Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kush është Drakulla/Vampiri, që përdoret për t'i frikësuar fëmijët?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ruvejda
Fillestar
Fillestar


Numri i postimeve : 51
Pikët e grumbulluara : 12139
Reputacioni : 0
Join date : 06/11/2011

MesazhTitulli: Kush është Drakulla/Vampiri, që përdoret për t'i frikësuar fëmijët?   10th November 2011, 21:49

Përgaditi: Fatlum Sadiku



Si fëmijë, duke qenë nën ndikimin shkollar, mediaik dhe kinematografik të social-liberalizmit jugosllav, e më vonë edhe perendimor, shumë nga ne jemi rritur me mitin e Drakullës/Vampirit. Drakulla/Vampiri, personifikohej/t, si krijesë e frikshme me dhëmbë shkyes, qe paraqitej në skuta të ndryshme, kryesisht natën, që rrëmbente fëmijë, mbyste e masakronte njerëz etj. Për Drakullën bëheshin edhe romane (romani i Bram Stocker-t "Dracula"), filma (i James V. Hart-it, me po të njetin emëretj.,) dhe ne si fëmijë, i nënshtroheshim mistifikimit të mëtejmë të tij si personazh, bërjes së tij gati Zot, si dhe fiksioneve tjera psikologjike. Por sot, pak nga ne dijmë se kush ishte në të vërtetë Drakulla/Vampiri. Aq më pak se ishte nga Ballkani (Rumania e sotme), dhe se ishte figurë kryqtare që luftoi kundër osmanëve/muslimanëve dhe se qiellorizimi i tij aq i madh, është një mit i krishterë. Dhe aq më pak, se afiloi për pak kohë edhe me Skënderbeun, duke e ftuar atë në "Urdhërin e Dragoit". Për të gjithë ata që nuk e dijnë: emërtimi "Drakulla", vie nga patronimi "Dracul", respektivisht qe mbiemri i Dinastisë Hereditare e Rumanisë "Drakuleshti" të shekullit XV. Megjithëse patrionimi tregon linjën familjare, që nisi me Vlad Dragonin (1393-1447), i tërë miti i Drakullës/Vampirin, lidhet me të birin e tij, Vojvoda/Empalier Vlad Tepes III, të cilit i'a preu kokën ushtria e Sulltan Mehmet Fatihut, më 1476, duke e dërguar si trofe kokën e tij, para vetë sulltanit.

Por kush ishte Vlad Tepesi? Pas vdekjes së babit së tij të syrgjynosur po ashtu nga ushtria osmane, Vladi refuzoi në vitin 1459 t'u paguante vergi osmanëve. Gjatë viteve 1460-1462, Vlad Tepesi duke kaluar lumin Tuna, u shpalli luftë osmanëve duke u shkaktuar disa disfata rradhazi. Këtu nisë mistifikimi i tij si personazh nga legjenda krishtere, ngase thuhet se tërë fushat e dyluftimit me osmanët, i mbushi me gjak, dhe se u'a pinte gjakun osmanëve/muslimanëve. Megjithatë, në Betejen e Targovishtes në Bullgari, Mehmet Fatihu mori Kalanë e vendit, dhe Vlad Tepesi iku, pas një përpjekjeje të pasukseshme për ta vrarë sulltanin. Pas këtij viti, një pjesë e madhe e Principatës Danubiane të Rumanisë (atëbotë Eflak-ut), hyri nën administrimin osman. I zën ngushtë, Vlad Tepesi, tentoi të lidhte aleancë me princin hungarez Matias Konvirusin, por që u refuzua, pasi që Konvirusi atëbotë ishte në paqe me osmanët (më vonë ky u zu rob në Buda). Në mes viteve 1474 dhe 1476, bëri planet se si të rikthej në Eflak. Së bashku me nipin e tij Stefan Cel-Marin ("Stefani i Madh i Molldavisë III") u rikthye në Eflak, u shpall mbret, dhe sulmoi osmanët me një ushtri prej 300 vetash, por pësoi dsfatë të rëndë dhe u vra. Rezistenca e fundit rumano-molldave karshi Perandorisë Osmane, përfundimisht mbaroi më 1538, pas mboshtjes së Vojvoda Petrusë, nga Sulltan Sylejmani sundues i 18.5%-shit të botës.

Pas vdekjes së Vladit, miti për të si një Vampir, pati arrirë në Hungari, Rusi, e Perandorinë e Shenjtë (më vonë Austri-Hungari/Gjermani)...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Kush është Drakulla/Vampiri, që përdoret për t'i frikësuar fëmijët?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kusari- Lila: Ja kush deshi të mëvrasë, pazari për ekzekutimin tim u krye në Gjakovë
» Kryqi i Kuq Shqiptar: Kush dhuron gjak shpëton një jetë
» IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ÇLIRIMIN E KOSOVËS-KUSH PO PËRPIQET TA FALSIFIKOJË HISTORINË
» Shyhrete Behluli është sëmur !
» Hilmi Saraçi: Masakra serbe në Studime të Poshtme (Martiraj) 1998-1999

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Hapësirë e lirë :: Tema te ndryshme-
Kërce tek: