Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  Nazmi Rrahmani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24179
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

 Nazmi Rrahmani Empty
MesazhTitulli: Nazmi Rrahmani    Nazmi Rrahmani Icon_minitime8th October 2011, 17:02

 Nazmi Rrahmani Nazmirrahmani


Nazmi Rrahmani




Nazmi Rrahmani është shkrimtari që ka patur dhe vazhdon të ketë një numër të madh lexuesish, sidomos në Kosovë. Tek shkollarët e mesëm është pa dyshim më i njohur, por është i lexueshëm për të gjitha shtresat shoqërore dhe për të gjitha moshat. Rrahmani është ndër autorët e paktë të letërsisë së sotme shqiptare, që shkruan vetëm llojin e prozës së gjatë, romanin. Për nga formacioni stilistik është i shkollës realiste klasike, por i një realizmi të përafërt me atë të narracionit dokumentar.

Nazmi Rrahmani lindi në Bellofcë të Podujevës. U shkollua në Podujevë dhe në Prishtinë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Prishtinë. Pas studimeve punoi si gazetar në Radio-Prishtina e më pas te gazeta "Rilindja", për të vazhduar në redaksinë "Jeta e Re" dhe më pas në redaksinë e botimeve "Rilindja". Aktualisht jeton në Prishtinë. Ka botuar romanet:
Malësorja, 1965, Pas vdekjes (Kthimi i njeriut të vdekur), 1975, Tymi i votrës së fikur, 1969, Toka e përgjakur, I,I1,1973, Rruga e shtëpisë sime, 1978.
Lexuesit e shumtë të N. Rahmanit, fare lehtë mund ta identifikojnë mjedisin e fshatit të Llapit dhe Gollokut, që është thuajse i njëjtë me botën fshatare të kësaj hapësire etnike. Për më shumë, lexuesi i kësaj hapësire është në gjendje të identifikojë personazhet dhe fatet e tyre të ngjashme, familjet dhe bëmat e vërteta, kohën dhe parashenja të tjera të këtij mjedisi. Autori, me këtë rast, në romanet e veta i ndërlidh, i përplotëson historitë dhe bëmat, fatet e personazheve të shumtë përmes sajimeve krijuese imagjinative. Ngjarjet e rrëfyera nga njerëzit dhe për njerëzit e kësaj hapësire kosovare shtrihen brenda harkut kohor që kap gati gjysmën e parë të shekullit njëzet dhe janë pasqyrë dhe dokument i fshatit të atëhershëm, e pjesërisht dhe të atij të sotëm. Akoma më saktë: fati individual dhe fati kolektiv në këtë sagë narrative romanore ndërlidhet me atë të shqiptarëve mes dy luftërave botërore, e që arrin deri në ditët tona. Edhe atëhere kur në dukje fati i personazheve duket i izoluar, në fakt, është refleks i fatit kolektiv. Edhe pozita e rëndë e gruas (Hajrija, Malësorja), dhe skamja ekstreme, dhe vrazhdësia, brutaliteti deri në gjakmarrje, dhe shpërngulja, çrrënjosja nga trualli i të parëve, vihet në një sfond të përgiithshëm: mungesa e lirisë, jeta nën terrorin e pushtuesit.Lirisht mund të thuhet se letërsia që shkruan Nazmi Rrahmani është e angazhuar në kuptimin e mirë të fjalës, angazhim me sens të humanizmit dhe të marrëdhënieve mes njerëzve. Për pozicionimin e shkrimtarit ndaj realitetit, për vizionin e tij jetësor dhe filozofik, vlen të sjellim një mendim nga studimi monografik i Sabri Hamitit: "... realiteti është edhe jashtë nesh edhe në ne. Ai ekziston në vetëdijen e njeriut të vetëm në formën e njëmendësisë, në formën sa njeriu mund ta njohë". Në veprën letrare, në roman, kjo shkallë e përngjasimit me realitetin, nuk mbetet në nivelin e njohjes, por merr një trajtë më individuale, subjektive dhe manifestohet si qëndrim i individit. Duke u menduar t'i shmanget këtij subjektivizmi, Nazmi Rrahmani i ndërthur ndodhitë dhe idetë qenësore në vepër rreth një boshti themelor, personazhit, të cilin e vendos në një mjedis të caktuar jetësor. Plkërisht nga ky kontekst tërësor i realitetit, autori nxjerr personazhe që përputhen plotësisht me perspektivën e zërit autorial të tekstit.
Angazhimi i shkrimtarit kështu shtrihet në të gjitha sferat e teknologjisë narrative, si në përzgjedhjen e ngjarjes tërësore, në renditjen dhe kronologjinë e tyre, në paraqitjen dhe përshkrimin e mjedisit, në emërtimet e personazheve dhe toponimet gjeografike, në ndërhyrjen e personaliteteve historike e kombëtare.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24179
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

 Nazmi Rrahmani Empty
MesazhTitulli: Re: Nazmi Rrahmani    Nazmi Rrahmani Icon_minitime8th October 2011, 17:03

Sintagma "realizëm dokumentar" është përmendur dhe nga studiuesit më të mirë të veprës letrare së Nazmi Rrahmanit. Nuk është fjala për romane historike, që e kanë thithur lëndën e parë nga një ngjarje, fakt apo personalitet real historik, as për rrëfim që mbështetet mbi një dokument fiktiv, siç janë fletoret e gjetura te romani "Arka e Djallit" (Agolli), apo tek romani "Ulku dhe Uilli" (Koreshi). Narracioni realist dokumentar në romanet e Nazmi Rrahmanit, është paraqitja reale e njerëzve dhe e ngjarjeve brenda një kohe dhe një hapësire të caktuar.
Fjala është për prozë realiste, ku njerëzit, bartësit e ngjarjeve, sjellin tablo reale, të vërtetë, brenda së cilës mund të identifikohet fati social dhe kombëtar i fshatit shqiptar të një kohe. Kjo teknikë rrëfimi ka disa tipare dalluese karakteristike, të njohura nga përvoja romanore. Në radhë të parë, bëhet fjalë për një rrëfim letrar me tezë, që do të thotë se paraqitja e realitetit bëhet në përputhje të plotë me vizionin dhe me perspektivën e pozicionuar qartë të vetë shkrimtarit. Ky pozicionim ndërlidhet me emancipimin e individit dhe të kolektivitetit, me vetëdijësimin e tij për fatin, mundësitë pozitën e atij individi dhe kolektivi, që si synim të fundit ka lirinë e plotë kombëtare. Ky objektiv i synuar pastaj do të sjellë çlirimin nga skamja, nga mosbesimi në vetvete, nga gjakmarrja, nga shpërngulja me dhunë e banorëve të rajonit në fjalë. Këtë ide dhe këtë vizion Nazmi Rrahmani e shpreh me gjuhë të qartë dhe të kuptueshme, gati për të gjitha shtresat e lexuesve. Nga krejt kjo mund të thuhet se ky lloj shkrimi e pranon rolin njohës të artit letrar, ashtu siç beson dhe në ndikimin e tij në rrjedhat e ngjarjeve në kohë dhe në hapësirë, duke ndikuar paraprakisht në formimin e vetëdijes e të filozofisë jetësore të individëve.
Por mbi të gjitha, pozicionimi dhe perspektiva e autorit del në pah dhe shquhet në kuadër të kontekstit të konflikteve dramatike në roman. Konflikti që shkallë-shkallë arrin pikën kulmore, dhe në zgjidhjen e vet merr rrjedhat që parapëlqehen nga autori i angazhuar.

Kështu, në romanin "Malësorja", konflikti përfundon me triumfin moral të Hajries, që është identik me pozicionin e narratorit, përkatësisht të autorit. Kështu ndodh dhe në konfliktin mes së resë dhe së vjetrës, ide që e përshkojnë si lajtmotiv tërë veprën letrare të Nazmi Rrahmanit, dhe ku, drejtpërsëdrejti apo tërthorazi, fiton e reja. Nga konfliktet në rrafshe të ndryshme, që ngjizen dhe prodhohen nga përplasja mes personazheve pozitive dhe atyre nega-tive, synohet transformimi kolektiv, por me synim të qartë që të mos shprishen vlerat e traditës pozitive shpirtërore dhe kulturore, e sidomos vlerat që lidhen me familjen, si bërthamë themelore e qenies kolektive kombëtare. Mund të thuhet po ashtu se bindjen lidhur me rolin e letërsisë në formimin e njeriut dhe të universit njerëzor mund ta nxjerrim në përputhje të plotë me pikëpamjen e këtij autori për krijuesin e angazhuar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24179
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

 Nazmi Rrahmani Empty
MesazhTitulli: Re: Nazmi Rrahmani    Nazmi Rrahmani Icon_minitime8th October 2011, 17:03

Raporti i gërshetuar dhe i ndërvarur mes fateve indivduale dhe kolektive, në kuadër të këtij narrazioni realíst dokumentar, është i qartë në pozicionim dhe i përcaktuar nga këndvështrimi autorial. Gjendja sociale, drama e përgjithshme kolektive është sfond i përbashkët që e nxit, e motivon dhe e përcakton tekstin. Brenda kornizës globale shtypje-skamje përcaktohet logjika individuale. Uniformitetí i kësaj hapësire nënkupton njëtrajtshmëri kolektive në përditshmërinë e jetës. Dhuna dhe varfëria, i bën njerëzit më të ngjashëm, por dhe më të përafërt në ndërdije, meqë mekanizmi mbrojtës sikur rri i zgjuar nën një si kotje të përhershme dhe shpërthen në sipërfaqe gjatë vërshimeve të dhunës. Pikërisht për këtë, në botën e fshatit të rrëfyer nga Nazmi Rrahmani,,familja ngrihet, në shkallë kulti, meqë është i vetmi institucion që mbron vlerat dhe substancën e rrezikuar kolektive kombëtare. Kështu mund të kuptohet dëshira e ethshme për të siguruar fëmijën si trashëgimtar mashkull, siç ndodh tek romani "Malësorja". Vizioni për trashëgimi dhe për mbrojtjen e bërthamës familjare në këtë vepër, spontanisht e figurativisht shtrihet si synim për të ruajtur vatrën e të parëve, truallin, atdheun...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





 Nazmi Rrahmani Empty
MesazhTitulli: Re: Nazmi Rrahmani    Nazmi Rrahmani Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nazmi Rrahmani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nazmi Rrahmani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: