Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kujtim Mateli: More Naim Shqipëria

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 14389
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 27
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Kujtim Mateli: More Naim Shqipëria   3rd October 2011, 17:41

More Naim Shqipëria
Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqipëtar,
Zemrën ti ma gatove plot me deshirë e me zjarr.
Naim Frashëri

Nga Kujtim Mateli - Zemra Shqiptare







Janë vetëm dy vargje.
Janë dy vargje si kanatat e një porte ku kërkon që të hysh diku. Nëpërmjet kësaj porte hyn në kopshtin e bukur të poezisë shqipe. Naim Frashëri, krijuesi i këtij kopshti, ka ditur që aq bukur të ndërthurë dy vargje, me të cilat shprehet shpirti i shqiptarit, krenaria e tij, pika mbështetëse nga ku gjendet burimi i forcës për të ecur përpara. Krijoi universin e tij poetik, rreth të cilit, janë rrotulluar breza poetësh dhe kanë marrë prej tij dritën,ngjyrën,ëmbëlsinë e vargut,kanë marrë prej tij frymëzimin.

Kur lexon vargjet e tij, zemra fillon e këndon. Fillon e ndihesh poet. Ashtu si në një dasmë që gjithkush kërcen apo këndon, pavarësisht se sa i shkon vallja apo kënga.Pothuajse të gjithë, mbasi kanë lexuar një vepër të Naimit, kanë marrë lapsin për të shkruar. Sa breza njerëzish kanë thurur vargje nga një frymëzim naimjan. Kur lexon poezitë e tij, je si natyra në stinën e pranverës. Vetëm të ketë një copë tokë pjellore dhe luja do të celë dhe në majën e shkëmbit.Ka më tepër se një shekull që poezia e Naimit lulëzon në të gjithë rruzullin,kudo ku ka shqiptarë. Nuk mund të ketë shqiptar, bashkëkohës i Naimit dhe deri në ditët e sotme, që të mos ketë ditur përmendësh vargje të tij.Vargjet e Naimit të duket se i ke brenda vetes, ashtu si një ditë pranvere që e ka brenda vetes së saj diellin që shkëlqen,ajrin e ngrohtë që fton të celin lulet dhe pemët, qiellin e mbushur me zogj shtegtarë që ngjajnë si gur diamanti në kaltërsinë qiellore. Kështu ndodh kur ke përpara librat e tij. Të duket se i kishe lexuar më parë brenda qenies tënde ato vargje.

Ne rrojmë nën një qiell naimjan. Lëvizim brenda kësaj hapësire të magjishme dhe cilido e ndjen veten se ka diçka për të thënë. Poezia e tij ka një shkëlqimin mahnitës. Ai krenohet me kombin e vet. Kjo krenari i dha hapësirë mendimit të tij. Në tërë krijimtarinë e vet, motivoi se të qënit shqiptar është krenari,është nder. Poeti ishte njësuar me kombin. Shpirti i tij ishte i pranishëm kudo ku ishte lavdia shqiptare. Nëpërmjet vargjeve përcolli mesazhe të rëndësishme për kohën në të cilën jetoi, por edhe për shekujt që do të vinin. Po nënvizoj vetëm dy prej tyre:

a) Jeta e njeriut ka kuptim kur lufton për atdheun e vet. Naimi tek vjersha “Tradhëtorët” fshikullon të gjithë ata që e harruan vendin e tyre dhe nuk po i gjendeshin pranë në ato momente të vështira në fund të shekullit të 19-të, kur rrezikohej egzistenca e kombit shqiptar. Tek poezia”Pellazgët-Shqiptarët” kërkon që trimërinë e tyre, shqiptarët ta tregojnë për atdheun e vet. Poeti shprehet me dhimbje se ”Gjaknë nëpë botë/E derthmë kotë” Kjo gjë e ligështon zemrën e poetit.Ishte koha kur vendet e tjera ishin çliruar nga zgjedha osmane, ndërsa vendi tij vuante në robëri. Kjo trimëri e pashoqe e shqiptarit që kish dhënë ndihmesën e vet në çlirimin e popujve të tjerë,sa që mund të thuhet se kontributi shqiptar ka qenë faktor në çlirimin e tyre nga zgjedha osmane,jo vetem që nuk po i kthehej, që bashkarisht si popuj ballkanik të luftonin kundër pushtuesit të tyre të përbashkët,por këta fqinj,po bëheshin një rrezik serioz duke kërcënuar trojet shqiptare.Këta popuj na thotë Naimi i hodhen themelet e kombit të tyre ”Me armët e Shqipërisë” dhe na radhit një sërë luftëtarësh të dëgjuar që bënë emër në çlirimin e popujve të tjerë ballkanik. Në një çast dëshpërimi poeti me të drejtë do të pyes “Për kë luftuam?”

b) Shqipëria mbart vlera të tilla që nuk kanë të krahasuar me asnjë vend tjetër. U është referuar ngjarjeve të ndryshme historike duke vënë në dukje cilësitë e shqiptarit.Në penën e Naimit e kaluara e popullit tonë mori një shkëlqim të ri. Dhjetra figura të shquara u lartësuan nga pena e tij. Të gjitha këto figura që japin fizionominë e Shqipërisë kishin një tipar të përbashkët: trimërinë. Do të shprehej me vargjet: “Ishin trima prindërit tanë,/Pa emër për jetë lanë.” Tipar tjetër të shqiptarit do të theksonte dëshirën e tij për punën. Burrat, bujq e blegtorë të zot, por edhe gratë të shkathta e punëtore po aq sa dhe burrat. Vashëza “Dorën q`e kish pej argjendi,/S`e hiqte nga avlëmëndi.” Poeti është krenar se shqiptari është njeri pa vese. Virtyti është tipar i shqiptarit.Dhe ja ç`na thotë: “Në vise të Shqipërisë/ S`kish gjë përveç mirësisë/Të miratë gjithë ç`janë/I kishin prindërit tanë.” Shqiptari nuk shquhej vetëm për trimërinë e tij,por edhe për mençurinë dhe diturinë .Kjo, jo vetem tek burrat, por edhe tek gratë.Bile gruaja shqiptare me punën dhe diturinë e saj u kishte dhënë nder gjithë grave. “Dora d`Istria nga Përmeti,/Q`ish në diturit si deti/Gjithë grave u ka dhënë/Nder dhe mëmëdheut tënë.” Për këto vlera të larta të popullit tonë dhe të tjera poeti do të ndihej krenar.

Këto cilësi të arrira të shqiptarit i mëshironte dhe vet poeti ynë i madh. Përkundër shovinizmit të fqinjëve, nuk do të kërkonte të njënjtën gjë. Jetoi në shekullin e 19-të dhe njerëzimi nuk ishte në mendësinë që është sot. Tek njeriu i shekullit të 19-të tipare negative po fillonin të formësoheshin. Ishin këto tipare njerëzore, që vetëm 40 vjet mbas vdekjes së Naimit, njerëzimi do të përfshihej në dy luftra të përgjakshme botërore. Naimi fizikisht është pjesë e shekullit të 19-të, por me mendime, me shpirt dhe me zemër, i përket mijëvjeçarit të tretë.Ne jemi bashkëkohës të tij. Ndoshta do të jetë dhe bashkëkohës i fëmijëve dhe nipave tanë. Jetoi në kohën kur kombet i shpallnin luftë njëri-tjetrit. Naimi do t`u deklaronte popujve të tjerë dhe sidomos fqinjëve tanë “Ne duam vëllazërinë,/ Dashurin` e miqësinë.” Kjo filozofi naimjane është sot filozofia e bashkësisë europiane, filozofi e Europës së Bashkuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 14389
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 27
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Re: Kujtim Mateli: More Naim Shqipëria   3rd October 2011, 17:41

More Naim Shqipëria (II)
Thot' Herodoti,
Në Tomor Zoti
Shtëpi qëmoti
Kishte Dodonë

Naim Frashëri

Tek qytetërimi pellazgjik janë rrënjët e kulturës botërore

Nga Kujtim Mateli - Zemra Shqiptare

Naimi është krenar që besimi i parë, mbi lëmshin e dheut, ka qenë ai pellazgjik. Duke iu referuar Herodotit na thotë se Dodona ka qenë shtëpi e Zotit. Një popull që i ka dhënë botës modelin e besimit tek Zoti është një popull që e ka orientuar njerëzimin drejt dritës. Atje në Dodonë ishte një institucion që i shërbente Zotit. Aty buronte fryma hyjnore, rrezatimi i së cilës i kapërcente kufijtë ballkanik ku jetonin pellazgët. Të parët tanë ishin njerëz besimtarë. Është krenari për një komb që drita hyjnore mbi këtë lëmsh të dheut ka rënë së pari mbi tokën pellazgjike. Kjo do të thotë se të parët tanë e meritonin këtë me përkushtimin e tyre. Nën rrezatimin e saj formuan tiparet më të arrira. Krijuesi gjithmonë i ka kryer punët e veta në mënyrë perfekte. Dërgoi në tokë jo një njeri, për ta ndjekur si model. I dërgoi njerëzimit në shembëlltyrën e vet një popull të tërë. Dhe këta ishin pellazgët. Ky model mirësie, udhë nëpër të cilën do të kalonte njerëzimi, nuk u ndoq nga popujt e tjerë. Kështu që në kufi të pellazgëve u dyndën popuj,shpirti i të cilëve,kush më shumë e kush më pak, kishte rënë në kthetrat e ligësisë. U ndesh e mira me të keqen. Trojet e Pellazgjisë u tkurren, por drita e mirësisë që ata përhapën i zbuti këta popuj dhe i futi në rrugën e qytetërimit. Kjo është sakrifica më e madhe që ka bërë ndonjë popull.
Naimi e vendos Dodonën në Tomorr, aty ku Herodoti e kishte përshkruar atë. Tomorri ishte shtëpi e Zotit kushedi se sa mijëvjeçarë para tij. Pellazgët ishin popull i përkushtuar ndaj besimit. Zoti në përfytyrimin pellazgjik ishte afër nevojave njerëzore. Ai ishte afër tyre, sigurisht në pikën më dominuese të trojeve pellazge, atje në Tomor,atje ku maja e malit prek qiellin. Tomorri shihej dhe shihet me admirim. Ajo majë mali,të cilën të parët tanë e bënë seli për Zotin,duket sikur është krijuar enkas për një gjë të tillë. Ajo prek qiellin e kaltër dhe të ngjan sikur që nga aty kalojnë për në tokë rrezet e ngrohta të diellit që të buisë bari në pranverë, pylli dhe livadhi të mbushet me gjethe e lule, të lulëzojë jeta në tokë.
Është po kjo majë mali që, kur në verë bimët kanë nevojë për ujë, mbledh retë dhe i nis për atje, ku njerezit kanë bërë një lutje. I madhërishëm në çdo stinë të vitit. Dimri e mbulon me borën e bardhë për t`i bërë shpirtrat njerëzorë të pastër dhe kjo bardhësi vazhdon dhe gjatë stinës së pranverës,ndërsa vera e mbush me lule për të përtërirë jetën.
Njerëzit, në ato kohë të lashta, ndiqnin me sy majën e malit të shenjtë gjate gjithë ditës, ndërsa ata, që për kushte gjeografike nuk mundnin ta kishin këtë fat, i shkonin pranë të paktën një herë në vit. Por, gjatë gjithë vitit, pavarësisht se nuk e shihnin majën e malit të shenjtë, sytë i drejtonin andej nga ishte Tomorri duke i bërë një lutje sipas zakonit pellazgjik.
Duket sikur vetë Krijuesi i gjithësisë ka dashur që ta krijonte selinë e Tij mbi atë majë mali. Të shenjtëronte jo vetem malin, por edhe popullin që e rrethonte. Drita që përhapej prej tij të shkonte kudo ku ishte fryma njerëzore.
Besimi pellazgjik për Zotin ka qenë një përsosmëri ndërmjet arësyes dhe besimit. Njerëzit edhe në ditet tona i drejtohen majës së shenjtë me një qendrim adhurues, drejt në këmbë, ashtu siç mund te bisedojnë dy veta. I pari sigurisht është njeriu i cili fillon me lutjen: “O Zot!” Më pas vazhdon lutja duke treguar se çfarë kërkon dhe duke treguar besim se ato për çfarë bëhet fjalë do të realizohen. Mbas lutjes ndihet i çliruar se ato që kish ia tha asaj fuqisë hyjnore që sigurisht nuk do të vonojnë. Nuk ndihet më i vetëm. Fati i tij do të ndryshojë. Ndihet i përtërirë dhe gjithçka që i ishte rënuar nga fatkeqsitë e jetës do të ecë në udhë të mbarë. Naimi duke thënë se Tomorri është shtëpi e Zotit, thoshte para shqiptarëve dhe para botës një të vërtetë të madhe që ndoshta tek popujt e tjerë në ato kohë të mijëvjeçarit të kaluar ishte harruar.

Po kujt i drejtohej dhe çfarë synonte?



Naimi nuk i drejtohej vetëm lexuesit të thjeshtë që është një besimtar i mirë pavarësisht se ku beson, as nuk synonte të ngjallte besimin pellazgjik për të tkurrur besimet e tjera fetare.
Ishte një mesazh krenarie për bashkëkohësit e vet për këtë prejardhje hyjnore të të parëve tanë, por ishte një mesazh edhe për brezat që do të vinin,atyre që do të kishin mundësinë të ngrinin shtetin shqiptar.
Nepërmjet këtyre vargjeve desh t`u thosh: e nesërmja juaj do të jetë hiçgjë, nëse ju nuk do të paraqiteni para botës me kulturën tonë të mrekullueshme që shënon a-në e kulturës së njerëzimit.
Nërmjet këtij mesazhi u thosh brezave që vinin se, çfarëdo që ju të bëni, do të mbetet në hije, nëse në sfond të saj nuk do të vendoset kjo kulturë e lashtë që tregon rrënjët e njerëzimit mbi tokë. E sotmja është e pa sigurt dhe aq më shumë e nesërmja, nëse në themel të saj nuk vendoset guri pellazgjik që është njëkohësisht guri i themelit të këtij gadishulli.
Nëpërmjet këtij mesazhi u thosh brezave të ardhshëm: gjejeni Dodonën kudo që të jetë, se nuk ishte vetëm një qendër e rëndësishme kulti me përmasa botërore,ishte Akademia e parë shkencore në Ballkan dhe më gjerë, ishte shtëpia e poetëve dhe filozofëve pellazg, madhështia e të cilëve u reflektua tek autorët e mëvonshëm.
Kanë kaluar 100 e ca vjet që kur poeti ynë kombëtar,(e ka lënë amanet për ta ndriçuar këtë pjesë të lavdishme të historisë së popullit tonë) dhe Shqipëria ende nuk e ka vlerësuar siç duhet kulturën e saj. Ajo me të cilën shqiptarët mund të krenohen është se të parët tanë iu drejtuan Zotit më parë se çdo popull tjetër dhe jo pak, por në një periudhë që matet me mijëvjeçarë dhe që është sa dyfishi i kohës që popujt e mëvonshëm iu drejtuan Zotit. Shqiptarët edhe sot nuk kanë hequr dorë nga besimi pellazgjik. Aq e vërtetë është kjo sa që edhe kur shqiptarët si dhe popujt e tjerë të krishterë përqafuan krishtërimin në modelin e mirësisë ndaj tjetrit duke e mishëruar në figurën e Jezu Krishtit, në ditën e Shën Mërisë, ata i drejtoheshin malit të shenjtë në këtë ditë, në mes të muajit gusht, duke bërë një gërshetim midis dy besimeve. Në besimin pellazgjik njerëzit i drejtoheshin Zotit drejt përdrejt, tani i drejtohen po atij Zoti si dhe më parë, por i mishëruar në figurën e Jezu Krishtit. Dhe besimtarët e krishterë shkojnë edhe sot, ashtu si më parë,duke iu drejtuar malit të shenjtë pellazgjik, në ditën e Shën Mërisë. Edhe muslimanët e sektit bektashi, i drejtohen malit të Tomorrit po në gjysmën e dytë të muajit gusht duke patur atje një objekt kulti të tyren. Por edhe muslimanet e tjerë që nuk janë të sektit bektashi, pavarësisht se nuk kanë ndonjë objekt kulti të tyren në malin e Tomorrit, i drejtohen malit të shenjtë po në këto ditë. Me padurim atë mes gushti e presin dhe besimtarët katolikë. Pra besimtarët e të gjitha feve, kanë objekt kulti në malin e Tomorrit apo jo, i drejtohen majës së shenjtë që simbolizon fronin e Zotit në të njënjtën kohë. Sa mijëvjecarë i drejtohen shqiptarët këtij mali që për ta përfaqëson Zotin, kjo mund të jetë e përafërt, por është disa mijëvjeçarë para lindjes së Krishtit.
Nëse shtrohet si pyetje që si mundet që shqiptarët kanë një harmoni fetare, ku fetë dhe nëndarjet e tyre mund të jenë më të shumta se në çdo vend tjetër, rrënjët duhen kërkuar tek ai besim pellazgjik që përbën edhe sot e kësaj dite shtratin e besimit tek Zoti. Popujt e tjerë kanë një armiqësi fetare jo vetëm midis feve të ndryshme, por edhe midis sekteve të së njënjtës fe. Do te ishte e tepërt të jepen shembuj. Tek shqiptarët fatmirësisht një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë për aq kohë, sa shtrati pellazgjik i besimit tek Zoti do të përbëjë besimin bazal tek shqiptarët.
Cilido mund të pyes: përse nuk pati studjues të mirëfilltë shqiptarë që ta ndriçonin këtë larpamësi të Naimit që kërkon të gjejë rrënjët e trungut tonë pellazgjik thellë në histori, në disa mijëvjeçarë para lindjes së Krishtit?
Po dijetarët dhe shkencëtarët e gjysmës së parë të shekullit të kaluar për vet rrethanat historike nuk i patën kushtet për të kryer studime të mirëfillta. Ndërsa gjysma e dytë e shekullit të kaluar u sundua nga idelogjia e zhdukjes nga vetëdija e njeriut e besimit tek Zoti. U shkatërruan kishat, teqet dhe xhamitë, u ndalua besimi në vendet e shenjta që janë të shumta në Shqipëri.Askush nuk mund të guxonte të trokiste në portat e qytetërimit pellazg. Po kjo periudhe ishte më se gjysmëshekullore dhe pati pasoja negative.
a)varfëroi njerëzit shpirtërisht.
b) Përqëndroi gjithë pontecialin intelektual tek hymnizimi që duhej t`i bënin rendit të ri socialist. Një harxhim i kotë energjie. Një harxhim i kotë i kohës. Edhe të shkuarën e studionin me lenten marksiste ku historia e Shqipërisë, përveç periudhës së Skënderbeut, erdhi në fokus me deformime. Në këto kushte as që mund të bëhej fjalë për studime që do të na çonin tek origjina jonë hyjnore në disa mijëvjeçarë para lindjes së Krishtit. Ndriçimi i kësaj periudhe që është nderi dhe krenaria e popullit tonë dhe një nga arritjet më të mëdha për njerëzimin, duket se po fillon të ndriçohet. Janë një sërë autorësh që po kërkojnë të hapin portat e mbyllura të mijëvjeçarëve para lindjes së Krishtit dhe shumë prej tyre i janë afruar vendndodhjes së çelsave që do t`i hap këto porta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Kujtim Mateli: More Naim Shqipëria
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kujtim Mateli: More Naim Shqipëria (IV)
» Ismet Ramadani:“Harta e shqipërisë etnike” si shkas...
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass
» Gold Ag reagon me një këngë patriotike pas ndeshjes Serbi - Shqipëri (VIDEO)
» Fterra i shkruan PROF.DR.MED.ULF PETER NEUMANNIT-shqip e gjermanisht! !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Drejtimet tjera :: Gjuhë dhe letërsi shqipe-
Kërce tek: