Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI
Pershendetje vizitor i nderuar

Forumi UPPZ eshte forum i kushtuar studenteve te Fakuktetit te Prizrenit, dhe ju sigurisht nuk jeni i regjistruar, ose ne qofte se jeni i regjistruar, atehere duhet te identifikoheni.

Per ta bere kete, klikoni ne njeren nga poshte.

Regjistrimi nuk ju merr kohe me shume se 30 sec.

Me respekt, staffi i UPPZ
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI

Viti Akademik 2017-2018
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Pashko Vasa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gashi
Super Master
Super Master
avatar

Numri i postimeve : 868
Pikët e grumbulluara : 13799
Reputacioni : 18
Join date : 26/09/2011
Age : 27
Location : Prizren
Drejtimi : Software Design

MesazhTitulli: Pashko Vasa   28th September 2011, 16:22

Pashko Vasa


Pashko Vasa , (1825-1892), ishte veprimtari shquar i Rilindjes Kombëtare, poet, publicist dhe patriot.

Pashko Vasa, ose Vaso Pasha lindi në Shkodër në vitin 1825. Pasi kreu mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike. Më 1847 vajti në Itali dhe mori pjesë në luftën çlirimtare të popullit të këtij vendi kundër zgjedhës së huaj. Për t'u shpëtuar përndjekjeve u shtrëngua të hidhej në Stamboll, ku më pas zuri vende me rëndësi në administratën osmane. Pashko Vasa hyri që herët në lëvizjen patriotike, por veprimtari të dendur për çështjen kombëtare zhvilloi në vitet 70, kur bashkë me Kostandin Kristoforidhin, u përpoq për krijimin e një shoqërie për përhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndërgjegjies kombëtare. Në vitet 1878-1882 krahas Abdyl Frashërit u shqua si një nga figurat kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë. Më 1879 ishte ndër veprimtarët më aktivë të «Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip». Pashko Vasa është autor i një vargu veprash me karakter politik e historik, në të cilat mbrojti çështjen e popullit shqiptar, të drejtën e tij për të rrojtur i lirë dhe i pavarur. Botoi «Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë («Esquisse historique sur le Monténégro d'après les traditions de l'Albanie», Constantinopole, 1872), ku përshkroi pashallëkun e Shkodrës nën Bushatasit, «E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët» («La vérité sur l'Albanie et les Albanais», Paris 1879), në të cilën, krahas të dhënave historike mbi popullin shqiptar dhe qëllimet e luftës së tij, kritikoi administratën burokratike osmane dhe paraqiti kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Penës së Pashko Vasa i përket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865).
Pashko Vasa shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe» («L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe për t'u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l'usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l'aide d'un maître», London 1887).
Pashko Vasa zuri një vend edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej; ai është autor i vjershës së njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletë fluturuese. Me dashurinë e flaktë për atdheun që dergjej nën thundrën e të huajit, me notën e dhimbjes për të, me grishjen drejtuar bashkatdhetarëve për të kapërcyer dasitë fetare dhe për t'u bashkuar në emër të çlirimit të vendit, vjersha luajti rol për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. E vënë në muzikë, ajo u këndua si himn patriotik. Vepër tjetër e Pashko Vasës në lëmin e letërsisë është «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), një nga romanet e para në letërsinë shqiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodër në vitet 40 të shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe një përmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873).
Që nga viti 1883 e derisa vdiq Pashko Vasa shërbeu si guvernator i përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollën në atdhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Tituj të veprave

Bardha e Tamali
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Pashko Vasa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Universiteti i Prizrenit UKSHIN HOTI :: Working :: Biblioteka jonë-
Kërce tek: