|
| Ali Podrimja | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Ali Podrimja 27th September 2011, 14:11 | |
|
Ali Podrimja u lind më 1942 në Gjakovë, Kosovë, ku pati një fëmijëri të vështirë.Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie.
Biografia
Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e Re". Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie, që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit: Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,) Diellin tënd verbuar e kanë tytat E vatrat shkimbur deri më një... Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës", të cilin Ali Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare. Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999). Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t'u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t'i përcjellë ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë. Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të krijojnë parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët. Publikimin e parë e bëri në vitin 1957 në revistën letrare Jeta e Re kur ishte në gjimnaz. Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ´60 dhe ato familjare më pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, Lum Lumi. Poezija e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Ali Podrimja 2nd October 2011, 13:13 | |
| Pertej dhimbjes
Ka rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të shitur. Kosovë.
Konaqet e tua deri në themel po rrënohen, e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim, me krahët e zogut tim të vrarë me dashurinë e njerëzve të mi të kallur etjeje.
Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam, vatrat e shkimbura për t'i përflakur, duar e këmbë t'i lidh me lëmshin e përrallave të tua - se s'të lëshoj gjallë me gjak, pa të larë pëllëmbë për pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë konak e më konak pa të ndezur flakë... 10 Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të shitur prej pushkës kobzezë, prej pushkës së padukshme... Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e fisit tim^
Plepi i shtëpisë sime u dogj, ku t'i preh sytë, ku ta shuaj flakën e ujës për ty, Kosovë?
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Ali Podrimja 2nd October 2011, 13:14 | |
| Ura e Artes
Ti na qenke ajo ura që në he.shtje të vdekshme Të kohëve të serta kënduar të ka im atë Bjeshkëve të Namuna e krahasuar me Urë të Shenjte Urë moj Urë e Artës
Deri te guri yt i latuar nga mjeshtrit epirotas Udhë bëra vite e vite Po Hamzë Podrimja nga Gjakova ku arriti Urë moj Urë e Artës Lumit tim sa vjet i duhen Nëpër ty të kalojë me një lulkuq në dorë Apo historia jonë shtangu në sqep korbi Urë moj Urë e Artës
Me një krah në qiell me tjetrin në mishin tim | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Ali Podrimja 2nd October 2011, 13:14 | |
| Shtat Lëshon një Lulëkuq
Heshtja ime është më e vjetër se unë e më e fortë se vdekja ime
ajo është pamundësia ime
heshtja kur fle numëroj yjet luaj me hije luaj me thika
e një fushë të bardhë shtat lëshon një lulkuq
se heshtja ime ka peshën e gurit të mallkuar dhe gjuhën e njeriut të gozhduar në shkëmb. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Ali Podrimja 2nd October 2011, 13:14 | |
| Nje nate nga netet pa gjume
Zgjohu Kosovë! Zgjohu nëna ime e dashur, balli dhe emri im i shkelur, zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim? A po sheh si ti kam ngulur sytë mu në zemer,mu në shpirt, si t`i kam hedhur duart rreth belit per të përqafuar unë, ashti yt? Zgjohu,Kosovë!
Nga degët e mia të thyera kush po dahet, këtë cater kush po e le? Ç`janë keto gjurmë gjaku që po shtohen nëper fytyren tende, këto varre e murana qe po sillen vërdallë rrethë shtëpisë sime?... Zgjohu, Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur, balli dhe emri im i shkelur, Zgjohu, Kosovë!...
Sonte vëtem mbeta e në derë të oborrit askush s`po me troket, askush më, thua vdekur jam e harruar Në keto troje e suka gjaku.
Thua më është shkrimbur hisja e mbyllur dera e konakut..... Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim t`pelcitur. Bota në ty le të kallet! | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Ali Podrimja 2nd October 2011, 13:15 | |
| Nuk kam bere kurrgje per Lumin
E pranoj nuk kam qene i qete asnjehere kam bere njemije e nje te zeza per te jetuar. e di lagjia e Bajram Currit, e di lagjia e Cullakeve e kam prishur qetesine kur me eshte pritur kam thyer dritare kam thyer drunj kam shterrur kroje ne pusa te Drinit, sic thote i cmenduri i kodres se henes kam kercyer nga Ura e Shenjte(mjere ai qe s'ka pasur kurre ne jete nje Ure te Shenjet) ne fyt kohes i kam mbetur,shihni si shkumbon, degjoni si turfullon per shkak te miresjelljes, plehin asnjehere nuk kam nxjerre jashte Lumin kurre nuk e kam degjuar deri ne fund fjalen, kengen, vajin s'e kam lene ta kryeje shpirtin ia kam prure ne maje te hundes me shantazhe, me kercenime ia kam helmuar femijerine nenen ia kam share , ia kam share fisin, zotin per veshi e kam nxjerre nga shkolla, nga loja neper shtepi e kam ndjekur si i cmendur E pranoj, Lumi ka shkuar me larg; nuk ka pasur komplekse fare askujt nuk i eshte perkulur, vete zotyne ka qene ka thyer dritare me shume se une lule e ka bere ulpianen me mire e njeh asfalti i nxehte. kurre nje rruge nuk eshte shtegu te ri per te Bota nuk ka filluar as nuk ka mbaruar ne Gjakove. ka qene me koke forte se une, disa here eshte pergjakur (per te verteten u zura o baba, e nuk e shihja sa kohe) nuk ka qene i kenaqur me qetesi ne shtepi te rrije, nje dritare cel vazhdimisht ka kerkuar pa i rene ne fund kurre nuk ka pasur zakon ta mbylle perrallen as c'sheh ne enderr te shkruaje, te vizatoje, aq shume e ka enderruar bukendoren, sa dhembet i ka thyer neper vjershat kosovarce me ka dashur me shume se une ate nuk me ka denoncuar per mall te botes ajo qe flitet per te nuk eshte e vertete ne bixhoz asgje nuk ka lene... | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Ali Podrimja 2nd October 2011, 13:15 | |
| Lum Lumi
A thua eshte dita jote e fundit ne spital do t'i biem deri ne fund a thua edhe kesaj dite te lodhur ne oren e familjes.
Nuk te kam share as nuk te kam rene kurre vetem te kam thene;Ai ne hapsi atje larg jam Une.
Ne jete, ne art vrasesit me te medhenj jane frikacaket. mjeshteria e tyre; gjuajtja ne gabime, dhelperia.
Ti meso te duash vogelush. Ti meso te ecesh me kembet e tua mbi te keqen mbi te miren, mendo me koken tende kurre mos peshtyj ne dashuri, as ne pleh; Mallkim i fisit. Shkolla jote antike; te dish te celesh deren e shtepise ne cdo kohe, te dish te thuash fjalen kur duhet thene. Urrejtja eshte me e rende se vrasja.
Me dite me shikon nga krevati i vjeter;spitali teper i vogel per dhimbjet e tua per shtate plaget e tua per ditet, per netet e tua plot klithje.
spitali teper i vogel i vogel teper spitali nen te Danubi i thelle e i kalter. A thua tere jeten do te na vije era jod semundje , murtaje do peshtyjme gjak e vrer, a thua tere jeten t'i dezifektojme plackat, enderrat, fjalet. A thua edhe kete dite do ta kalojme ne spital. Te shikoj; ne syrin tend flaka, etja, qielli, ne syrin tend asnje dredhi, asnje mllef pastertia e syrit tend me ka perbire te terin. Ne fund te syrit tend hap fatin tim te kobshem. Ai nuk jam Une Ai nuk je TI Kush jam, kush je? Syri yt mbyllet, dhe frengjia ne Kulle. Poezia me e bukur ende s'eshte shkruar as do te shkruhet perderisa zhytesit ende jetojne Vogelushi im, thellesia mashtron, vetem largon nga e verteta dhe cdo fund eshte tragjik. Po c'ka aty poshte ne materie Miu i Bardhe, antimateria.
Do te vije koha kur do te me hapesh si nje liber te vjeter psalmesh kur do te mesoj te ecesh neper pluhurin tim por koha ecen shpesh here ne shpine te breshkes.
A thua na u sosen fjalet, kenget, na mundi enderra, udha, a thua edhe kjo dite po na le me shpirt nder dhembe.
Ti je me i madh, vogelush, me i forte se ky spital per inat kete dite ta sosim deri ne fund. Lum Lumi. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Ali Podrimja 2nd October 2011, 13:16 | |
| Parisi, vendlindja
Do të hyjmë në Paris gurin tonë aty do ta ngulim, nuk do të na presë Teuta, Genti, nuk do të na presë hordhi e egër romake, nuk do të na presë njeri i gjallë.
Në Paris do të hyjmë; ëndërrat do t'i varim në krahë të lejlekëve te një krua do t'i lajmë sytë, duart lythore, do t'i lëmë netët ballkanike pas shpine vallet, këngët, baladat, përrallat, vetëm fyellin do ta marrim t'i biem kur të na rrokë malli, kur humbim në grumbullin e klosharëve, të hijeve, të minjve, deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi: do t'i marrim erë ftoit të vendlindjes për kohët pis do të flasim me gishta, nuk do të shkelim asnjë mizë, nuk do të trembim asnjë zog, nuk do të derdhim zjarr, vrer, mbi kokë të njeriut, Evropës së përgjumur s'do t'i përulemi as perëndive të krisura. Ma jep besën, Lum Lumi, se nuk do të harrojmë vendlindjen.
| |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Ali Podrimja 2nd October 2011, 13:16 | |
| Emrin e ka Dashuri
Per kete toke gjaku ka rrjedhur e prinderit tane kryet e kane lene; kambana te medha kane mbetur ne jeten tone per kete toke ata qe nuk jane me - e ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka, dashuri emrin e ka; o si te doni quajeni por asnje fjale te keqe per prinderit tane, njerez te mire, asnje fjale, se kutjimi na i verbon syte. Asnje fjale te keqe, thashe, se ata gjithcka jane bere per kete toke, se ata ishin trima mbi trima dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar - ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, nese ndokush s'ka kthyer nga rruga - ata i kerkuam; nese ndokush ka dashuruar me jete lirine - ata ishin. Se ata mikun kurre ne bese nuk e kane prere dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar,- ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, - nese ndokush s'ka kthyer nga rruga, - ata i kerkuam, nese ndkush ka dashuruar me jete lirien, - ata ishin. E ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka, dashuri emrin e ka; o si te doni, vetem mallkim jo se per kete toke gjaku ka rrjedhur, i nxehte ka rrjedhur... | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Ali Podrimja 2nd October 2011, 13:17 | |
| Loja me vdekjen
Nuk di sa vjet u bënë por unë u mësova më në fund edhe me minj e gjarpërinj e engjuj
Bi e cohem me nga një therrë të re në këmbë të majtë
E rreth qafës sime të hollë vazhdon të trashet vezullima e tmerrshme e Thikës
Nuk më mashtrojnë më as fjalët e urithit dhëmbëkali në vesh që m`i pëshpërit
E shoh Mall e kam edhe këmishën e arnuar të Nënës
Tani për tani vetëm e di se jetoj në mënyrë krejtësisht normale dhe me vdekjen luaj si me kokë maceje | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Ali Podrimja 2nd October 2011, 13:18 | |
| Unë Biri Yt
Unë biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura, t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj, t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura; ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta, e të shpërthejë do si vullkan, më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë, Unë, biri yt. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Ali Podrimja 2nd October 2011, 13:18 | |
| Ti dhe Uji
Diellin ta shikosh nga hija e plepit Dhe ta matësh Kur hijen tënde s'mund ta kapërcesh më Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake Besnik i madh i Njeriut Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi Ajo s'është simbol i kohës sate as i artit tënd
(Unë gjthmonë ia kam frikën edhe Lules edhe Femrës)
Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë të dëgjohesh në shkretëtirë Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush nuk të beson: Sa më pak shikoje veten në pasqyrë Dhe kurrë mos mendo: I pari Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë të natës në pikë të vapës Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë Rast i humbur nuk je edhe pse pylli dendësohet Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar në botë Dhe si të duash Ti Lumi Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë e saj e zezë Bashkudhëtari im Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë. | |
| | | Gashi Super Master
Numri i postimeve : 868 Pikët : 25354 Reputacioni : 18 Join date : 26/09/2011 Age : 33 Location : Prizren Drejtimi : Software Design
| Titulli: Re: Ali Podrimja 2nd October 2011, 13:18 | |
| Dashuria
Koha është të duhemi, të kesh besim ne mua kur të them: Trime, të kem besim në ty kur më thua: Trim. Por kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite, shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt, një mijë e një të zeza kurdise ku do t'ma zije pritën. E nën një kulm banonim, nga frëngjia me ditë më peshove, me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës, se mos do të takoj te kroni i shpresave. Ma ruaj syrin, dashuria ime, ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari! Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ, kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët. Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejme këtë ujë të madh, i huaj s'jam as vij nga tokë e vdekshme. Në fund të livadhit të kositur a po sheh: ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë. Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet. Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës, do ta ndez llambën në kullë, do ta hedh farën në tokën e re. Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve e të rënat të forta i kishe. Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë e mëhalla jehonte nga shpifjet. Na iku jeta, trime, si s'menduam pak edhe për vete. Koha është të duhemi.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ali Podrimja | |
| |
| | | | Ali Podrimja | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| Tema Fundit | » Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë3rd October 2015, 22:48 nga Administratori» Urimi i Rektorit Vataj për fillimin e vitit të ri akademik 2015/20163rd October 2015, 22:44 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:04 nga Administratori» Njoftim2nd October 2015, 16:03 nga Administratori» Rezultatet e Provimit Pranues Për Vitin e Parë të Studimeve, për Vitin Akademik 2015-20162nd October 2015, 16:02 nga Administratori» Makroekonomi10th August 2015, 19:46 nga Administratori» Regjistrimi per studentet e rinj27th July 2014, 23:20 nga Administratori» Rezultatet e provimit pranues - Korrik 201427th July 2014, 23:17 nga Administratori |
Statistikat | Forumi ka 878 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Kujta
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2271 artikuj v 642 temat
|
Kush është në linjë | 22 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 22 vizitorë Asnjë Rekord i përdoruesve në linjë ishte 45 më 1st November 2024, 16:55 |
MARKETING ~ Just in Time - Vending Machines | |
Sondazh | | Sa ore ne dite lexoni? | Me pak se nje ore | | 18% | [ 6 ] | 1 ore | | 33% | [ 11 ] | 2 ore | | 18% | [ 6 ] | 3 ore | | 6% | [ 2 ] | 4 ore | | 15% | [ 5 ] | Mbi 4 ore | | 9% | [ 3 ] |
| Totali i votave : 33 |
|
Top posting users this week | |
|