Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Dritëro Agolli 28th September 2011, 15:32 | |
| Dritëro Agolli Poet, prozator dhe publicist, që nga vitin 1973 kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë (LSHA). Lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet në Gjirokastër. Pasi kreu jashtë shtetit në Bashkimin Sovjetik, në Leningrad (Shën Peterburg) studimet e larta për gazetari, punoi një kohë të gjatë në redaksinë e gazetës "Zëri i Popullit". Rrugën letrare e nisi me vjersha, të cilat i botoi që kur ishte nxënës gjimnazi. Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.). Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist” Tituj të veprave
Në rrugë dolla, 1958 [2] Hapat e mia në asfalt, 1961 [2] Zhurma e erërave të dikurshme, 1964 Shtigje malesh dhe trotuare, 1965 [2] Mesditë, 1968 [2] Nënë Shqipëri, poemë, 1974 [2] Fjala gdhend gurin, 1977 [2] Komisari Memo, roman, 1969 [2] Njeriu me top, roman, 1975 [2] Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973 [2] Trëndafili në gotë, roman, 1980 [2] Fytyra e dytë, dramë [2] Mosha e bardhë, dramë [2] Udhëtoj i menduar, 1985 [2] Njeriu i mirë, tregime Kalorësi lakuriq, roman | |
|