Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ADN: Burimi i të dhënave të jetës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26405
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

ADN: Burimi i të dhënave të jetës Empty
MesazhTitulli: ADN: Burimi i të dhënave të jetës   ADN: Burimi i të dhënave të jetës Icon_minitime12th December 2011, 07:45

ADN: Burimi i të dhënave të jetës

ADN: Burimi i të dhënave të jetës (u40u)ADN%20dna%20110811

Kërkimet intensive gjatë 20 viteve të fundit kanë nxjerrë në pah se kjo molekulë luan një rolë themelor në komunikimin ndër-qelizor.


Progresi i shkencës e tregon qartë se qeniet e gjalla kanë një strukturë dhe rend skajshmërisht kompleks i cili është tepër i përsosur për të ardhë në ekzistencë rastësisht. Ky është fakt se qeniet e gjalla janë krijuar nga një Krijues i Gjithëfuqishëm me njohuri superiore. Tash vonë për shembull me shpleksjen e strukturës perfekte të gjenit njerëzor – gjë kjo që u bë qështje prominente për shkak të Projektit të Gjenomit – krijimi unik i Zotit u zbulua edhe një herë për të gjithë.
Shkencëtarët nga e tër bota, prej SHBA-ve deri në Kinë, kanë dhënë përpjekjet e tyrë më të mira gjatë më shumë se një dekade, për të deshifruar 3 bilion shkronjat kimike të ADN-së dhe për të përcaktuar sekuencën e tyre. Si rezultat i kësaj, 85% të të dhënave që përfshihen në AND-në e njerëzve mund të renditen në mënyrë të duhur. Edhe pse ky është një zhvillim shumë ngacmues dhe i rëndësishëm, siç thotë edhe Dr. Francis Collins i cili e udhëheq Projektin e Gjenomit Njerëzor, tani për tani është marrë vetëm hapi i parë në deshifrimin e informatave që gjenden në ADN.
Për të kuptuar se pse deshifrimi i këtyre informatave merr kaq shumë kohë, ne duhet ta kuptojmë natyrën e informatave të deponuara në ADN.

Struktura sekrete e AND-së.
Në fabrikimin e produkteve teknologjike apo në menagjimin e një fabrike, mjetet më të mëdha të punësuara janë përvoja dhe akumulimi i njohurisë që i ka fituar njeriu gjatë shumë shekujve. Njohuria dhe përvoja e nevojshme për ndërtimin e trupit njerëzor, “fabrikës” më të avancuar dhe sofistikuar në botë, janë të deponuara në ADN. ADN është një molekulë e madhe që ruhet me kujdes në bërthamën qelizore dhe që funksionon si një bankë e të dhënave për trupin e njeriut. Informatat e fshehura brenda ADN-së kontrollojnë qindra ngjarje të ndryshme që ndodhin në qelizat e trupit të njeriut dhe në funksionimin e sistemit të tij, sikur edhe në qështjet fizike, që nga ngjyra e flokëve dhe syve të personit e deri te lartësia e tij. Për shembull, edhe nëse shtypja e gjakut të dikuj është e lartë, e ulët apo normale, mvaret nga informatat në ADN.
Një qështje e rëndësishme që duhet potencuar këtu është se qysh nga krijesa e parë njerëzore, triliona shembujt e ADN-së në biliona qelizat e njeriut janë paraqitur në gjendjen e njëjtë të përsosshmërisë dhe kompleksitetit siç janë edhe sot. Duke i lexuar rreshtat e mëposhtëm ti poashtu do të shohësh se sa e paarsyeshme është të pohohet, ashtu siç bëjnë evolucionistët, se gjoja një molekulë e tillë, me strukturën dhe mundësitë e saj marramendëse, është krijuar si rezultat i rastësisë.

Vëllimet e informatave në Qelizën Njerëzore
Informatat e deponuara në ADN nuk duhet të nënqmohen në asnjë mënyë. Për më tepër pasi që një molekulë ADN e njeriut përmban mjaftë informata sa për të mbushur miliona faqe enciklopedishë, apo për të mbushur rreth 1000 libra. Vëreje me vëmendje këtë fakt: një milion faqe enciklopedie, apo 1000 libra. Pra kjo do të thotë se bërthama e çdo qelize përmban aq informata sa për të mbushur një milion faqe enciklopedie, informata këto që përdoren për kontrollin e funksioneve të trupit të njeriut. Për të tërhequr një analogji ne mund të pohojmë se edhe 23 volumet e Enciklopedisë Britanike, njërës nga minierat më të mëdha të informacioneve në botë , kanë vetëm 25000 faqe. Kështuqë para nesh qëndron një pamje e habitshme. Në një molekulë të gjetur në bërthamë, e cila është shumë më e vogël se sa qeliza mikroskopike ku ajo është e vendosur, ekziston një depo e të dhënave 40 herë më e madhe se sa enciklopedia më e madhe e botës e cila përmban me miliona artikuj informacioni. Kjo do të thotë se kemi një enciklopedi 1000 volumëshe e cila është unike dhe nuk ka diqka që mund të krahasohet me të. Kur një pjesë e informacionit prezente në gjenin e njeriut do të lexohej çdo sekondë, non-stop, do të duheshin 100 vite për ta kompletuar këtë proçes. Nëse informatat që gjenden në ADN do të vendoseshin në formë libri, vëllimet e vendosura në majë të njëra tjetrës do të mbërrinin 70 metra lartësi. Llogaritjet e fundit kanë zbuluar se kjo enciklopedi gjigante përmbanë nja 3 bilion “tema” të ndryshme. Nëse informatat e ADN-së do të shkruheshin në letër, ajo letër do të zgjatej nga Poli i Veriut deri në Ekuador.
Këta shembuj janë indikacion i sasisë madhështore të informatave që gjenden në ADN. Tash shtrohet pyetja, si mund të bëhet fjalë për molekulë që përmban informata. Kjo për arsye sepse ajo për qka ne po flasim nuk është kompjuter apo bibliotekë, por vetëm një pjesë e trupit që është me qindra mijëra herë më e vogël se një milimetër, e përbërë thjeshtë nga proteina, yndyra dhe molekula uji. Do të ishte një mrekulli me përmasa mahnitëse sikur kjo pjesë pambarimisht e vogël e trupit do të përmbante dhe depononte qoftë edhe një informatë të vetme e të mos flasim për miliona informata të tilla.
Kompjuterët janë momentalisht format më të përparuara të teknologjisë për deponimin e informatave. Sasia e informatave e cila para 30 viteve në mënyrë rutinore deponohej në një kompjuter me madhësi sa të një dhome, sot mund të deponohet në disqe të vogla, por edhe teknologjia më e re e zbuluar nga intelegjenca njerëzore, pas diturisë së akumuluar me shekuj dhe punës së mundimshme, akoma është larg nga arritja e kapacitetit deponues të informatave që ka një bërthamë e vetme qelizore. Krahasimi në vijim i bërë nga profesori i mirënjohur i mikrobiologjisë Michael Denton, mbase do të mjaftojë për të ndriquar kontrastin midis madhësisë së vockël të ADN-së dhe sasisë së madhe të informatave që ajo përmban:
Informatat e nevojshme për të specifikuar dizajnin e të gjitha specieve të organizmave që kanë ekiztuar ndonjëherë në planetë, një numër i cili sipas G.G. Simpson arrin në përafërsisht një mijë milion, do të mund të mbaheshin në një lugë qaji dhe akoma do të kishte vend aty për të gjitha informatat që gjenden në secilin libër të shkruar ndonjëherë. 1
Si mundet një zingjir i padukshëm për syrin, i përbërë nga atomet, me diametër sa e një bilionta pjesë e milimetrit, të përmbajë një memorie të tillë dhe një kapacitet të tillë informatash? Kësaj pyetje shtoja edhe këtë tjetrën: Përdesisa secila nga 100 trilion qelizat e trupit tënd i dinë përmendësh një milion faqe informacioni, ti si një qenie njerëzore intelegjente dhe e vetëdijshme, sa faqe enciklopedie do të mund t’i memorizoje gjatë tërë jetës tënde. Diqka që është edhe më e rëndësishme, qeliza i përdorë këto informata në mënyrë të rrjedhshme, në një mënyrë tejmase të planifikuar dhe koordinuar, në vendet e duhura dhe kurrë nuk bën ndonjë gabim. Akoma para se njeriu të vijë në ekzistencë, qelizat e tij veqse kanë filluar proçesin e ndërtimit të tij.

Qelizat: Njësitë Ndërtuese të Njerëzve
Fekondimi i qelizës vezë nga spermatozoidi do të thotë fillimi i jetës së re njerëzore. Miliona spermatozoide garojnë për të fekonduar qelizën vezë, por vetëm një nga ta arrin ta bëjë këtë. Megjithatë, kjo garë nuk i është lënë shansit apo rastësisë, pasi që çdo fazë e saj është krijuar nga Zoti me përmasa të fiksuara. Perëndia e shpallë këtë të vërtetë në ajetin e shenjtë:
“Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni? A keni menduar për farën që e dredhni. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?” (Kur’ani 56:57-59)
Kur qeliza spermatozoide e babait e fekondon qelizën vezë të nënës, gjenet e prindërve bashkohen dhe përcaktojnë karakteristikat fizike të foshnjes që eventualisht do të lindet. Secili nga mijëra gjenet e ndryshme e ka një funksion të veqantë. Janë gjenet ato që e përcaktojnë ngjyrën e flokëve dhe syve, formën e fytyrës dhe detaje tjera të panumërta në skelet, organe të brendshme, tru, nerva dhe muskuj.
Kur sperma bashkohet me qelizën vezë, formohet një qelizë – themeli i qenies së re njerëzore - dhe bashkë me atë qelizë formohet gjithashtu kopja e parë e molekulës së ADN-së, të cilat do ta bartin kodin gjenetik të personit brenda secilës qelizë përgjatë tërë jetës së tij.
Në mënyrë që kjo qelizë e parë, veza e fekonduar, të zhvillohet në qenie njerëzore, ajo duhet të shumohet, dhe në bazë të kësaj ajo fillon të ndahet me një vetëdije të mrekullueshme. Kjo vetëdije e zbulon vetveten në fazën e ardhshme. Duke u ndarë qelizat ato fillojnë të rriten ndryshëm dhe shkojnë në ato pjesë të trupit ku ato nevojiten. Në vend të një mase trupi të përbërë nga qeliza saktësisht të njëjta, disa nga to shëndërrohen në qeliza syri dhe shkojnë aty ku nevojiten, të tjerat formojnë qelizat e zemrës dhe shkojnë në gjoks, dhe prapë disa të tjera shëndërrohen në qeliza lëkure dhe e mbulojnë tërë trupin. Të gjitha qelizat shumohen aq sa nevojitet për indin e veqantë të cilin ato do ta konstruktojnë, dhe fillojnë të bashkohen duke i dhënë indit strukturën që i nevojitet, duke filluar kështu krijimin e organeve të ndryshme.
Koordinimi i këtij diferencimi dhe strukturimi është bërë i mundur nga molekula e ADN-së. Ne nuk duhet ta lëmë mënjanë faktin se ADN nuk është as biokimist që punon në laboratore të mbushura plot nga pajisjet më të reja, e as një super – kompjuter i aftë për të kryer triliona kalkulime në sekondë. ADN është molekulë e krijuar nga atome si karboni, fosfori, azoti, hidrogjeni dhe oksigjeni.
Le të kemi tani parasysh faktet vijuese: Triliona qelizat në trupin e njeriut shumohen me ndarje. Sidoqoftë gjenet e ndryshme në qelizat e ndryshme aktivizohen në kohëra të ndryshme, dhe me këtë i lejojnë qelizës që të diferencohet. Ose thënë ndryshe, çdo qelizë që ndahet dhe shumohet pas qelizës së parë, përmban kompletin e informatave gjenetike. Me fjalë tjera, çdo qelizë e vetme posedon mundësinë për të prodhuar muskulin e zemrës, lëkurën, qelizat e kuqe të gjakut apo qfarëdo indi tjetër në trup. Edhepse secila qelizë përmbanë përshkrimin e tërësishëm gjenetik të tërë trupit, vetëm disa gjene janë aktive në kohëra të ndryshme në organe të ndryshme. Për shembull, çdo qelizë përmbanë kodet për zhvillimin dhe funksionimin e veshkëve, sidoqoftë vetëm gjenet relevante janë aktive në atë organ, në kohëra të caktuara në fazën e zhvillimit. Njëjtë me këtë, enzimet e caktuara, psh glukozo-6-fosfati, gjenden kryesisht në mushkëri. Edhepse të gjitha qelizat e të gjitha organeve të tjera e posedojnë përshkrimin e kësaj proteine ato kurrë nuk e prodhojnë atë. Qelizat e syrit kurrë nuk e bëjnë; për shembull ato krijojnë vetëm atë që është e nevojshme për syrin: qelizat nervore do të bartin porositë në tru dhe nga truri në organe, qelizat e mushkërive do të purifikojnë toksinet dhe qelizat yndyrore do të deponojnë ushqimin për kohën kur do të ketë mungesë ushqimi. Asnjë nga to kurrë nuk gabon dhe për shembull të prodhojë enzimet e lukthit. Pra kush e bartë sipër këtë divizion të përsosur pune? Kush i urdhëron qelizat që të specializojnë në fusha të ndryshme pasi që ato të jenë ndarë dhe shumuar? Për më tepër, si mundet që të gjitha qelizat të binden me aq vetëdije, dhe kë e dëgjojnë ato derisa punojnë me një disciplinë dhe organizim kaq të patëmetë? Është shumë e qartë se asnjë nga këto nuk janë sisteme të rastësishme të formuara si rezultat i akoma rastësive të tjera.
Kjo përsoshmëri nuk përfundon me faktin se qelizat paraqiten në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, dhe vënë në funksion gjenet e duhura. Qelizat duhet gjithashtu të jenë prezente në fazat përkatëse të jetës, dhe atë në sasi të duhur. Gjenet tona ‘riparuese’ punojnë gjatë tërë kohës në gati të gjitha qelizat tona. Gjenet tjera funksionojnë vetëm në disa qeliza në periudha kritike gjatë jetës, duke punuar për vetëm disa orë para se të shkojnë në gjendje gjumi. Për shembull prodhimi i qumështit mundësohet nga gjenet gjatë gjidhënies. Informata ekzistuese aktivizohet në kohën e duhur, në sasinë e duhur dhe në vendin e duhur. Përdorimi i “koincidencës” nga evolucionistët për të sqaruar këtë vetëdije, planifikim, përcaktim, llogaritje, drejtim intelegjent dhe përdorim të të biliontave pjesë të informatave që gjenden në ADN, në fakt nuk është sqarim aspak. Asnjë sistem në botë, as edhe më i thjeshti nuk mund të vijë në ekzistencë nga rastësia, kështuqë është skajshmërisht jologjike të shihen si rastësi ndodhitë e planifikuara dhe të organizuara që ngjajnë në nivel të hapësirës mikroskopike. Në të vërtetë, evolucionistët e pranojnë se ata janë larg nga ofrimi i sqarimit për këtë diferencim dhe ndarje të punëve në qelizë. Mikrobiologu evolucionist Profesor Ali Demirsoy dëshmon:
Në esencë nuk është vërtetuar akoma asnjë sqarim i kënaqshëm për zhvillimin e grupeve të qelizave me struktura dhe funksione shumë të ndryshme. 2
Të gjitha këto ngjarje të jashtëzakonshme nuk munden thjeshtë të llogariten në terme të rastësive apo sikur ato janë vepër e vetë qelizave. Pra, kush i drejton këto zhvillime që ngjajnë në qelizë,i krijon ato për qëllime të caktuara, dhe posedon intelegjencën dhe fuqinë për që paraqitur biliona pjesë të informatave në një sipërfaqë të tillë të vockël, të pakapshme për syrin e njeriut?

Mençuria në Qelizë
Në këtë rast ti duhet ta pranosh se qfarëdo qelize në stomakun apo veshin tënd është më e ditur se sa ti, dhe pasiqë ajo i përdor informatat e përmendura në mënyrën më korrekte dhe perfekte, ajo është edhe më e menqur se ti.
Por ku është burimi i kësaj menqurie? Si është e mundur që secila nga 100 trilion qelizat e trupit të njeriut posedon këtë aftësi, informatë dhe intelegjencë të pabesueshme? Në fund të fundit këto janë vetëm një grumbull i atomeve dhe pastaj janë edhe të pavetëdijshme. Merri atomet e të gjitha elementeve, kombinoji në forma dhe numra të ndryshëm, do të fitosh molekula të ndryshme, por akoma kurrë nuk mund të fitosh ndonjë menquri. Qofshin këto molekula të vogla apo të mëdha, të thjeshta apo komplekse, kjo nuk ka fare rëndësi. Kurrë nuk do të mund të fitosh një mendje që me vetëdije do të organizonte ndonjë proces dhe do ta kryente atë.
Si mund të ndodhë atëherë që molekula e ADN-së, e kompozuar nga mbarështimi i numrit të caktuar të atomeve të pamenqura dhe pavetëdije në sekuenca të caktuara, dhe enzimeve, të punojë në mënyrë të harmonishme, të ketë aftësi të organizojë veprime të panumërta të komplikuara dhe të ndryshme në mënyrën më të përsosur dhe më komplete në qelizë? Përgjegjja në këtë është shumë e thjeshtë; menquria nuk është në këto molekula apo në qelizat ku ato gjenden, por në atë që i ka krijuar këto molekula, që i ka programuar ato të funksionojnë sikurse funksionojnë. Thënë shkurt, menquria është prezente jo në veprën e bërë, por në krijuesin e asaj vepre.
Edhe kompjuteri më i zhvilluar është produkt i menqurisë dhe intelektit që ka shkruar dhe instaluar programet e tij, dhe pastaj e ka përdorur atë. Njësoj, qeliza, ADN dhe ARN në të, dhe njeriu i përbërë nga qeliza të tilla nuk janë asgjë veqse vepra të Atij që i ka krijuar ato sikur edhe atë që ato bëjnë. Pa marrë parasysh se sa e përkryer, komplete dhe e mahnitshme është vepra, menquria gjithmonë qëndron në pronarin e veprës.
Nëse ti do ta shihje një fjali të kuptimtë në fletoren tënde në tavolinë, a nuk do të ishe kurreshtar për ta ditur kush e ka shkruar atë. Ti kurrë nuk do të mendoje se fletorja, lapsi dhe ngjyra u bashkuan si rezultat i erës dhe e shkruan atë fjali. Në ADN ne kemi të bëjmë me biliona pjesë të informatave, secila nga to kruciale për qenien njerëzore.
Hë pra, pse nuk e bëjmë të njëjtën pyetje rreth qelizës? Nëse informata në kompjuter apo në fletore është shkruar nga dikush, kush e ka “shkruar” atëherë ADN-në e cila ka teknologji shumë më superiore dhe më të avancuar, është dizajnuar në mënyrën më të përkryer, është krijuar dhe vendosur në qelizën e imtë, e cila nga ana tjetër është një mrekulli tjetër në vetvete? Përveq kësaj, deri më sot ajo nuk ka humbur asnjë nga aftësitë që i ka pasur me mijëra vite. Çka mund të jetë për ty më e rëndësishme se sa të pyetesh: Kush dhe pse i ka krijuar këto qeliza, të cilat funksionojnë non-stop në mënyrë që ti të mund të lexosh këta rreshta, të shohësh, të marrësh frymë, të mendosh, thënë shkurt të ekzistosh dhe të vazhdosh të ekzistosh?
A nuk është përgjegjja në këtë pyetje ajo për të cilën ti duhet të mendosh më së shumti në jetën tënde? Ne shohim një dizajn, planifikim dhe rend madhështor që nga dielli në qiell e deri të ADN-ja në trupin e dikuj. Dhe të mendosh tash se cilado nga këto gjëra mund të jetë rezultat i rastit, është një pohim i papranueshëm, diqka që është e pamundur të mirret seriozisht.

Asnjë Dizajn nuk mund të ndodhë Rastësisht
Ti mund ta kesh parë emrin e ndonjë ndërtese, të bërë me lule në kopsht para saj. Duke shikuar aty poshtë ose edhe që nga larg, menjëherë mund ta kuptosh emrin e ndërtesës apo kompanisë përkatëse. Kjo është shenjë se ato lule nuk janë aty rastësisht por janë vendosur ashtu nga kopshtarët dhe dizajnuesit. Ti mund edhe të mos i shohësh kopshtarët duke e bërë atë, por ti e kupton se ajo ka ndodhur, nga emri që ato lule formojnë.
Në mënyrë alternative, le të marrim sikur ti i ke lënë pllakëzat e shkapërderdhura në tavolinë pasi që ke luajtur lojën e mozaikut. Kur kthehesh e sheh se pllakëzat janë në formën e fjalëve: “Unë kam fituar”, dhe ti menjëherë e di se dikush i ka renditur ato në atë radhitje të kuptimtë. Ti kurrë nuk do të mund të imagjinoje se pllakëzat u bashkuan rastësisht dhe i formuan ato fjalë, ashtu sikur kurrë nuk do të mund të imagjinoje se emri që e kanë krijuar lulet është paraqitur rastësisht. Shkurtimisht, nëse ekziston ndonjë dizajn i drejtuar ndaj një caku të caktuar diku, atëherë ti e di se definitivisht duhet të ekzistojë një dizajnues mbrapa atij dizajni. Ti mund të mos e kesh parë dizajnuesin, sidoqoftë ti mund të jesh i sigurtë në ekzistencën e tij dhe qëllimin e tij nga vepra që ai e ka bërë dhe nga gjurmët që ka lënë prapa vetes.
Ideja kryesore që ne duam të parashtrojmë me këta shembuj është kjo: Nëse ekziston qoftë edhe shenja më e vogël e diqkaje të planifikuar diku, atje sigurisht gjenden gjurmët e poseduesit të menqurisë. Për shembull, nëse ti i rrokullis disa gurë të bardhë teposhtë një mali triliona herë, ti kurrë nuk do të kesh shans të shohësh se ata gurë janë bashkuar dhe kanë formuar emrin e një ndërtese. Nëse ekziston ndonjë fjalë apo fjali diku, të gjithë do të pajtohen se ajo fjalë apo fjali do të jetë shkruar nga dikush. Fjalët pa autor, apo dizajnet pa dizajnues janë fare të pamundura.
Trupi i njeriut në anën tjetër posedon një strukturë triliona herë më komplekse se sa emri i një ndërtese apo se sa fjalët “Unë kam fituar”, dhe prapë është tërësisht e pamundur të marrësh me mend se ky kompleksitet mund të ketë ndodhur vetvetiu apo me rastësi. Për më tepër, triliona ADN-të që biliona qenie të gjalla i kanë poseduar gjatë miliona vitesh, janë përdorur në mënyrën më intelegjente, janë shkruar në mënyrën më të përkryer pa asnjë cen, dhe janë vendosur në zona të imta të pakapshme për syrin e thjeshtë. E kjo do të thotë se ekziston një Krijues i cili e ka dizajnuar dhe planifikuar qelizën me ADN-në brenda saj, në mënyrë aq të përsosur. Të pohosh të kundërtën do të thotë të shkosh prapa kufinjëve të arsyeshmërisë dhe të sulmosh vetë themelin e të së vërtetës, arsyes dhe logjikës.
Prapseprapë, shumë njerëz, të cilët me shumë gatishmëri do të thonë se është e pamundur që disa shkronja të rregullohen vetvetiu dhe të formojnë qoftë edhe tri fjalë të vockla, mund të dëgjojnë pa asnjë vërejtje mashtrimin se ishte rezultat i “koincidencës” ajo që biliona atome u bashkuan një nga një në një renditje të planifikuar dhe formuan një molekulë si ADN-ja, e cila kryen një detyrë aq super-komplekse. Kjo është sikur një person i hipnotizuar i cili i është nënshtruar hipnotizuesit dhe që pranon me sugjestion se ai është derë, dru apo hardhucë…
Shembujt e dizajnit të patëmetë në ADN nuk janë të kufizuar vetëm në rastet e përmendura më lartë. Kodimi i të dhënave në ADN është dizajnuar në mënyrë shumë më fascinante dhe të mahnitshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
ADN: Burimi i të dhënave të jetës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Shkenca-
Kërce tek: