Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Islam, alkool dhe qejf

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26300
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Islam, alkool dhe qejf Empty
MesazhTitulli: Islam, alkool dhe qejf   Islam, alkool dhe qejf Icon_minitime2nd January 2012, 18:27

Islam, alkool dhe qejf

Islam, alkool dhe qejf Main_Rakia-e-Rrushit-foto-Korab-Basha_502602

Çdo banor i Kosovë, brenda vitit pi mesatarisht nga 13 litra birrë dhe nga një litër verë. Çdo i teti, konsumon nga një litër raki. Në shtetin prej 1.7 milionë banorësh, brenda një viti konsumohen 13 milionë litra birrë, 1.6 milionë litra verë dhe 200 mijë litra raki.

Edhe pse mund të duket paksa e çuditshme, pasi besohet se shumica e popullatës në Kosovë i takojnë besimit Islam, këto të dhëna zyrtare lëshohen nga Doganat e Kosovës.

Bashkë me alkoolin, vijnë edhe milionat në formë eurosh. Nga tatimi mbi importet e pijeve alkoolike, mbushët goxha mirë buxheti i shtetit.

Më shumë se 2.6 milionë euro brenda vitit përfiton kasa e shtetit, nga tatimi që u vihet pijeve alkoolike që importohen në vend.

Qejfli janë kosovarët

Sasia e alkoolit që importohet dhe prodhohet, duket se tregon se banorët e shtetit më të ri në Evropë janë mjaft qejfli dhe iu pëlqen të pinë.

Një prej shumë të tillëve është edhe Sefedin Krasniqi, nëpunës në një kompani private në Prishtinë, për të cilin dita më e mirë e javës është pasditja e së premtes. Në këtë kohë, ai thotë se krejt çfarë i shkon në mendje është të dalë në fundjavë me shokët në klube, për të pirë e bërë qejf.

Për 32 vjeçarin, i cili veten e konsideron të besimit Islam, kënaqësia shtohet në fundjavë, sidomos kur ka ndeshje futbolli.

“Herën e fundit ishim pesë shokë dhe kemi pirë birra, më duket nga shtatë për person”, thotë Krasniqi për Gazetën Jeta në Kosovë. “Zyrtarisht jam mysliman, ashtu si shumë të tjerë, por religjionin nuk e praktikoj në mënyrë strikte”, thotë Sefedini, duke shtuar se nga pijet alkoolike, zakonisht pi birra.

Por Prof. Dr Xhabir Hamiti, i cili është ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, thotë se sipas principeve dhe dispozitave të besimit Islam, alkooli është haram - i ndaluar decidivisht!

“Ana negative e përdorimit të alkoolit dita ditës është duke u shpërfaqur praktikisht në mesin e shoqërive njerëzore gjatë jetës së tyre të përditshme”, thotë Hamiti për Gazetën Jeta në Kosovë.

Sipas tij, edhe shkencërisht është dëshmuar se alkooli është i dëmshëm për shumë pjesë vitale të organizimit tonë në rend të parë, kurse në aspektin e sociologjik dita- ditës është treguar dhe po tregohet si faktor destabilizues i qetësisë dhe harmonisë familjare.

“Shto këtu edhe shumë humbje ditore të qindra dhe mijëra jetëve të njerëzve në botë në aksidente rrugore të cilat shkaktohen nën ndikimin e kësaj pije e cila humb vetëdijen e njeriut”, thotë ligjëruesi Hamiti.

Edhe Policia e Kosovës e konsideron alkoolin si një prej shumë faktorëve nga i cili shkaktohen aksidente të rënda rrugore brenda vitit.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës thotë se nga muaji janar deri në nëntor të këtij viti, kanë ndodhur 15 mijë e 625 aksidente të llojeve të ndryshme.

“Prej tyre 133 persona kanë vdekur. Shumë nga rastet kanë të bëjnë edhe me konsumimin e alkoolit”, thotë zëdhënësi Kelani për Gazetën Jeta në Kosovë.

Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm në sezonin e verës, në shkallë botërore, 45 për qind e aksidenteve janë shkaktuar si pasojë e konsumimit të alkoolit.

Lumi alkool ka tri burime kryesore

Pavarësisht kësaj, duket se pijet alkoolike mbesin mjaft lart në menynë e bareve dhe kafeneve në Kosovë, të cilat jo vetëm që importohen, por edhe prodhohen në vend.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Doganave të Kosovës, nga sasia e përgjithshme e birrës, rakisë dhe verës që prodhohet nga vetë kosovarët, vjen nga tri kompani kryesore.

“Birra Peja” në Pejë është e para që prodhon sasinë më të madhe të birrës, kurse “Stone Castle” dhe “Haxhijaha” në Rahovec, janë ato që prodhojnë sasinë më të madhe të verës dhe rakisë.

Përveç birrës e cila më shumë importohet nga jashtë sesa që prodhohet brenda vendit, vera dhe rakia që bëhet në Kosovë, tejkalon sasinë e asaj që blihet në shtetet e huaja.

Gjatë një viti, shifrat zyrtare të Doganave të Kosovës tregojnë se prodhohen vetëm 2.8 milionë litra birrë në vend, që është shumë më pak krahasuar me 13 milionë litrat e importit.

Por në të njëjtën kohë, vendi prodhon 3.6 milionë litra verë që është dyfish më shumë krahasuar me 1.6 milionë litra që importohen nga vendet e ndryshme të rajonit dhe Europës.

Në këtë rast edhe sasia e rakisë vendore e tejkalon atë të importit. Brenda vitit në Kosovë prodhohen 350 mijë litra që është më shumë krahasuar me 200 mijë litra raki që importohen.

Megjithëkëtë, nga tërë kjo sasi pijesh alkoolike që prodhohen në Kosovë, jo të gjitha janë të destinuara për tregun vendor.

Të dhënat tregojnë se nga sasia e birrës prej 2.8 milionë litrave e prodhuar në vend, vetëm 1.8 milionë litra konsumohet kurse pjesa tjetër eksportohet jashtë shtetit.

Kështu ndodh edhe me verën e cila nga 3.6 milionë litra që prodhohet, vetëm 600 mijë litra konsumohet nga kosovarët, kurse nga 350 mijë litra raki, vetëm 85 mijë litra mbesin në vend.

Edhe pse duket se niveli i eksportit të pijeve alkoolike është i lartë, ajo çfarë të dhënat zyrtare të Doganave të Kosovës sqarojnë është se edhe kosovarët pinë mjaft alkool.

Sipas këtyre statistikave, nëse merren së bashku këto tri lloje të alkoolit, birra, verë e raki, atëherë kosovarët i konsumojnë 14 milionë e 800 mijë litra.

Mbi 90 për qind myslimanë

Por derisa në Kosovë ka të dhëna për alkool se sa prodhohet, importohet, eksportohet e konsumohet, ende nuk dihet zyrtarisht saktë se sa banorë të vendit, i takojnë besimit Islam.

Enti i Statistikës së Kosovës (ESK) nuk i ka bërë publike detajet nga regjistrimi që është kryer në prill të këtij viti, në të cilin është përfshirë edhe deklarimi mbi përkatësinë fetare.

Isa Krasniqi, Kryeshef Ekzekutiv në ESK thotë se të dhënat e plota nga regjistrimi i popullsisë, përfshirë edhe numrin e atyre mbi deklarimin fetar, do të bëhet publike në shtator të vitit 2012.

“Deri në atë kohë nuk mund të japim asnjë të dhënë, të cilat konsiderohen shumë konfidenciale. Tash për tash jemi në fazën e përpunimit të të dhënave”, thotë Krasniqi për Gazetën Jeta në Kosovë.

Perceptimi i përgjithshëm është se në Kosovë, shumica e banorëve, megjithatë i përkasin besimit Islam, edhe pse tash për tash nuk ka shifra të sakta.

Por Sabri Bajgora, Kryeimam në Bashkësinë Islame të Kosovës, beson se më shumë se një përshtypje, ky është një fakt.

Përkundër kësaj, edhe ai e pranon se as ata nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e myslimanëve kosovarë, meqë nuk janë marrë me këtë punë ndonjëherë.

“Bazuar në numrin e anëtarëve që kanë Këshillat e Bashkësisë Islame në nivel komunash, lirisht mund të them me bindje se 93 deri 94 përqind e popullatës së Kosovës i takojnë besimit Islam”, thotë Bajgora për Gazetën Jeta në Kosovë.

Pavarësisht kësaj, askush nuk e shpjegon faktin se kush i pi gjithë këto miliona litra alkool, kur numri i kosovarëve që u përkasin feve tjera dhe të huajve është përgjithësisht në përqindje fare e ulët. /gazetajnk/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
Islam, alkool dhe qejf
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Definicioni i kamatës (norma e interesit) ne Islam

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Hapësirë e lirë :: Tema te ndryshme-
Kërce tek: