Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 E paralizuara pëson aksident, çohet në këmbë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adminstratori
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 15598
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 27
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: E paralizuara pëson aksident, çohet në këmbë   27th November 2011, 19:11

E paralizuara pëson aksident, çohet në këmbë






Një nënkampione olimpike në Pekin 2008 në garat me biçikleta për të
paralizuar shpreson të konkurrojë në Londër 2012, mbi një biçikletë të
vërtetë, pasi një aksident i risolli në funksionim këmbët.

Holandezja
Monique van der Vorst, sot 27-vjeçare, mbeti e paralizuar pas një
gabimi mjekësor, gjatë një ndërhyrje në nervat e këmbës, kur ishte vetëm
14 vjeç. Ajo gjeti forcë të përballej me handikapin e saj, duke u marrë
me sport dhe u shndërrua në një profesioniste të garave të çiklizmit
për të paralizuarit.

Me biçikletën e saj që pedalohej me duar,
ajo arriti të fitonte dy medalje argjendi në Lojrat Paraolimpike të
Pekin 2008. Katër vjet më parë, ajo nuk e kishte menduar kurrë se në
Londër, mund të paraqitej për të fituar një medalje në çiklizmin e
vërtetë.

Megjithatë, gjatë vitit të shkuar, Van der Vorst u
përfshi në një aksident të rrezikshëm në stërvitje, së bashku me një
kolegen e saj. Fillimisht, ajo ndieu një dhembje të lehtë në këmbë,
diçka e pazakontë, pasi kishte humbur të gjitha ndjesitë nga mesi e
poshtë. Brenda disa muajsh, ndjesitë në këmbë filluan të shtoheshin,
deri sa për Krishlindje, Monique ishte në gjendje të ecte tërësisht si
një njeri normal.

”Është një mrekulli të cilës nuk mund t’i japim
shpjegim”, shprehen mjekët. Ndërkohë, çiklistja shpreson në një
mrekulli të dytë. “Do të jetë shumë e vështirë për mua të kualifikohem
për në Lojra Olimpike. Konkurrenca mbi biçikletat e vërteta është shumë
më e fortë, por paraliza më ka mësëuar të jem e duruar dhe nëse s’do të
jetë për këtë vit, do të përpiqem të kualifikohem në Brazil 2016. Jeta
ime deri më sot ka qenë e çuditshme, pasi nga një fëmijë normal, të
përfundosh në karrocë me rrota është traumatike. Tani, jeta ime ka
perspektiva krejt të tjera”, deklaroi e reja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uni-prizren.albanianforum.net
 
E paralizuara pëson aksident, çohet në këmbë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Hapësirë e lirë :: Kuriozitete-
Kërce tek: