Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SADBERE GAGICA SPAHIJA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:10

[img] SADBERE GAGICA SPAHIJA NJË POETE QË PREMTON Shkruan:Shaban Cakolli Poetja jonë e re Sadbere Gagica-Spahija,në letrat tona vjen me vargje të zjarrta poetike,që shquhen për simbolika në vargun pa kode,me një infra strukturë të lirë.ku mbizotëron shpirti luftarak i saj,gjuha poetike,,të trajtuara me tema kombëtare,etike,historike e njerëzore.çdo poezi e Sadberes,shpreh gjendje të ndezura poetike,hedh dritë mbi dhembjen,mallin,atdhedashurinë,ku poezitë e saja me vlerë shpirtërore,bëjnë një shkrirje të furishme në furrën poetike,dukeshprehur mesazhe të fuqishme,ndjenja të larta,identifikohen si një pasaportë poetike e një poeteje e cila në të ardhëmen për letrat tona premton shumë.Sadberja e përmallur me kujtimet e vendlindjes,, për të cilin ajo ruan edhe sot kujtimet më të bukura të jetës së saj. I kujton ato me nostalgji edhe sot. Belbëzimet e para poetike i ka bërë kur ishte nxënëse e shkollës fillore. Lexonte me pasion të veçantë shkrimet e Ali Huruglicës, Hysen Këqikut e shumë të tjerëve. Ka një varg shkrimesh letrare, kryesisht poezi për të rritur, të cilat kjo krijuese ëndërron t i botojë një ditë. Autorja vjen para opinonit me poezinë „Ëndrrat i vishja me fustan të kuq”, kur „Një trëndafil ia veja mbi veshë/ Fshehurazi ia kafshoja natës buzët/ Në Kopshtin e dashurisë Ti/ Personazh lirik/ Në shtrat kthehesha me buzëqeshjen tënde/ Brenda tërë margaritarë”, apo: „Si flutur ndalesha mbi buzët tua/ E sot/ Qytet kujtimesh/ Stinë e gdhendur/ Në fjalë vargu/ Çdo ditë më kafshon me dhembje/ Një përmallim i tretur”. „Fjalori i buzëve” është një poezi tjetër e frymëzuar (ku malli djeg e loti pikon), apo poema „E shpirtin e arnoj me ëndrra”: S’më ndal asnjë uragan drej cakut tim/ Vrapoj me orën që plisin e shekujve ledhaton/ Udhëve të përmendoreve nga një lule vë/ Koha bart plagë mall lot mbi kurriz/ E shpirtin arnoj me ëndrra/ Në guacën e vetmisë/ Në qiell shoh pëllumba të bardhë/ Që fluturojnë trungut të Ilirisë”. Mund të thotë kush se nuk kanë vlera, frymëzime dhe imagjinatë, autorët e kërij albumi poetik. Pak biografi… Sadbere Gagica Spahija u lind në Gjilan më 1973. Atje kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Për qytetin e lindjes ka si çdokush nostalgji dhe atë e ka bartur edhe në shkrimet poetike. Belbëzimet e para poetike i bëri si nxënëse e shkollës fillore. Publikonte shkrimet në gazetën “Pioneri” dhe adhuronte atëherë fjalën e bukur artistike të Ali Huruglicës dhe, gjithnjë ëndërronte se një ditë do të bëhej poete. Lexon edhe sot me pasion të veçantë shkrimet letrare të shumë brezave, por më shumë i pëlqen poezitë e Agollit, Din Mehmetit, Ali Podrimjes ,Azem Shkrelit, Borhesit, Gëtes etj. Publikimet në revista… Është aktive në jetën letrare dhe shumë krijime poetike i ka publikuar në shumë revista , gazeta brenda truallit shqiptar dhe jashtë saj,si: në gazetën ” Nacional”, “Pena e artë”,”Fjala e lirë”, “Zemra shqiptare”, “Qëndresa”, “Fjala” në Lyon të Francës, e tjera. Është prezantuar me një poezi në “Antologjia e dhembjes” për Ali Podrimjen ,në mesin e njëqind poetëve,me rastin e vdekjes së autorit. Në shkurt të vitit 2013 edhe në antologjinë “Varg përjetësie” me një cikël poezish,që doli në Bukuresht të Rumanisë. Sadberja ka një dorëshkrim një mori të punimeve poetike e të zhanreve të tjera letrare të cilat presin dritën e botimit MES DALLGËSH Shtrihem unë dhe stinët e mia Edhe sonte Si nuse e dhëndërruar E prek fjalën me thonj të zgjatur Dora ime prek qiellin Mbledh pikat e shiut në shuplakë Zhytem në epshin vargëzor Dhe krah marrin ëndrrat e mia Sa herë më ka djegur fjala Me strall kam ecur mes mjegullave Një yll në mesnatë e kam kërkuar Mes dy lumenjve era më ka bartur Si klandestinë barkën e ka pritur Si hije të kaloj përtej brigjeve të dhembjes Në ferr e kam takuar Virgjilin Dhe Beatriçen flokëderdhur duke vrapuar E sërish kam zbritur me muzën në tokë Kam derdhur një klithmë pa zë Në vetminë e pasosur natë hamletiane Memecërinë nuk e putha kurrë në jetë Pas rrezeve jam paluar pranverat i kam dashur Si dallëndyshe pa kufinj toka ime më grish Eja bija ime mes rrugëve këndo këngën Më të bukur me zogj fluturo Në teatrin e Shekspirit janë shumëzuar djajtë Shtrihem por gjumi nuk më zë! MË BART Mbi kopërtinën e një libri Të harruar dhe nga zoti H Edhe këtë prill Kur qielli vjen me shi Më bart Mbi krahet e një zogu Ta zgjoj nga gjumi Këtë pranverë Që është mplakur shumë Më bart Në syrin e diellit Të flas më zërin e mallit Vargut t’i jap shpirt Në prag të këtij ferri Që më djeg Nata është varur Në bisht të qyqes Më bart Para së të vdes fjala MBI PIANO U derdh një natë ëndrra ime Dhe hijet e bardha të dimrit tim Dashuria qau pa zë Mbi kokën e pianos së vjetër Një dallëndyshe sillej qiellit tim E lodhur rrugëve nëpër shi Mëkatare ishte stina a fjala Ra nëpër vargjet e heshtura Nëpër ditarin tim të zverdhur Pika lotësh ranë mbi fustanin E hënës veshur si nuse buzët E skuqura vështronin në dhomën E akulltë ora rrinte varur mbi mure Si erë më përplaste një valë deti Udhëve të mia sa gjurmë malli Hijen e saj të trishtë pa emër Mbi portretin e zbehur vallëzonte Një puthje në simfoninë e kënduar Vallë c’më erdhët mbrëmë ashtu Kur hëna veshi fustan të bardhë? NJEMIJE VJET I kam kenduar lirise Erdhi Me krah pellumbash Me gjakun lume Atdheu im Shtrij kembet Atje ku toka Flet shqip Njemije vjet E prita lirine ERDHE Fshehurazi naten vone Kur po e mbyllja ditarin Dhe lirikat e shkruara Me lot dhembjesh Tani mos ik me Udhet do t’i ze me shkembinj Detet me rrjeta Qiellin me zogj Do mplakemi ne vargje Endrrat kur te sosen Do hap serish dritaren Te te fus ne fjale Erdhe nje nate Kur digjesha ne vetmi Erdhe Te ruaj me xhelozi Si syte e perlotur Ah keto syte e mi! TINGUJ Te merzitur ka kenga Fjale e vrare Sa shume je larguar Mbi heshtjen tende te futur Ne guace mendimesh Kthehu Mos me grimco endrren Mbi shkronja malli Te qeshem me ze Eja qiellit me engjejt e nates Dhe fluturo Drejt strehezave qiellore Si hije ne driten e henes Vargu eshte bere qiell Me nje lot qe bie Mbi xhamat e dritares sime ME KEND TE UDHETOJ Vjeshta ka ikur sa vite Nuk e mbaj mend as orën Kur qielli ra mbi vargjet e mia Si meteor i cmendur Mi mori të gjitha këngët Gëzimet në buzë m u zverdhen? Dëgjoj edhe sonte akordet Një muzikë e lehtë Shpirtin ma then Tavolina e njejtë…gota me verë Rri mbi tavernë te vjetër A ka fjetur harrimi im? Me Ty isha shërbetore Zoti Dhe princeshe Arbërie! E sonte Pa Ty jam hiq i hiqit Rrugicë e shkretë Pa dritë ne këtë errësirë Nata më mbulon me hijen e trishtimit Çfarë të dëshiroj sonte Kur vetmia më ngatrron Si peng kohe E Ti je veç këngë?! Dikur fjala ime Në qiellin e bleruar! Sonte Heshtja ka rënë në dhomë Mure mbi buzë ka bërë kjo natë Që më cmend! A ka dënim më të rëndë Sizif? Unë e Ti Dënim perëndish… KUR ZBRET MUZGU Vjen nje ze Keto net te ftohta Kur lulet ende s’kane cel Drite me ben Mes vargjesh shtrihesh Muza ime me puth Endrren time vale Ciceron si zog Ka sy malli Kur zbret muzgu E marr ne gji Ia ledhatoj krahet! Ka qare qiellin Me krahenor Vjen nje ze nga vendlindja Me sy dielli MË FAL SONTE Gotën me verë Dhe qiellin me ëndrra Të zbres deri të dhembja Stinët t’i marr gryk Dhe Ty malli im Më fal Një pikë gjak njeriu Plagët e shekujve T’i mbëltojë me këngë Edhe këtë qiell me erëra Që derdhet mbi Kosovë Askush s’ia kuptoj gjuhën Baroneshës Eshton? Vjen e qeshur ik e qeshur Më fal sonte atdhe Valë deti jam bërë Me vargjet udhëtoj Një hije padukshëm më ndjek Fjalët do të m’i hajë? Më fal sonte nata ime Dy buzë soneti! E NDJEJ Kur bien pikat e shiut Tik tak ,ni xhamat e mi Mbeshtjelle me vargje Dhe hapat e tu yll nate Qe zbret nga qielli Kur me kaplon merzia Druaj se me humb Nga syte e mi Loti im Ruaje qiellin nga syte e murme Kur bie nata Shderrohem ne shi! MALL Të puth sonte në mesnatë Eja pa trokitur qetë muza ime Mes vargjesh të shtrëngoj Erë e butë mall me shtrëngatë? Eja Me mes lulesh pranvere Ka shekull që nuk të shoh Ta ndjej zërin kur më flet Pikturë e gjallë shpirtin ma trazon Muza ime sillma ëndrrën time Të bëj një sy gjumë Mos më mbaj mëri Je syri im i heshtur Edhe kur fjalën ma grimcon! Mall o mall ! FLUTURO SONTE Bilbil pranvere Lëshoje zërin mbi këngë Të deehem nga ky mall Që me djek Kur s’të dëgjoj Ec Mbi rrudhat e ballit tim Mes furtunash Çelin lulet? Fluturo sonte E me merr nëpër këtë qiell Jam bërë pritje netësh Deri në agim! LOT I DEHUR Zbret ngadalë bebëzave të mia Udhëve të shpirtit heshtja me ndjek Mes vargjeve strukem si dallëndyshe Me krahë të thyer drejt qiellit të vendlidjes Vrapoj këto ditë marsi a prilli i thyer Mes erërash më mbëshjell edhe sot? Lëshoje fjalën në varg poete dhe nisu Kacafytje është jeta të ende ferrit të Dantes Mes ishullit lëshoje një zë njeriu të pret në breg Hijet e shpirtërave lë të ikin nga kjo orë Zhurmë dëgjoj në kufirin e ndarjes a zëri im Rritet me Ty atdheu im i grisur edhe sot Nëpër harta gjeografike bota luan me fatin tim? Lot i dehur në mallin që përvelon? E KAM KËRKUAR Mes ëndrrave të mia Të jetë lis me rrënjë Të mos e tund Asnjë pranverë Është rrap shekulli Me shumë degëzime Vjen qetë natën vonë S’e shoh e ndjej afër I ngjan vetes E hap portën me çelës shpirti Ka sy atdheu…diell dashurie Nuk trembet Bën gjumë në qerpiket e mi Flas Me zërin e tij Betejave ecim bashkë E di Në ecje kam lënë Gjurmë lotësh Një copë buzëqeshje Ma mori një stinë Po vjen pranvera Jam ulur në kopshtin e luleve Ëngjejt ma sollën qiellin Të bredh Me penë në dorë Nëpër buzët e shkronjave Dashuroj muzën time E kam kërkuar..erdhi trembur Më gjeti mes dhembjesh E mora në krah E shtrëngova si fëmijë E putha lehtë lehtë Me dashuri?! PUTHJE NË SHI I dua puthjet mes turmës Dhe mallin Ta mbaj në gji I dua Edhe lejlekët në pranverë Kur më sjellin Grishjen e vargut në mesnatë Këmbëzbathur do dal udhëkryq Qiellin me dorë ta prek S’ kam forcë për grindje më Jam ulur Në fron të fjalës Dhe udhëtoj nëpër shi Shekulli im Sa larg sa afër të kam Ma ruaj ushtarin në kufi Dhe ëndrrën për Çamëri Do shtrihem atje kopshteve me ullinj Sa sodis detin me sytë e mi Jam nga derë e Skenderbeut Dhe vdes Me mall të atdheut! NËNËS Edhe qielli ishte përzier Nga erërat Lëkundeshin lisat Me rrënjë E mërkurë ditë e zymtë Shkruar me vargje lotësh Pikëllimi mbi fjalë Heshta ra mbi shkronja Nënë Më duket se dëgjoj zërin tënd Sonte kur bie shi Të thërras…s’më dëgjon Jam mbledhur në grushtin e natës Këngë malli jam bërë Me ëndrra grindem shpesh Dhe një kufi të ndarjes Sonte Jam hije nate ! ÇDO DITË Je lule marsi Në sytë e mi Rreze dielli Nëpër stinë Edhe sot kur je larg Je aq afër Në buzë i mbaj Fjalët ëndrrat Çdo orë të pres Sikur lule në pranverë Vjeshtën e dua Kur lule u bërë Dhe udhë në dritare Me hape mua Je lule marsi? Pa Ty Do isha venitur Si toka pa shi Si vendlinja ime Pa liri! POETI Është zog malli Natër rri zgjuar Ditën fle mbi mall Veç cicëron Degë me degë I dua vargjet lirike Si bukën në sofrën e Migjenit E diellin Për gjymtyrët e Lulit Mërdhirë nga skamja Troket ai Në ndërgjegjen e kombit Edhe sot Rrugët mbushur me lypsarë Merr poet ëndrrat e tyre E bëj vargje lumë Të vijë një stinë Me puthje njerëzish? ËNDËRRIM POETIK Të ëndërroj çdo ditë orë Zemrën e kam peng dashurie Jetoj në zgafellën e shpirtit Pa ujë dritë udhë pa shteg Po një zë sikur më qorton Struku në bebëzat e syrit E ruaju nga sytë e djallit Kur nata derdhet mbi vargje Heshtjen e copëtoj si me thikë Dhe vrapoj ta zë ëndrrën në mesditë S’jam ndalurr kurrë vjeshtë e pranverë Kur binte shi kërkoja ylberin tim Mbështjellë e mbante zana e malit Mes lulesh marsi kur dielli binte pingul Mbi shkrepa malesh dimri gjunjëzohej Syrit i hapej qielli blu me zogj shtegtarë E Unë bëja portretin e dashurisë mbi pikturë Portën e mallit e hapja stinë më stinë Një fjalë iku mes turmës së zemruar Kur më vriste deri në palcë Shpesh më shpiente përtej vetes Si njerkë u soll me mua fati im Po rrezet kurrë s’i humba nga sytë Të shtrihem mes diellit e barit të njomë Të ndjej si vjen me aromë njeriu…si malli me jehonë Vjen ik shpesh më thumbon si bletë Më merr ndër krahë qiellit fluturoj krahlehtë! SA MË IK KOHA Vrapoj me ëndrra (sh)kujdesur atdheut Netëve të ftohta mbështillme në guacën time Bredh brenda shpirtit labirinteve me strall Mbaj hapin të mos rrëshqas mbi patinazh Në një strajcë kam dorëshrimet këngë stinësh Që (s)’ më kanë braktisur në asjnë fjalë Unë poetja brenda vetes digjesha si zjarr Heshtjen nuk e bëra kurrë mik kur frynte erë Vjeshtës flisja me shiun dhe grishja zogun Nga larg të nisej të më sillte lule pranverë Një melodi binte me tinguj zemrës nota më humb Më shtyp ky qiell i huaj me rri si hutin mbi kokë Rend spesh mes vargjesh larg vatrës e vetmuar Në këtë hapësirë zogjtë s’këndojnë shqip Një kujtim i largët më brufullon në prillin e thyer Të marr udhë Kosove sa larg deterat më shpien Në shkembinj zvarranikët duan të m’i hanë shkronjat Më bart kjo ditë malli brenda librit të (pa)shkruar Për sytë e mi ëndërrimtar sa gjurmë shputa këmbësh Kam lënë mbi udhët shtruar me kalldrëm Sa larg ka ikur kjo kohë s’e zë dot asnjë mall! A DO TË VISH Pranvera ka bërë sy lulesh Muza ime e shtrenjtë T’i puth buzët mjaltë Me Ty Kapërceva netët e ftohta Theva akullin e heshtjeve Fola me yjet në qiell Të prita nëpër udhë Edhe kur binte shi Më end edhe sot stinëve I palos vargjeve të mia Kujtimet fjalët e pathëna Vjen pa trokitur Kur bie në gjumë Më merr në gji Më shtrëngon si fëmijë të braktisur Si të isha bonjake Pa plang e atdhe Të dua Edhe kur vjen me shtrëngatë Në truallin tim të copëtuar Më shpie në malet e Medvegjës Zbrazur nga zogjtë Veç tymnajë e rrallë Ngjitet reve Protestoj tek dielli Që nuk ma ngroh këtë mall Dhe ëndërr të stërzgjatur! ME ËNDRRA UDHËTOJ Kur bie nata në prehërin tim Ia ledhatoj sytë Me ëndrra udhëtoj Deri të malli im Sa e gjatë kjo fjalë Në fjalitë shkajkore! Me ëndrra udhëtoj Deri te dhembja Sa erëra fryjnë mbi kokën time? Qielli im është lot Vetëm një varg Më zgjon nga gjumi Kur qepallat më rëndohen Me ëndrra udhëtoj? Do vij një ditë Të puth këto dallgë Që më mbajnë trazuar Edhe në mesditë! I TRAZOVA ËNDRRAT SOT Shkronjë pas shkronjë malli im i vjetër Derdhur si kjo erë vjeshtë Ditari im lirik plot me dhembje Dilema halmetiane teatër stinësh Varg dashurie kujtim i madh në lot Ç’më vini trazuar si retë nëpër qiell? Në luginë të shpirtit dimër Ëndrra në flakën e diellit Vitet i numroj një nga një Ditët netët pa gjumë Pranë lampës si fjala e qiririt Udhët e mia si valët e detit E bota përkundet lundër në dallgë Në oazë vetmie strukur fati im Si një gjeth i shkundur era M’i bart kujtimet e vjetra Nata vjen e rëndë Plot udhë të fshehura pas perdeve Një zë stine dëgjoj Ikën ditët…ikën në pakthim Edhe gënjeshtrat mëkatet Një thes pendimesh Fustan i grisur me duket edhe ky qiell Portret i zbehur…pa ngjyra Lot shpirti…lumë që rrjedh Jugut bredh? Dialog i pambaruar Në fytyrë buzëqeshjen e mbuloj Ngado që bredh…në fillim kthehem Ka kohë që të pres vargmalli im FJALËT E VËLLAIT Që m’i tha njeherë ndër stinë Kur mali mbushej me gjelbërim Udhët e largët motër atje Engjejt rrinë këtu djalli të pret Atje ku bjeshkët edhe ujqin i hanë E vetmia të mbyll mes shkronjave furtunë E sot kur sërish vjen me shtërzim pranvera Pres të më vijë në derë dritaren të ma hap Ta përqafoj si dikur fëmijërisht ndoshta Nuk ka harruar të më thotë…perëndia Fatin ta ka qëndisur kur natët vijnë akull Qyqe bëhësh në degë ahu shqip nuk flet as qielli Në fushën e ferrit do dëgjosh zëra që të mallkojnë Kur të dehurit pinë në kërthizën e ëndrrave Mitet e vdekura për dheun tënd! Fjalët e vëllait më tingëllojnë si çekan Të ik nga ky vend zot më jep krahë të fluturoj Atje ku dielli më grish sa ditë sa orë? MË FAL SONTE Gotën me verë Dhe qiellin me ëndrra Të zbres deri të dhembja Stinët t’i marr gryk Dhe Ty malli im Më fal Një pikë gjak njeriu Plagët e shekujve T’i mbëltojë me këngë Edhe këtë qiell me erëra Që derdhet mbi Kosovë Askush s’ia kuptoj gjuhën Baroneshës Eshton? Vjen e qeshur ik e qeshur Më fal sonte atdhe Valë deti jam bërë Me vargjet udhëtoj Një hije padukshëm më ndjek Fjalët do të m’i hajë? Më fal sonte nata ime Dy buzë soneti! I MBLEDH FJALËT Si penjtë në avlimend Natën kur hëna zbret tek unë Ti nuk e ndjen Kur më djeg E më bën hi? Je Rrap shekulli..stinë me shelg Nën hijen tënde rritem cdo natë Rri qetë degëza ime e mallit E ndjej trazimin tënd Kur vjen me erëra tundime I mbledh fjalët si lulet e pranverës Maleve të atdheut tim i T’i bëj ushtar të lirosë Tek varri i Adem Jasharit përulem E ndjej hapin tënd nëpër vargje Po mendja Me ik tek Ti dhe liria ime Që ende s’ka vringëlluar në cdo lis E ndjej se do vij tek unë e ndjej E KAM KËRKUAR Mes ëndrrave të mia Të jetë lis me rrënjë Të mos e tund Asnjë pranverë Është rrap shekulli Me shumë degëzime Vjen qetë natën vonë S’e shoh e ndjej afër I ngjan vetes E hap portën me çelës shpirti Ka sy atdheu…diell dashurie Nuk trembet Bën gjumë në qerpiket e mi Flas Me zërin e tij Betejave ecim bashkë E di Në ecje kam lënë Gjurmë lotësh Një copë buzëqeshje Ma mori një stinë Po vjen pranvera Jam ulur në kopshtin e luleve Ëngjejt ma sollën qiellin Të bredh Me penë në dorë Nëpër buzët e shkronjave Dashuroj muzën time E kam kërkuar..erdhi trembur Më gjeti mes dhembjesh E mora në krah E shtrëngova si fëmijë E putha lehtë lehtë Me dashuri?! PUTHJE NË SHI I dau puthjet mes turmës Dhe mallin Ta mbaj në gji I dua Edhe lejlekët në pranverë Kur më sjellin Grishjen e vargut në mesnatë Këmbëzbathur do dal udhëkryq Qiellin me dorë ta prek S’ kam forcë për grindje më Jam ulur Në fron të fjalës Dhe udhëtoj nëpër shi Shekulli im Sa larg sa afër të kam Ma ruaj ushtarin në kufi Dhe ëndrrën për Çamëri Do shtrihem atje kopshteve me ullinj Sa sodis detin me sytë e mi Jam nga derë e Sklnderbeut Dhe vdes Me mall të atdheut! PI NË TAVERNË Unë pi rrallë verë në tavernë dite Kur koha është me shi Kam shumë mall ëndrra si këto riga Çdo pikë më bie mbi qerpikët e syve Kam nostalgji për vendlindje Lakoreve me baltë të lagjes sillem vërdall[ Gjilani im djep i fjalës sime në ecje Çdo orë vij tek ti E puth pragun e shtëpisë sime ku ka qarë E kam qeshur si fëmijë Për një puthje nënë e ledhatim babai Flutur e lehtë me krahë jam bërë Mbi krahët e tyre jam rritur Me një kothere bukë në sofër Po lulet në pranverë i kam dashur Dhe lirinë përkundur nëpër mote Pi rrallë në tavernë dite! SHËNDETI NGA HARMONIA E MENDIMEVE Shprehe mendimin tënd në lidhje me postimin pëlqe këtë0 0 komente shikime 0 Poezi Ndrysho Fshije Postimet e ngjajshme[/img]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:12

SADBERE GAGICA SPAHIJA Sadbere-Gagica-Spahija
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:14

MES DALLGËSH

Shtrihem unë dhe stinët e mia
Edhe sonte
Si nuse e dhëndërruar
E prek fjalën me thonj të zgjatur
Dora ime prek qiellin
Mbledh pikat e shiut në shuplakë
Zhytem në epshin vargëzor
Dhe krah marrin ëndrrat e mia
Sa herë më ka djegur fjala
Me strall kam ecur mes mjegullave
Një yll në mesnatë e kam kërkuar
Mes dy lumenjve era më ka bartur
Si klandestinë barkën e ka pritur
Si hije të kaloj përtej brigjeve të dhembjes
Në ferr e kam takuar Virgjilin
Dhe Beatriçen flokëderdhur duke vrapuar
E sërish kam zbritur me muzën në tokë
Kam derdhur një klithmë pa zë
Në vetminë e pasosur natë hamletiane
Memecërinë nuk e putha kurrë në jetë
Pas rrezeve jam paluar pranverat i kam dashur
Si dallëndyshe pa kufinj toka ime më grish
Eja bija ime mes rrugëve këndo këngën
Më të bukur me zogj fluturo
Në teatrin e Shekspirit janë shumëzuar djajtë
Shtrihem por gjumi nuk më zë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:15

MË BART
Mbi kopërtinën e një libri
Të harruar dhe nga zoti
H
Edhe këtë prill
Kur qielli vjen me shi
Më bart
Mbi krahet e një zogu
Ta zgjoj nga gjumi
Këtë pranverë
Që është mplakur shumë
Më bart
Në syrin e diellit
Të flas më zërin e mallit
Vargut t’i jap shpirt
Në prag të këtij ferri
Që më djeg
Nata është varur
Në bisht të qyqes
Më bart
Para së të vdes fjala
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:16

MBI PIANO

U derdh një natë ëndrra ime
Dhe hijet e bardha të dimrit tim
Dashuria qau pa zë
Mbi kokën e pianos së vjetër
Një dallëndyshe sillej qiellit tim
E lodhur rrugëve nëpër shi
Mëkatare ishte stina a fjala
Ra nëpër vargjet e heshtura
Nëpër ditarin tim të zverdhur
Pika lotësh ranë mbi fustanin
E hënës veshur si nuse buzët
E skuqura vështronin në dhomën
E akulltë ora rrinte varur mbi mure
Si erë më përplaste një valë deti
Udhëve të mia sa gjurmë malli
Hijen e saj të trishtë pa emër
Mbi portretin e zbehur vallëzonte
Një puthje në simfoninë e kënduar
Vallë c’më erdhët mbrëmë ashtu
Kur hëna veshi fustan të bardhë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:16

NJEMIJE VJET

I kam kenduar lirise
Erdhi
Me krah pellumbash
Me gjakun lume
Atdheu im
Shtrij kembet
Atje ku toka
Flet shqip
Njemije vjet
E prita lirine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:17

ERDHE
Fshehurazi naten vone
Kur po e mbyllja ditarin
Dhe lirikat e shkruara
Me lot dhembjesh
Tani mos ik me
Udhet do t’i ze me shkembinj
Detet me rrjeta
Qiellin me zogj
Do mplakemi ne vargje
Endrrat kur te sosen
Do hap serish dritaren
Te te fus ne fjale
Erdhe nje nate
Kur digjesha ne vetmi
Erdhe
Te ruaj me xhelozi
Si syte e perlotur
Ah keto syte e mi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:18

TINGUJ

Te merzitur ka kenga
Fjale e vrare
Sa shume je larguar
Mbi heshtjen tende te futur
Ne guace mendimesh
Kthehu
Mos me grimco endrren
Mbi shkronja malli
Te qeshem me ze
Eja qiellit me engjejt e nates
Dhe fluturo
Drejt strehezave qiellore
Si hije ne driten e henes
Vargu eshte bere qiell
Me nje lot qe bie
Mbi xhamat e dritares sime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:19

ME KEND TE UDHETOJ

Vjeshta ka ikur sa vite
Nuk e mbaj mend as orën
Kur qielli ra mbi vargjet e mia
Si meteor i cmendur
Mi mori të gjitha këngët
Gëzimet në buzë m u zverdhen?
Dëgjoj edhe sonte akordet
Një muzikë e lehtë
Shpirtin ma then
Tavolina e njejtë…gota me verë
Rri mbi tavernë te vjetër
A ka fjetur harrimi im?
Me Ty isha shërbetore Zoti
Dhe princeshe Arbërie!
E sonte
Pa Ty jam hiq i hiqit
Rrugicë e shkretë
Pa dritë ne këtë errësirë
Nata më mbulon me hijen e trishtimit
Çfarë të dëshiroj sonte
Kur vetmia më ngatrron
Si peng kohe
E Ti je veç këngë?!
Dikur fjala ime
Në qiellin e bleruar!
Sonte
Heshtja ka rënë në dhomë
Mure mbi buzë ka bërë kjo natë
Që më cmend!
A ka dënim më të rëndë Sizif?
Unë e Ti
Dënim perëndish…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:20

KUR ZBRET MUZGU

Vjen nje ze
Keto net te ftohta
Kur lulet ende s’kane cel
Drite me ben
Mes vargjesh shtrihesh
Muza ime me puth
Endrren time vale
Ciceron si zog
Ka sy malli
Kur zbret muzgu
E marr ne gji
Ia ledhatoj krahet!
Ka qare qiellin
Me krahenor
Vjen nje ze nga vendlindja
Me sy dielli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:20

E NDJEJ

Kur bien pikat e shiut
Tik tak ,ni xhamat e mi
Mbeshtjelle me vargje
Dhe hapat e tu yll nate
Qe zbret nga qielli
Kur me kaplon merzia
Druaj se me humb
Nga syte e mi
Loti im
Ruaje qiellin nga syte e murme
Kur bie nata
Shderrohem ne shi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:21

MALL
Të puth sonte në mesnatë
Eja pa trokitur qetë muza ime
Mes vargjesh të shtrëngoj
Erë e butë mall me shtrëngatë?
Eja
Me mes lulesh pranvere
Ka shekull që nuk të shoh
Ta ndjej zërin kur më flet
Pikturë e gjallë shpirtin ma trazon
Muza ime sillma ëndrrën time
Të bëj një sy gjumë
Mos më mbaj mëri
Je syri im i heshtur
Edhe kur fjalën ma grimcon!
Mall o mall !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:22

FLUTURO SONTE
Bilbil pranvere
Lëshoje zërin mbi këngë
Të deehem nga ky mall
Që me djek
Kur s’të dëgjoj
Ec
Mbi rrudhat e ballit tim
Mes furtunash
Çelin lulet?
Fluturo sonte
E me merr nëpër këtë qiell
Jam bërë pritje netësh
Deri në agim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:22

LOT I DEHUR

Zbret ngadalë bebëzave të mia
Udhëve të shpirtit heshtja me ndjek
Mes vargjeve strukem si dallëndyshe
Me krahë të thyer drejt qiellit të vendlidjes
Vrapoj këto ditë marsi a prilli i thyer
Mes erërash më mbëshjell edhe sot?
Lëshoje fjalën në varg poete dhe nisu
Kacafytje është jeta të ende ferrit të Dantes
Mes ishullit lëshoje një zë njeriu të pret në breg
Hijet e shpirtërave lë të ikin nga kjo orë
Zhurmë dëgjoj në kufirin e ndarjes a zëri im
Rritet me Ty atdheu im i grisur edhe sot
Nëpër harta gjeografike bota luan me fatin tim?
Lot i dehur në mallin që përvelon?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:23

E KAM KËRKUAR

Mes ëndrrave të mia
Të jetë lis me rrënjë
Të mos e tund
Asnjë pranverë
Është rrap shekulli
Me shumë degëzime
Vjen qetë natën vonë
S’e shoh e ndjej afër
I ngjan vetes
E hap portën me çelës shpirti
Ka sy atdheu…diell dashurie
Nuk trembet
Bën gjumë në qerpiket e mi
Flas
Me zërin e tij
Betejave ecim bashkë
E di
Në ecje kam lënë
Gjurmë lotësh
Një copë buzëqeshje
Ma mori një stinë
Po vjen pranvera
Jam ulur në kopshtin e luleve
Ëngjejt ma sollën qiellin
Të bredh
Me penë në dorë
Nëpër buzët e shkronjave
Dashuroj muzën time
E kam kërkuar..erdhi trembur
Më gjeti mes dhembjesh
E mora në krah
E shtrëngova si fëmijë
E putha lehtë lehtë
Me dashuri?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:24

PUTHJE NË SHI

I dua puthjet mes turmës
Dhe mallin
Ta mbaj në gji
I dua
Edhe lejlekët në pranverë
Kur më sjellin
Grishjen e vargut në mesnatë
Këmbëzbathur do dal udhëkryq
Qiellin me dorë ta prek
S’ kam forcë për grindje më
Jam ulur
Në fron të fjalës
Dhe udhëtoj nëpër shi
Shekulli im
Sa larg sa afër të kam
Ma ruaj ushtarin në kufi
Dhe ëndrrën për Çamëri
Do shtrihem atje kopshteve me ullinj
Sa sodis detin me sytë e mi
Jam nga derë e Skenderbeut
Dhe vdes
Me mall të atdheut!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:25

NËNËS

Edhe qielli ishte përzier
Nga erërat
Lëkundeshin lisat
Me rrënjë
E mërkurë ditë e zymtë
Shkruar me vargje lotësh
Pikëllimi mbi fjalë
Heshta ra mbi shkronja
Nënë
Më duket se dëgjoj zërin tënd
Sonte kur bie shi
Të thërras…s’më dëgjon
Jam mbledhur në grushtin e natës
Këngë malli jam bërë
Me ëndrra grindem shpesh
Dhe një kufi të ndarjes
Sonte
Jam hije nate !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:26

ÇDO DITË

Je lule marsi
Në sytë e mi
Rreze dielli
Nëpër stinë
Edhe sot kur je larg
Je aq afër
Në buzë i mbaj
Fjalët ëndrrat
Çdo orë të pres
Sikur lule në pranverë
Vjeshtën e dua
Kur lule u bërë
Dhe udhë në dritare
Me hape mua
Je lule marsi?
Pa Ty
Do isha venitur
Si toka pa shi
Si vendlinja ime
Pa liri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
Student i ri
Student i ri
shaban cakolli


Numri i postimeve : 20
Pikët : 20234
Reputacioni : 0
Join date : 02/04/2013

SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime2nd April 2013, 17:28

POETI

Është zog malli
Natër rri zgjuar
Ditën fle mbi mall
Veç cicëron
Degë me degë
I dua vargjet lirike
Si bukën në sofrën e Migjenit
E diellin
Për gjymtyrët e Lulit
Mërdhirë nga skamja
Troket ai
Në ndërgjegjen e kombit
Edhe sot
Rrugët mbushur me lypsarë
Merr poet ëndrrat e tyre
E bëj vargje lumë
Të vijë një stinë
Me puthje njerëzish?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SADBERE GAGICA SPAHIJA Empty
MesazhTitulli: Re: SADBERE GAGICA SPAHIJA   SADBERE GAGICA SPAHIJA Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SADBERE GAGICA SPAHIJA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: