Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Përshëndetje vizitor i nderuar,

Forumi uni-prizren është forum i kushtuar studentëve të Universitetit të Prizrenit. Ju nuk jeni i regjistruar ose nuk jeni identifikuar në forum. Ju lutem identifikoheni ose regjistroheni duke klikuar si më poshtë.

Me respekt, stafi i forumit të Universitetit të Prizrenit
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2018-2019
 
ForumForum  PortaliPortali  Events  PublicationsPublications  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mehmet Elezi: Në kërkim të fjalëve të shqipes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
Gashi


Numri i postimeve : 868
Pikët : 24179
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 32
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

Mehmet Elezi: Në kërkim të fjalëve të shqipes Empty
MesazhTitulli: Mehmet Elezi: Në kërkim të fjalëve të shqipes   Mehmet Elezi: Në kërkim të fjalëve të shqipes Icon_minitime3rd October 2011, 17:27

Mehmet Elezi: Në kërkim të fjalëve të shqipes



"Unë nuk jam gjuhëtar profesionist, kam mbaruar për Gjuhë-Letërsi dhe gjithnjë kam qenë i dashuruar pas gjuhës". Mehmet Elezi, ambasador i Shqipërisë në Zvicër e rrëfen kështu lidhjen e tij me gjuhën. Një djalosh që shkruante poezi dhe ndryshe nga ata që e shihnin gjuhën si një merimangë, atij i pëlqente të endej me të. Ky pasion i fshehur e ka shoqëruar vite me radhë, derisa në një moment kur u ndje vërtet bosh brenda tij, vendosi të bënte një udhëtim nëpër fjalë. Në ato kohë kur nisi udhën në kërkim të fjalëve të reja që kishin hyrë në gjirin e shqipes, ai nuk mund ta mendonte se puna e tij mund të ishte e vetmja tentativë serioze në këto vite, për sa i përket gjuhës. Pas tetë vjetësh punë ai hartoi një fjalor të quajtur "Fjalori i Gjuhës shqipe".

Dje, diplomati shqiptar në Konfederatën Zvicerane është bërë protagonisti kryesor i një takimi shkencor për gjuhën, duke u nisur nga botimi i këtij fjalori. Ky fjalor përmban rreth 41000 fjalë e rreth 54000 kuptime, të cilat nuk gjenden në fjalorët e Akademisë së Shkencave të viteve 1980 e 2002. Fjalori ka edhe rreth 5300 shprehje frazeologjike. Përkah////////////////// numri i fjalëve - tituj, bashkë me Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe (1980), ky është fjalori shqip-shqip më i madh i hartuar deri më sot.

Përkah////////////// thellësia, është i vetmi fjalor shqip-shqip që trajton edhe etimologjinë e fjalëve.

Është po ashtu i vetmi fjalor shqip-shqip që ilustrohet me mijëra vargje e shprehje të marra drejtpërdrejt nga krijimtaria e mbi 40 autorëve që nga Gjergj Fishta e deri tek Anton Pashku, Anton Çeta e Ismail Kadare; nga vepra madhore si Kanuni i Lekë Dukagjinit, Eposi i Kreshnikëve, Visaret e Kombit e thesare të tjera popullore.

Fjalori i Elezit ilustrohet edhe me rreth 5000 fjalë të urta popullore; rreth 1000 gjëza, besëtytni e paragjykime, doke, lojë-fjalësh, të dhëna për barnatimin (mjekimin) popullor, yshtje etj. Shumë prej tyre botohen për herë të parë.

Kjo vepër nuk është një fjalor alternativ i fjalorëve të Akademisë së Shkencave dhe nuk mund të jetë i tillë, pasi lënda e tij përbëhet prej fjalësh ose kuptimesh të tjera, pra përmban pasuri që nuk gjinden në ata fjalorë. Fjalori i Gjuhës Shqipe i Mehmet Elezit është një vepër voluminoze prej rreth 1700 faqesh, botim i entit botues poligrafik "Gjergj Fishta".

Aktiviteti i djeshëm ishte i pari diskutim mbi këtë punë voluminoze të Elezit dhe pse libri është hedhur në treg më shumë se një vit më parë. Të gjitha fjalët e përfshira në këtë fjalor nuk gjenden në fjalorët e botuar deri tani nga Akademia. Autori thotë se i ka gjetur këto fjalë nga burime të ndryshme. Një pjesë e fjalëve të përfshira në këtë vepër janë marrë nga librat e autorëve tanë të njohur. Shtjellimi etimologjik dhe paskajorja janë një risi në botimet e fjalorëve

Fjalori nuk përmban fjalë të krahinave jashtë hapësirës së Shqipërisë si Mal i Zi, Maqedonia, apo Kosova. Dhe pse gjuhëtarët ende nuk e kanë thënë fjalën e duhur mbi këtë fjalor, botimi i tij dhe takimi i djeshëm mes specialistëve të gjuhës rihapi dhe njëherë debatin për riparjen e fjalorëve të gjuhës shqipe dhe përfshirjen në të herë pas here të fjalëve të reja.

Me fjalë të reja nuk nënkuptohen fjalët e huaja. Elezi tregon se në fjalorin e hartuar prej tij ai është munduar t‘i zëvendësojë me fjalën e përshtatshme në gjuhën shqipe të gjitha ato fjalë të huaja që përdoren rëndom në jetën e përditshme.

Tashmë që fjalori ndodhet në librari dhe është një shembull sesi akademikë të ndryshëm mund të thellojnë kërkimet e tyre në fjalët e reja të shqipes, Elezi thotë se puna e tij me këtë vepër mbaroi këtu.

Tashmë angazhimi i tij diplomatik duket se nuk do t‘i lërë shumë kohë për t‘u endur në libra të ndryshëm, apo në vendet ku do të gjendeshin fjalët e duhura për ta bërë më të plotë kërkimin.

I vetmi peng që ai ka nga kjo punë, është fakti që shumë fjalë që i kishte gjetur gjatë kërkimit dhe që nuk i kishte përfshirë në fjalorë, pasi nuk kishte gjetur të gjitha kuptimet që do ta bënin ilustrimin më të plotë, i ka humbur. Në atë kohë kur këto fjalë i kishte në dorë nuk e kishte dëgjuar ende këshillën e Çabejt se "nëse nuk ia di kuptimin fjalës, merre dhe shënoje diku se dikush tjetër më vonë do ta vazhdojë kërkimin e saj".

[center]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mehmet Elezi: Në kërkim të fjalëve të shqipes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Elezi: Fjalori i Gjuhes Shqipe me 41.000 fjale te perjashtuara
» - DOMUMENTET E PARA TE SHQIPES SE SHKRUAR -
» Jorgji Kote: Sfida e shqipes
» Anton Gojçaj: Tkurrja e shqipes vazhdon
» Rezultatet shqetësuese të një hulumtimi që flet për rreziqet që i kanosen shqipes në Malin e Zi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Drejtimet Bachelor :: Drejtimet tjera :: Gjuhë dhe letërsi shqipe-
Kërce tek: