Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kuptimi dhe rendesia e biznesit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administratori
Administrator
Administrator
Administratori


Numri i postimeve : 1038
Pikët : 26155
Reputacioni : 49
Join date : 17/02/2011
Age : 33
Location : Prizren
Drejtimi : Administrim Biznesi

Kuptimi dhe rendesia e biznesit Empty
MesazhTitulli: Kuptimi dhe rendesia e biznesit   Kuptimi dhe rendesia e biznesit Icon_minitime7th October 2011, 19:46

Kuptimi dhe Rendesia e Biznesit

Kuptimi dhe rendesia e biznesit 19679088-150x150

Nocioni Biznes rrjedh nga fjala anglishte Business, qe do te thote aktivitet ne pune per te fituar dobi ekonomike.
Biznesi ne fakt paraqet shfrytzimin e faktoreve te disponueshem te prodhimit me qellim qe te realizohet efekti maksimal ekonomik. Prej ketu mund te thuhet se me nocionin biznes nenkuptohet perpjekje e organizuar e individit ose grupit te njerzve per teprodhuar dhe shitur ndonje te mire ose sherbim e me pas te realizohet fitim. Rendesia e biznesit eshte e madhe dhe mund te kuptohet permes asaj se ndikon ne rritjen e ekonomise, nxit konsumin permison kushtet per jete etj.

Biznesi ndikon ne rritjen ekonomike. Rritja dhe zhvillimi i bizneseve ne ekonomine e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik te vendit si dhe zhvillimin e tere shoqerise.
- Rritja e bizneseve, ndersa me kete edhe e ekonomise ka ndikim mbi permiresimin e mireqenies se njerzve ( standartit jetsor) zvogelimin e shpenzimeve te prodhimit zmadhimin e eksportit perforcimin e aftesis konkuruese te ekonomise etj.
- Rritja e ekonomise matet permes Bruto Prodhimit Vendor ( BPV) i cili eshte matesi i vleres se aktivitetit ekonomik ne vend.
- Bruto Prodhimi Vendor paraqet vleren e pergjithshme te tregut te te gjitha te mirave dhe sherbimeve te prodhuara finale ne vend per periudhe njevjecare.

Bizneset nxisin konsumin – konsumi nxit bizneset. Konsumi na tregon sasine e pergjithshme te te mirave dhe sherbimeve finale te cilat sektoret ne ekonomine (Ndermarrjet, amvisrite dhe shteti) mund ti blejne dhe ti harxhojne me cmime te ndryshme. Konsumi mund te jet konsum investues, konsum i amviserise, dhe konsum publik.)

Konsumi investues. Bizneset ne prodhimtarine shpenzojne te mira investuese: ndertesa makina paisje etj. Ky lloj i konsumit te bizneseve njihet si konsum investues. Permes konsumit investues bizneset vendosin bashkpunim te ndersjellte me cka ndihmojne ne rritjen dhe zhvillimin personal si dhe rritjen dhe zhvillimin e tere ekonomise.
Konsumi i amvisrise. Pervec konsumit investues eksiston edhe konsumi me te cilin njerezit i plotesojne nevojat e tyre personale (individuale). Meqe njerezit te ashtequajtur popullata perbejne sektorin amviseri, ky konsum quhet konsumi amviserise. Kjo eshte kategori shum e rendesishme ekonomike meqe nxit bizneset qe te fillojne prodhim te ri.Ky lloj konsumi jep kontribut te fuqishem ne rritjen dhe zhvillimin e bizneseve.
Konsumi Publik. Konsumi publik paraqet konsumin e shtetit. Shteti permes buxhetit blen te mira dhe sherbime finale nga bizneset mec far stimulon rritjen dhe zhvillimin e tyre Konsumi investues, konsumi i amviserive dhe konsumi publik stimulojne zhvillimin e biznes sektorit ne ekonomine. Vetem ndermarrjet amviserit dhe shteti permes rritjes se konsumit te tyre “kerkojne” nga biznes sektori qe ta rris prodhimin e tij. Nga ana tjeter, bizneset permes rritjes se prodhimtarise, permirsimit te cilesise se prodhimeve dhe zgjerimit te asortimentit te prodhimeve stimulojne konsumin ne pergjithesi.

Bizneset me konkurencen e ndersjellte permirsojne kushtet per jete. Njera nga shenjat me dalluese te ekonomise se tregut eshte konkurenca. Biznesete garojne mes veti, duke prodhuar te mira apo sherbime te ngjajshme duke i ofruar me kushte te ndryshme dhe duke shpresuar blersit do ti blejne prodhimet e tyre. Per shkak te asaj se paguajne me pak bizneset prodhojne me shume, punonjesit gjejne pune ndersa pronaret e bizneseve realizojne fitime te medha. Per sembull en tregun botror te telefonave celulare garojne shum prodhues. Ata ne betejen e konkurences kembengulin qe ti zbresin cmimet e telefonave celulare dhe ti bejne te kapshem per te gjith blerst te prodhojne telefona celulare me karakteristika deri ateher te panjohura te shfrytezojne materiale me cilsore ne prodhimtari te ofrojne modele te llojllojshme me te cilat do te mund ti kenaqin shijet e ndryshme te bleresve.

Nga: Biznesi ( Mr. Sllavica Kvacevska Velkova, Zoran Zllatkovski)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://uni-prizren.albanianforum.net
 
Kuptimi dhe rendesia e biznesit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Definimi i B2B (Biznesi-drejt-biznesit)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Administrim Biznesi-
Kërce tek: