë hostenin e gjatë, si shënjë që s'duhej
të lëviznin nga vendi, i ra qerres rrotull dhe doli në bisht të saj.
_Po ty, moj, kush të thirri të vish?
Kur vajza pa t'anë kaq të ngrysur e tek vetulla e mëngjër i epte fët-fët poshtë e
lart si për kohë të lirë, uli kokën dhe mërmëriti:
-Erdha se mos më do gjëkafshë nëna... dhe, sikur të kishte në duar ndonjë palë
kriga, kapërceu gishtërinjtë me njëri-tjetrin pa ditur ç'të bëjë tjetër.
-Shko, shko te qerrja, se s'mbeti jot'ëmë për ndihmën tënde! i foli i ati, duke i
bërë me kokë, sikur kërkonte ta shtynte tutje.
Si u largua çupa, Piloja iu afrua s'ëmës.
-E, plakë, si duket puna, a do të mbajë dot gjer në Seman?
-Zor, o bir.. Më duket se po e mundojmë e po hyjmë në gjynah me zotin dhe me të...
Ktheje më mirë qerren për në Bishtanakë, tek hani. Gjyshja ngriti kokën dhe pa të
birin në sy, si për t'i zgjidhur mendjen.
-Ma desh zemra të lindte fëmija në dhè të ri, se, kush e di, mund të na sillte të
mbarë... Po, nejse, kur s'do perëndia, s'ka ç'bën robi... - tundi kokën dhe u largua
drejt kreut të karvanit. Mori hostenin, hodhi lart dhe shpoi kuqon që të kthente, më
të djathtë.
Qerrja e parë u nis. Me të luajti nga vendi dhe mori rrugën edhe e dyta.
Vita, si ngriti fustanin nja një pëllëmbë mbi gju, pështeti kërcinë mbi kapitalin e
pramë, mbërtheu shtizën e madhe, i dha vehtes dhe u hodh brenda. Mori pastaj në dorë
tërkuzën me të cilën ishte pas rrapinës lopa e vetme e shtëpisë dhe e tërhoqi për të
shkurtuar pashin e lirë. Qerrja po kthente udhë dhe ishte frlkë mos lopa mirrte
nëpër hendek.
-Pse qan ata, mos e rrahu tata?... pyeti vëllai i vogël zgjuar në kohën kur qerrja
kishte pushuar së tunduri e përkunduri.
-jo, vëllaçko, nuk qan ata, por prit dhe pak, të shohësh se kush do të qajë:vëllai
apo motra... iu përgjigj Vita, duke tërhequr me një dorë tërkuzën e lopës dhe me
tjetrën duke shtrirë të vëllanë.
Qerrja filloi të lëkundej përsëri dhe boshti i palyer ia nisi vajit të tij:
"criu-criu flq..." avaz që po e mbante që atë mëngjes kur i zoti i harroi, apo s'pat
nge, t'hedhë masën e katranit. Kjo e qarë zvarrëzvarrë, si ajo tërkuza e lëshuar e
lopës që Vita e kish lënë nga dora, shiu i imët i fushës së Myzeqesë, që s'priti
gjersa karvani të zinte Kilin e vogël. Koka, lëshuar gjumit dhe ëndrrave, po i
shkonte sa mënjanë nga troshitja.
Reja e dëndur e shiut, që sa vinte e po afrohej qerreve që çanin në mes të fushës së
shkretë, kishte mbuluar si në një shparg me thekë të thinjtë gjithë ç'la pas karvani
atë mëngjes: Tomorin, Shpiragun, Shën-Kollin, Fierin. Sytë e vajzës, si kaluan një
çast vështrimin e plogët e të qullët të kafshës që vinte pas, u mbushën përnjëherë
me lot. Bulzat e ujit mbi faqen e një pellgu të rrahur nga shiu, dukeshin si barka
të vogla që kishin ngritur velat për udhëtim, ashtu si lotët e vajzës që kishin
marrë teposhtë faqeve. Kapur fort pas hunjve të qerres, kokën pështetur mbi faqen e
rrogëzit që mbulonte plaçkat dhe binte gjer poshtë, vështrimin mbytur në atë re të
madhe shiu, as Vita s'e kuptonte dot kush ja ndillte gjithë këtë trazim e pikëllim:
arratia nga fshati ku kishte lerë e ishte rritur, lëngimi dhe dhembjet e nënës, apo
ndonjë duf i ri që s'e pati ndierë gjer atë ditë në kufijt e fshatit të saj, në
gjerdhet e kasolles së saj.
Page 2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 25354
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Jakov Xoxa Empty
MesazhTitulli: Re: Jakov Xoxa   Jakov Xoxa Icon_minitime3rd October 2011, 16:43

Lumi I Vdekur II
Vita, si të gjitha vajzat e bujqve myzeqarë, ishte rritur në mes të pocaqisë dhe
varfërisë. Po jeta ka rrugën e vet, që e ka filluar kush e di se ku e kush e di se
si, saqë njeriu ngre supet përpara çudive të saj. Grizarakja ishte zhvilluar aq
mirë, sa që të kujtonte atë lekoin e bukur të kënetës, që çel si për mrekulli të
botës mbi ujët e pocaqisur të moçalit.
Shtatin e kishte pak si më të vërvitur për moshën e saj dhe për kockën pakëz të
shkurtër të femrës myzeqare. Këmbët e gjata, (ja, tani, atje, në buzë të qerres,
kërcinjtë e saj të varur jashtë sa nuk mirrnin dhè), i dukeshin akoma më gjatë nën
fustanin e vjetër, shkurtuar shumë, se shumë ishte rritur brënda këtij viti të
fundit. Thimkat e gjinjëve të vegjël, si ai bisku i fasules që ngre kokën e fryn
tokën e ardhur nga vakësia e pranverës, ia kishin hedhur kraharorin përpjetë. Vetëm
kurrizi i mirrte pak përpara, sikur t'i ishte thyer nga barra e punëve të shtëpisë.
Po jo, në këtë moshë, s'ka çi bën puna shtait të një vajze si Vita. Shpatullat e
mbledhura varfërisht e sipër të futur e të fshehur nën vehte krahërorin e përhedhur,
do të kenë ndonjë shkak tjetër.
Vita ishte vajza më e madhe e shtëpisë së Shpiragajve. Si vajza më e rritur në mes
atyre djemve në moshë, ajo ndjente një lloj drojtje, turpi, për ato shenjat e femrës
që me ditë po i piqeshin e me orë po i shquheshin. Andaj nisi, një nga një, t'ia
fshehë botës: në fillim, nën qepallat e gjata, si halë gruri, mbuloi sytë levarashë,
pastaj zgjati fustanin nja dy gisht, për të fshehur kufíjtë e kofshëve dhe më vonë,
kur pa se s'po ia dilte me të ndrydhur e me të shtypur të gjoksit që po shpërthente
pa e pyetur atë, përktheu kurrizin përpara dhe mundi, një farë kohe, t'i bëjë ballë
sulmit të moshës së bukur, po të paturpshme. Po a e dini? ... Vita sikur t'i kishte
bërë të gjitha këto për të hequr më tepër sytë e botës: Qerpikët e ulur përgjysmë
mbi gropëzat e syve, që lëshuan mbi mollëzat e faqeve një hije të lehtë, thelluan
akoma më tepër gjallërinë e bebzave të saj të zjarrtë, pothua ashtu si thellon e
nxinë nata grykën e pusit; teksa kurrizi, përkulur pakëz përpara e pajtuar aq mirë
me sytë e ulur përgjysmë, i mësoi një të ecur të drojtur, që mori, me kohë, hijen e
nazes.
Gjithë djelmuria e Grizës shkallonte pas asaj çupe. Duke fshehur bukuritë që natyra
ia kishte falur me të dy duart ajo shtonte akoma më shumë, pa e ditur, nepsin e
çapkënëve dhe remashëve të fshatit. Por gjer ahere asnjë s'ia kishte ngritur dot
sytë dhe shtatin: siç duket, qerpikët e Vitës kishin qëlluar shumë të rëndë.
Çuditej e linte mëndjen vajza me ato çupat e qytetit: Si bajamet e pranverës edhe
ato... që s'presin sa të çelin lulet e para, për të ndjellur në gjirin e tyre bletët
që do t'i trazojnë dhe gudulitin!...
Kurse ajo?... Ajo turpërohej edhe nga njerëzit e shtëpisë, edhe nga vehtja e saj.
Po gjer kur do ta fshihte e ndrydhte kraharorin?...
Ja pse buza e poshtme, shpërveshur posi fiera e njomë e trëndafilit në pisk të
vapës, po i mirrej atë kohë; ja pse po i mbusheshin me lot atë orë. Shiu i dendur që
po fshinte qiellin, fushën, rrugën, thua se donte ta shuante nga bebëzat e vajzës
gjithçka që kishte gëzuar e jetuar gjer atë ditë, (njëlloj si shuhen nga dërrasa e
zezë, me një të fshirë, shkronjat e bardha) i bëhej se po ja ndrydhte akoma më shumë
gjirin, zemrën.
Më duket sikur po e marrim kot nëpër gojë myzeqarkën e vogël. Gjer më sot asaj s'i
kishte rrahur zemra për asnjë nga djemtë e fshatit...
Po ah!... Kjo drita e bardhë e dashurisë së parë është posi rrezia e yllit të ditës:
duket në qiell e mbush botën me dritë edhe pa dalë dielli mirë...
Karvani i qerreve qëndron përpara hanit të Bishtanakës.
E ku kuptohet ndonjëherë nga çastisin rrëketë që mbushin lumin dhe e bëjnë të buçasë
nga shtrati dhe udha e tij!...
Page 3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Jakov Xoxa Empty
MesazhTitulli: Re: Jakov Xoxa   Jakov Xoxa Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jakov Xoxa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: