Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 8“zonat vdekjeprurëse” të planetit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adminstratori
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 16218
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 27
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: 8“zonat vdekjeprurëse” të planetit   28th December 2011, 22:50

8“zonat vdekjeprurëse” të planetit


Cdo ditë të paktën 14 mijë persona vdesin në të gjithë botën nga sëmundje që lidhen me ujin, ajrin dhe ushqimin e ndotur me lëndë kimike tepër të rrezikshme për shëndetin.

Po kush janë zonat më të ndotura në të gjithë globin? Le të shohim një listë me 8 prej tyre, të konsideruara nga organizmat ndërkombëtare të shëndetësisë si “zonat vdekjeprurëse”.

Ja vendet më të ndotur në planet:



1) Samgyit, Azerbajxhan – 40 punishte të grumbulluara në të njëjtën zonë, që të gjitha merren me përpunimin e lëndëve kimike, tepër helmuese. Emëtojnë në mjedis 12 mijë ton lëndë toksike vdekjeprurëse. 250 mijë persona, të prekur nga kanceri. Mundësia për t’u diagnostikuar me këtë sëmundje në këtë zonë është 51 përqind më e lartë se standardi ndërkombëtar.





2) Linfen, Kinë – Siguron 2/3 e prodhimit kombëtar të qymyrit në Kinë. Ajri më i ndotur në rang kombëtar (ndoshta më i ndoturi në botë). Falë industrisë, ajri është “i pasuruar” me arsenik dhe dioksid sulfurik. 3 milion banorë të prekur nga ndotja, jetëgjatësia mesatare në nivele të ulta dhe nivele alarmante të toksikimit tek fëmijët.




3) Tianying, Kinë – Zona që siguron prodhimin më të madh të plumbit në të gjithë Kinën, prania e të cilit në ajër është 10 herë më e lartë se standardi shëndetësor kombëtar në Kinë. 140 mijë njerëz të prekur nga kjo ndotje.







4) Sukinda, Indi – Zona që prodhon 97 përqind të kromit në vendin e madh aziatik. 30 milion ton shkëmbinj të zhvendosur që kanë prekur një zonë të gjërë gjeografike. Niveli i kromit hekzavalent rreth 60 përqind më i lartë se standardi ndërkombëtar. 2.6 milion njerëz të prekur nga kjo “katastrofë”









5) Vapi, Indi – 400 kilometër tubacion për shkarkimin dhe depozitimin e mbetjeve toksike industrial ka shkretuar zonat nëpër të cilat kalon. Mes lëndëve të dëmshme janë cianid, pesticidet dhe lëndë të tjera helmuese. Mërkuri në ujin e pijshëm është 96 përqind më i lartë se standardi ndërkombëtar. Numër alarmant vdekjesh që vijnë nga sëmundjet respiratore dhe kanceri.






6) La Oroya, Peru - Rreth 35 mijë banorë thithin cdo ditë ajrin e ndotur me grimca metalike. 99 përqind e popullsisë ka nivelin e toksimit në gjak mbi normat e lejueshme, vdekjet në moshë të re gjithnjë e më të shumta dhe shkatërrim i prodhimeve bujqësore për shkak të shiut acid.




7) Dzerzhinsk, Rusi – 300 mijë ton lëndë kimike janë grumbulluar në këtë zonë që nga viti 1930 deri në 1998. Në disa zona niveli i dioksinës në ujë është 17 milion herë më i lartë se maksimumi i lejueshëm. Në vitin 2003 numri i vdekjeve ishte 260 përqind më shumë se ai i lindjeve, ndërkohë që jetëgjatësia mesatare për banorët është deri në 42 vjec.








Cool Norlist, Rusi – Vendndodhja më e madhe në botë e përpunimit të metalit që emëton cdo vit 2 milion ton dioksid sulfurik. Jetëgjatësia e personave që punojnë në këtë kompleks është 10 vjet më e ulët se mesatarja kombëtare e Rusisë, 15.8 përqind e vdekjeve mes fëmijëve lidhen me problemet me frymëmarrjen.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uni-prizren.albanianforum.net
 
8“zonat vdekjeprurëse” të planetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Projekte të ndryshme-
Kërce tek: