Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 - ISABEL ALLENDE - ( Letërsia botërore )

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13799
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 27
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: - ISABEL ALLENDE - ( Letërsia botërore )   1st October 2011, 00:52

Isabel Allende ka lindur ne Lima, Peru ne 2 Gusht, 1942. Ne moshen tre vjecare levizi ne Kili. Ka dhene kontributin e saj ne gazetari, teater, televizion etj., por mbi te gjitha njihet si shkrimtarja e 13 librave ku me i njohuri eshte novela e saj e pare titulluar "Shtepia e Shpirtrave".

Librat e saj :
Shtepia e shpirtrave
Spanje, 1982
E dashurise dhe e Hijeve
Spanje, 1982
La Gorda de Porcelana
Spanje
Eva Luna
Spanje, 1985
Historine e Eva Luna
(histori te shkurtra) - Spanje, 1989
Plani i pafund
Spanje, 1991
Paula
Spanje, 1994
Aferdita
Spanje, 1997

E bija e fatit - Spanje, 1999 - sjelle ne shqip nga Amik Kasoruho - libri i nente i shkrimtares.
Historia fillon me Eliza Sommers (personazhja kryesore, e bija e fatit) e cila ishte rritur ne nje koloni angleze ne Kili nga zonja Rose dhe i vellai i saj Xheremi. Ne kohen kur ajo bie ne dashuri me Xhoakuin Andieten (i varfer dhe jo ne te njejten shtrese shoqerore si familja e Elizes), i cili punonte per Xheremin, ne kodrat veriore te Kalifornise u zbulua floriri. Keshtu Joakuin iken ne San Francisko per tu bere i pasur dhe Eliza, 16 vjec, shtatzene ne kete kohe me femijen e tij, vendos te shkoje me te.
Ndryshe nga gjithe banoret e tjere te Kilit, Eliza ne kete kohe nuk ishte duke kerkuar 'flori' por dashuri.

Potret ne Sepia - Spanje 2000
Qyteti i kafsheve - Spanje 2002
Vendi i krijuar - Spanje 2003
Mbreteria e Dragoit te Arte - Spanje 2003
Shtëpia e Shpirtrave


Roza e bukur
Perktheu: Viktor Kalemi

"Barabasi erdhi te ne me det", shenoi Klara e vogel me shkrimin e saj delikat. Qe ne ate kohe asaj i ishte bere zakon te hidhte ne leter gjerat e rendesishme, ndersa me vone, kur humbi te folurit, mbante shenim edhe te rendomtat, pa i shkuar ne mend se pas pesedhjete vjetesh, fletoret e saj do te me sherbenin mua per te mbajtur gjalle te kaluaren dhe per ti'i mbijetuar gjithe atij tmerri qe hoqa. Ate dite qe mberriti Barabasi ishte e Enjte e Madhe. Ai ishte futur ne nje kafaz te neveritshem, te perlyer me jashteqitjet dhe urinen e tij; shikimin e kishte te perhumbur si ndonje i burgosur i mjere e pa mbrojtje, por megjithate ndihej - per nga vete menyra mbreterore e te mbajturit te kokes si dhe nga permasat e skeletit - se c'gjigand legjendar do te behej. Ishte nje dite topitese vjeshte qe s'linte aspak te parashikoje ato ngjarje qe vogelushja i mbajti shenim dhe qe ndodhen gjate meshes se mesdites ne famulline e Shen Sebastianit, ku mori pjese ajo bashke me gjithe familjen e saj. Shenjtoret, ne shenje zie, i kishin mbeshtjelle me savane ngjyre vjollce, te cilat i shkundnin per vit besimtaret e pergjeruara, pasi i nxirrnin nga dollapi i sakristise. Me keto mbulesa te permortshme, kuvendi qiellor dukej si nje grumbull orendish ne mbartje e siper. Kesaj pamjeje te vajtueshme s'kishin c't'i benin as qirinjte, as temjanet e as renkimet e organos.

Ne vendin e shenjtoreve me fytyra te ngjashme, qe dukeshin sikur t'i kishte zene gjithe gripi, me paruka te bera gjithe merak me floke te vdekurish, me ata rubine, margaritare e smerald prej qelqi te lyer me bojera, dhe me takemet e tyre qesharake si te fisnikeve te Firences, dukeshin ca si dengje te zymta kercenuese. I vetmi qe dilte i fituar nga mbajtja e zise ishte shen Sebastiani, sepse gjate Javes se Madhe ai ua fshihte shikimit te besimtareve trupin e tij te sperdredhur ne nje poze te turpshme si ndonje homoseksual i pervuajtur, te pershkuar tejpertej nga nje gjysme duzine shigjetash qe i pikonin gjak e lot, si edhe plaget, qe i ringjallte per mrekulli peneli i ate REstrepos dhe qe e benin Klaren te rrenqethej nga neveria. Ishte nje jave e gjate pendese e kreshme, nukluheshin letra, as nuk i bihej muzikes, e cila mund te te shtynte drejt shturjes e harreses, dhe, brenda mundesive, njerezit duhej te rrinin sa me te trishtuar e te paperlyer, megjithese pikerisht ato dite thumbi i djallit tundonte me me ngulm se kurre mishin e dobet katolik,. Gjate kreshmes lejoheshin emblesira te qullta si dhe djathera. Me te gjitha keto familjet perkujtonin mundimet e Krishtit, pa prekur as mish e as peshk me dore, gje qe denohej me shkisherim, sic deklaronte vazhdimisht ate Restrepoja. S'guxonte kush te mos i bindej atij. E kishte gishtin te gjate ai, s'i shpetonte mekatar pa denoncuar publikisht, ndersa me gjuhen e mprehte si brisk, ngjallte plot brenga.

- Ti mor hajdut qe ke vjedhur parate e kishes! - bertiste ai nga maja e katedres, duke ia drejtuar gishtin nje burri, i cii per te mos e pare ne sy, bente sikur kerkonte te hiqte nga menga nje fije peri. - Ti, moj e pacipe qe ushtron prostitucion limaneve!- ia vishte ai me nje ton akuzues dona Estera Truebes, e cila, e shtremberuar nga artriti dhe adhuruese e shen Merise se Karmelit, hapte syte nga habia, ngaqe s'e dinte as kuptimin e kesaj fjale e as se ku binin limanet. - Pendohuni o mekatare, kerma te ndyra qe s'e meritoni ate flijim qe beri zoti yne! Mbani kreshme! Beni pendese!
I rrembyer nga zelli i tepert prifetorr, atij i duhej te mbante veten per te mos shkelur hapur udhezimet e eproreve te tij kishtare, te cilat, pasi i kishin tundur e shkundur ererat e modernizmit, nuk lejonin te perdorej as grathorja, as kamxhiku. Ndersa ai vete ishte per fshikullimin e rende te mishit, si menyra me e mire per te mposhtur dobesite e shpirtit. Mandej ishte bere i famshem per gojetarine e tij te papermbajtur. Besimtaret i shkonin pas nga famulli, ata dinin se c'hiqnin per ta degjuar ate kur pershkruante vuajtjet e mekatareve ne ferr, misherat e copetuara me mjete te sterholluara torturash, flaket e perjetshme, dhembet e mprehte e qe u nguleshin tejetej organeve mashkullore, zvarraniket e neveritshem qe depertonin neper kanalet femerore, pa folur per sfilitjet e tjera te panumerta, te cilat i permendte gjere e gjate ne cdo predikim per t'iu ngjallur te pranishmeve tmerrin hyjnor. Vete Satanai paraqitej me gjithe anomalite e lindura me intime, me theksin galician te ketij prifti, te cilit i kishte rene barra e rende ne kete bote te ulet te mos e linte ne gjume ndergjegjen e te mefshteve kreole.


"Me letërsinë ndryshoj botën"


Libri i fundit i Isabel Alendes dhe rrëfimi për një dhimbje...

Quhet "Shuma e ditëve" dhe zë fill me një moment tragjik të jetës së shkrimtares së famshme kiliane. Del në shtyp në Shtetet e Bashkuara këtë muaj dhe është një rrëfim i gjatë, i dhimbshëm, por edhe plot shpresë i ditëve të shkrimtares, pas humbjes së të bijës, e cila vuajti nga një sëmundje e gjatë dhe fatale dhe ndërroi jetë në vitin 1992. Shtatvogël, por gjithmonë e veshur plot shije, Isabel të jep përshtypjen e një njeriu që jeton mes realitetit e njëherazi dhe personazheve të cilat i krijon dhe u jep jetë. Në duar mban kopjen e parë të librit të saj të parë, "Shtëpia e Shpirtrave", që ka marrë ngjyrë të verdhë nga kalimi i viteve. "Mbresa dhe emocioni që të fal libri i parë nuk ka të krahasuar. Është e papërsëritshme. Të duket se jeta jote ka ndryshuar dhe në fakt nuk është një iluzion. Ajo ndryshon vërtet.

Libri im i parë ishte zëri i parë publik i vetvetes dhe më dha mundësinë që të gjeja kuptimin e jetës, të ekzistencës", thotë Alende. Vitet që pasuan daljen në dritë të veprës së saj të parë janë të mbushura me shumë krijimtari. Alende është mjaft prodhimtare dhe deri tani ka shkruar 17 romane. Gjithçka fillon në datën 8 janar, si në një ritual magjik që shërben për të "bekuar" embrionin e çdo vepre të re. Jeta dhe axhenda e saj janë të tejmbushura, por ndërkohë ndërsa është në lëvizje e sipër, ka nevojë gjatë vitit për disa muaj përkushtim ndaj të shkruarit. Janë muaj të cilët ajo i kalon vetëm me personazhet e ngjarjet që duhet t‘i tjerrë e t‘u japë formë e jetë. "Në ditët kur më duhet të shkruaj, ka raste që rri ngulur në tryezë për 12 orë rresht dhe ngrihem vetëm për të ngrënë e për t‘u hedhur ujë syve. Më pas rikthehem sërish aty ku e lashë".

Për sa i përket librit të fundit dhe gjithë historive personale që ajo ka rrëfyer në faqet e tij, Alende vetë tregon se para se ta dërgonte për botim u dha një kopje të veprës gjithë njerëzve të afërm për të cilët ajo kishte shkruar dhe vetëm pasi mori aprovimin dhe bekimin e tyre vendosi që ta dërgonte për botim. Për Alenden kujtimet janë gjëja më e çmuar për njeriun, ato që, sipas saj, rrezatojnë në momentet e vështira dhe që kanë vlerë të paçmuar. Janë vetë NE dhe na rrëfejnë rrugën kur nuk e dimë se kush jemi. Kujtimet janë copëza emocionesh dhe shpesh rrezatimi i tyre na ndryshon jetën për mirë ose për keq. Janë me fat njerëzit që kanë aftësi të mbajnë mend vetëm gjërat e bukura. Jeta e tyre do të vazhdojë të jetë e tillë edhe nëse fatkeqësitë do t‘ua presin rrugën. Por kujtimet janë të mbështjella edhe me imagjinatë dhe sa më e zhvilluar të jetë kjo, aq më shumë humbasin ato nga fillesat dhe realiteti. Shpesh ka kujtime të cilat humbin nën peshën e imagjinatës, tjetërsohen dhe më në fund të japin një tjetër mesazh, të ndryshëm nga ai fillestar. Sipas saj, një nga gjërat që të ndihmon të kujtosh dhe të kujtosh të vërtetën janë letrat. Në rreshtat e tyre sheh ato të vërteta dhe emocione që i mendoje të harruara e të pluhurosura.

Për sa u takon modeleve apo "mësuesve" që ajo ka ndjekur në rrugëtimin e të shkruarit, Alende veçon ndër shumë shkrimtarë njërin syresh: Shekspirin. "Ai më ka mësuar dhe zbavitur duke m‘i përcjellë mesazhet tragjike e komike jo në momentin e leximit, por më pas, pikërisht kur ke mbaruar së lexuari". Po cili është qëllimi i Alendes si shkrimtare? "Është që të përçoj një gjë që më ka bërë përshtypje dhe për ta bërë këtë u ngre lexuesve ‘një kurth‘, i cili është subjekti i një vepre, personazhet, ngjarjet e rrethanat e ndryshme. Për të përcjellë atë që duhet të them, më duhet vëmendja e lexuesve dhe kjo mund të mbahet e ndezur vetëm përmes zhdërvjelltësisë së të shkruarit. Ndonjëherë më duket sikur një libër dhe vetë personazhe të caktuara nuk kanë qenë të zgjedhur prej meje, por unë jam zgjedhur prej tyre. Shpesh e kap veten duke e pyetur se përse më ka bërë përshtypje një ngjarje e caktuar, apo një personazh i caktuar dhe përgjigjja që i jap vetës është një e ngritur supesh. Atëherë më duket sikur Zoti vë në mendjen dhe gishtat e tua personazhet dhe rrethanat për të përcjellë një kumt përmes teje te të tjerët. Në këto rrethana mua nuk më mbetet veçse të jem zëdhënëse, ose daktilografiste e ideve dhe personazheve të qartë që më vijnë nga tjetërkund". Pas përfundimit të librit që do të publikohet këto ditë, Alende po punon ndërkohë me një roman të ri, të bazuar në periudhën dhe ngjarjes e epokës së skllavërisë në zonën e Karaibeve. "Nuk e di se si përfundova të zgjedh dhe të punoj mbi një temë të tillë, por di vetëm që deri në fund ky nuk ishte aspak plani im. Kisha në mendje diçka për piratët dhe befas m‘u shfaqën personazhe e ngjarje të tjera". Për Alenden letërsia është një mënyrë për të ndryshuar realitete, duke nisur që nga ai personal, e deri te bota e tërë. Sigurisht, bëhet fjalë për realitetin brenda një libri. Ajo e sheh këtë krijesë plot fletë si një tullë të vogël në murin e madh të jetës, si një qelizë që synon ndryshimin në një trup të madh, e që sado e parëndësishme të duket, mbart me vete magjinë e misterin e faktit që gjërat mund të ndryshohen për mirë dhe shpresa nuk vdes kurrë.

Sënduku i Alendes

1. E dua shumë këtë fotografi të vajzës sime, Paola. Ajo është nxjerrë në një restorant në Spanjë. Duket sikur Paola po lutet, në fakt ndodhej përpara një tavoline plot me ushqime dhe ishte në dilemën e zgjedhjes së pjatës së preferuar. Pas vdekjes, pjesën më të madhe të hirit të përftuar nga djegia e trupit të saj e hodha nëpër pyje. Kjo ishte dëshira e fundit e sime bije. Kam ruajtur vetëm pak në një enë të vogël. Ajo iku e qetë dhe në letrën e saj të fundit i la porosi të shoqit që të gjente sa më shpejt një grua tjetër dhe ne të tjerëve të mos bëheshim merak, sepse ajo nuk do të na linte, thjesht do të ndryshonte mënyrën e ekzistencës, por në një tjetër formë do të vazhdonte të ishte me ne. Jam e bindur që ajo është këtu për të mbajtur premtimin.

2. Këto janë pantoflat e Paulës. Një herë në vit ne organizojmë një ceremoni për të kujtuar Paolën dhe gjatë kësaj ceremonie nxjerrim edhe këpucët e saj.


3. Leximi i Shekspirit më shndërroi në shkrimtare. Ai më shpalosi idenë e tragjedisë dhe komedisë, shkaqet dhe pasojat. Ai më mësoi shumë dhe njëherazi më zbaviti pa masë.

4. Im bir është shpirti im. Këto janë këpucët e tij të para. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me nusen time dhe punojmë së bashku në një fondacion. Sot ka 27 milionë skllave në botë, pjesa më e madhe gra dhe vajza. E ndjej që qëllimi i pjesës së mbetur të jetës sime do të jetë përkushtimi ndaj kauzës së lirisë së tyre.

5. Pas vdekjes së vajzës sime, isha e paaftë që të shihja bukuri në këtë botë. Atëherë shkova në Indi. Ambienti dhe gjithçka që pashë në atë vend më nxorën nga fundi i errësirës ku isha zhytur. Kjo unazë është shumë e veçantë, sepse ky gjarpër më jep idenë e rinovimit të jetës dhe cikleve që nuk mbyllen kurrë, por që transformohen.

6. Kjo është kopja e parë e librit tim të parë, "Shtëpia e Shpirtrave". E kam me dedikim nga njerku im dhe kam gjithashtu edhe firmat e aktorëve që luajtën në këtë film. Kur po e shkruaja isha askushi. Pasi e botova, mësova shumë për veten time dhe u ndjeva dikush. Sot thjesht ndihem e bekuar.

7. Jam një e huaj e përjetshme: vajzë diplomati, refugjate, emigrante. E kam nisur jetën nga rrënojat sa herë që kam lëvizur nga një vend në tjetrin. Më është dashur t‘u përshtatem zakoneve, gjuhëve e vendeve të tjera dhe kjo më ka bërë që të mos kem lidhje të veçanta me sendet dhe objektet që kanë hyrë e dalë në jetën time. Kam vetëm një sirtar plot me letra dërguar mamasë sime, të shkruara përgjatë një periudhe 30-vjeçare. Nëse nuk i shkruaj përditë nga një letër, ndihem sikur të mos kem larë dhëmbët. Unë doja që ajo të ishte një grua e pavarur, por ajo gjithmonë ishte bashkëshortja e dikujt, ishte nënë, por kurrë vetvetja. Tani është 87 vjeçe dhe më në fund vetëm dhe vetvetja. Është një njeri i mrekullueshëm.

8. Kjo tryezë lisi spanjolle ishte në shtëpinë e gjyshit tim. Është vendi ku ime më organizonte seancat e spiritizmit, kësisoj në mendjen time kjo tryezë është e mbushur me energji shpirtërore. Është magjike.

9. Kur isha shtatzënë me Paolën, i bëra këtë kukull prej lecke. Gjatë gjithë fëmijërisë ajo e mbajti me vete. Kur ishte e sëmurë ishte edhe vetë si një kukull. E vogël, e brishtë dhe e heshtur.

10. Kjo është një statujë e Budës dhe është nga Buma, por e blerë në Tajlandë. Budistët kanë një mënyrë të jetuari që nuk sillet rreth ambicieve të ngushta personale.

11. Kjo është bërë nga një shoku im me dorë, ndërsa korniza është e gjyshes sime.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
- ISABEL ALLENDE - ( Letërsia botërore )
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letërsia shqiptare
» Halit Bogaj: Abdurrahim Myftiu - ‘’Nga letërsia në film’’

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: