Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Sistemi operativ

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13629
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 27
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Sistemi operativ   19th October 2011, 19:22

Sistem operativ (shkurt SO, ang. OS, Operating System) eshte nje softwer kompjuterik i cili i menaxhon mënyrën në të cilën programe të ndryshme e përdorin hardwerin e kompjuterit dhe rregullon mënyrën si përdoruesi e kontrollon kompjuterin.


Sistemi operativ eshte programi me i rendesishem ne nje kompjuter. Permes tij ekzekutohet cdo program tjeter aplikativ. Sistemi operativ kujdeset per funksionet baze te kompjuterit siq jane njohja e hyrjeve prej tastieres.daljet ne pajisjet dalese, mbajtja e shenimeve per ndryshimet ne fajlla dhe direktoriume dhe kontrollimi i pajisjeve periferike si disqet dhe shtypesit. Ekzistojne sisteme operative te ndryshme, por i pari qe eshte shfrytezuar ka qene DOS-i (Disk Operating System) i paraqitur nga firma "IBM" ne vitin 1981. Pasi qe per te punuar me te eshte dashur qe shfrytezuesit te jene te avancuara ne njohurite e kompjuterit, firma Microsoft paraqiti Windows 3.11 si sistem operativ shume me te persosur se DOS-i. Me vone paraqiten edhe sisteme operative nga Microsoft si: Windows 85, Windows NT, Windows 98, Windows ME, Windows 2000, Windows XP, Windows 2003, Windows Vista (2007) dhe Windows Seven(7) ne vitin 2009. Gjithashtu ka edhe sisteme operative te tjera,si UNIX,LINUX etj.
Programet kompjuterike mund të ndahen në dy kategori kryesore:
– programet e sistemit qe drejtojne operacionet e sistemit te perpunimit
– programet zbatuese qe zgjidhin problemet e perdoruesve te tyre;
Bashkesia e Programeve te Sistemit njihet me emrin Sistemi Operativ (SO)

Sistemi operativ përbëhet nga një sistem më vete i quajtur kernel (bërthama) dhe nga një numër programesh të sistemit.

Qellimi i Sistemit Operativ
Drejtimi i burimeve te sistemit te perpunimit
Lehtësimi i komunikimit midis personit dhe makines.(kompjuterit)

Aktivitetet e Sistemit Operativ
Drejtimi i kujteses masive (file system);
Drejtimi i kujteses( memories) RAM;
Drejtimi i proceseve;
Drejtimi i nderfaqes(paraqitja grafike) se perdoruesit;
Perdorimi njekohesisht i shume perdoruesve ne te njejten makine;
Kryerje e njekoheshme e shume proceseve mbi te njeten makine.

Struktura e Sistemit Operativ
Sistemet Operative janë pergjithesisht te perbere nga nje bashkesi modulesh, sejcili me nje funksion te percaktuar. Modulet e ndryshme te sistemit operativ veprojne midis tyre sipas rregullave te percaktuara ne menyre qe te realizohen funksionet baze te makines.

Sistemet Mono-Tasking (një detyrësh)
Sistemet Operative qe bejne kryerjen e nje programi te vetem njihen me emrin mono-tasking (një detyrësh);
Nuk është e mundur te nderpritet kryerja i nje programi për ti dhene CPU-ne nje tjeter programi
Jane historikisht Sistemet e para Operative (psh MSDOS).

Sistemet Multi-Tasking (shumë-detyrësh)
Sistemet Operative qe lejojne kryerjen e njehersheme te shume programeve njihen si shumë-detyrësh (Windows-NT , Linux); Nje program mund te nderpritet dhe CPU-ja i kalohet nje programi tjeter.

Sistemet Time-Sharing (kohë-ndarës)
Nje zhvillim i sitemeve shumë-detyrësh janë sistemet kohë-ndarës. Çdo program ne veprim kryhet periodikisht ne intervale te vogla kohe.
Nese shpejtesia e procesorit është mjaft e larte krijohet pershtypja e nje zhvillimi paralel te proceseve.

Drejtuesi i kujteses
Organizimi dhe drejtimi i kujteses qendrore është pamja me kritike ne krijimin e nje SO;
Drejtuesi i kujteses është moduli i SO i ngarkuar me shperndarjen e kujteses ne detyra (task) te ndryshme (për te kryer nje detyre është e nevojshme qe kodi i saj te futet ne kujtese);
Koklavitja e drejtuesit te kujteses varet nga tipi i SO;
Ne sistemet shume-detyresh mund te ngarkohen ne kujtese shume programe njekohesisht
Problem: si te ndahet hapesira ne menyre optimale

Kujtesa Virtuale
Shpesh kujtesa kompjuterike nuk është e mjaftueshme për te permbajtur te gjitha kodet e detyrave te ndryshme;
Mund te simulohet nje kujtese me e madhe qe mban ne (RAM) vetem pjeset e kodeve dhe te dhenave qe sherbejne ne ate çast;
Perdoret koncepti i kujteses virtuale.
Te dhenat e programeve jo ne perdorim mund te hiqen nga kujtesa qendrore dhe te vendosen ne diskun kompjuterik ne zonen e quajtur zona e shkembimit (swap-it).
Raporti i dimensioneve te zones shkembyese dhe e RAM-it është 3 : 1 (maksimum);
Procesoret moderne zoterojne mekanizma harduere për te lehtesuar drejtimin e kujteses virtuale.

Drejtuesi i sistemit te dosjeve
Drejtuesi i sistemit te dosjeve (file system) është moduli i sistemit operativ qe ben drejtimin e informacioneve te ruajtura ne mekanizmat e kujteses masive. Ky drejtues duhet te garantoje korrektesine dhe koherencen e informacioneve. Ne sistemet shume-perdorues, duhet te vendose ne dispozicion mekanizma te mbrojtjes , ne menyre qe ti lejoje perdoruesve mbrojtjen e te dhenave nga perdorues jo te autorizuar.
Funksionet tipike qe duhet te kryhen jane:
– Te jepet nje mekanizem për identifikimin e dosjeve;
– Te jepen menyrat me te voliteshme ne qasjen e te dhenave;
– Te behet transparente struktura fizike e mbeshtetesit te kujtimit;
– Zbatimi i mekanizmave te mbrojtjes se te dhenave.

Organizimi
Gati te gjithe sistemet oprative perdorin nje organizim hierarkik te sistemit te dosjeve. Elementi qe ben rigrupimin e shume dosjeve se bashku quhet drejtoria (directory); Bashkesia hierarkike e drejtorive dhe dosjeve mund te paraqitet nepermjet nje skeme grafike te drejtorive

Drejtuesi i mekanizmave te Hyrje-Daljes (Input/Output ose I/O)
Drejtuesi i mekanizmave te I/O është moduli i SO i ngarkuar me dhenien e detyrave mekanizmave qe bejne kerkesen dhe për ti kontrolluar. Nga ata varet cilesia dhe tipi i pajisjeve te lidhura ne kompjuter dhe te njohura nga sistemi.

Udhezuesi i pajisjeve (Device Driver)
Kontrolli i mekanizmave te H/N behet permes programeve te posaçme te quajtura udhezuesi i pajisjeve (Device Driver); udhezuesi i pajisjeve kryhet nga prodhuesit e mekanizmave qe njohin shume mire veçorite fizike.
Keto programe kryejne keto funksione:
Bejne transparente veçorite tipike fizike te çdo mekanizmi;
Drejtojne komunikimin e sinjaleve drejt mekanizmave;
Drejtojne mosmarrveshjet, ne rastin kur dy ose me shume detyra duan te hyjne njekohesisht ne te njejtin mekanizem.

Nderfaqja e perdoruesit
Te gjithe sistemet operative perdorin mekanizma për ta bere sa me te lehte perdorimin e sistemit nga perdoruesi; bashkesia a ketyre mekanizmave te hyrjes ne kompjuter merr emrin e nderfaqes se perdoruesit
Nderfaqja tekstuale:
komanda perkthyese (guacke - shell )
Shembull MS-DOS
Nderfaqja grafike (me dritare):
Nxjerrja e programeve te ndryshme shfaqet ne menyre grafike permes dritareve
Perdorimi i skicave e ben me intuitiv perdorimin e llogariteses;

Sistemet e pranishëm në treg
Në treg janë të pranishëm një sasi e madhe sistemesh operative. Në të kaluarën prirja e shtëpive prodhuese të sistemeve të perpunimit ishte që të zhvillonin sisteme operative për arkitekturën e tyre, prirja e sotme është ajo a sistemave operative të përdorshëm në platforma të ndryshme. Kjo është lista e sistemeve më të njohur.

Sistema si UNIX
Një desktop KDE i personalizuar në Linux.
Janë sistemet operativë të lidhur me System V, BSD, Linux,Ubuntu.
Janë sisteme me liçense: GNU, Open source (kod i hapur), Freeware, etj.
Këto sisteme janë edhe disa nga sistemet më të sigurtë dhe të fortë (të qëndrueshëm).

Microsoft Windows
Është sistemi operatv më i përhapur.

Apple Mac OS X
Një pamje ekrani e sistemit operativ nga Apple: OS X Leopard
Një nga sistemet më të sigurtë.
Në Pranverë 2009 del versioni i ri Mac Os X 10.6 i quajtur Snow Leopard
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ghost_pz1
Student i ri
Student i ri


Numri i postimeve : 2
Pikët e grumbulluara : 11372
Reputacioni : 0
Join date : 27/03/2012

MesazhTitulli: Re: Sistemi operativ   27th March 2012, 16:45

kolege mos i keni ligjeratat?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Adminstratori
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 1038
Pikët e grumbulluara : 15603
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 27
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

MesazhTitulli: Re: Sistemi operativ   1st April 2012, 20:43

Ky forum eshte i thate, veq une jam ketej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://uni-prizren.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Sistemi operativ   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sistemi operativ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Software Design-
Kërce tek: