Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nexhat Halimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24179
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Nexhat Halimi Empty
MesazhTitulli: Nexhat Halimi   Nexhat Halimi Icon_minitime19th October 2011, 22:38

Nexhat Halimi

Nexhat Halimi U1nexhatihalimi1




Nexhat Halimi u lind më 1949.
Është autor i librave me poezi e prozë:
Parakalimi i etjeve, Afërsia e largësisë, Hark, Dita e daljes, Truphija, Gjeli i dylltë, Molla e fshehur, Fajtori mitik, Prania e së dielës, Ombrella, Vapë, Unë me unë, Njeriu me zgjedhë, Dega e varur mbi varr, Requiem për fluturën, Lulja që qan, Udhëtimi në vete, Iluzioni i fluturimit, Rrënjë e kaltër, Narcis i gjakosur, Kotelja e artë, Vigma e fajkoit, E çara në zotin, Shelgu somnambulik, etj.
Është përfaqësuar në antologjinë e lirikës së re shqipe të Kosovës "Shi në një legjendë", ("Kisha u jednoj legeni"), botuar nga " Prosveta", Beograd 972, sebokroatisht, në antologjinë " Regen ineiner Legende", gjermaisht, në Heiligenhof më 1977, pastaj në "Dega e pikëlluar" (frëngjisht "La solitude d`une branche", gjermanisht "Der bekummerte zweig", italisht "Ramo sofferente" më 1979, anglisht "The sad branch" më 1984, në antologjinë "Etje për diell" ("Sla po soncu"), sllovenisht, "Cankarjeva zalozhba", Lubjanë 1979, në antologjinë e poezisë së re evropiane, bashkë me Agim Malën, më l987, në antologjinë e poezisë së re jugosllave "Çelësat" ("Kljuçevi"), bashkë me Sabri Hamitin, më l984, në antologjinë e pozisë bashkëkohore shqipe, në Jugosllavi ("Yugoslavya çardash arnaut shiiri", "Tan" Prishtinë më 1979), në antologjinë e poezisë së Kosovës në turqisht "Një grusht kaltërsi" ("Bir avuç mavi"), "Yalçin yayinlari", Stamboll, më 1985, në antologjinë e poezisë shqipe "Malli i atdheut", Prishtinë, më 1995, në panoramën në gjuhën angleze "The glow of the pasion" më 1991, në "Antologjia e lirikës së pastër shqipe", Maqedoni 2002, në panoramën "Fjala jonë", maqedonisht 1987, etj.
Me prozë është prezantuar në antologjinë e tregimit shqiptar në Jugosllavi "Trungu", serbokroatisht, ("Stabla"), Novi Sad, më l976.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24179
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Nexhat Halimi Empty
MesazhTitulli: Re: Nexhat Halimi   Nexhat Halimi Icon_minitime19th October 2011, 22:39

Apokalipsi

Ikën kaq vjet e çdo gjë e verbër
ikën kaq vjet e askund rreth i hënës
e e vdekur ëndrra e e vdekur rizona
more mëkati i zotit
si qan mimoza e thyer
e uji i gjirit ndahet nga toka
pa medaurusin pa agun e teutën
artemida me drerin e vrarë në shkëmb
shikon shpirtin nga digjet mbi ulli
pëlcet syri e në gur vajton `i kumri
unë mollën vjedh nga dega e ik
gjithnjë në flakë gjithnjë plak i ri
more mëkati i zotit e i hijes
sesi ka rënë citadela
vagëllimës së lymit e hëna ra cullak
perit që s`qe të ec` Unë me Unë ujit
ishulli në jug të lidhej me trupin e vet
apo `i degë me mollë ndriti mbi gjarpër
e gjaku dogj çdo cep atDheu me krye në det
unë verbër bëja në gji tatuazh evën
veç pse ti e do shiun dhe parisin
veç pse ti e do për vdekje shiun
unë harrohem i tëri në shi
flakë me bisk lari në hi
në shiun e dhembjes së gjallë
nga bie nga sytë e mi të verbër
e bota sillet në lot rreth vetes
vetëm pse ti s`je sonte
s`ka yje kund në qiell
vetëm pse ti e do parisin
udhëtoj rrëshqanë te kulla e ajfelit
vdes mes ëndrrës që s` vdes dot
nën degën me `i gjeth të vetëm në majë
ja këputet dhe ai e bie në valë të senës
veç pse ti e do fluturën e kaltër
unë bie në flakë qiriri e digjem

II (gjithësisë blu të muriqit)

bie shi e ngado gjethon vetmia
dhoma sillet majë huri e unë ik ik
hija ime e var` veten në mua
s`ka kund sonte yje për be
pa sytë e tu hi është çdo gjë
e kaq e ndezur zemra e verbër
pse ndoshta aty prapë vjen ti
pse aty është parisi e trëndafili
pse gjithësisë së muriqit simofinia blu
bie vijës së pafund të gjakshkrimit
e engjëlli e fluturon yllin mistik
veç pse ti e do yllin farfuritës
pse guri nën pikën e ujit të qelqtë
çel në lulen mitike të gjirit
e gur fjala e gur kroi e gur unë

III ( vijës së gjakut)

në mua fjalë e vrarë pik heshtjen
e, e çara në zotin tash ik pingul fytyrës
zbret fytit e bie në fund të zemrës së shpuar
sesi rrjedh veç rrëshirë e zezë
e vetëtima gjarpëron egër mbi botë
në dhomën e shpirtit ndodh vdekja zot
në verbësi të tërë të qenies në habi
me të çarën e thellë mes sysh
pa kokën tash në hi fyellit i bie te varri
i njëjtë tremijë vjet me zemër në dorë
i njëjtë tremijë vjet me lule ashti në erë
ndërmjet netësh të acarta të atDheut
e çara në zotin nga vjen e ende ikën gjarpër
vijës së gjakut të ndezur të shpirtit
heshtjes së fjalës së prerë në gjuhë

IV (dumnica majë gjilpëre)

askund sonte syYll i ndezur
në dhomën e humbur mes hiri
veç errësirë veç thikë në zemër
pa sytë e tu s` ka ag më
kot shi bie kot sillet bota
si të t`i kthej sytë tu sonte
e të vdes duke e shkruar veten
mbi të paThënën e gjakut
e çara në zotin më ik` mes ballit
krejt zjarr nga pik etja e djegur gjaku
e dumnica ende fle majë gjilpëre
askund sonte syYll i ndezur
e kaq natë dhe dhembje pa ty

V (asgjë tjetër)

sonte asgjë nuk lëviz e vdekur s`ka asgjë
rrallohet veç ajri veç tiktaku i zemrës
kokrrat e pjekura të kallirit derdhen dhembjes
e letra që kurrë s` arriti me gjurmë gjaku
digjet nga qiriri në cep të majtë
veç natë e mesjetës me kokë gjarpri asgjë tjetër
gjethe të heshtjes nga bien mbi hi e unë pi helmin
ndërmjet hijes dhe gotës bota ndal qerren
as yje ka në dhomën time as ka qiell
siç do të jetë gjithnjë pa sytë e tu
ja asgjë nuk lëviz sonte asgjë nuk ndrit
çdo gjë ka vdekur sonte ndërmjet meje e teje
veç syrit të ngrirë e ëndrrës memece
hi sy nga shikon i njëjtë nga aleja në vjeshtë
shi nga bie në paris ngaqë ti e do parisin e shiun
e unë prapë në lot ndanë dritares
e fjala gur e dhembja gur e syri gur

VI (sonte veç ty)

çdo gjë e ikur sonte kthehet prapë
ajo që ra s` është e vdekur dot
ja sonte dhe uji ndez kujtimin
në plagë rriten gema të vetmisë
apo veç hapat e tu ëndrrës kumbojnë
e vetëtimat kryqëzohen mbi iLirinë
unë thyej gishtat në udhë nga zoti
e klith e klith e klith zot e klith
sonte veç Ty e bimën e gjelbër të hirit
i zgjoj në zemër dhe ja hëna digjet
`i portokall i shtrydhur në qiell malli
kurrë e vdekur zot sa e gjallë
ja sonte kthehet dhe ajo që ra
me ritëm të pikës së gjakut në hi

VII (ndërmjet dy stacionesh)

a është e verbër zemra
pyll i paqenë i ëndrrës
pa ty s`dëgjohet kaq vjet gjeli
as kuçedra s`i bie qiellit me krye
as unë atDhe kam gjuhë as fe
hirit tim ik veç pelë pa fre
veç natë qeni veç kërmill
veç dhelpër e hirtë shkretëtire
paUdhën nga e bëj me `i thes
ndërmjet dy stacionesh pa dritë
në gjakun tim të mpiksur
pa ty fare harroj pse jam
nga shkoj harroj nga vij e të dua
a është e verbër zemra zot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nexhat Halimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: